haliti

Pas Berishës, edhe një sulmues nga Australia dëshiron të luajë për Kosovën

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi nga Kosova i cili aktivizohet te skuadra australiane Newcaslte Jets, Labinot Haliti është shprehur i interesuar të përfaqësojë vendin e tij të origjinës, Kosovën.

30-vjeçari ka lindur në Prishtinë, mirëpo në vitin 1999 kishte shkuar bashkë me familjen në Australi.

Ai pret që të rikthehet së shpejti nga lëndimi aktual dhe thotë se do të mirëpriste ftesën për të luajtur për Kosovën.

“Së pari dua të riaftësohem 100 për qind dhe të ndihmoj klubin. A do të doja të luaja për Kosovën? Do të gënjeja po të thosha jo. Unë jam lindur në Kosovën, familjen e kam atje dhe synimi im është të luajë një ditë atje. Nuk kam besuar se futbolli i Kosovës do të ndërkombëtarizohet kaq shpejt”, tha Haliti. /Periskopi.com