memushaj

Memushaj: Do të japim maksimumin në ndeshjet e radhës

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ledian Memushaj ka folur pas humbjes nga Spanja me rezultat 0:2.

Periskopi.com Sporti

Kuqezinjtë u mposhtën në Loro Boriçi të Shkodrës, duke pësuar kështu humbjen e parë në kualifikimet për Botërorin 2018.

Memushaj thotë se skuadra e tij e dinte se do ta kishte të vështirë përballjen me ‘furinë e kuqe’, por thotë se në ndeshjet e radhës do të japin maksimumin për të fituar.

“E dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë mirëpo jo kaq e vështirë, Mund të bënim më shumë, Humbja ishte normale sepse ata janë më të fortë. Kemi kohë për të menduar për tabelën. Kemi grup të fortë me ekipet më të forta në botë. Do të japim maksimumin në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë ai. /Periskopi.com

kombetarja-8-620x330

Tronditet Kombëtarja Shqiptare, ky futbollist mungon sonte

Probleme edhe te Kombëtarja Shqiptare. Ledian Memushaj nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme kundër Lihtenshajnit.

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Pescaras ka pësuar një dëmtim, i cili rezultoi me lënien jashtë për sfidën e sotme.

Kjo do të jetë një mungesë koxha e madhe për Kuqezinjtë, duke pasur parasysh formën në të cilën ka kaluar futbollisti në fjalë kohëve të fundit. /Periskopi.com

memushaj

Mund të kualifikohemi

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ledian Memushaj beson se Kuqezinjtë mund të kualifikohen për në Kupën e Botës ‘Russia 2018’.

Ai beson në këtë, përkundër pranimit të faktit se në grup me Kombëtaren gjenden kundërshtarë të fortë si Spanja dhe Italia.

“Grupi ynë është shumë i fortë, kemi kundërshtarë me emër si Spanja dhe Italia. Qëllimi ynë është të japim maksimumin në çdo ndeshje. Kualifikimi? Në futboll mund të ndodhë çdo gjë”, ka thënë Memushaj në një intervistë për Supersport.al /Periskopi.com

mavraj-hysaj

Kombëtarja shqiptare zgjedh kapitenin e ri

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të ketë së shpejti një kapiten të ri.

Pensionimi nga Kombëtarja i Lorik Canës do të rezultojë me një emër të ri, i cili do ta bartë këtë përgjegjësi.

Sipas ‘Albeu.com’, katër kandidatët për kapiten janë: Ansi Agolli, Elseid Hysaj, Ledian Memushaj dhe Mërgim Mavraj. /Periskopi.com

memushaj

Kemi shumë talentë si Rashica

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ledian Memushaj nuk shprehet i brengosur për largimin e Milot Rashicës nga Kuqezinjtë, pasi ditë më parë ky i fundit vendosi të luante për Përfaqësuesen e Kosovës.

Anëtari i Pescara’s thotë se në Kombëtaren Shqiptare ka shumë talentë si Rashica.

“Kemi shumë si Rashica”, deklaroi Memushaj për ‘Panorama Sport’.

“Rey Manaj do të shkëlqejë”, shtoi tutje ai. /Periskopi.com