AAK NISMA

AAK e Nisma nuk pranojnë komision të ri për demarkacionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e kanë quajtur mashtrim të radhës, idenë e kryeministrit të Kosovës që të formohet një komison për të bërë matjen nëse Kosova ka humbur territor nga Demarkacioni me Malin e Zi.

Periskopi.com Lajme

Në komunikatën e dy partive opozitare thuhet se ky propozim tregon papërgjegjësi prej burrështetasit.

“Përpjekja e radhës e Kryeministrit Mustafa për të krijuar një komision gjeodetësh të tij, i cili do ta legjitimonte teorinë e tij se Kosova nuk ka humbur territor duke zbritur kufiri nga Cakorri në Kuqishtë dhe nga Kulla në Savino Vodë, është mashtrim ordiner dhe jo përgjegjësi prej burrështetasi që për qëllim ka ta zgjidh një çështje jetike për vendin në të cilin, ai e bart postin e kryeministrit”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, AAK e Nisma shprehen se pa shkarkimin e Komisionit Shtetëror nuk mund të bëhet asnjë komision tjetër.

“Nuk mund të behët asnjë komision pa u shkarkuar Komisioni „Meha“. Nëse ai paska vullnet për ta zgjidhur këtë çështje, së pari duhet ta pranojë dështimin e marrëveshjes për kufirin dhe më pastaj të krijojë një komision që ë trajton këtë çështje nga e para, e jo do farë komisionesh që as nuk dihet çka janë, as çfarë kompetencash kanë, por që për detyrë kanë ta legjitimojnë një marrëveshje që është në kundërshtim me terësinë tokësore të Shtetit të Kosovës”, thuhet në reagim.

Kryeministri Isa Mustafa gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se nëse është nevoja do të formojnë një komision për të bërë mbajtën nëse Kosova ka humbur territor, ku ka ftuar edhe opozitën të jenë pjesë e tij.

Naser Osmani / Foto: Kushtrim Ternava

Aktakuzë për keqpërdorim e 5 milionëve, por vendos për buxhetin e shtetit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Naser Osmani ka një aktakuzë të rëndë, është deputet i LDK’së, por kjo nuk ishte pengese që ai të jetë edhe kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës.

Teuta GASHI Lajme

Djaloshi i rrezikshëm i Halil Budakoves – kishte aktruar në filmat e Budakoves – del të jetë po aq i rrezikshëm edhe për partinë e tij, LDK’në.

Ata asnjëherë nuk ia kërkuan dorëheqjen, aq më pak ta shkarkonin nga posti i kryetarit të Komisionit, raporton Periskopi

Ai vet nuk e komenton këtë çështje, flet vetëm për aktakuzën ndaj tij, që e quan drejtësi selektive.

Analistët dhe monitoruesit e Kuvendit vlerësojnë se ai nuk do të duhej të ishte në krye të Komisionit për Buxhet, të paktën për çështje morale, meqë partia në të cilën ishte kandidat, LDK, nuk po ka guximin ta shkarkojë.

Osmani për Periskopi.com thotë se ai akuzohet për votim që ka bërë në vitin 2010 për lirimin nga mbikëqyrja e fabrikës “FAN” në Podujevë.

Ai vlerëson se votimi është e drejtë e garantuar e secilit.

Por, i pyetur se çfarë ndodh kur vërtetohet që dikush voton i ndikuar, ai tha se ndaj tij është bërë drejtësi selektive

Nuk ka pranuar të deklarohet sa i përket dorëheqjes së mundshme nga Komisioni parlamentar për buxhet dhe financa.

Në anën tjetër, monitoruesi i Kuvendit të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Albert Krasniqi thotë për Periskopi. com se Osmani do të duhej të jepte dorëheqje për shkaqe morale.

Madje sipas tij, marrëveshja e partive në koalicion PDK-LDK për largimin e ministrave që kanë aktakuzë do të duhej të vlente edhe për kryetarët e Komisioneve Parlamentare.

“Naser Osmani ende nuk është shpallë fajtor, vlen prezumimi i pafajësisë. Kjo do të duhej të ishte çështje e partisë, ata të përcaktoheshin që të mos mbajnë në poste njerëz me aktakuzë. Por për shkaqe morale ish dashtë më dhanë dorëheqje”, thotë Krasniqi.

Edhe analisti Imer Mushkolaj mendon se Osmani do të duhej të jepte dorëheqje.

Mushkolaj për Periskopi.com thotë se partitë politike në koalicion do të duhet t’i pastrojnë institucionet nga njerëz të dyshuar dhe të akuzuar për vepra penale.

