LDK-ja protestë para Kuvendit, shefi i tyre brenda në seancë (Foto)

Derisa në po zhvillohet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për sigurime shëndetësore, gjatë të cilës edhe kryeministri Isa Mistafa paraqiti punën që Qeveria po bënë në këtë aspekt, të rinjtë nga partia e tij dolën të protestojnë ndaj mos punës së institucioneve për liberalizimin e vizave.

Periskopi.com Lajme

Të rinjtë e LDK- së me anë të një aktiviteti në mënyrë simbolike paraqitën izolimin që po u bëhet qytetarëve me mosliberalizimin e vizave.

Kryetari i forumit të rinisë së LDK-së, Fidan Rekaliu u bëri thirrje deputetëve që të shtyjnë përpara procesin e liberalizimit të vizave dhe t’i shohin vetëm interesat e tyre/Periskopi/

Vjen momenti kur edhe LDK dalin në protestë

Të martën, më 14.02.2017, Forumi i Rinisë i LDK-së organizon aktivitet me moton “Mos na leni mshelë”.

Periskopi.com Lajme

Përmes një njoftimi, ata bëjnë të ditur se qëllimi i këtij aktiviteti është sensibilizimi i institucioneve vendore, veçanërisht Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare për nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Aktiviteti fillon në ora 12:00 dhe mbahet në Sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë./ Periskopi

Deputeti i LDK’së ia tregon vendin PDK’së:  Jemi gati për zgjedhje edhe para majit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca i është kundërpërgjigjur zërave në PDK se mund të ketë zgjedhje të parakohshme në muajin maj.

Periskopi.com Lajme

Ai në një deklaratë të dhënë për Gazetën Blic konsideron se PDK nuk e ka seriozisht me kërkesën për zgjedhje. Mirëpo, sipas tij, LDK është e gatshme që në çdo moment kur të ketë zgjedhje, t’i fitoj ato.

“Fillimisht, PDK-ja është parti parlamentare edhe është normale të ketë ide edhe qëndrime rreth zgjedhjeve. Por, personalisht mendojë se kjo është një shaka e PDK-së dhe nuk e kanë fortë seriozisht këtë punën e zgjedhjeve në maj”, tha ai për Gazetën Blic.

Sipas tij, LDK-ja nuk ka frikë nga zgjedhjet e reja.

“Ndërsa sa i përket asaj se çka mendojë unë, të ju them të drejtën ne jemi të gatshëm për zgjedhje kurdo që të mbahen ato. Partitë serioze duhet me qenë  të gatshme për zgjedhje gjithmonë, 24 orë edhe jo për t`ju  frikësuar  zgjedhjeve”, thotë deputeti Grainca.

Prandaj, shton ai, “LDK me të gjitha strukturat e saj, kurdo që të tjerët mendojnë se  është  koha për zgjedhje, ne jemi gati”.

“Këtë rast edhe partneri i koalicionit duhet ta dijë se LDK-ja është parti serioze dhe nuk i duhet shumë kohë për mobilizim, prandaj nëse thonë maji është larg, nëse duan edhe më shpejt  i mbajmë”, thotë ai për Gazetën Blic.

Në anën tjetër, analistët politik zërat brenda PDK-së që të ketë zgjedhje të parakohshme i shohin si një panik që e ka rrokur partinë më të madhe në vend.

Halil Matoshi në një deklaratë për Gazetën Blic konsideron që PDK i shfrytëzon gjithmonë krizat politike që t’i fitoj zgjedhjet.

PDK-ja kërkon zgjedhje në maj ose në qershor

Deputetë të PDK-së kanë paraqitur kërkesën në Këshill të Përgjithshëm për zgjedhje të parakohshme dhe sipas tyre vendi duhet të shkojë në zgjedhje në maj ose në qershor të këtij viti. Në LDK nuk i komentojnë deklaratat e deputetëve të partisë më të madhe në vend, shkruan sot, gazeta Zeri.

Periskopi.com Lajme

Deklaratat për prishje të koalicionit PDK – LDK janë rikthyer sërish. Disa deputetë të PDK-së kanë thënë për “Zërin” se ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti kanë kërkuar të shqyrtohet mundësia për prishje të koalicionit me partnerin qeverisës, LDK-në. Sipas tyre, në këtë mbledhje ka pasur bisedime konstruktive rreth kësaj çështjeje, porse një vendim final pritet të merret në takimin e radhës.

Mirëpo, disa deputetë të tjerë, pjesë e Kryesisë së PDK-së, kanë thënë se prishja e koalicionit asnjëherë nuk është shtruar si temë diskutimi. Megjithatë, duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme ata kanë thënë se çdo gjë është e mundur të ndodhë. Nga ana tjetër, as deputetë të LDK-së e as anëtarë të Kryesisë së këtij subjekti nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj çështjeje. Kurse deputetët e PDK-së, të cilët kanë kërkuar zhbërjen e koalicionit, kanë konsideruar se zgjedhje mund të ketë në muajin maj.

Ismet Beqiri ende ka shpresa se LDK-ja do ta kthejë Prishtinën!

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se është i bindur se do ta kthejmë qeverisjen e LDK-së në Prishtinë, pasi qytetarët e kanë kuptuar se udhëheqja aktuale në Prishtinë është e dështuar.

Periskopi.com Lajme

Beqiri në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se është i bindur që qeverisjes aktuale nuk do t’i vazhdon mandati nga qytetarët, pasi gjatë kësaj kohe kishte vetëm stagnim.

