sipet-780x439

Talenti kosovar në prova tek Real Madridi

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, por i lindur në Francë, Edi Kuka, i është nënshtruar të dielën provave me skuadrën e Real Madridit.

Periskopi.com Sporti

Ai ishte shumë i emocionuar që ishte në prova në një skuadër shumë të madhe si Real Madrid, që ka fituar 11 herë Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur që do të marr pjesë në prova te Real Madridi. I përshëndes të gjithë fëmijët e Kosovës dhe lojtarët e Madrid Soccer Academy. Jam shumë optimist”, është shprehur djaloshi nga Kosova, shkruan albinfo.ch.

Futbollisti 12-vjeçar i cili u përzgjodh si më i miri në Kosovë do t’i nënshtrohet provave për dy javë dhe më pas skuadra mbretërore do t’i kthejë përgjigje nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Evropës.

 

greizman

‘Greizman fans i zjarrtë i legjendës angleze’

Ylli i Atletico Madrid, Antoine Griezmann ka zbuluar se ai është një fans i çmendur i David Beckham.

Periskopi.com Sporti

Beckham kohë më parë u pensionua nga futbolli, por ai është një legjendë i Manchester Unitedit dhe futbollit anglez.

Griemzann thotë se ai ka blerë fanellën e Beckhamit dhe e mbanë atë në shtëpi.

“A kam fanellë të nënshkruar nga Beckham? Jo. I Kam blerë ato në një dyqan më fanellën e PSG-së dhe Los Angeles Galaxy. I kam vënë ato në shtëpi”, ka thënë Griezmann.

“Unë absolutisht jam një tifoz i tij. Ai ka treguar klas të lartë në fushë dhe jashtë fushës. Ai gjithmonë është i pastër, i veshur mirë, dhe unë më të vërtetë jam një tifoz i tij”, tha ylli francez.

reafas

Reali Madrid lideri i ri në La Liga (Video)

Real Madrid ka arritur fitoren e radhës në Bernabeu ndaj Leganes, me rezultat 3-0.

Periskopi.com Sporti

Zinedine Zidane kishte vendosur të mos startojë me Benzeman duke e zëvendësuar me spanjollin në formë, Morata.

Pas një aksion të gjatë të madrilenëve, ishte Bale i cili pranoi një assist nga Isco në miuntën e 38’. Vetëm pak minuta më vonë nga afërsia sërish Bale u gjend më së miri për të shënuar për 2-0 (45+1’).

Në pjesën e dytë Morata shtoi edhe një gol në vazhdën e dominimit, me asistim të Toni Kroos (76’).

Rezultati 3-0 ishte përfundimtar dhe me këtë fitore Real Madridi përforcon kreun në La Liga me 27 pikë në vendin e parë, pesë pikë më shuëm se Barcelona që sonte i shkon Sevillas në Ramon Sanchez Pizjuan. /Periskopi.com

baleaa

Real Madrid 2-0 Leganes, përfundon pjesa e parë (Video)

Real Madrid ka shtuar epërsinë në 2-0, në fund të pjesës së parë.

Periskopi.com Sporti

Ishte përsëri uellsiani Gareth Bale që shënoi, ku pas një tollovie në zonë pranë portierit u gjenden më së miri duke e dërguar topin në rrjetë për 2-0. /Periskopi.com

reali1

Formacionet zyrtare: Real Madrid-Leganes

Real Madrid është nikoqirë i skuadrës modeste Leganes.

Periskopi.com Sporti

Ky takim në letër është i lehtë për madrilenet por në realitet është ndrsyhe pasi skuadra Leganes mund të befasojë në Santigao Bernabeu. Takimi fillon nga ora 12:00. /Periskopi.com

Real Madrid:

 rfc

Leganes: Serenates, Bustinza, Mantovani (C), Martin, Machis, Gabriel, Szymanowski, Rico, Insua, Lopez, Perez.

la-liga-2-780x439

La Liga zgjedh më të mirët e sezonit, mungon ylli i Real Madridit

La Liga ka zgjedhur më të mirët për sezonin e kaluar 2015/16.

Periskopi.com Sporti

Portieri më i mirë i sezonit është zgjedhur slloveni i Atletico Madridit, Jan Oblak, pasi ka pranuar më së paku gola, duke qenë vendimtar në shumë ndeshje të skuadrës së tij.

Mbrojtësi më i mirë i sezonin vjen po ashtu nga skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, pasi është uruguaiani Diego Godin, që ka fituar çmimin e mbrojtësit më të mirë.

Çmimi i mesfushorit më të mirë të sezonin 2015/2016 në La Liga ka shkuar për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Ndërsa, sulmuesi më i mirë i sezonin të fundit është zgjedhur sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, duke mposhtur në këtë garë bashkëlojtarin e tij, Luis Suarez, i cili ka fituar ‘El Pichichin’ apo golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Luis Suarez u zgjedh futbollisti më i mirë i huaj i sezonit, por nuk ishte në gala mbrëmjen për ta pranuar çmimin, pasi skuadra e Barcelonës e ka bojkotuar këtë mbrëmje në shenjë proteste të ndarjes së pakët të çmimeve edhe pse ishin ata që fituan titullin kampion këtë sezon.

Futbollisti më i mirë i sezonit të fundit u zgjedh sulmuesi francez i Atletico Madridit, Antonine Griezmann. /Periskopi.com

iniesta

Kush është mesfushori më i mirë në La Liga?

Mesfushori kroat, Luka Modric, është zgjedhur mesfushori më i mirë në La Liga.

Periskopi.com Sporti

Ish lojtari i Tottenham Spurs, që nga transferimi i tij në Santigao Bernabeu është shëndrruar në një nga lojtarët kyq për “los blancos”, si dhe një nga më të mirët në botë në pozitën e tij.

Kroati është zgjedhur mesfushori më i mirë në ligë për sezonin 2015/16. /Periskopi.commodric.jpg-large

MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 26:  Manager Jose Mourinho of Chelsea watches from the bench during the Barclays Premier League match between Manchester United and Chelsea at Old Trafford on August 26, 2013 in Manchester, England.  (Photo by Matthew Peters/Man Utd via Getty Images)

Isha pranë rikthimit në Itali ose Spanjë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka zbuluar se ka mundur të rikthehet në Itali ose Spanjë para se të bënte zgjedhjen për të drejtuar gjigandin nga Old Trafford.

Portugezi sqaron arsyen e vendimit të tij për të kaluar te United, duke thënë se Premier Liga është speciale.

“Para se të nënshkruaja me Manchester United unë mund të rikthehesha në Itali ose në Spanjë. Mirëpo, Premier Liga është speciale”, deklaroi Mourinho.

“Objektivi ynë? Është e kotë të synoni të fitoni të gjitha ndeshjet, por ne do të luajmë për të fituar çdo ndeshje”. /Periskopi.com