Nuk do ta besoni se cila legjendë iu është rikthyer futbollit aktiv

Legjenda e futbollit argjentinas, Juan Sebastian Veron është rikthyer në futbollin aktiv.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi është njohur për vitet e tij të kaluara në Premier League dhe Serie A, në klubet si Manchester United, Chelsea dhe Lazio.

maxresdefault
Juan Sebastian Veron, sa ishte lojtarë i Manchester United

 

Ai është pensionuar në vitin 2014 por ka vendosur që vetëm pas dy vitesh të rikthehet në futbollin aktiv me klubin e fëmijërisë Estudiantes. /Periskopi/

Notat e lojtarëve, Inter 3-0 Lazio

Interi ka shkatërruar Lazion në Giuseppe Meazza në një ndeshje mjaft atraktive.

Periskopi.com Sporti

Nerazzurët kanë shënuar fitore të lehtë me tri gola në pjesë të dytë, ku dy prej tyre i shënoi Icardi, i cili natyrisht shpallet njeriu i ndeshjes.

Në këtë duel pamë edhe inkuadrimin e Gabigol që me disa lëvizje rrëmbeu zemrën e publikut.

Inter po rikthehet, mposht Lazion me rezultat bindës (Video)

Pas fitores ndaj Genoas, Sassuolos, skuadra e Interit ka fituar edhe ndaj Lazios me rezultat 3-0.

Periskopi.com Sporti

Vendasit ishin më të mirë, posaçërisht në pjesën e dytë ku e filluan furishëm, përcjell Telegrafi.com

Pjesa e parë ishte me pak raste dhe rasti më i mirë ishte nga Felipe Anderson në minutën e 26-të.

E dyta filloi me rastin e Mauro Icardit në minutën e 53-të, pas një minute shënoi Ever banesa nga distanca, kurse Icardi shënoi golin e parë personal në këtë takim në minutën e 56-të.

Sulmuesi argjentinas nuk u ndal dhe shënoi edhe një herë në minutën e 65-të dhe ky ishte goli i 14-të në kampionat atë.

Pas kësaj fitore Interi renditet në vendin e shtatë me 30 pikë, kurse Lazio në pozitën e katër me 34 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga Milano është ndaj Udineses, kurse ajo nga kryeqyteti italian luan ndaj Crotons.

 

Formacionet zyrtare: Inter-Lazio

Interi do të presë Lazion sonte mbrëma në Giuseppe Meazza për një nga duelet më interesante të javës në Serie A.

Periskopi.com Sporti

Nerazzurët kanë rikthyer balancin me formacionin 3-4-2-1, por zikaltrit e kanë testin tjetër për baraspeshat e rikthyera, e ai test është i vështirë ndaj Lazios.

Këto janë formcionet zyrtare:

Interi:  Handanovic, Miranda, Murillo, Ansaldi, D’Ambrosio, Brozovic, Kondogbia, Banega, Candreva, Perisic, Icardi.

Lazio: Marchetti; Basta, de Vrij, Wallace, Radu; Parolo, Biglia, Milinkovic; Felipe Anderson, Immobile, Lulic

Ndaj Pescaras është më vështirë se ndaj Lazios

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan ka thumbuar rivalët lokal pas fitores së arritur në derbi.

Periskopi.com Uncategorized

Roma mposhti Lazion me rezultat të pastër 0-2, belgu shënoi golin e dytë dhe të fitores për Romen.

‘Goli? FedericoMarchetti nuk e pa pasi Stefan Radu e kishte bllokuar pamjen”.

“Ta shohim ndeshjen me Pescaran, ishte më e vështirë se ndaj Lazios”.

“E pamë edhe Milanin me Crotonen, doli të jetë ndeshje shumë më e vështirë se që u mendua”, ka thënë Nainggolan. /Periskopi/

 

Formacionet zyrtare të derbit romak, Roma-Lazio

Lazio e pret Romën në Olimpicon legjendar për një prej dueleve epike të këtij sezoni.

Periskopi.com Sporti

Roma ka mungesa në këtë takim dhe kjo e ka detyruar Spalletin që të taktizojë.

Roma: Szczesny, Manolas, Fazio, Rudiger, Peres, De Rossi, Strootman, Emerson, Nainggolan, Perotti, Dzeko.

Lazio: Marchetti; Basta, Wallace, Radu, Lulic; Parolo, Biglia, Milinkovic; Felipe, Immobile, Keita

Duhet kemi kujdes ndaj Lazios

Luciano Spalletti , trajneri i Romës, thotë se përballja me Lazion është një ndeshje e veçantë.

Periskopi.com Sporti

Roma dhe Lazio do të ndeshen sot pasdite në derbin e madh italian. Tekniku italian mendon se sfida mes skuadrës së tij dhe Lazios nuk është sikurse takimet tjera të Serisë A.

“Para së gjithash derbit të tilla janë të veçanta”

“Nuk është si ndeshjet tjera të Serisë A”, ka thënë Spalletti. “Ne kemi punuar shumë këtë javë dhe ne jemi të motivuar për këtë ndeshje”, tha ai.