“Normalisht që tash ndër synimet në mos synimin kryesorë, qëllimin objektivin e kemi ta kthejmë Prishtinën, ta kthejmë qeverisjen e LDK-së, dhe unë jam i bindur që kjo do të ndodh, unë jam i bindur, po e përsërisë që kjo do të ndodhë për shumë arsye, mbi të gjitha arsyeja e parë është që pushteti aktual në Prishtinë gjatë tri viteve vetëm stagnim, nuk është që po e them vetëm unë, po e thotë edhe shumëkush, e thotë edhe qytetarë, sepse çdo pushtet duhet me u mbajt mend për diçka, për një punë të mirë, një punë së paku, për një projekt të rëndësishëm dhe jam i bindur që qytetarët e Prishtinës e kanë vërtetuar një gjë që kjo udhëheqje aktuale është udhëheqje e dështuar dhe unë jam i bindur që nuk ka me iu vazhduar, zgjedhjet e ardhshme që i kemi në fund, nëntor diku të këtij viti, Prishtina do t’i kthehet qeverisjes nën Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Beqiri.

Ai tha se udhëheqja aktuale e Prishtinës është shndërruar veç në organ të prokurorisë dhe se të vetmen gjë që e bënë është që të ankohen, e për këtë ai thotë se Shpend Ahmeti nuk është zgjedhur kryetarë, por të punojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Kjo komunë aktualisht, kjo udhëheqje është shndërruar veç në organ të prokurorisë, të vetmen gjë që e kanë është më u ankua. Qytetarët nuk i kanë zgjedhë me u ankua, qytetarët i kanë zgjedh me i zgjedh problemet dhe ata nëse kanë fituar, e dihet se qysh kanë fituar me përkrahjen e PDK-së, krejt dynjaja këtë punë e dinë si është bërë kryetarë z.Ahmeti, është kryetarë kurrkush nuk e mohon këtë, por nuk është zgjedh për me u ankua, por është zgjedhur për t’i zgjidh problemet. A po e bënë këtë, jo, ju e dini të gjithë, ai me të gjitha merret edhe komuna e Prishtinës me të gjitha, vetëm me Prishtinën dhe hallet e qytetarëve nuk merret, me të gjitha merret, vetëm për ngrohjen globale me fol, edhe për atë temë se të tjerat, e kanë top prioritet vetëm çështjet nacionale edhe më së pakti. Kryetari i komunës dhe komuna është edhe me ligj për qeverisje lokale i obliguar me u përkujdes për punën, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve, këtë rast Prishtinës”, tha Beqiri.

Sipas Beqirit, gjatë qeverisjes aktuale në Prishtinë, nuk është ndërtuar asnjë shkollë, apo objekt shëndetësorë. Po ashtu, ai thotë se tri objektet për banim social në Hajvali kanë qenë të përfunduara në mandatin e Isa Mustafës dhe vetëm tani kanë filluar që t’i sistemojnë familjet.

“Puna e jashtëzakonshme që është bërë nga LDK-ja edhe në mandatin e z.Mustafa, kryeministrit aktual, janë punë që shihen, janë projekte që shihen dhe ato duhet me i pa, cilat janë ato projekte me arsimore, me shëndetësore, me infrastrukturë, me projekte të mëdha numër i madh që janë bërë në Prishtinë, aktualisht duhet të ma thoni vetëm një projekt, cila shkollë është ndërtuar, cili objekt shëndetësorë është ndërtuar, asnjë, asnjë i vetmi nuk është ndërtuar. Çerdhet partner publik-privat që thuhet, asnjë çerdhe nuk e kanë ndërtuar, tri objektet për banim social në Hajvali që tri vjet kanë qenë të gatshme, në mandatin e z.Mustafa është kryer, tash Ia ka nisë këtë vit kishe po dëshirojmë me i sistemua ato familje, pse i kanë lënë që tri vite njerëzit me ndejt se ato janë bërë për ta”, tha ai.

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetarë të Prishtinës, por që ai thotë se nuk kanë nevojë të nguten por as të vonohen. Beqiri tha se në kohën e duhur kjo parti do të dal me kandidatin e saj.

“Jo, nuk kemi vendosur, është rregull që ne në çdo komunë, çdo degë bën propozime pastaj është kryesia qendrore që merre vendime. Normalisht, po të ketë nevojë edhe këshilli i përgjithshëm, sipas rregullit edhe statutit edhe këshilli i përgjithshëm, ju pyetet edhe për Prishtinën, janë 5 degë të Prishtinës, dhe degët tjera me kohë besoj që edhe nuk kemi arsye me u vonua por as me u ngut, nëse mund të thuhet kësisoj, por në kohën e nevojshme sigurisht do të dalin kandidatët, ne kemi kandidatë flas si LDK, mendoj të përgatitur dhe normalisht intenca jonë është që t’i fitojmë shumicën e komunave. Sepse duhet të jem korrekt nuk mund të them të gjitha komunat sepse nuk mund të ndodh dhe ndoshta për shëndetin e demokracisë nuk është mirë të gjitha komunat me i fituar edhe në rrethanat e pluralizmit politik nuk ka shancë më ndodh tek asnjë parti politike, por është synim i yni sa ma shumë komuna të fitojmë”, t ha ai.

I pyetur se a do të jetë ai kandidat për kryetar të Prishtinës, ai nuk e ka pohuar por as mohuar, duke thënë se për këtë vendosin të gjitha degët e komunës dhe pastaj do të dilet me kandidat.

Deputeti i PDK-së thotë se së shpejti merret vendimi për prishjen e koalicionit me LDK-në

Partia Demokratike e Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm e ka analizuar mënyrën e funksionimit të Qeverisë, për çka kanë kërkuar edhe përishjen e koalicionit me LDK-në.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka bërë me dije për “Gazeta Blic” deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e po kësaj partie, Shukri Buja, i cili edhe e kishte ngritur idenë e prishjes së koalicionit në këtë mbledhje.

Sipas tij, të gjithë pjesëmarrësit në këtë diskutim, janë pajtuar që koalicioni Qeverisës PDK-LDK, nuk është duke funksionuar mirë dhe se zgjedhja e vetme si e duhur është prishja e koalicionit.