“Është demagogji të flasësh për luftimin e krimit e të korrupsionit, si dhe për institucione demokratike, ndërkohë që në to mbajnë poste njerëz të inkriminuar e me aktakuza. Të tillët do të duhej të jepnin dorëheqje ose të shkarkoheshin nga partia, por fatkeqësisht në Kosovë kjo nuk ndodh”, thotë Mushkolaj.

Madje sipas Mushkolajt, brenda LDK-së ekzistojnë struktura dhe individë të ndryshëm, të cilët edhe i mbrojnë të tillët si Osmani.

“Por, LDK do të duhej ta gjente vullnetin për të vepruar në të mirë të ligjit dhe të institucioneve”, thotë ai.

Ndryshe, bashkë me deputetin Naser Osmani të akuzuar janë edhe Bahri Shabani, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu, Melita Ymeraga, Agron Kamberi, Adrian Kelmendi dhe Agim Deshishku.

Përveç Agim Deshishkut, që është blerës i ndërmarrjes “FAN” në Podujevë, të gjithë të akuzuarit e tjerë ishin zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në kohën për të cilën akuzohen.

Sipas aktakuzës Naser Osmani e Bahri Shabani ngarkohen se në bashkëkryerje me persona tjerë zyrtarë dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, nuk e kanë përmbushur këtë detyrë duke ia mundësuar përfitimin e kundërligjshëm pasuror vetes ose tjetrit, përkatësisht blerësit të Ndërmarrjes së Re “FAN-Podujevë”, Sh.P.K. të pandehurit Agim Deshishku në vlerën rreth 5.400.000.00 euro.

Blerësi i kësaj fabrike sipas kontratës me AKP-në duhej të bënte investime në të. Osmani e Shabani akuzohen edhe se si anëtarë të Bordit Drejtues të AKP-së kanë vendosur dhe votuar “për” që investimet e bëra jashtë hapësirave të ndërmarrjes të pranohen si investime brenda saj, duke liruar Ndërmarrjen e Re “FAN-Podujevë” nga monitorimi i AKP-së dhe kushtet e Marrëveshjes së Zotimeve.

Me këto veprime prokuroria pretendon se Osmani e Shabani kanë kryer keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Edhe Shkelzen Lluka, Naim Avdiu, Melita Ymeraga, Ardian Kelmendi dhe Agron Kamberi në cilësinë e personave zyrtarë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit akuzohen si Osmani e Shabani në lidhje me përfitimin e paligjshëm të vetes ose blerësit të fabrikës “FAN” të Podujevës.

Lluka e Avdiu akuzohen se nuk ndërmorën masa edhe për zbatimin e  kontratës mes AKP-së e blerësit të fabrikës “FAN”.

Melita Ymeraga, Ardian Kelmendi dhe Agron Kamberi ishin përgjegjës për monitorimin e investimeve të blerësit të ndërmarrjes “FAN”, ndërsa ata ngarkohen se “nuk kanë kontrolluar dhe monitoruar investimet e raportuara nga investitori, nuk kanë verifikuar deklarimet për investime, nuk kanë bërë monitorimin fizik të investimeve kapitale, verifikimin e dokumentacionit financiar të investimeve kapitale dhe zotimeve për punësim,”.

Agim Deshishku, blerësi i fabrikës “FAN” akuzohet se mashtroi zyrtarët e AKP-së me paraqitje të rreme ose fshehje të fakteve, duke i shtyrë ata të veprojnë në dëm të pasurisë dhe punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Deshishku akuzohet për mashtrim, legalizim i përmbajtjes së rreme dhe shmangie nga tatimi./ Periskopi

kadri_veseli_3

Veseli: Seanca për Astritin do të mbahet më 14 dhjetor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se më 14 dhjetor Grupi Parlamentar i PDK-së do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme për Astrit Deharin.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se duhet të dihet se pse djali i një veprimtari është mbajtur në burg, deri sa tre persona të tjerë kanë qenë jashtë burgut ani pse akuzoheshin për vepër të njëjtë, terrorizëm.

“Më 14 dhjetor PDK-ja do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme. Në rend të parë dihet e vërteta ajo që është. Të njëjtën kohë të kërkohet pse sistemi i brishtë i drejtësisë mban një djalë të një veprimtari në burg veç pse ka qenë i ardhur nga Kumanova e tre të tjerë i lë jashtë për të njëjtën aktakuzë”, është shprehur Veseli./Indeksonline/

KUVENDI

Kuvendi shpenzon dy mijë euro për 28 Nëntor, nuk dihet qëllimi (Dokument)

Për nder të festës zyrtare të flamurit, Kuvendi i Kosovës ka vendosur të shpenzoj nga buxheti i shtetit para për të festuar këtë festë.