Ai beson se të përzgjedhurit e tij do të kenë paraqitje të mirë kundër rivalëve të përbetuar, Lazios.

Lajm i mirë për Strakoshën

Thomas Strakosha mund të jetë sërish titullar te Lazio.

Periskopi.com Sporti

Portieri shqiptar ka gjasa të rikthehet në katërkëndëshin e ekipit italian duke përfituar sërish nga një dëmtim i Federiko Marcettit.

Sipas mediave italiane, “gardiani” i parë i lacialëve të shtunën është stërvitur veçmas si pasojë e një problemi muskulor.

Për të mos e rrezikuar, trajneri Simone Inzaghi pritet ta lërë pushim 33-vjeçarin për ndeshjen e sotme me Genoan (ora 15:00).

Kjo do t’i jepte mundësi Strakoshës të rikthehej në portën bardhekaltër, të cilën e mbrojti me sukses për tri ndeshje radhazi nga 20 shtatori deri më 1 tetor.

21-vjeçari mori vlerësime pozitive për paraqitjet në humbjen kundër Milanit (2-0) dhe fitoret me Empolin (2-0) e Udinesen (3-0).

Pioli tregon nëse ka problem me yllin e Interit

Trajneri i ri i Interit, Stefano Pioli, është shprehur rreth çështjes se mesfushorit itlian, Antonio Candreva.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Lazios do ta ketë përsëri nën urdhëra mesfushorin që e kishte edhe tek Lazio.

Ata kishin probleme gjatë kohës së Piolit si trajner i Lazios,

” Candreva ? Nuk kam probleme me të, ai është një top mesfushor dhe jam i lumtur që e kam atë në ekip ” – tha Pioli. /Periskopi.com

Milani mposht Lazion

Periskopi.com Sporti

Milani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi përballë Lazios në kryendeshjen e javës së pestë në Serie A.

‘Rosonerët’ mposhtën skuadrën nga kryeqyteti italian me rezultat 2:0, me golat e Carlos Bacca i cili shënoi në minutën e 37 dhe golin e Mbaye Niang në minutën e 74.

Pas kësaj fitore Milani renditet në pozitën e tretë në tabelë me nëntë pikë, sa ka edhe Juventus me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Periskopi.com

Formacionet zyrtare: Milan – Lazio

Periskopi.com Sporti

Milani pret në shtëpi Lazion për të zhvilluar kryendeshjen e javës së pestë në Serie A.

Këto janë formacionet zyrtare:

Milan: Donnarumma; Calabria, Paletta, Romagnoli, De Sciglio; Kucka, Montolivo, Bonaventura; Suso, Bacca, Niang.

Lazio: Marchetti, Bastos, De Vrij, Radu, Basta, Parolo, Cataldi, Lulic, Milinkovic, Djorjevic, Immobile. /Periskopi.com

Liverpool shet Alberto te Lazio

Periskopi.com Sporti

Liverpool ka konfirmuar se ka shitur Luis Alberto te Lazio.

Futbollisti i ‘The reds’ i ka kushtuar italianëve 5 milionë euro.

Futbollisti në fjalë ka qenë pjesë e skuadrës nga Anfield Road nga viti 2013. /Periskopi.com

Liverpool shet Alberton te Lazio

Periskopi.com Sporti

Liverpool dhe Lazio kanë arritur marrëveshje për transferimin e Luis Alberto te kjo e fundit.

Lajmi është dhënë nga e përditshmja britanike ‘Daily Mirror, e cila raporton se vlera e këtij transferimi kap shifrën e 6 milionë funteve.

Anësori ka qenë i huazuar në tre sezonet e fundit,  ndërsa te ‘The reds’ ka zhvilluar vetëm nëntë paraqitje. /Periskopi.com

Largohet nga Lazio për shkak të Kosovës

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Lazios, Milan Bisevac është larguar nga klubi për shkak të Kosovës.

Portali serb ‘Alo.rs’ raporton se futbollisti serb i lindur në Mitrovicë është përplasur me drejtorin sportiv të Lazios, shqiptarin Igli Tare.

Arsyeja pse ka ndodhur kjo përplasje mes dy personave në fjalë thuhet të jetë Kosova.

Bisevac është transferuar te skuadra Metz e Francës.

bisevic                                                                   /Periskopi.com

 

 

Balotelli drejt Lazios

Periskopi.com Sporti

Mario Balotelli mund të përfundojë te Lazio.

Mediat europiane raportojnë se sulmuesi i Liverpoolit me gjasë do të kalojë shumë shpejt te skuadra nga kryeqyteti i Italisë.

Italiani nuk po arrinë të bindë drejtuesit e Liverpoolit që ta mbajnë atë në skuadër.

Në sezonin e fundit, Balotelli ishte i huazuar te Milani, mirëpo as atje nuk tregoi formën e duhur. /Periskopi.com