“Rrjedhja e diskutimit ka qenë e drejtpërdrjt dhe kritikuese ndaj qeverisë dhe të gjithë  kanë cilësuar se ky koalicion është i panatyrshëm, tek të gjithë diskutuesit ishte disponimi që të prishet ky koalicion, por mbetet të shihet se si do të dalë me qëndrim kryesia dhe Këshilli Drejtues”, tha Buja për “Gazeta Blic”

E një vendim karshi kësaj çështje sipas deputetit Buja, nuk do të mirret më vonë se brenda një muaji, kohë kjo për të cilën PDK-ja pritet të mbaj konventën e saj.

“Sipas gjitha gjasave do të përfundojnë diskutimet dhe nuk besoj që do të ketë ndonjë vendim deri në konventën e partisë, e cila pritet të mbahet brenda 1 muaji”, ka thënë deputeti Buja.

Ndryshe diskutimet në këtë mbledhje janë duke vazhduar edhe më tej. Këshilli Drejtues i PDK-së, përbëhet nga rreth 100 anëtarë.

Rikujtojmë se ditëve të fundit ka pasur përplasje ndërmjet PDK-së e LDK-së.

Anëtarët e PDK-së kërkojnë prishjen e koalicionit me LDK-në

Partia Demokratike e Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm e ka diskutuar edhe idenë e prishjes së koalicionit më Lidhjen Demokratike e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ishte deputeti i PDK-së, Shukri Buja ai i cili e ka ngritur këtë ide në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

“Deputeti Shukri Buja e ngritur çështjen e prishjes së koaliiconit me LDK-në. Ai e arsyetoj këtë kërkesë me dështimet e mëdha të qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa”, tha një burim i Gazetës Blic brenda këtij takimi.

Në anën tjetër, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ai i cili i ka ftuar të gjithë strukturat që të mobilizohen.

Ai në fjalën e tij, ka ftuar që të gjithë të rinjtë dhe ata që besojnë në PDK, t’i bashkohen kësaj partie.

“Ne do t’i fitojmë sërish zgjedhjet”, tha ai, duke mos dhënë detaje se kur pritet të mbahen ato, raporton Blic.

Ditëve të fundit ka pasur përplasje ndërmjet PDK-së e LDK-së.

Muja: PDK të dalë menjëherë nga koalicioni me LDK-në

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, është i gatshëm ta votojë rrëzimin e Qeverisë, nëse kjo kërkohet përmes një votëbesimi në Kuvend.

Periskopi.com Lajme

Ai këto komente i bëri në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ku tha se nuk është i vetmi deputet i PDK-së që nuk e do këtë qeverisje, duke thënë se të këtij mendimi janë mbi 10 për qind e deputetëve të këtij subjekti. Madje, Muja shprehet se sa më parë subjekti i tij duhet ta braktisë koalicionin me LDK-në.

“Mendoj që janë pjekur kushtet që vet tani PDK-ja të flasë e të divrcohet nga koalicioni menjëherë”, ka thënë ai

Muja foli edhe për demarkacionin me Malin e Zi, për të cilën tha se Qeveria e Kosovës po mundohet të blej kohë derisa Komisionin qeveritar për këtë çështje e quajti mashtrues. Deputeti gjithashtu tregoi edhe për propozimin e tij për një komision të ri për përcaktimin e vijës kufitare me fqinjët malazez.

Në këtë intervistë ai komentoi edhe lidhur me vazhdimin e problemave që sjell pala serbe, sidomos me arrestimet që po i bën, duke thënë se institucionet tona duhet të marrin vendime të baraspeshuara, duke ngritur aktakuza edhe për liderët serbë që, sipas tij, janë të përlyer në mijëra vrasje.

Isa Mustafa shpalos në LDK planet e tij për demarkacionin dhe FSK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, sot ka mbajtur takim me kryetarët e degëve të LDK-së.

Periskopi.com Lajme

Në një komunikatë nga kjo parti, thuhet se gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend me theks të veçantë, procesi i shenjëzimit të vijës kufitare me Malin e Zi dhe procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur.

Kryetarët e degëve unanimisht përkrahën punën dhe qeverisjen e kryeministrit Mustafa, dhe vlerësuan lartë qasjen ndaj zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.

“Forumi i Kryetarëve të degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerëson se tejkalimi i këtyre proceseve dhe përmbushja e obligimeve shtetërore, do të forcon sovranitetin dhe integritetin e vendit, dhe njëkohësisht përafron edhe më tepër Kosovën drejt BE-së”, thuhet në njoftim./Periskopi

Komuna e Prishtinës largon nga banesat komunale zyrtarët e PDK-së dhe LDK-së

Komuna e Prishtinës ka vendosur që në banesat e ndara komunale në “Bregun e Diellit” t’i largojë të gjithë ata që nuk i përkasin rasteve sociale, kategorive të luftës dhe që nuk janë invalidë të punës.

Periskopi.com Lajme

Në një konferencë për media drejtori i Pronës në komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, tha se kjo është vendosur që të largojë nga banesat komunale të gjithë ata që nuk e meritojnë. Sipas tij pushtetarët e kaluar të komunës së Prishtinës në saje të privilegjeve që i kanë pasur i kanë ndarë vetes banesa. Kukaj thotë se ato banesa do t’ua marrin dhe do t’u jepen njerëzve që kanë nevojë..

Drejtori i Pronës bëri të ditur se përfitues të banesave komunale kanë qenë kryesuesi i Asamblesë Komunale Halim Halimi i cili e ka përfituar banesën si ish drejtor, Sabedin Haxhiu, Muhamet Gashi, Agim Dibrani. Të gjithë këta qenë përfitues gjatë kohës sa kanë   qenë drejtorë. Në mesin e përfituesve është edhe asamblisti i tanishëm nga radhët e PDK-së Shemsi Veseli.

