Labinot Tahiri i bindur se do bëhet kryetar i Ferizajt, tregon cilat vota i ka synim

Labinot Tahiri, kandidati i AKR-së për kryetar të Ferizajt, thotë se nuk do të shfrytëzojë famën si këngëtar që të marrë votat e qytetarëve të Ferizajt.

Periskopi.com Lajme

Në Interaktiv të KTV-së, Tahiri është shprehur se nuk beson që votat do t’i marrë për shkak të famës si këngëtar, por votat do t’i marrë për planin e tij dhe afërsinë me qytetarët.

“Nuk do ta shfrytëzoj famën e këngëtarit për vota. Nëse unë në të kaluarën kam bërë të këqija, njerëzit nuk do të votojnë. Ata do të më votojnë nëse kam bërë vepra të mira”, ka thënë ai.

Tahiri ka folur edhe për ndihmat humanitare me të cilat bëri bujë viteve të fundit dhe thotë se raportimet për mashtrime nga ana e tij janë false.

“Kemi organizuar koncerte edhe para se me pas Facebook. Unë e kam ndje si obligim kombëtar që të ndihmoj shqiptarët kudo që janë. Kurrë nuk kam marrë para në duar. Gjithçka i kam të shënuara”, ka thënë ai.

Labi s’ka të ndalur, pastron rrugët me traktor (Foto&Video)

Labinot Tahiri gjithmonë është i gatshëm të ndihmojë kur qytetarët kanë nevojë për këtë gjë.

Periskopi.com Lajme

Dhe pas borës që i bllokoi shumë rrugë nëpër Kosovë, këngëtari ka dalë për të ndihmuar në zhbllokimin e tyre.

Ai ka publikuar video dhe fotografi në rrjetet sociale duke treguar për punën e bërë.“Foto gjatë angazhimit të kësaj dite! Në disa fshatra kemi pastruar rrugët”, ka shkruar Labi pranë një fotografie ku ka pozuar para traktorit, ndërsa e ka quajtur edhe si ‘foto e ditës’.

“Krenarë me traktorin. Na i ka hapur rrugët si loçkë. Vazhdojmë nesër veç me punë e përkushtim”, ka shkruar këngëtari në një postim tjetër.

 

 

 

Labinot Tahiri

Edhe Labinot Tahiri i indijuar për murin në Mitrovicë, i gatshëm t’i ndihmojë qytetarët atje

Kënëgtari Labinot Tahiri, i cili tashmë e ka bërë publike kandidaturën e tij për kryetar të Ferizajt ka raguar për murin në Mitrovicë, i cili është duke u ndërtuar nga strukturat paralele.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se nuk ka fuqi për të bërë ndonjë ndryshim në këtë aspekt, por ka potencuar se qëndron afër qyetarëve të Mitrovicës.

Labi ka shrepur keqardhje ndaj luftëtarëve për vendin, e sot ndjehen të shqetësuar për këtë mur që pala serba ka filluar të ndërtojë mbi urën e lumit Ibër.

Postimi i plote i Labinot Tahirit:

MITROVICË E DASHUR!

Ne që nuk jemi banorë të atij qyteti mund të kemi të lehtë frymarrjen,, sepse nuk ua dim se sa e veshtirė është tua marrin pronat që dikur ua morrën, edhe ju vrisnin dhe tani ndertohet një MURË që më rënd nuk ka ku shkon!

Me vjen keq ndaj luftëtarëve që bën luften e drejtë për këtë vend, e sot ndjehen hala te shqetsuar për atë Murë e për atë vend!!!

E vertetë është që ne si popullatė jemi të habitur, por uroj që fundi të dalë mirë nga përkrahja e nderkombëtarëve duke mos na shkelur si Shqiptarë te Kosovës!

Fuqi nuk kam, por jam me ju afër i dashur popull shqiptarë i Mitrovices për këto shqetsime!

Me vjen për të qarë se si po vazhdon degradimi i vendit dhe njellosja e atyreee heronjeve dhe viktimave që vdiqen për Mitrovice, për Kosovë e pêr Shqipëri!!

Te shkruaj me shumë është e pa dobishme.

ZOTI NA DREJTOFTË, POR SI DUKET PA E DREJTUAR VETEN AS ZOTI NUK DO NA DREJTOJË.

Labinot Tahiri KOSOVĖ E SHQIPËRISË.

Labi ka një këshillë për fansat (Foto)

Labinot Tahiri, përveç se është i angazhuar si këngëtar, ai njihet edhe për projekte të shumta humanitare, duke organizuar shqiptarët që të dhurojnë para për shërimin e personave të sëmurë jashtë vendit.

Periskopi.com Limonada

Labi, i cili njihet edhe si humanist dhe njeri pozitiv, sot në Instagram ka publikuar një foto të shoqëruar me një thënie se është mirë që brendësia e shpirtit të duket dhe jashtë .

“Brendësia në shpirt, po u duk edhe jashtë është gjë e mirë! Ajo të krijon që të kesh njerëzit afër vetës edhe nga ata të cilët paragjykojnë njerëzit e në shumë raste veten tënde”, ka shkruar Labi në Instagram.

Ndërkohë, Liridona Gajtani prej Hajvalisë, e cila kishte nevojë për shërim jashtë vendit, u rikthye sonte (e martë) në Prishtinë. /Telegrafi/

labi

Labinot Tahiri gjen shpirtin binjak, ai del të jetë Behgjet Pacolli

Tahiri tashmë i është bashkuar AKR-së. Thotë se do bëhet kryetar i Ferizajt./ Periskopi

Periskopi.com Video

Labinot Tahiri i bashkohet AKR-së

Tahiri beson se do bëhet kryetar i Ferizajt. / Periskopi

Periskopi.com Video