Nesër në Kuvend ndodh diçka e jashtëzakonshme, deputetja e AAK-së e zbulon çka (Video)

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu e ftuar në emisionin Kontakt të Tribuna Channel thotë se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj vazhdon të ketë mbështetjen e popullit.

Periskopi.com Lajme

Ajo thotë se nesër do të dalin me një rezolutë që të pezullohen bisedimet deri në pastrimin e listave të INTERPOL.

Deputetja i ka bërë thirrje deputetëve ta mbështesin këtë rezolutë se i tejkalon kompetencat partiake për arsyen se është në të mirën e Kosovës.

Kurti tregon pse nuk ka më gaz lotsjellës në Kuvend

Deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në debatin që u zhvillua sonte në Kuvendin e Kosovës për arrestimin e aktivistëve të LVV-së, tha se ndaj Vetëvendosjes janë përdorur forcat policore, policia më elite FIT.

Periskopi.com Lajme

“Mbaj mend si më arrestuan mua, me Njësi antiterror dhe më dërguan në burgun e sigurisë së lartë në Gërdoc të Llapit dhe më liruan për tri javë e gjysmë. Si është e mundur kjo? Vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për asociacionin më liruan, menjëherë. Andaj, si mos të jetë kjo drejtësi e selektive”, ka thënë Kurti, përcjell ksp. “Sulmet dhe vrasja e heroit Enver Zymberi, nuk janë quajtur sulme terroriste. Dy herë në dy dhomat e dëshmive në polici ka pasur vjedhje dhe asnjë herë nuk janë zbuluar rastet dhe s’është gjykuar askush”, tha Kurti.

Ai po ashtu pyeti se përse, nuk ka gaz lotsjellës sot këtu në Kuvend? Sepse ka vdekur “zajednica”. “Ne nuk hedhim gaz lotsjellës pa e sjell ju këtu ‘Zajednicën’ dhe ‘demarkacionin’”, tha Kurti.

Hyseni: Për të vetmen gjë që më ka ardhur keq është komunikata e Vetëvendosjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për arrestimet e aktivistëve të Vetëvendosjes, theksoi se ky institucion i cili ka vënë rregullat e institucioneve për rend dhe ligj, në të njëjtën kohë, edhe pse Kuvendi i ka dhënë ingerencë me ligje të aprovuara secilit institucion për rend dhe ligj, është e drejtë po ashtu e këtij institucioni nëse do të debatojë ose hamendësojë në atë që vet e ka përcaktuar për institucionet e pavarura për rend dhe ligj.

Periskopi.com Lajme

“Ky debat si ky ka mundur të bëhet edhe në tetor, sa më përket mua, këso lloj debatesh munden me u mbajt për çdo ditë. U fol për shumë dikastere, normalisht se nuk mund të foli për të gjitha. Unë e kam të shenjt që mos të jap urdhra politik, qoftë edhe në polici për qëllime politike. Po theksoj, se kemi një polici të shkëlqyeshme, të cilën duhet ta ndihmojmë drejt përsosjes dhe perfeksionimit. Pikërisht për shkak të mos përzierës time në polici të hetuesisë, nuk e kam bërë as një lëvizje të vetme për arrestimet. E vetmja gjë që kam ndier keq ardhja ka qenë komunikata e LVV-së”, tha Hyseni.

Aksion i Vetëvendosjes në Kuvend (Foto)

Në debatin që është duke u zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, deri sa mbante fjalën Albulena Haxhiu, dy deputetë të LVV-së, mbajtën një pano para deputeteve me fotografi të zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Në pano përfshiheshin ministri i MPB-së, Skender Hysnei, drejtori i policisë Shpend Maxhuni, drejtori i RTK-së, Mentor Shala, Ridvan Berisha, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ish prokurori Syle Hoxha, e të tjerë.

16129651_10209831092847253_2044672155_o 16145292_10209831092047233_26966764_o

Përplasje mes deputetëve Selimi e Beqiri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i ka quajtur hipokrizi fjalimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, veçanërisht ata të PDK-së.

Periskopi.com Lajme

Selimi tha se ngushëllimi më i mirë për familjen Dehari do të ishte sjellja e së vërtetës së rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Selimi e ka quajtur koalicionin aktual qeverisës “të poshtër”, duke thënë se rasti i Deharit është politik, ashtu siç ishin edhe tentim atentatet ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Kosova ka pasur qeveri e pushtete të ndryshme, por qeveri ma të poshtër si kjo, Kosova nuk ka pas asnjëherë deri më sot”, u shpreh Selimi.

Pas fjalimit të tij, pati edhe replika nga shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, por edhe nga ai i PDK-së, Zenun Pajaziti.

Beqiri e akuzoi Selimin se nuk ka kërkuar asnjë debat parlamentar e as seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e aktivistëve të LDK-së e as për atentatin e dështuar ndaj ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Selimi, pasi mori sërish fjalën e tij, kërkoi nga Beqiri ta vendoste nënshkrimin e tij në kërkesën për të debatuar për këto çështje.

“Kemi disa vite që kërkojmë nga ju që ta vendosni nënshkrimin për të debatuar dhe formuar komision për hetimin e këtyre vrasjeve. Por ju, z. Beqiri, nuk e keni vënë atë nënshkrim pasi që keni bërë koalicion qeverisës me PDK-në”, ka thënë ndër të tjera Selimi.

Hoxha: I kemi ndërmarr të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për rastin e Astrit Deharit tha se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit.