“Pra ky është një vendim, një qëndrim politik i qeverisjes se Lëvizjes Vetëvendosjes të cilën e kemi marrë në bashkëpunim me kryetarin tonë Shpend Ahmeti. Shpresoj që të mos keqkuptohet e të mos interpretohet si ndonjë lloj hakmarrje politike, por si një vendim i drejtë ku do të largohen ata që më të vërtetë nuk kanë nevojë dhe do të zëvendësohen me të tjerë që më të vërtetë kanë nevojë. Të tillë, si përfitues mund ta gjeni prej kryesuesit të asamblesë komunale Halim Halimi i cili ka përfituar atë banesë si ish drejtor, gjithashtu Sabedin Haxhiun e Muhamet Gashi, Agim Dibrani, të gjithë drejtorë në atë kohë kur janë dhënë banesat vetës së tyre. Gjithashtu ka edhe asamblist të atëhershëm por edhe të tashëm, sikurse Shemsi Veseli nga radhët e PDK-së”, tha Kukaj.

Drejtori i Pronës në komunën e Prishtinës tha se do të largohen të gjitha ata që nuk janë raste sociale për t’i zëvendësuar me raste që sipas tij me të vërtetë kanë nevojë.

“Kemi marrë një vendim ose duhet t’iu kumtoj një qëndrim politik të qeverisjes sonë që për banesat e ndara në ‘Bregun e Diellit’, për të cilat është folur shumë që janë diku rreth 50 banesa, ne kemi vendosur që përjashtimisht prej kategorive që u kanë ndarë kategorive të luftës, rasteve sociale, të invaliduarëve në punë që ka raste të tilla që kanë përfituar banesa, të gjithë të tjerët ne kemi vendosur që prej aty t’i largojmë e njëkohësisht të shpallim një konkurs të ri, që të njëjtit t’i zëvendësojmë me raste që me të vërtetë kanë nevojë”, tha Kukaj.

Sa i përket banesave që janë ndërtuar në Hajvali për familjet me gjendje të rëndë ekonomike, drejtori i Shëndetësisë Arben Vitia tha se përfitues të tyre do të hyjnë 50 familje me gjendje të rëndë ekonomike.

“Nga këto banesa do të përfitojnë vetëm 50 familje, ato në kushtet më të rënda, janë 330 familje që kanë aplikuar në tërësi. Deri më tani në fazën e dytë Komisioni ka bërë vlerësimin e situatës në terren për 94 familje, procesi është në vazhdim e sipër dhe tani që po flasim, besoj që sot do ta tejkalojë numrin 100 dhe për një kohë relativisht të shkurtë presim të vijnë edhe me të gjitha informacionet më fotografi dhe vlerësimin e situatës në terren për të gjitha familjet 330 të cilat kanë aplikuar”, tha Vitia.

Gjithashtu, ai tha se  nën mbikëqyrjen e kryetarit Shpend Ahmeti, për 280 familjet tjera të cilat nuk do të munden të përfitojnë nga ky rast janë duke përgatitur planin tre vjeçar të banimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Pronës dhe Drejtorinë e Urbanizmi, t i cili plan mendohet që në tri deri në pesë vitet e ardhshme do të zgjedhë përfundimisht çështjen e banimit social në komunën e Prishtinës.

Ish-zyrtari i lartë: Nuk e votoj LDK-në

Ish-nënkryetari i parë i LDK-së Eqrem Kryeziu, sivjet nuk do të vojtojë subjektin e dikurshëm të tij, LDK-në.

Periskopi.com Lajme

Pengesë për të votuar LDK-në, është Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri.

“Kam deklaruar se përderisa në LDK është Isa e Ismeti nuk do të votojë atë parti”, tha Kryeziu për RTV Besa.

Këtë vit, do të mbahen zgjedhjet lokale, ndërkaq që nuk përjashtohen edhe ato nacionale në Kosovë.

Kryeziu, tha se zotimin e dhënë për të mos e votuar LDK-në, nuk do të ndryshojë.

“Nuk kam arsye të ndryshojë atë zotim. As nuk më shkon mendja”, tha Kryeziu.

LDK vazhdon me akuza ndaj Shpend Ahmetit, thotë se keqpërdori mbi 80 mijë euro (Dokument)

Lidhja Demokratike e Kosovës, Grupi i Asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinë, ​ka akuzuar kreun e Komunës, Shpend Ahmeti se ka keqpërdorur 80 mijë euro nga buxheti i komunës përmes subvencioneve.

Periskopi.com Lajme

Ky subjekt politik opozitar në KK të Prishtinës thotë se Ahmeti me bashkëpunëtorët e tij po përpiqet që të denigrojë njerëzit që mendojnë ndryshe, por se thekson se kjo po bëhet me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes të qytetarëve nga problemet dhe keqpërdorimet serioze të qeverisë të Komunës së Prishtinës.

“Përpjekja nga Shpend Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij për denigrimin e njerëzve që mendojnë ndryshe po bëhet me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes të qytetarëve nga problemet dhe keqpërdorimet serioze të qeverisë të Komunës së Prishtinës. E vërteta është se ky kryetar dhe ekipi i tij në Komunën e Prishtinës nuk janë vetëm gënjeshtarë. Ata janë edhe hipokritë. Ndoshta edhe më shumë se kaq. Ata nuk i kanë vetëm dy fytyra, por disa sosh”, thuhet në këtë reagim të LDK-së së Prishtinës.

Këtë deklaratë, LDK e bazon në të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm, duke thënë se të gjeturat në këtë raport për vitin 2015 janë të shumta.

“Disa nga të gjeturat kanë të bëjnë edhe me parregullsitë e identifikuara në ndarjen e subvencioneve për persona fizik dhe juridik. Kjo krijon bazën e dyshimit për vepra penale të kryera nga kryetari i komunës me rastin e nxjerrjes së vendimeve për ndarje të subvencioneve, sepse bëhet fjalë për shkelje procedurale dhe materiale për 13 përfitues të subvencioneve për projekte në vlerën prej 79,868 €”, thuhet më tej në reagimin e asamblistëve të LDK-së së Prishtinës.

