labinot osmani

A po këndellet futbolli kosovar? Këtij futbollisti i ofrohet pagë marramendëse

Besa e Pejës prej javësh synon të ‘bombardojë’ në afatin kalimtar të dimrit, për të sjellë sulmuesin e mirënjohur, Labinot Osmani.

Periskopi.com Sporti

Gazeta Olle mëson se pejanët i kanë ofruar 20 mijë euro sulmuesit vushtrrias të Prishtinës, përfshfirë në këtë shumë edhe pagat që do të merrte për një kontratë njëvjeçare.

Osmani nuk kaloi momente të mira tek Prishtina në vjeshtë, duke qëndruar shumë herë edhe jashtë përfshirjes në protokoll.

labinot osmani

Labinot Osmani i bashkohet Ismet Munishit tek Drita?

Labinot Osamni është i gatshëm të largohet nga skuadra e Prishtinës për shkak të minutazhes së vogël që po gjen.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i njohur vushtrrias Labinot Osmani ka kontratë me Prishtinën deri në fund të dhjetorit.

Minutat e pakët në këtë sezon kanë bërë që lojtari të mendojë largimin pas skadimit të kontratës.

Për të vetëm sa kanë filluar të interesohen disa skuadra, ku njëra nga ato është edhe skuadra e re Ismet Munishit, Drita. Ismet Munishi dhe Labinoti kishin bashkëpunuar në të kaluarën në Llamkos Kosova ku ishin shpallur kampion të Kosovës në fubtoll.

Besa dhe Drita duan që ta sjellin në radhët e vet sulmuesin e njohur. /Periskopi.com

prishtina8

Sulmuesi i Prishtinës: Jemi pretendent për titull

Sulmuesi i Prishtinës, Labinot Osmani ka folur rreth garës për titull në Vala Super Ligën e Kosovës në futboll.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i njohur beson se skuadra e tij është favorite për t’u shpallur kampion në këtë sezon të Super Ligës.

“Mendoj se jemi pretendent për titull. Jemi njëra prej dy ose tre skuadrave më të mira”, deklaroi Osmani për Periskopin.

Ai u pyet edhe rreth rikthimit të formës dhe rezultateve të mira të Prishtinës, ku tha se kjo ka ardhur pas organizimit më të mirë.

“Për rikthimin pozitiv ka ndikuar organizimi më i mirë në klub dhe konkurrenca e lojtarëve. Këtë sezon kemi më shumë lojtarë”, shtoi ai.

Krejt në fund, ai përmendi skuadrat të cilat i sheh si rivale në garën për titull.

“Feronikeli, Besa dhe Trepça ’89 që po befason për të mirë, janë skuadra që janë në garë për titullin”, përfundoi ai.

Aktualisht, lider në Super Ligë është Trepça ’89 me 24 pikë, katër më shumë se Prishtina që gjendet në pozitën e dytë. /Periskopi.com