las-palmas

Futbollisti i La Ligas dënohet me nëntë muaj burg

Sulmuesi i Las Palmas, Sergio Araujo, është dënuar me nëntë muaj burgim, pasi refuzoi të bënte testin e alkoolit.

Periskopi.com Sporti

Araujo po ashtu është dënuar me mos leje për vozitje për dy vjet pas një incidenti që pati më 26 shtator, dy ditë pasi shënoi në barazimin 2 me 2 me Real Madridin.

Sipas raportimeve në Spanjë, ekipi mbrojtës i Araujos ka apeluar ndaj dënimit.

Araujo ka shënuar 25 gola në 43 ndeshje në ligë për Las Palmasin.

araujo

Futbollisti i La Ligas pritet të dënohet me burg

Futbollisti i Las Palmas, Sergio Araujo pritet të dënohet me burg, për shkak se ka dalë pozitiv në testin e alkoolit.

Periskopi.com Sporti

Lojtari në fjalë i shënoi gol Real Madridit në ndeshjen e fundjavës, e cila përfundoi baraz 2:2.

Mediat evropiane raportojnë se Araujo mund të dënohet nga 6 deri në 12 muaj burg. /Periskopi.com

lemops

Ja pse refuzova Barcelonën

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Las Palas, Mauricio Lemos ka zbuluar se ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar te Barcelona në afatin kalimtar të kësaj vere.

Klubi nga Camp Nou ishte përpjekur ta joshte 20-vjeçarin për t’u transferuar te kampioni aktual i La Ligas, mirëpo ai nuk ishte i interesuar të kalonte te katalunasit, për shkak se dyshonte se do të kishte hapësirën e duhur kohore për lojë.

“Ne po flasim për një nga klubet më të mira në botë. Në moshën 20-vjeçare dhe me ofertën në tavolinë, unë nuk do të gjeja shumë hapësira për të luajtur”, deklaroi Lemos.

“Mendoja se të qëndruarit në Las Palmas ishte opsioni më i mirë për mua. Në futboll mund të ndodhë çdo gjë, por tani jam duke menduar vetëm për Las Palmas”. /Periskopi.com