Sipas LDK-së, Auditori i Përgjithshëm në raportin për vitin 2015 na thotë faktet si vijon:

“Në rastin e përkrahjes së projektit “Studimi i florës dhe faunës në parkun Gërmia” në vlerë totale prej 15,000 € për dy persona, pagesave nuk i kanë të bashkangjitura: rekomandimin, kërkesën formale, projektin dhe raportin kthyes. Për më tepër, kontrata është lidhur pas përfundimit të studimit. Qëllimi i shpenzimit ishte shpallja e parkut të Gërmisë si pejzazh i mbrojtur kategoria 5, që nuk përkon me qëllimin e subvencionimit sipas rregullores”.

“Pagesa për “ETEA” në vlerë 5,000€ ishte bërë në muajin gusht, edhe pse projekti – Dita botërore e muzikës në Prishtinë ishte realizuar në muajin qershor”.

“Një shumë prej 1,000 € i është dhënë subvencion për botimin e një libri në llogarinë personale të përfitueses. Përfituesja e subvencionit nuk është banore e Prishtinës”.

“Kryetari kishte marr vendim për subvencionim të orkestrës kamertale në vlerë prej 10,000€, edhe pse kërkesa nga orkestra kamertale ishte 5,940 €. Për më tepër, është kërkuar mbulimi i shpenzimeve të mëditjes për 25*50 € (1250 €), akomodimi, biletat, telefonat, reklamat etj., dhe pagesa e këstit të parë nuk ka të bashkangjitur raport kthyes”.

“OJQ Artpolis ishte subvencionuar me 3,500 € për mbajtjen e festivalit FEMFEST. Ekzekutimi i projektit nuk ishte kryer brenda afatit. Në këso raste, me kontratë parashihet ndërprerja dhe kthimi i parave”.

“Komuna kishte financuar “OVL-UÇK” në vlerë 2,350 € për projekte që kishin përfunduar. Subvencioni ishte kërkuar për shënimin e 18 Prillit – Ditës së Dëshmorëve të Komunës, ndërsa pagesa ishte bërë në muajin qershor”.

“Në rastin “APK” – 4,000 € për organizimin e panairit të librit 1-6 qershor të këtij viti, komuna kishte marr vendim dhe kishte lidhur kontratë me vonesë dhe pagesa ishte bërë në muajin e shtator, pasi që projekti kishte përfunduar”.

“Në dy pagesa prej 13,000 € për klubin hendbollistik “Prishtina”, mungon rekomandimi i komisionit, kërkesa formale dhe raporti kthyes”.

“Me rastin e subvencionimit për “Sport Marketing“ në vlerë prej 10,000 € për aktivizimin sezonal të liqenit të Gërmisë, komuna nuk kishte pranuar asnjë projekt, rekomandim nga komisioni, e as nuk kishte marrëveshje me përfituesin. Qëllimi i pagesës është mbulimi i borxheve për shkak të vështirësive financiare të kësaj kompanie që nuk përputhet me qëllimin e subvencionimit sipas rregullores”.

“Subvencionimi për ekskursionin e shërbyesve civil në Durrës/Shqipëri në vlerë 5,000€ për shpenzime të akomodimit dhe transportit, nuk përputhet me qëllimin e subvencionimit”.

“Për pagesën prej 10,000 € për teatrin Dodona nuk ka projekt, nuk ka kërkesë, rekomandim të komisionit dhe vendimi është për vlerën 20,000 €, ndërsa pagesa është e pjesshme”.

“Me rastin e subvencionimit për shoqatën e filozofëve të Kosovës në vlerë 1,000 €, pagesa ishte bërë pas përfundimit të ngjarjes dhe nuk ka raport kthyes”.

“Me dy pagesa në vlerë 18,000 € komuna e kishte subvencionuar kompaninë Trafiku Urban për shpenzime të naftës, paga të punëtoreve dhe borxhe tjera. Lënda nuk ka të bashkangjitur rekomandimin e drejtorisë përkatëse, kontratën apo një raport kthyes për paratë e harxhuara”.

LDK thotë se këto të dhëna për keqmenaxhimin e parasë publike janë vetëm disa nga arsyet që kryetari i Prishtinës, deri më sot nuk u ballafaqua me Kuvendin e Komunës, sepse “keqmenaxhimi dhe dështimet e vazhdueshme gjatë qeverisjes tre-vjeçare nuk është lehtë të arsyetohen para këshilltarëve dhe opinionit të gjerë”.

l_1486466014-7181477

Vazhdon përballja e Gecajt me Bulliqin e Isufin

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, iu është kundërpërgjigjur dy ekspertëve të gjeografisë, Florim Isufi e Shpejtim Bulliqi.

Periskopi.com Lajme

Gecaj, në një postim të fundit në Facebook, reagimin e djeshëm të Isufit e Bulliqit e ka quajtur “broçkull”, ndërsa ka kërkuar që ata, të cilët vazhdon t’i quajë “ekspertë”, thjeshtë t’u përgjigjen pyetjeve të tij të parashtruara ditë më parë.

Më poshtë, reagimi i Gecajt:

“EKSPERTË” BULLIQI E ISUFI – FOLNI ME FAKTE

E lexova me kujdes reagimin tuaj. Reagimi ishte aq i gjatë, sa më tepër i gjasonte një hartimi/eseje letërsie nga shkolla fillore, sesa të ishte përgjigje për dy pyetje shumë konkrete të cilat i kisha parashtruar unë.

Me sa kuptova, në paragrafin e dytë të reagimit tuaj, keni thëne se të gjithë anëtarët e komisionit për matjen e territorit janë kursistë dhe studentë tuaj! Kjo rrjedhimisht do të nënkuptonte se komisioni do të duhej të ishte profesional dhe kompetent (gjithherë sipas standardeve tuaja) për të bërë matjen/llogaritjen e sipërfaqes së Kosovës (sepse ju, besoj ashtu do të duhej t’i kishit mësuar)! Nëse këta studentët/kursistët tuaj, dinë të bëjnë matje (e unë personalisht jam i bindur se këta kanë avancuar më shumë se mësuesit e tyre), atëherë do të duhej fillimisht të presim se çfarë na thonë mu ata në raportin e tyre?

