KOsova

Klubi i njohur gjerman fillon bisedimet me talentin e Kosovës

Hannoveri ka nisur bisedimet me Sandhausen për transferimin e mbrojtësit të majtë, Leart Paqarada.

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Kosovës pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga drejtuesit e klubit gjerman, të cilët janë të gatshëm ta transferojnë atë në afatin kalimtar të janarit.

22-vjeçari ka bërë tri asistime deri më tani në këtë sezon te skuadra e tij, e cila gjendet në Bundesligën e dytë gjermane.

Besohet se transferimi i tij në Hannover mund të kushtojë rreth një milion euro. /Periskopi.com

paqarada

Ky është futbolli, edhe Brazili pësoi shtatë gola

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada ka thënë se humbja 6:0 nuk është tragjike nga Kroacia.

Periskopi.com Sporti

Ai beson që ekipi do të këndellet shumë shpejtë.

“Brazili ka pësuar 7 gola. Është humbje që ndodh në futboll. Duhet ta çojmë kokën lartë dhe të motivohemi për ndeshjen e radhës”, deklaroi Paqarada për RTK