Periskopi.com Lajme

 

Madje u mor edhe vendimi nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, që e hëna të jetë ditë zyrtare pushimi, shkruan Indeksonline.

E për ta pritur këtë festë deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të shpenzojnë rreth 2 mijë euro nga buxheti i  shtetit.

Njoftimi bëhet i ditur në faqen zyrtare të tenderëve, në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

Mirëpo, në kontratë nuk është specifikuar se për ç’shërbimesh bëhen fjalë, pasi në përshkrimin e shkurtër të lëndës nuk ipet asnjë detaj nga më i vogli.

“MEGA MEDIUM, NTSH1”, është kompania të cilës i është besuar tenderi, ndërsa duket të ketë qenë e vetmja në garë.

Data e dhënies së kontratës është bërë me 23 të këtij muaji, ndërsa nënshkrimi i saj është bërë me 24 nëntor. /Indeksonline

obiliqi-ndot4

Kuvendi të mërkurën pritet ta miratojë Projektligjin për Obiliqin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me të cilin diskutoi për Projektligjin për Zonën e Rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

Ky projektligj ishte hartuar nga Kuvendi dhe miratimi i tij pritet të bëhet në seancën e 30 nëntorit.
Veseli dhe Gashi theksuan rëndësinë e madhe që ky projektligj ka për qytetarët e Komunës së Obiliqit, të cilët janë duke pësuar jashtëzakonisht shumë në shëndetin dhe mirëqenien e tyre nga efektet e ndotjes industriale.

Veseli ka thënë se përveç mbrojtjes së ambientit dhe shëndetit të qytetarëve, ligji parasheh edhe një klauzolë, e cila i mundëson Komunës së Obiliqit të përfitojë financiarisht 20 për qind nga vlera e tatueshme si fitim.

KUVENDI

Ja sa deputetë të koalicionit qeverisës nuk do ta votojnë demarkacionin

Përveç opozitës e cila në tërësi nuk e voton marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, votë kundër kësaj marrëveshje ka edhe në dy partitë më të mëdha në vend.

Periskopi.com Lajme

 

Burime të ‘Indeksonline’, brenda këtyre dy grupeve më të mëdha parlamentare në Kuvend bëjnë më dije se janë se paku 10 deputetë nga dy partitë qe janë shprehur kategorik në kundërshtim të demarkacionit.

Numri më i madh i tyre vijnë nga LDK.

Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, po tregohet i pafuqishëm për t’i bindur disa deputetë të LDK-së  për të votuar demarkacionin.

E në anën tjetër, zyrtar qeveritar kanë deklaruar se do të punojnë me deputetët për t’i siguruar votat e mjaftueshme për të kaluar demarkacionin.

I pari i Ekzekutivit ka paralajmëruar se gjatë muajit dhjetor marrëveshja për demarkacion mund të kthehet sërish në Kuvend, në mënyre qe të zinën afatet për liberalizim të vizave. Ndërkohë nuk dihet, nëse qeveria mund të llogarisë në votat e Listës Serbe për demarkacionin, pasi kjo e fundit tash e gati dy muaj është duke i bojkotuar institucionet e Kosovës.

I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, Shpejtim Bulliqi, deputet i LDK-së thotë se deri më tash askush nga partia nuk e ka takuar për të folur për çështjen e demarkacionit.

“Unë e kam dhënë mendimin profesional dhe atë ditë se kur do të vjen demarkacioni në Kuvend do ta them qëndrimin tim politikë, i cili është shumë normal qe nuk dallon nga mëndmi profesional”, ka thënë Bulliqi.

Bulliqi thotë se nuk e dinë se cili është qëndrimi i deputetëve tjerë të LDK-së për demarkacionin.

“Nuk e di situatën si qëndron në grupin parlamentar dhe mund të gabojë në vlerësim, tash presim nëse vjen në Kuvend aty do të merret vesh gjithçka”, ka shtuar ai.

Kundërshtari më i zëshëm i demarkacionit nga radhët e pozitës thotë se kanë pasur biseda kolegiale me deputetë të LDK-së ku është përpjekë të ju jep sqarime për disa pika të interesimit.

Megjithatë ai thotë se mbetet në domenin e tyre si do të votojnë pasi vota është e pavarur.

veseli-e-haliti

Skandaloze: Kadri Veseli krye në veti ia ndan 18 mijë euro Xhavit Halitit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me vendim personal dhe pa mbështetje ligjore ia ka ndarë 18 mijë euro nga paratë e taksapaguesve bashkë partiakut, njëherësh nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, raporton gazeta Fjala.