Në mesin e shumë broçkullave që keni shkruar, tash po edhe në vazhdimësi, keni theksuar së do të dilni me fakte të reja që do të na “shokojnë”? Aman, ju lutem bëjeni këtë sa më shpejt, dhe dërgojeni në komisionin për matje të territorit (tek studentët tuaj), sepse ndoshta ashtu edhe ju ndihmoni?!

Nëse këtë nuk e bëni shpejt, atëherë del se ju jeni të interesuar që vetëm pasi që institucionet të bëjnë punën e tyre, ju të vazhdoni e të hutoni edhe më tutje opinionin për diçka që nuk është fare e bazuar në fakte, por që janë vetëm fjalë boshe, ashtu si edhe deri më tani.

Nuk do të zgjatem më shumë, sepse jam i bindur se reagimi juaj ka fjalë shumë, ndërsa kualiteti profesional duket të jetë shumë i vogël e deri në joprofesional.

Ju lutem përgjigjuni para qytetarëve në pyetjet e parashtruara? Sipas matjeve tuaja, sa ka qenë sipërfaqja e Kosovës në periudhën kohore 1974–1988 dhe 1999-2017?

Besoni se qytetarëve të Kosovës vetëm kjo po ju intereson!

PDK e LDK do të paraqesin financat vetëm pasi këtë e kërkoi BE-ja

Ka mjaftuar një kërkesë e Zyrës së BE-së në Kosovë që dy partitë më të mëdha politike në vend t’i japin fund avazit të mosraportimit të financave të tyre.

Periskopi.com Lajme

“Koha Ditore” ka siguruar një komunikim të brendshëm të KQZ-së, për një takim që ka ndodhur mes zyrtarëve të saj dhe atyre të BE-së. Takimi kishte ndodhur më 11 janar. Pas tij, Miradije Mavriqi, kryetare e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ u shkruan anëtarëve të këtij institucioni.

“Të nderuar, Ju njoftoj se me datë 11.01.2017 me përfaqësuesin e BE-së, Zyra në Kosovë, z. Felix Rathje, u mbajt një takim lidhur me temën: Transparenca e raporteve të shpenzimeve vjetore dhe shpenzimeve të fushatës zgjedhore të subjekteve politike që dorëzohen në KQZ. Lidhur me këtë u identifikuan dhe u propozuan dy opsione të mundshme për publikimin e raporteve vjetore dhe raporteve të shpenzimeve të fushatës zgjedhore, dhe atë: a) të njoftohen SP-të të cilave u jepet një afat i shkurtë për t’i publikuar ato vet raportet e shpenzimeve; b) t’i publikojë vet KQZ-ja”, thuhet në fillim të njoftimit që Mavriqi e bën për anëtarët e KQZ-së.

Tutje, aty thuhet se “z. Rathje edhe pse e kishte parasysh nenin 19.10 të Ligjit për financimin e subjekteve politike, sipas të cilit, Raportet vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës të cilat dorëzohen nga subjektet politike në KQZ, do të auditohen në përputhje me standardet e kontabilitetit të zbatueshëm në Kosovë, nga auditorë të cilat do t’i përzgjedhë Kuvendi i Republikës së Kosovës përmes Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike nëpërmjet një thirrje te hapur publike për aplikim”.

“Në këtë takim, z. Rathje tha se nuk bëhet ndonjë shkelje e ligjit nëse publikohen raportet nga KQZ-ja por rekomandon që t’i publikojë të gjitha raportet e dorëzuara të subjekteve politike që nga viti 2013 edhe pse ato nuk janë të audituara nga auditorë. Sipas nenit 19.7 citoj: ‘KQZ-ja duhet t’i publikojë dhe t’i mbajë të publikuar të gjitha raportet vjetore financiare të subjekteve politike së bashku me raportin përfundimtar të auditimit të subjekteve politike në faqen e saj zyrtare më së largu deri më 30 qershor të vitit pasues”, thuhet në këtë komunikim, përcjell Koha.net. “Po ashtu, deri me këtë datë KQZ-ja obligohet t’i përcjellë subjektit politik raportin përfundimtar të auditivit”.

BE-ja, përmes Rathjes, madje është shprehur e gatshme që ta ndihmojë KQZ-në në këtë proces. Siç transmeton Mavriqi nga takimi që ka pasur “z. Rathje tha se BE-ja është e gatshme me ndihmua dhe me mbështet KQZ-në këtë aspekt, meqenëse sipas nenit 15.5 të ligjit të lartcekur, subjektet politike duhet ta publikojnë dhe të mbajnë të publikuar së paku një vit në faqet e tyre zyrtare raportin e shpenzimeve vjetore dhe atë të fushatës zgjedhore”.

Duke e kryer “amanetin”, Mavriqi tregon se kishte siguruar z. Rathje se do ta njoftonte kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me këto rekomandime, me dy opsionet që u propozuan.

“Andaj duke pasur parasysh gatishmërinë e mbështetjes së BE-së lidhur me publikimet e raporteve në ueb faqen e KQZ-së apo edhe e dhënies së një afati subjekteve politike, dhe duke pasur parasysh se kjo është e natyrës urgjente, pasi që takimi i Nën-komitetit për Drejtësi Liri dhe Siguri në kuadër Procesit të Stabilizim Asociimit, do të mbahet më 25-26 Janar 2017, ju lutemi nëse keni sugjerime na i dërgoni në mënyrë që të bëhet përmbledhja e tyre për takimin e radhës së KQZ-së”, thuhet në fund të kësaj letre.

Kujtojmë se kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, më 25 janar kishte pasur takim me shefat e misioneve diplomatike të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të akredituar në Kosovë, si dhe drejtuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Pas takimit, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, sipas njoftimit zyrtar të Zyrës së Kryeparlamentarit, ajo “e përgëzoi kryetarin Veseli për njoftimin se raporti financiar i PDK-së do të publikohet së shpejti”.

