Latif Gashi nuk është në listën e PDK-së për deputet, tregon arsyen

Periskopi.com Lajme

Anëtari i PDK-së, Latif Gashi ka konfirmuar se nuk do të kandidohet për deputet nga radhët e kësaj partie për shkak të aktvendimit nga Gjykata e Apelit.

Gashi për lajmi.net ka thënë se ka vendosur ta respektojë vendimin e Gjykatës së Apelit edhe pse pretendon se ai vendim ka qenë i padrejtë.

“Po unë kam hequr dorë nga posti i kandidatit për deputet. Me siguri e dini se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit mandatin që shkojë, pas aktvendimit të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të cilin e kam respektuar”, ka thënë Gashi.

Ai gjithashtu e ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe pjesë e shtabit zgjedhor.

“E kam respektuar vendimin pasi 3 vite pas shpallje së aktvendimit Kushtetua e ndalin aktivitetin. Por do të jem anëtar i kryesisë dhe pjesë e shtabit zgjedhor, dhe do të kontribuojë dhe ftojë të gjithë qytetarët ta votojnë PDK-në”, ka deklaruar Latif Gashi.

Latif Gashi ka qenë i dënuar për kryerjen e krimeve të luftës ndaj popullatës civile nga Gjykata.

Reklamë
Reklamë

Lata lirohet nga burgu (Foto)

Është liruar nga burgu ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi.

Periskopi.com Lajme

Indeksonline ka siguruar fotografinë e parë pas lirimit ku Lata shihet në përqafim të familjes së tij.

Ndryshe, në vitin 2009, EULEX-i shpalli fajtor Latif Gashin “për krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur”.

Ai qe dënuar me 6 vite burg.

Ndërsa, që nga muaji mars ai kishte shkuar në burg për të mbajtur dënimin e mbetur, kur edhe kishte dhënë dorëheqje si deputet./ Periskopi

Reklamë
Reklamë