Periskopi.com Lajme

Këto mjete, mësohet se i janë dhënë për trajtim mjekësor jashtë vendit, përkundër faktit se Kuvendi nuk ka një linjë zyrtare buxhetore për raste të tilla të deputetëve.

E vetmja rrugë ligjore është ajo përmes Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përkrah qytetarët që nuk kanë mundësi ti mbulojnë shpenzimet për shërim jashtë vendit.

Mirëpo ky nuk del të jetë rasti edhe për nënkryetarin e Kuvendit, i cili në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se posedon pasuri të majme.

Haliti ka 110 mijë euro para të gatshme në bankë, 30 mijë euro të hyra vjetore nga Kuvendi dhe është aksionarë në dy kompani private.

foto 2 haliti

E pavarësisht kësaj, kolegët e tij dhe ata që e monitorojnë punën e legjislativit thonë se deputeti Haliti u ndihmua financiarisht, ani pse qindra rasteve tjera të qytetarëve në nevojë presin në listë.

Ndarja e 18 mijë eurove joligjore

Gazeta Fjala ka siguruar një kopje të raportit të fundi të Kuvendit, ku thuhet se shuma prej 18 mijë eurove është futur tek kategoria e subvencioneve, praktikë kjo e pazakontë për Kuvendin dhe e pambështetur ligjërisht.

Aty nuk sqarohet se për çfarë arsye i janë ndarë këto mjete Halitit.

foto 1 haliti

Mirëpo anëtarja e Kryesisë se Kuvendit, Aida Dërguti, për Gazetën Fjala, ka sqaruar se është në dijeni për këtë rast.

Sipas saj, këto para Halitit i janë ndarë për trajtim mjekësor jashtë vendit, megjithatë mohon se ka pasur një vendim të kryesisë për këtë punë.

Vendimi thotë Dërguti është kryekëput i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

“Sipas dokumenteve zyrtare subvencioni për intervenim kirurgjik jashtë shtetit i është ndarë kolegut tonë Xhavit Halitit me vendim të kryetarit Kadri Veseli. Një vendim i tillë nuk është marrë në kryesi”, ka thënë Derguti për Gazetën Fjala.

Aida Derguti ka pranuar se një vendim i tillë nuk ka mbështetje ligjore, porse është bërë edhe në të kaluarën, në raste kur ka pasur nevojë për trajtim mjekësor të ndonjë deputeti.

“Meqë nuk ka mbështetje ligjore ky vendim është futur tek kategoria e subvencioneve”, ka thënë Dërguti.

E vetmja mundësi ligjore për këso rastesh është ajo përmes Ministrisë se Shëndetësisë, ku ekziston linjë e veçantë buxhetore, ku mund të kenë qasje të gjithë qytetarët që kanë nevojë.

Albert Krasniqi nga KDI thotë se as rasti i Halitit apo kujtdo tjetër nuk do të duhej të bëjë përjashtim nga kjo rregull.

“Normalisht një gjë e tillë nuk ish dashtë me ndodh, pasi ka institucione, si Ministria e Shëndetësisë që e ka një buxhet të veçantë për trajtim të pacientëve jashtë vendit nëse këto nevoja nuk mund të mbulohen nga institucionet shëndetësore në vend”, thotë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, edhe deputetët, sikur çdo qytetar, duhet t’iu nënshtrohen këtyre rregullave.

Kuvendi fsheh vendimin për Halitin

Gazeta Fjala ka kërkuar një kopje të këtij vendimi, për një javë rresht nga Kuvendi dhe kabineti i krye kuvendarit, por të dyja palët, nuk kanë pranuar ta bëjnë publik.

Ndërkohë të gjitha vendimet që i merr kryetari dhe kryesia e Kuvendit duhet të publikohen në faqen zyrtare të Kuvendit. Aty figurojnë të gjitha vendimet varësisht prej kohë kur janë marrë, por jo edhe ai për Halitin.

Një vendim i tillë për subvencionim nuk përmendet fare as në procesverbalet e Kryesisë së Kuvendit, ndërkohë që aty figurojnë të gjitha vendimet për subvencionet tjera të ndara gjatë gjashtë mujorit të këtij viti.

I kontaktuar disa herë nga Gazeta, sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi, nuk ka pranuar të jap detaje, duke aluduar se kjo është punë e kryesisë.

“Ne e kemi zbatuar vendimin e kryesisë”, ka thënë shkurt për këtë rast, Krasniqi.

Kur Gazeta ka kërkuar një kopje të vendimit, Krasniqi ka thënë se fillimisht do të konsultohet me kabinetin e krye kuvendarit. Por pas kësaj telefoni i tij ka qenë i pa qasshëm.