Për financat ka shkruar sot edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së. E ka cilësuar si kërkesë shumë të qëlluar që pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente, por edhe të auditohen.

“Si kryetar I LDK-së kam kërkuar nga zyrtarët përgjegjës të LDK-së të kërkojnë zyrtarisht nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike dhe të qasshme për çdo qytetar. Do të aktivizojmë edhe Web-faqen e LDK-së dhe do të prezantojmë çdo cent të shpenzuar për partinë”, ka thënë Mustafa.

Por në fjalën e tij ka vënë në thumb Lëvizjen Vetëvendosje dhe opozitën.

“Shpresoj se edhe subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike pasqyrat e tyre financiare do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e mollotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme… Burimet e financimit të subjekteve politike dhe shpenzimet e tyre duhet të jenë transparente”, ka thënë Mustafa, përcjell Koha.net.

Përndryshe, Kohavisioni sot ka njoftuar se gjatë vitit 2016, subjektet politike përfituan nga shteti mbi 4 milionë euro. Por me ndryshimin e amendamentit për përqindjen e ndarjes së buxhetit nga 0.17 në 0.34 për qind, kjo shumë edhe mund të rritet deri në 8.4 milionë euro.

Deri tash, përveç Vetëvendosjes dhe AAK-së, partitë tjera nuk tregojnë burimet e financimit. Madje dy partitë në pushtet, PDK-ja e LDK-ja, nuk kanë as faqe zyrtare, ashtu siç e parasheh ligji për financimin e subjekteve politike.

Publikimi dhe mospublikimi i financave të partive politike ka ngjallur akuza dhe kundër-akuza mes anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile thonë se mospublikimi i financave nga partitë politike po bëhet qëllimshëm. Thonë se edhe kur të bëhet auditimi i subjekteve politike, nuk do të bëhen publike të gjitha mënyrat e financimit. Sipas tyre, për financat e partive nuk kryen punë auditimi, duhet hetim profesional e i pavarur.

 

Zyra e BE-së detyron Isa Mustafën që të publikojë financat e LDK-së

 

.

Shoqata që drejton deputeti i LDK’së reagon ndaj Mustafës për komisionin (VIDEO)

Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës që drejtohet nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Murat Hoxha ka reaguar ndaj komisionit që do të matë territorin e vendit në kuadër të demarkacionit me Malin e Zi.

Periskopi.com Lajme

Shoqata e deputetit të partisë së Isa Mustafës me anë të një reagimi për media është shprehur e brengosur që kryeministri nuk ka ftuar në komision përfaqësuesit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë –Katedra e gjeodezisë.

“Kjo shoqatë shprehë brengosjen e vetë për mos pjesëmarrjes në këtë komision, të përfaqësuesit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë –Katedra e gjeodezisë, e cila katedër tani përveç cilësive akademike dhe profesionale, posedon edhe teknologji moderne matëse dhe procesimi të të dhënave.”

Shoqata e Murat Hoxhës i ka bërë thirrje kryeministrit Mustafa të reflektojë duke ftuar edhe përfaqësuesin e kësaj katedre që të jetë pjesë e përkushtimit të këtij komisioni.

 

Havolli e mohon se do jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Sokol Havolli, shefi i Kabinetit të Kryeministrit, ka mohuar se do të kandidojë për kryetar të komunës së Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

Ai këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook, në një diskutim që ka pasur me njërin nga ndjekësit e tij në këtë rrjet social, shkruan Indeksonline.

“Nuk ka kurrfarë kandidature. Veç se duhet të gjithë ta dijnë se çka është duke ndodhur në Prishtinë”, ka shkruar Havolli. Deklarimi i Havollit se nuk do të kandidonte për Prishtinën, erdhi pas paralajmërimit të Fatmir Ademajt, anëtar i Kryesisë së LDK-së në Malishevë.

Ky i fundit i kishte shkruar Havollit se “me ardhjen tënde kryetar Prishtina do frumoj fryma e Ligjit”. Kujtojmë se i tërë diskutimi erdhi pas reagimit të Havollit për udhëheqjen e komunës së Prishtinës, për shkak të punësimit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në komunë.

16216048-1166192943496014-1292713004-n

Anëtari i LDK-së paralajmëron Sokol Havollin kandidat për kryetar të Prishtinës

Sokol Havolli, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa ka reaguar ndaj lajmit të publikuar se Lëvizja Vetëvendosje ka punësuar aktivistët e saj në Komunën e Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

Duke ironizuar me këtë gjë dhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, ai ka thënë se dikush nga Ambasadat duhet të nënshkruajnë një projekt për rekrutimin e stafit nga komuna, përcjellë Indeksonline.

“Ka ardhur koha që ndonjëra nga Ambasadat në Kosovë të nënshkruaj një projekt për rekrutimin e stafit në Komunën e Prishtinës. Edhe pse aty ka punë edhe për organet e rendit dhe drejtësisë, sepse dallaveri më i vogël është punësimi i militantëve”, ka shkruar ai.

Por, shkrimit të Havollit i është përgjigjur njëri nga anëtarët e Kryesisë së LDK-së në Malishevë.

Famir Ademaj i ka komentuar Havollit, se kur ai të vijë në krye të Prishtinës, atëherë do të frymojë fryma e Ligjit, duke paralajmëruar kështu kandidaturën e tij për kryetar të kryeqytetit.

Kur edhe LDK kërkon që fletë-arrestet nga Serbia të anulohen

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, kërkoi nga institucionet që sa më shumë të punojnë me institucionet ndërkombëtare në mënyrë që Serbia të mos lejohet të abuzoj me fletarrestet në INTERPOL.

Periskopi.com Lajme

“Jemi bashkë në shqetësimin për arrestimin e Haradinajt”, tha ai.

