Paralajmërohet edhe një mars i tensionuar politik

Qeveria ka përmendur fillimin e marsit, kur mund ta procedojë në Kuvend ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Periskopi.com Lajme

 

Megjithëse Komisioni për matjen e territorit nuk ka publikuar ende raportin final, ka qenë kryeministri Isa Mustafa që ka paralajmëruar riprocedimin e marrëveshjes, shkruan sot Koha Ditore.

Partitë në pushtet nuk kanë treguar nëse raporti i komisionit mund t’i bindë deputetët kundërshtues.

Por analistët nuk presin që verdikti i komisionit për matjen e territorit, i dyti pas atij ‘ad hoc’ ndërkombëtar të ndryshojë situatën me numra në Kuvend. Për t’i dhënë fuqinë e marrëveshjes ndërkombëtare demarkacionit, nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve (mbi 80 vota).

Përveç partive opozitare, janë edhe disa deputetë të partive në koalicion, të cilët nga fillimi kanë kundërshtuar versionin e Qeverisë për demarkacion, të cilët vazhdojnë të insistojnë se Kosova humb rreth 8 mijë hektarë në raport me Malin e Zi.

Demarkacioni rikthen gazin lotsjellës në Kuvend

Kryeministri Isa Mustafa paralajmëroi se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, parashihet të hyjë në agjendë në muajin mars të këtij viti. Reagimet kundër të partive në opozitë nuk vonuan as në orët e vona të natës ndërsa me demarkacionin pritet që në kuvend të rikthehet edhe gazi lotsjellës.

Periskopi.com Lajme

“Nuk ka argument më të fortë sesa ta dimë se sa është territori i Republikës së Kosovës pas gushtit të vitit 2015 dhe sa ka qenë deri më 25 gusht të vitit 2015 dhe para nënshkrimit të marrëveshjes me Malin e Zi”, tha Mustafa.

Thirrje që marrëveshja të kalojë kësaj radhe në Kuvend ka dërguar shpesh edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili përsëriti disa herë se liberalizimi i vizave tashmë është në duart e deputetëve të Kuvendit, dhe se demarkacioni mbetet i vetmi kusht për ta nxjerrë Kosovën nga bllokada për lëvizje të lirë.

Por, reagimet e partive në opozitë treguan se qëndrimi i tyre i vjetër, mbetet në fuqi. E që demarkacioni do të bllokohet dhe të mos lejohet të kalojë në Parlament “as kësaj radhe dhe së paku jo në këtë formë”.

Menjëherë, reagoi Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka deklaruar se i qëndron ende prapa kërkesës që kjo marrëveshje të kthehet në pikën zero.

“Tentimin e qeverisë që ta imponojë prapë këtë version të dëmshëm për shtetësinë e Kosovës nuk do ta presim duarkryq, por një përpjekje e tillë do të hasë prapë në rezistencën tonë të fuqishme”, tha ndër të tjera, zyrtari për informim në Vetëvendosje, Shkodran  Hoti, duke shtuar se versionin aktual të demarkacionit nuk e kanë pranuar as 205 mijë qytetarët të cilët kishin nënshkruar peticionin kundër demarkacionit”.

Qëndrime të palëkundura rreth kësaj çështje kanë shprehur edhe dy subjektet tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj, dhe e Nismës Valdete Dushinca, poashtu kanë apeluar te deputetët që mos ta votojnë këtë version të demarkacionit, duke shtuar se me këtë marrëveshje Kosova i humb mbi tetë mijë hektarë territor.

Një qëndrim të pandryshueshëm dhe të përsëritur ka edhe Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti i cili e kishte quajtur demarkacionin ‘marrëveshje të vdekur’ para pak ditësh, duke shtuar se ‘nuk e lejojmë ringjalljen e saj’, duke mos mohuar rikthimin e lotsjellësit në Kuvend.

Ndryshe, demarkacioni me Malin e Zi, mbetet një nga çështjet e vetme që kushtëzon liberalizimin e vizave për Kosovën. Pro demarkacionit ka apeluar të votohet edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, si dhe diplomatë të tjerë të vendeve të Quintit bashkë me zyrarë të lartë të Bashkimit Europian, shkruang gazetametro.

Duket qartë se përpos agjendës që demarkacioni të votohet në mars, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar në qëndrimet rreth tij. Së paku jo te partitë në opozitë, përveç nëse deputetë të koalicionit qeveritar nga PDK dhe LDK, kanë filluar të ndryshojnë mendje, për kalimin e demarkacionit në mars.

