Këta janë deputetët e pozitës që po kundërshtojnë demarkacionin dhe shefat e tyre

Qeveria e Kosovës thotë se ka në planë që brenda kësaj jave të procedoj për herë të dytë në Kuvendin e Kosovës marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Mirëpo telashe për të arritur këtë qëllim  duket të mos shfaq vetëm opozita që po kundërshton fuqishëm këtë marrëveshje, e madje as mungesa e Listës Serbe, por disa nga deputetët e dy partnerëve të koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Periskopi.com Lajme

Deputetët e pa “bindur”,  të këtyre dy subjekteve më të mëdha politike në vend, disa të zëshëm e disa në heshtje kanë kundërshtuar versionin aktual të demarkacionit.  Ata ende nuk iu kanë bindur shefave të tyre për ta dhënë voton e tyre pro kësaj marrëveshjeje.

Në partin e Kadri Veselit, ndonëse jo shumë të zëshëm, aktualisht është numri më i madh i deputetëve kundërshtues. Nga emrat që më së shumti janë lakuar për afro dy vite prej se është nënshkruar marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, se nuk do ta hedhin votën e tyre për këtë marrëveshje janë Nait Hasani, Raif Qela, Labinotë Demi-Murtezi Rafet Rama e Shaip Muja.

Deri më tani këta deputetët nuk janë bindur nga shefi i tyre që ta përkrahin marrëveshjen e nënshkruar në Vjen të Austrisë, në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndërkaq ndryshe qëndron situata në partinë e të parit të Qeverisë, kryeministrit Isa Mustafa.

Ai duket t’ua ketë ngrehur “veshin” deputetëve të tij, pasi që pak prej tyre kanë kundërshtuar hapur këtë version të demarkacionit.

Më i zëshmi ndër ta, i cili është përpjekur që në mënyrë shkencore të paraqes të dhëna e fakte se ky version i shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, është i gabuar, është deputeti Shpejtim Bulliqi.

Ai madje ka pasur disa herë përplasje me shefin e tij të partisë, Mustafën përkitazi për këtë çështje.

Bulliqi për të argumentuar qëndrimin e tij kishte organizuar disa herë paraqitje publike, ku me anën të hartave e punimeve të ndryshme shkencore është munduar ta tregoj të kundërtën e marrëveshjes.

Atij kohëve të fundit i është bashkuar edhe bashkëpartiaktia e tij Melihate Tërmkolli, e cila ka thënë se nuk kupton qëllimin e kryeministrit se ku do të dal me këtë marrëveshje.

E deputetët të cilët kanë preferuar të mbajnë për vete qëndrimin e tyre lidhur me këtë çështje janë Vjosa Osmani e Arben Gashi, të cilët kanë hezituar ta paraqesin qëndrimin e tyre.

Ndërsa Armend Zemaj, Besa Gaxherri në të kaluarën kanë paralajmëruar mundësinë për të mos e votuar këtë demarkacion.

Në LDK ka edhe deputetët që i kanë rënë “pishman” fjalëve të tyre. Ata janë Anton Çuni dhe Adem Salihaj, të cilët patën thënë se do të votonin kundër demarkacionit. A ka pasur presion apo jo te këta dy deputetët kjo ende nuk dihet me siguri.

Përveç këtyre janë edhe dy deputetë të pavarur në Kuvendin e Kosovës e që tashmë kanë ndarë mendjen për çështje. Gëzim Kelmendi dhe Ilir Deda kanë dal haptazi kundër demarkacionit.

Presioni ndaj deputetëve nuk ishte vetëm nga shefat e tyre. Një presion të tillë ata e kanë pasur edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Sipas tyre demarkacioni me Malin e Zi duhet të votohet si i tillë, përndryshe ata kanë paralajmëruar se pikërisht deputetët që po kundërshtojnë këtë demarkacion do të jenë fajtorët që kosovarët do ta kenë të vonuar liberalizimin e vizave.

Se a do të kaloj ky version i demarkacionit me Malin e Zi dhe se a do të shkoj këtë javë kjo marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, një gjë e tillë mbetet të shihet në ditët në vijim.

Duli: Mosfunksionimi i Kuvendit e ka arritur kulminacionin

Drejtoresha e organizatës Iniciativa Kosovare për Stabilitet, Florina Duli tha për Radion Evropa e Lirë se mosfunksionimi i Kuvendit e ka arritur kulminacionin.

Periskopi.com Lajme

Ajo mendon se deputetët dhe vet Kuvendi si institucion, nuk janë duke kryer punën për çka janë të thirrur.

“Deputetët nuk kanë rrezikuar vetëm funksionimin e Kuvendit, por gjithë demokracinë e shtetit. Kuvendi dhe deputetët asnjëherë nuk kanë përfaqësuar interesin e qytetarëve, por vetëm interesat partiake. Do të thotë, llogaridhënia këtu dështon. Është çështja edhe te vet integriteti dhe te demokratizimi i brendshëm i partive politike, ku detyrohen deputetët të mos kenë integritet personal”, tha Duli.

Partitë politike opozitare kanë bllokuar disa herë seancat, duke përdorur dhe gazin lotsjellës dhe fishkëllima në sallën e seancave, në rastet e trajtimit të çështjeve si Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi apo çështje tjera që nuk janë mbështetur nga tabori opozitar.

Nesër seancë solemne në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës bënë të ditur se të enjten do të ketë seancë solemne.

Periskopi.com Lajme

Ajo pritet të fillojë në orën 10:40.

Periskopi.com raporton se në këtë seancë do të ketë adresim nga SH.T. Boris Johnson, Deputet i Parlamentit, Ministër i Punëve të Jashtme dhe të Komonuellthit të Mbretërisë së Bashkuar./ Periskopi