Homologu i Pajazitit nga LDK-ja, Ismet Beqiri, tha se besojnë se Haradinaj do të kthehet shumë shpejt në Kosovë.

“Kjo seancë nuk duhet të shfrytëzohet për fyerje sharje por angazhimi ynë për kthim sa më të shpejt të tij në vendlindje. Ne nuk duhet të jemi në grackën e Serbisë. Inkurajojmë Qeverinë dhe ministritë përkatëse të bëjnë çdo gjë që është në duar tyre që të zgjidhet ky problem dhe fletë-arrestet nga Serbia të anulohen”, tha Beqiri.

LDK-ja në Deçan bojkoton mbledhjen për Haradinajn

Ka nis mbledhjen e jashtëzakonshme Kuvendi Komunal në Deçan në përkrahje të Ramush Haradinajt,i cili u arrestua në Francë në bazë të një arresti të lëshuar nga Serbia në të cilin akuzohet për krime lufte, raporton KTV.

Periskopi.com Lajme

 

Punimet e kësaj mbledhje e kanë bojkotuar asamblistët e LDK-së, sipas të cilëve nuk e kanë pa të arsyeshme me marrë pjesë.

Nëntë vjet nga ‘kurorëzimi’ PDK-LDK, ja si u shkoi qeverisja

Më 9 janar 2008 është formuar koalicioni qeveritar mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryeministër Hashim Thaçin. Qeveria përbehej nga kryeministri dy zëvendëskryeministra dhe 17 ministra.

Periskopi.com Lajme

 

Qeveria është formuar pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, ku Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar 34% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 23% të votave, Aleanca Kosova e Re (AKR) 12% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) kanë fituar nga 10%, Partia Reformiste (ORA) 4% dhe Partia e Drejtësisë (PD) 2%.

Të trembëdhjetë partitë minoritare kanë fituar gjithsej 5% të votave. Qeveria ishte fokusuar në pavarësi dhe kushtetutë, kurse paritë politikë kanë respektuar përkushtimin e tyre për të mbetur të bashkuara në periudhën mes deklaratës së pavarësisë dhe futjes në fuqi të kushtetutës.

Vëmendja e tyre ka filluar të zhvendoset kur në muajin prill Qeveria prezantoi strategjinë për 2008-2011. Partitë politikë opozitare kishin qëndrime më kritike ndaj qeverisë.

Qeveria kishte themeluar një komision për monitorimin e implementimit të ligjeve, i cili udhëhiqej nga zëvendëskryeministri. Në prill Kryeministri ka prezantuar para Kuvendit raportin për 100 ditët e Qeverisë dhe programin e Qeverisë për 2008-2011, kurse në korrik të 2008, Qeveria ka filluar të lëshojë pasaportat e Kosovës.

Në shtator, presidenti dhe kryeministri ishin pajtuar për të caktuar dhjetë përfaqësuesit e parë diplomatikë në disa prej vendeve që e kanë njohur deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

Sipas raportit të progresit për vitin 2008, qeverisja lokale ishte forcuar deri diku. Në qershor ishte futur në fuqi legjislacioni i ri për kufijtë administrativ komunal, vetëqeverisjen lokale dhe financat lokale qeveritare dhe decentralizimin.

Përparimi i reformës për vetëqeverisje dhe rritja e kapacitetit administrativ për të lehtësuar decentralizimin ishin prioritetet kryesore në Partneritetin Evropian për Kosovën. Sidoqoftë, fokusi i qeverisë në çështjet që kanë të bëjnë me pavarësinë e ka mbajtur atë larg prej adresimit të çështjeve tjera. Qeveria ishte ballafaquar me disa vështirësi në prezantimin dhe koordinimin e prioriteteve të saj strategjike. Kuvendi, përfshirë anëtarët e koalicionit qeverisës, kanë kundërshtuar programin e qeverisë 2008-2011. Në disa zona me shumicë serbe, Qeveria kishte autoritet të kufizuar në polici, gjykata, dogana, transport, kufij dhe trashëgiminë serbe. Strukturat paralele administrative në nivel lokal janë konsoliduar dhe vazhdojnë të operojnë në shumicën e komunave me shumicë serbe, edhe nëse nuk janë operacionale në disa zona si jugu i lumit Ibër. Komunat në veri të Kosovës patën filluar të implementojnë legjislacionin serb për qeverisje lokale. Një numër i qytetarëve të Kosovës mbështeten në shërbimet e tyre si, dokumentet e udhëtimit, edukimin. Në qershor, Qeveria ka vendosur të zgjerojë mandatin e kryetarëve në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Shtërpcë, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të UNMIK-ut për të mos i validizuar rezultatet e zgjedhjeve lokale serbe, të mbajtura në maj të vitit 2008 në Kosovë.

Rikonfigurimi i ngadalshëm i UNMIK-ut ka çuar në disa paqartësi në disa fusha si te kompetencat e qeverisë (gllabërimi i Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit). Efektiviteti i pjesëmarrjes se qeverisë në forume regjionale dhe ndërkombëtare është i kufizuar nga fakti që legjitimiteti i saj është i kontestuar nga vendet që nuk e kanë njohur.  Deklarimet për ndërhyrje politike në përzgjedhjen dhe caktimin e një numri për pozitat e rëndësishme (bordet e ndërmarrjeve publike) kanë ndikuar në kredibilitetin e qeverisë, thuhej në raport.

Me tej në raport theksohet se lajmërimet e parakohshme për regjistrimin e popullatës dhe dorëzimi i parakohshëm në Kuvend i shqyrtimit të buxhetit të mesit të vitit, bie ndesh me dispozitat e kushtetutës.

Megjithatë, më 17 shkurt 2008, ligjvënësit e Kosovës do të kryenin një akt historik me një rëndësi të madhe jetike për fatet e vendit; nënshkruan dhe miratuan solemnisht Deklaratën e Pavarësisë. Kjo datë shënon padyshim një nga ditët më me vlerë në historinë e  shtetit.