kabashi3

Kur Labinot Kabashi shfaqej në Camp Nou me flamurin e Kosovës (Foto)

Labinot Kabashi është grumbulluar me Përfaqësuesen e Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji, atë të mbrëmshmen ndaj Kroacisë dhe atë të së dielës ndaj Ukrainës.

Periskopi.com Sporti

16-vjeçari është pjesë e akademisë së Barcelonës dhe vlerësohet si talent me të ardhme të ndritur.

Nëpër mediat tona po qarkullon një foto ku Kabashi shihet të jetë dukshëm më i ri, por që në dorë mban flamurin e Kosovës në një ndeshje të Barcelonës në Camp Nou.

kabashi2/Periskopi.com

kabashi

Kosova fton futbollistin e Barcelonës

Labinot Kabashi po e shijon jetën – në moshën vetëm 16 vjeçe, mesfushori i ri i Barcelonës është ftuar që të luajë për Kosovën këtë javë. Por shumë fansa të klubit katalan do të pyesin: kush është ky përfaqësues i fundit që po del nga La Masia?

Periskopi.com Sporti

Ueb-faqja më e madhe e sportit në botë, Goal.com, ka botuar një shkrim për Kabashin.

Tregimi për të është shumë interesant. Kabashi ka lindur në Kosovë në vitin 2000 por është larguar nga vendi i tij i shkatërruar nga lufta me familje vetëm dy vjet më vonë për t’i ikur spastrimit etnik të shqiptarëve nga forcat serbe, transmeton Koha.net.

Territori i Kosovës më parë ishte pjesë përbërëse e Jugosllavisë, por që nga viti 2008, Kosova është pavarësuar dhe ka bërë paraqitjen e parë zyrtare në futboll në muajin qershor kundër Ishujve Faroe.

FIFA dha leje speciale për disa futbollistë që ta përfaqësojnë Kosovën, edhe përkundër faktit se të njëjtit kanë luajtur më parë për kombëtare tjera, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka qenë në kërkim të talenteve të rinj që do të mund të luanin për skuadrën e tyre. Dhe ata e gjetën një në La Masia.

“Në fillim mendova se po bënin shaka me mua”, ka thënë Kabashi për “Barca TV” kur u pyet për ftesën që iu bë atij, “por e kuptova se nuk ishte dhe u ndjeva shumë i lumtur. Jam krenar që jam në gjendje të luajë për Kosovën”.

Megjithatë, Kosova është një vend që nuk është njohur ende nga Spanja dhe rruga e mesfushorit shqiptar jo gjithmonë ka qenë e lehtë. I refuzuar nga CE Manresa, më në fund ai ia doli që të bashkohej me klubin tjetër të qytetit të tij, Gimnastic Manresa, ku Pep Guardiola e nisi karrierën e tij rreth 40 vjet më parë. Më pas ai u dërgua në La Masia nga Albert Benaiges në vitin 2010 dhe tani luan për skuadrën B të të rinjve të Barcelonës.

Progresi i tij u pengua më 2014 për shkak të një ndalese nga FIFA, por ia doli të kthehej në aksion vetëm dy muaj më vonë pasi dëshmoi se ai dhe familja e tij kishin jetuar në Spanjë shumë kohë më parë para se të merrej me futboll, transmeton Koha.net.

Burimet nga La Masia thonë se ai ka shkathtësitë e njëjta sportive sikurse të Andres Iniestas së ri dhe ftesa për Kosovën, si rrjedhojë, nuk është aspak befasuese. Në rast se paraqitet në ndeshjen kualifikuese kundër Kroacisë për Kampionatin Botëror, ai nuk do të jetë në gjendje që ta përfaqësojë Spanjën apo Finlandën (nëna e tij është finlandeze) në të ardhmen.

Për Kosovën, rëndësi tani ka ndërtimi i një ekipi për të garuar me skuadrat më të mira evropiane – dhe nuk kishte asnjë mënyrë që ta linin një Iniesta të ri t’iu rrëshqiste nga duart.