15178983_685969941578215_6076270182932857666_n

Premtimi i Ledrit dhe Erës për Kadri Veselin

Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit ka treguar se ditëlindjen e Shqipërisë e ka përfunduar në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Madje ai aty ka marrë edhe një premtim nga këngëtari Ledri Vula dhe këngëtarja Era Istrefi.

“Festën e ditës së madhe për kombin tonë, e nisa në Boletin e vazhdova në Drenicë dhe e përfundova në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, duke e përqafuar simbolin e rezistencës Adem Demaçi”.

“E Ledri dhe Era më siguruan që hitet nuk do të mungojnë edhe vitin e ardhshëm”.

Ledri Vula

Ledri dhe Adela kapen “mat” në Prishtinë (Foto)

Kur Prive raportoi nga burime të sigurta dy javë më parë për një krizë serioze në çiftin Ledri Vula dhe Adela Sollaku, mundësia e një ribashkimi të rradhës u la e hapur në raportim.

Periskopi.com Limonada

Përforcim për këtë ishin edhe deklaratat kontradiktore të Ledrit në intervista të ndryshme.

Diku fliste për Adelën si një e kaluar e bukur, e diku tjetër reperi nënvizonte faktin se nuk ka pranuar kurrë se është në një lidhje.

E ajo që pritej më së paku falë edhe intervalit kohor të shkurtër ishte ribashkimi kaq i shpejtë i cili tashmë ka ndodhur!

Prive.al ka kapur sot pasdite çiftin në lagjen Marigona në kryeqytet vetëm nën shoqërinë e njëri-tjetrit teksa debatonin në një kënd më privat të njërës prej kafeneve.

Në dy fotot e shkrepura, shihet qartë se bëhet fjalë për Adelën e cila duket se ka ardhur nga Tirana në Prishtinë për të kaluar kohë me personin e zemrës.

Historia e bukur e dashurisë që mërziti shumëkë me rastin e ndarjes fatmirësisht po vazhdon…

Ledri dhe Adele 14885992_869568543178928_962930393_n