Policia e Kosoves

Ndeshja Shqipëri-Izrael, publikohen emrat e terroristëve që po bashkëpunojnë me policinë (Foto)

​Visar Ibishi dhe Flamur Gashi, janë dy nga 18 të arrestuarit e ditëve të fundit për terrorizëm në Kosovë, të cilët kanë pranuar të bashkëpunojnë me policinë dhe prokurorinë speciale atje.

Periskopi.com Lajme

ABC NEWS ka mësuar nga burimet kofidenciale pranë Drejtorisë së antiterrorit në Tiranë, se policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit, Ibishi dhe Gashi kanë pranuar të marrin statusin e bashkëpunëtorëve duke treguar me detaje planin e sulmit me eksploziv në Shkodër.

Nuk jepen shumë detaje për të dhënat e deklaruara, pasi burimet thonë, se ndodhen në fazën e verifikimit të thënieve të tyre. Ata thonë se Ibishi ka pranuar se ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me Lavdërim Muhaxherin dhe Ridvan Heqimin. Prej tyre të kanë marre urdhrat për sulm terrorist. Ata kanë treguar edhe veprimet konkrete që kanë kryer si në Kosovë e Shqipëri për të realizuar një sulm me eksploziv gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael në Shkodër.

Por zyrtarisht, policia e shtetit thotë se është në pritje të deklaratave të këtyre dy bashkëpunëtoreve, që të vijnë në rrugë zyrtare për të kryer edhe verifikimet konkrete në Shqipëri. Nga ana tjetër edhe burime nga Prokuroria për Krime të Rënda thonë se nuk kanë një informacion zyrtare për këtë fakt, por po presin materialet nga drejtësia e Kosovës.

Ajo që për hetuesit tashmë është saktësuar, janë lidhjet e disa nga 18 të arrestuarve në Kosovë me 4 të prangosurit në Shqipëri. Kontaktet mes tyre thonë burimet kanë qenë të vazhdueshme për shkak edhe të lidhjeve familjare, pasi Besart Peçi i arrestuar në Kosovë është kunati i ish-oficerit të forcave komando Medat Hasani i arrestuar në Shqipëri. Burimet thonë se edhe takimet mes tyre janë fotografuar në Shqipëri e Kosovë, por pritet të zbardhen detaje të reja në ditët në vazhdim. Për prokurorin shqiptare, 4 të arrestuarit në Shqipëri kanë rolin e mbështetësve dhe shoqëruesve të personave që do të vinin nga Kosova për të kryer akte terroriste në Shqipëri.

Lavdrim Muhaxheri

Edhe mediat izraelite thonë se Lavdrim Muhaxheri planifikoi terror ndaj tyre

Një nga liderët e organizatës terroriste ISIS, shqiptari nga Kosova Lavdim Muhaxheri është përgjegjës për planifikimin e një sulmi ndaj skuadrës kombëtare të Izraelit, shkruan sot agjencia izraelite e lajmeve Ynet News.

Periskopi.com Lajme

Mediet izraelite: Ky shqiptar planifikoi të sulmonte futbollistët e Izraelit

Sipas asaj që shkruan Ynet Neës, mbështetur tek një kërkim i gazetarit hulumtues nga Izraeli, Ronen Solomon, ushtari i Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, Lavdim Muhaxheri ishte njeriu kryesor që planifikoi sulmin ndaj futbollistëve të Izraelit.

“Gazetari hulmutues, Ronen Solomon, gjurmoi infrastrukturën terroriste shqiptare, e cila sipas tij, është e kryesuar nga Muhaxheri, një qytetar i Kosovës i cili shkoi në Siri për herë të parë në vitin 2012. Atje ai u bashkua me Jabhat al-Nusra, degë e Al-Kaedës në Siri”, shkruan Ynet News.

“Një vit më vonë, ai u kthye në Kosovë, ku u bashkua me komunitetit islamik lokal dhe filloi rekrutimin e militantëve. Më pas, si shumë të tjerë, ai u largua nga al-Nusra dhe u bashkua me ISIS-in. Atje, sipas vlerësimeve, ai është komandant i luftëtarëve shqiptarë”, shkruan më tutje agjencia izraelite, raporton Insajderi.

Katër myslimanë u arrestuan javën e kaluar në qytetin e Shkodrës, që ishte qyteti nikoqir i lojës Izrael-Shqipëri për kualifikueset e Kupës së Botës. Sipas forcave të sigurisë shqiptare, katër të dyshuarit janë arrestuar pas një informacioni të dhënë nga shërbimi i inteligjencës izraelite – Mossad.

