reafas

Reali Madrid lideri i ri në La Liga (Video)

Real Madrid ka arritur fitoren e radhës në Bernabeu ndaj Leganes, me rezultat 3-0.

Periskopi.com Sporti

Zinedine Zidane kishte vendosur të mos startojë me Benzeman duke e zëvendësuar me spanjollin në formë, Morata.

Pas një aksion të gjatë të madrilenëve, ishte Bale i cili pranoi një assist nga Isco në miuntën e 38’. Vetëm pak minuta më vonë nga afërsia sërish Bale u gjend më së miri për të shënuar për 2-0 (45+1’).

Në pjesën e dytë Morata shtoi edhe një gol në vazhdën e dominimit, me asistim të Toni Kroos (76’).

Rezultati 3-0 ishte përfundimtar dhe me këtë fitore Real Madridi përforcon kreun në La Liga me 27 pikë në vendin e parë, pesë pikë më shuëm se Barcelona që sonte i shkon Sevillas në Ramon Sanchez Pizjuan. /Periskopi.com

MORATA

Reali shënon edhe golin e tretë ndaj Leganes (Video)

Alvaro Morata kë shënuar golin e tretë për Real Madridin për epërsinë 3:0 në minutën e 76'-të.

Periskopi.com Sporti

Morata pas një depërtimi në zonën e kundërshtarit ka shënuar për të thelluar edhe më shumë epërsinë kundër Leganes. /Periskopi.com

bale

Real Madrid kalon në epërsi ndaj Leganes (Video)

Skuadra madrilene ka dominuar lojën por nuk ka arritur të shënojë deri në minutën e 38.

Periskopi.com Sporti

Këtë e ka bërë përmes uellsianit Gareth Bale i cili pranoi një pasim nga Isco. /Periskopi.com

messi-suarez-neymar

Barcelona shpartallon Leganes

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka shënuar fitore të thellë prej 5:1 si mysafir i skuadrës së inkuadruar në La Ligë në këtë vit, Leganes.

Të përzgjedhurit e trajnerit Luis Enrique pothuajse siguruan fitoren që në pjesën e parë, pas epërsisë së thellë prej 3:0.

Këta tre gola u shënuan nga Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar.

Edhe në pjesën e dytë dominuan mysafirët, duke shënuar edhe dy gola të tjerë, fillimisht nëpërmjet Lionel Messi’t, i cili realizoi nga Penaltia, dhe më pas nga Rafinha.

Krejt çka arritën të bëjnë vendësit ishte goli i Gabriel në minutën e 80.

Pas kësaj fitore Barcelona del e para në tabelë ku ka baraz pikë me Real Madridin, nga nëntë pikë, por që kjo e fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com