Gazeta ka kontaktuar edhe Xhavit Halitin. Telefoni i tij personal dhe ai në zyrë ka qenë i pa qasshëm./Gazeta Fjala/

Kryesia e Kuvendit

S’ka seancë për Astrit Deharin se paku edhe një muaj

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka mbajtur sonte mbledhjen e radhës, në të cilën ka vendosur që Kuvendi, më 30 nëntor, në orën 10:00, të mblidhet në seancë të rregullt plenare, si dhe ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë.

Periskopi.com Lajme

Mbledhja e kryesisë, u mbajt të enjten, në orët e vona, e burime të Periskopit, bëjnë të ditur se kjo është mbajtur me qëllim para se të dilte autopsia e Astrit Deharit, ku do të kërkohej seancë nga Vetëvendosja, ngase ajo që u kërkua, u tërhoqën shumë nënshkrime me arsyetimin se drejtësia nuk e ka dhënë fjalën e fundit.

E si rrallëherë, për të mos thënë kurrë, kryesia cakton seancë, për të martën e 30 nëntorit, që mbahen të enjteve, dhe cakton për dy javë më vonë, që gjithmonë ndodh vetëm dy më së shumti tre ditë para.

Pikat që do diskutohen në seacnë e 30 nëntorit, do të shqyrtohen disa projektligje, raporte vjetore, rekomandime dhe propozim-vendime.

Ndryshe, në mbledhjen e kryesisë, që e shtyu kaq shumë seancën e radhës, nuk morën pjesë Vetëvendosja, e sipas llogarive seancë për Astrit Deharin edhe nëse mblidhen nënshkrimet nuk mund të mbahet edhe së paka një muaj.

Në seancën e 30 nëntorit këto janë në rend dite:

Pas pikave të rregullta, kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në seancën e 30 nëntorit Kuvendi do të shqyrtojë për herë të parë shtatë projektligje: Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore, Projektligjin për kontrollin e brendshëm të financave publike, Projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor,

Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë, si dhe Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Kosovë. Nëse kalon procedurat e parapara parlamentare, ndërkaq, në këtë seancë do të shqyrtohet edhe Projektligji për Obiliqin.

Kuvendi do të vazhdojë punën me shqyrtimin e dytë të dy projektligjeve: Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesa dhe Projektligjit për akreditim. Më pas, deputetët do ta shqyrtojnë raportin vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, si dhe raportin vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, për vitin 2015.

Po ashtu, do të shqyrtohet edhe Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017, si dhe dy propozim-vendime: propozim-vendimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a., si dhe për caktimin e kompensimeve për kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit për Trashëgimi Kulturore. Në fund, pritet shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit ad-hoc për zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi nismën legjislative të Projektligjit për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e hartuar nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, si dhe nismën legjislative të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158, hartuar nga deputeti Shaip Muja, i mbështetur edhe nga 5 deputetë të tjerë, të cilat iu dërguan qeverisë për mendim.

U miratua, gjithashtu, edhe rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesat buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2017-2019 në bazë të Qarkores së dytë buxhetore të Ministrisë së Financave 2017/02.

Në këtë mbledhje, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj./ Periskopi

duda-2-e1479396604987-780x439

Deputetja kosovare vjen me poza joshëse (Foto)

Ajo është një prej deputetëve më të bukura të Kosovës.

Periskopi.com Limonada

Bëhet fjalë për Duda Balen, e cila është edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Së fundi, deputetja prej radhëve të komunitetit boshnjak ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Facebook, transmeton Telegrafi.

Bale shihet mjaft seksi dhe joshëse me syze teksa bën një fotografi ‘selfie’.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që ka publikuar poza të tilla, të cilat kanë marrë shumë ‘like’ dhe komplimente deputetja kosovare. /Telegrafi/

duda

duda-2

duda-3

Kuvendi i Kosoves

Ende s’ka filluar seanca e paralajmëruar, mungojnë deputetët

Ende s’ka nisur seanca për votimin në lexim të dytë të Projektligjit për Trepçën.

Periskopi.com Lajme

Ndonëse kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kishte thirrur për në orën 20:30 që të rinisë Seanca në të cilën do të votohej në lexim të dytë Projektligji për Trepçën.

Gazetarët e në Kuvend bëjnë me dije se disa deputetë kanë mbërritur në sallë, por ende jo të gjithë. Madje, u tha që do të mbahet edhe seancë e jashtëzakonshme për arrestimin e Nehat Thaqit.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ka pranuar amendamentet nga deputetët dhe Grupet Parlamentare dhe ka shqyrtuar ato.