Ndeshja Shqipëri – Izrael është zhvendosur të luhet në Elbasan Arenda dhe pritet të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.

Lavdrim Muhaxheri

Lavdrim Muhaxheri dha urdhër për sulm në ndeshjen Shqipëri-Izrael, dalin përgjimet

Katër shqiptarët e arrestuar në Shkodër si të implikuar me organizatën terroriste ISIS, kishin planifikuar të sulmonin stadiumin "Loro Boriçi"me eksploziv dhe më pas me automatikë, teksa do zhvillohej ndeshja Shqipëri-Izrael.

Periskopi.com Lajme

Urdhri për të kryer kasaphanën brenda dhe jashtë stadiumit ka mbërritur nga disa luftëtarë kosovarë që luftojnë për ISIS-in në Siri.

Lavdërim Muhaxheri, që drejton një batalion rekrutësh nga Ballkani dhe Ridvan Haqifi, po ashtu drejtues i një grupimi rekrutësh në Siri, kanë urdhëruar që të sulmohen të pafetë, (Izraelitët), ku të luanin futboll në stadium.

Qëllimi ka qenë për të kryer një skenar të njëjtë terrori si në Paris, kur ishte planifikuar të zhvillohej ndeshja e futbollit Francë-Gjermani.

Në komunikimet që Muhaxheri, Haqifi dhe disa persona të tjerë në Kosovë kanë mbajtur nëpërmjet “Skype”, është biseduar se duhet patjetër të sulmohet, pasi kështu ishte vullneti i profetit.

Muhaxheri dhe Haqifi, në bisedat e kryera mësohet të kenë pohuar se shteti i kalifatit, e ka miratuar këtë sulm dhe se sapo të kryhej, do merrte përsipër autorësinë e këtij akti, që siç e quanin ata,ishte i devotshëm.

Ndër të tjera, Muhaxheri dhe Haqifi, nëpërmjet urdhrave të tyre, që transmetoheshin tek celula e tyre në Kosovë dhe më pas kjo e fundit, ia transmetonte imamit të vetëshpallur Xhezair Fishti, kërkon me insistim organizimi i një sulmi me armë në burgun, ku qëndrojnë 9 personat e arrestuar dy vite më parë nga prokuroria e Krimeve të Rënda, mes të cilëve dhe dy imamët e vetëshpallur Genci Balla dhe Bujar Hysi.

Të dyja këto sulme, duhej ti kryenin dy celula, ajo kosovare dhe ajo shqiptare, njerëzit e të cilave duhet të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, fillimisht për të sulmuar izraelitët.

Në këto takime mes dy celulave, shqiptarët kishin zgjedhur berberin Ergys Faslija, mjekun Bekim Protopapa, Medat Hasani dhe imamin e vetëshpallur të një xhamie në Dibër, Xhezair Fishti.

Ky i fundit, ka qenë dhe personi që hynte dhe dilte në Kosovë, me argumentin e mbajtjes së ligjëratave në xhami dhe organizimeve fetare, Fishti, merrte urdhrat në Kosovë që vinin nga Muhaxheri e Haqifi, dhe më pas i transportonte këto urdhra tek celula e tyre në Shkodër.

Në bisedat e përgjuara, mes tyre SHISH dhe Prokuroria kanë konstatuar se anëtarët e dy grupeve shfaqin pakënaqësi ndaj sistemit, pakënaqësi ndaj dënimeve të disa imamëve në Kosovë dhe Shqipëri, madje u bëhet thirrje dhe lutje fetare që këto burgje të sulmohet patjetër, nëpërmjet hakmarrjes së tyre.

Gjithashtu në bisedat e përgjuara, kërkohet hakmarrje edhe për gjyqtarët që kanë dhënë këto vendime.

I gjithë materiali referues i nisjes së hetimeve dhe arrestimi në Shqipëri i 4 personave dhe Kosovë të 9 të tjerëve e 3 personave në Maqedoni, ka ardhur nga shërbimet inteligjente partnere, të cilat kanë fiksuar biseda për kryerje të akteve terroriste.

Për këto dyshime, është bërë edhe ndërhyrja për arrestimin e tyre për të evituar çdo incident të mundshëm si për lumturimin e 38 martirëve katolikë në meshën e Shkodrës ashtu edhe para dhe gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, që tashmë do të zhvillohet në Elbasan./ Shqiptarja