Megjithëkëtë, rikthimi i demarkacionit në Kuvend, bën të kuptohet se lehtë mund të rikthehet edhe dhuna dhe gazi lotësjellës bashkë me të.

Vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën, e cila mbrëmë i ndërpreu punimet për shkak të mungesës së kuorumit.

Periskopi.com Lajme

Pas mbështetjes në mënyrë unanime që iu dha ushtrisë së ardhshme nga deputetët, vazhdoi debati për disa projektligje, por nuk kishte kuorum për t’i votuar ato dhe kryeparlamentari u detyrua ta ndërpresë seancën, për të vazhduar sot.

LDK-ja protestë para Kuvendit, shefi i tyre brenda në seancë (Foto)

Derisa në po zhvillohet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për sigurime shëndetësore, gjatë të cilës edhe kryeministri Isa Mistafa paraqiti punën që Qeveria po bënë në këtë aspekt, të rinjtë nga partia e tij dolën të protestojnë ndaj mos punës së institucioneve për liberalizimin e vizave.

Periskopi.com Lajme

Të rinjtë e LDK- së me anë të një aktiviteti në mënyrë simbolike paraqitën izolimin që po u bëhet qytetarëve me mosliberalizimin e vizave.

Kryetari i forumit të rinisë së LDK-së, Fidan Rekaliu u bëri thirrje deputetëve që të shtyjnë përpara procesin e liberalizimit të vizave dhe t’i shohin vetëm interesat e tyre/Periskopi/

Nesër në Kuvend debati për FAK-un e interpelanca për Mustafën

Nesër, Kuvendi i Kosovës vazhdon punimet e seancës plenare të lënë në gjysmë të enjten.

Periskopi.com Lajme

Në rend dite janë 17 pika, në mesin e të cilave edhe debati për FAK-un dhe interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa për sigurimet shëndetësore.

R e n d i i d i t ë s

  1. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
  2. Votimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
  3. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë,
  4. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës,
  5. Debat parlamentar në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës, sipas kërkesës së deputetit Daut Haradinaj, i mbështetur edhe nga 10 deputetë tjerë nënshkrues,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-135 për ndërmjetësim,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-133 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214,
  12. Shqyrtimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ARE),
  13. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës,
  14. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,
  15. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.
  16. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen, të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të komuniteteve që nuk janë shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi1),
  17. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,
  18. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149 për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,
  19. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

Mbi 10 të vdekur nga protestat tronditëse në Pakistan, bombë jashtë Kuvendit

Policia pakistaneze deklaroi se një bombë e madhe ka shpërthyer në një protestë në qytetin e Lahores.

Periskopi.com Lajme

Raportet bëjnë me dije se shpërthimi ndoshi jashtë Kuvendit Punjab, duke vrarë mbi 10 njerëz dhe plagosur disa te tjere, përfishirë edhe policë dhe gazetarë  që mbulonin marshimin.

Shpërthimi gjithashtu shkatërroi disa automjetem dhe një rrugë e madhe qënë qendër të qytetit, shkruan “The Independent”.

Opozita e gatshme për rezistencë të fortë kundër Asociacionit dhe Demarkacionit

Partitë opozitare paralajmërojnë rezistencë të fortë për të mos lejuar kalimin në Kuvend të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ato thonë se nëse këto marrëveshje sillen në Kuvend do të rikthehet edhe gazi lotsjellës, shkruan sot, gazeta Zeri.

Periskopi.com Lajme

Deputetët e opozitës përsëri do të hedhin gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit të Kosovës nëse Qeveria e Kosovës e riprocedon në legjislativ Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Megjithatë, partnerët e koalicionit qeverisës këmbëngulin se këto marrëveshje do të miratohen në Kuvend.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se Kosova e ka për obligim ta themelojë Asociacionin.

“Ne e kemi obligim ligjor themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumice Serbe. Prandaj do të themelohet në harmoni me ligjin e vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Gecaj, duke shpresuar “se opozita është mbushur mend dhe nuk do t’i kthehet metodave primitive të politikëbërjes”. “Të shpresojmë se janë mbushur mend e nuk do t’i kthehen metodave të tilla primitive”, ka deklaruar Gecaj.

Sot, mblidhen pesë komisione parlamentare

 Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen pesë komisione parlamentare.

Periskopi.com Lajme

 

Duke filluar nga ora 10:00 mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione si dhe ajo e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të fillojë në orën 11:00, në të cilën i ftuar është ministri i MMPH-së.   Duke filluar nga ora 13:00, mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim.   Ndërsa në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, do të raportojë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni.

Deputetja Haxhiu: Furnzimi me energji katastrofal, KEDS-i po abuzon me qytetarët

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka alarmuar në Kuvendit e Kosovës për reduktimet me energji elektrike.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se gjendja me furnizimin të energjisë elektrike është katastrofale.

Ajo ka thënë se KEDS-i po i lenë qytetarët nga 24 orë pa energji elektrike dhe as falje s’ka kërkuar

Haxhiu ka thënë se KEDS-i është duke abuzuar me qytetarët.

“Gjendje e furnizimit me energji është katastrofale. KEDS-I po abuzon me qytetarët. Vetëm Gjakova ka mbetur 24 orë pa energji elektrike dhe as falje nuk ka kërkuar KEDS-i. A duhet edhe konsumatori tua kthej me të njëjtën, na falni nuk ua paguajnë faturat. Ku është Qeveria e cila hesht”, ka thënë Haxhiu në Kuvendin e Kosovës, raporton lajmi.net.

Haxhiu ka prezantuar edhe dy fatura të dy konsumatorëve, që sipas saj, njëra është 598 euro, dhe tjetra 950 euro.

“Rrjeti është në gjendje të mjerueshme dhe natyrisht humbjet janë të mëdha, e ai që pëson është konsumatori. Qytetarët po ashtu kanë protestuar për fatura të fryra, ne jemi të vetëdijshëm që mund të ketë ndonjë gabim, por asesi gabim kolektiv. Unë kam dy fatura 598 euro për një muaj dhe familja e dytë që ka 950 euro vetëm për një muaj, ky nuk është biznes. Qytetarët vazhdimisht kanë protestuar dhe asnjëherë nuk kanë marr përgjigje. Qeveria i mbyll sytë, dhe bëhet e zëshme me koncesionime”, ka thënë Haxhiu./Lajmi.net/

​Kryeministri Mustafa sot në interpelancë

Kuvendi i Kosovës sot mban senacën e radhës, ku kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të ketë dy interpelanca, të iniciuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Periskopi.com Lajme

Rendi i ditës së seancës së sotme:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë,

Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,

Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, i mbështetur edhe nga 14 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë,

Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës,

Debat parlamentar në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës, sipas kërkesës së deputetit Daut Haradinaj, i mbështetur edhe nga 10 deputetë tjerë nënshkrues,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-135 për ndërmjetësim,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-133 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214,

Shqyrtimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ARE),

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.

Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin  e këtij Projektligji  kërkohen,  të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të  komuniteteve që nuk janë  shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi1),

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149 për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

Qeveria injoron rezolutat e Kuvendit

Vendimet e Kuvendit janë obligative për Qeverinë, megjithatë ekzekutivi i vendit nuk po i respekton disa rezoluta të miratuara nga legjislativi. Vlerësohet se deputetët e koalicionit qeverisës për shkak të “nënshtrimit” ndaj shefave të tyre po pamundësojnë kontrollin e Kuvendit ndaj punës së Qeverisë.

Periskopi.com Lajme

Në këtë legjislaturë janë miratuar 7 rezoluta, ndërsa dy projektrezoluta të tjera kanë mbetur për votim nga seanca plenare e 19 janarit 2017, por pjesa më e madhe e këtyre nuk janë zbatuar nga Qeveria e Kosovës.

Në mesin e rezolutave të cilat nuk po zbatohen janë: Rezoluta për të Pagjeturit, pastaj ajo për Negociatat, për EULEX-in, si dhe rezoluta e fundit e cila kërkon që muri ilegal në veri të Ibrit të rrënohet gjatë muajit janar të këtij viti.

Subjektet opozitare thonë se tashmë është bërë praktikë që këto rezoluta të mos respektohen nga ekzekutivi. Kurse, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Kuvendi nuk po arrin ta luajë rolin e vet mbikëqyrës ndaj punës së Qeverisë. Ndërsa, përfaqësuesit e Qeverisë nuk kanë folur për këtë çështje./ Zeri

Kurti tregon pse nuk ka më gaz lotsjellës në Kuvend

Periskopi.com Video

Në seancën e parë të vitit 2017 në Kuvendin e Kosovës, sërish ofendime

Periskopi.com Uncategorized

Nuk ka vota për Rezolutën për Arsim

Ismajl Kurteshi, iniciues i interpelancës për Arsim, ka lexuar tekstin e Rezolutës duke thënë se janë pajtuar që ta procedojnë me 12 pika se ka koordinim nga të gjitha partitë politike.

Periskopi.com Lajme

Pikat janë: Arsimi të shpallet interes nacional dhe të rritet buxheti për këtë sektor; të rritet llogaridhënia; Qeveria e Kosovës të krijojë një fond të veçantë për sigurimin e burimeve njerëzore dhe infrastrukturës së nevojshme; Ministria e Arsimit të krijojë kushte për organizmin e studimeve në aspektin falkutativ; Të rishikohet dhe amendamentohet fusha ligjore në fushën e arsimit; ministri i Arsimit të raportojë për çdo tre muaj në Kuvend për gjendjen në arsim.

Këto janë pikat e propozuara nga VV dhe harmonizuara nga PDK, LDK, AAK dhe të tjera. Por, Rezoluta për arsimin nuk është votuar pasi që nuk pati kuorum. /KP/

Hoxhaj thotë se Serbia me këto veprime po rrezikon dialogun

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj duke folur në seancën e jashtëzakonshme për arrestimin e Ramush Haradinajt ka treguar të gjitha angazhimet e MPJ-së në lidhje me rastin Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë franceze për mundësuar që Haradinaj të lirohet sa më shpejt.

Hoxhaj tha më tej se Serbia ka rikthyer logjikën e politikës së Millosheviqit.

E për këtë arsye Hoxhaj tha se për këtë kanë marrë veprime reciproke në raport me Serbinë. Ai ka përmendur vendimin për ndalimin e presidentit serb Tomisllav Nikoliq që të hyjë në Kosovë.

Fillon seanca e jashtëzakonshme për Ramush Haradinajn, rekomandimet në fund

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme, ku po diskutohet për ndalimin e ish-kryeministrit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga policia franceze.

Periskopi.com Lajme

Vendimi për mbajtjen e seancës u mor të shtunën nga Kryesia e Kuvendit me kërkesë të grupit parlamentar të AAK-së.

Ramush Haradinaj është ndaluar më 4 janar në aeroportin e Baselit nga policia franceze, në bazë të një fletarresti lëshuar në vitin 2004 nga Serbia.

Pal Lekaj i cili a mbledhur 43 nënshkrime për këtë seancë ta se në fund të debatit do të vendoset për rekomandimet e sakta, pas qëndrimeve të secilit subjekt.

“Ndalimi i Haradinajt është i papranueshëm dhe është sulm i drejtpërdrejt që i bëhet shtetit të Kosovës nga Serbia. Mbajtja në paraburgim i Haradinaj është për ti dhënë kohë Serbisë që të plotësoj dosjen e tij”, tha ai, duk lexuar pikat kryesore të debatit./ Periskopi

Më 10 janar seancë e jashtëzakonshme për Ramush Haradinajn

Periskopi.com Video

Nesër mblidhet kryesia për Ramush Haradinajn, pritet të caktohet seancë

Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet për arrestimin ne kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, nga forcat franceze.

Periskopi.com Lajme

“Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, me këtë rend dite: Mbajtja në arrest e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë”, thuhet në kumtesë, përkitazi me rendin e ditës.

 

Nesër në ora 13:00 seancë e jashtëzakonshme për Ramush Haradinajn

Nesër në ora 13:00 seancë e jashtëzakonshme për Ramush Haradinajn

Nesër në ora 13:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të debatuar lidhur më arrestimin e ish- komandantit të UCK-së, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

AAK ka arritur t’i mbledhë nënshkrimet e nevojshme për të thirru këtë seancë, shkruan Gazeta Monitor.

Është raportuar gjatë ditës për iniciativën e Grupit Parlamentar të AAK për të thirrur këtë seancë të jashtëzakonshme.

Meqë janë siguruar nënshkrimet e nevojshme pritet që Kryesia të mblidhet në mëngjesin e ditës së shtunës.

Deputet tjetër kundër mëditjeve: Qytetarët të fundosur në varfëri

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritje të mëditjeve të deputetëve, e ka quajtur turp të vitit 2017.

Periskopi.com Lajme

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi i marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që të dyfishohen mëditjet e deputetëve për pjesëmarrje në seanca parlamentare, sipas tij, është turpi i vitit 2017.

“Është e turpshme dhe ofenduese kjo rritje dhe ky luks për politikanët e Kosovës, përderisa qytetarët e Kosovës janë të fundosur në ujërat e varfërisë dhe mosperspektivës. Unë si deputet i Kuvendit të Kosovës, mandatin e kaluar kam kundërshtuar, por edhe këtë mandat do ta kundërshtoj fuqishëm rritjen e mëditjeve. Jam për popullin, jam kundër luksit politik”, ka shtuar Kelmendi.