Periskopi.com Lajme

Hoxha tha se përkundër faktit se ka pasur diskutime dhe deklarime nga më të ndryshmet në lidhje me këtë rast, është përpjekur maksimalisht të rezervohet nga deklarimet për të mos interferuar në hetimet e këtij rasti dhe që organeve kompetente t’u jepet hapësirë që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

“Jam thellësisht e shqetësuar për tendencën për të paragjykuar rrethanat e rastit dhe rezultatin. Janë bërë shumë deklarime të cilat vetëm sa kanë nxitur opinionin publik duke u nxituar me përfundime para marrjes së raportit zyrtar nga Prokuroria, si dhe edhe pas daljes së Prokurorisë me raportin zyrtar. Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga deklarimet që paragjykojnë punën e institucioneve dhe që shfaqin mosbesim ndaj kësaj pune. Ne gjatë gjithë kohës po kërkojmë sundim të ligjit, transparencë dhe llogaridhënie. Konsideroj, se të besojmë në institucionet tona është më e pakta që duhet të bëjmë në këto rrethana”, ka thënë ministrja Hoxha.

Hoxha tha se garanton se ministria që ajo drejton ka bërë çdo gjë që është në dorën e saj për të siguruar transparencë të plotë dhe për të ndihmuar në zbardhjen e rastit, por me kujdes që të mos dëmtohet procesi dhe të mos ndërhyhet në punën dhe pavarësinë e institucioneve të pavarura.

“Çdo ndërhyrje e imja apo e Ministrisë së Drejtësisë pas kalimit të rastit te Prokuroria është ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni, pavarësia e të cilit është një ndër shtyllat e sundimit të ligjit”, ka thënë ajo.

Hoxha ka bërë thirrje që jo vetëm veprimet, por për aq sa është e mundur edhe deklarimet, veçmas të personave me përgjegjësi dhe që ushtrojnë funksione publike, të bëhen në pajtim me ligjet në fuqi dhe mos të tentojmë që të përfitojmë në çfarëdo forme nga tragjedi të tilla.

“Le të mbetet në përgjegjësinë politike, përgjegjësinë profesionale dhe ndërgjegjen njerëzore të të gjithë atyre që në çfarëdo forme kane tentuar dhe po tentojnë ta keqpërdorin dhe përfitojnë nga kjo tragjedi”, ka thënë Hoxha.

Më tej, Ministrja e Drejtësisë, ka treguar se si institucion përgjegjës për menaxhimin e institucioneve korrektuese, me të marrë lajmin për humbjen e jetës së të ndjerit Astrit Dehari, ka autorizuar fillimisht inspektimin nga Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë.

“Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, inspektorati ka bërë inspektim gjithëpërfshirës për veprimet dhe sjelljen e stafit ndaj të ndjerit Dehari, që nga momenti i pranimit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më datë 01 shtator 2016 dhe është përgatitur raporti, të cilin e kam pranuar me datë 21 nëntor 2016 dhe i njëjti për hir të transparencës është bërë publik”, ka thënë ajo.

Sipas raportit të Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Hoxha ka treguar se konstatohet se nuk është gjetur asnjë veprim i ndërmarrë nga ana e personave përgjegjës në kuadër të institucionit (Qendrës së Paraburgimit në Prizren), i cili në çfarëdo mënyre do të ishte nxitës apo shkaktarë i humbjes së jetës së të ndjerit Dehari.

Megjithatë, sipas ministres Hoxha, inspektorati kishte rekomanduar se për shkak të neglizhimit të procedurave të ndërmerren masa ndaj personave përgjegjës, përkatësisht ndaj oficerit në detyrë, mbikëqyrësit të krahut, si dhe personave përgjegjës të sigurisë në bazë të hierarkisë.

“Ne kemi ndërmarrë veprime konkrete, me ç’rast janë iniciuar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari korrektues, dy mbikëqyrësve dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të cilëve po ashtu u është shqiptuar edhe masa e suspendimit si masë paraprake deri në përfundim të procesit disiplinor”, ka thënë Hoxha.

Gjithashtu, Hoxha ka treguar edhe për procesin e ekzaminimit të trupit të të ndjerit Dehari, ku ekspertët e mjekësisë ligjore në një proces transparent me prezencën edhe të mjekëve të tjerë të propozuar nga familja dhe vëzhguesve nga EULEX kanë konstatuar se i ndjeri Dehari është vetëvrarë.

“Edhe Prokuroria e Shtetit ka dalë me njoftimin zyrtar se pas hetimeve preliminare rezulton se i ndjeri është vetëvrarë”, ka thënë ajo.

Hoxha, po ashtu ka përmendur edhe EULEX-in që kishte përcjellë dhe monitoruar të gjithë procesin në rastin Dehari dhe që e kishte vlerësuar të gjithë procesin profesional dhe në pajtim me standardet përkatëse. /Telegrafi

 

Donatorët kërkojnë debat në Kuvend lidhje me rezultatet e PISA në Kosovë, kritikojnë MASHT-in

Rezultatet e publikuara dje të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) treguan se nga 72 vendet pjesëmarrëse Kosova radhitet ndër tre vendet më të dobëta.

Periskopi.com Lajme

Zyra e BE-së në Kosovë / PPBE, Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim, Agjencia Austriake për Zhvillim, Ambasada e Zvicrës dhe World Learning në Kosovë lëshojnë deklaratën e mëposhtme, përcjell Periskopi :

Përderisa ne e vlerësojmë pjesëmarrjen e Kosovës në PISA dhe të tjera vlerësime ndërkombëtare, rezultatet e kësaj përpjekjeje të parë janë shqetësuese dhe duhet të trajtohen në mënyrë serioze. Këto rezultate të PISA tregojnë performancën e nxënësve të shkollave të mesme në të gjithë Kosovën. Këto janë një tregues i rëndësishëm i efektivitetit të sistemit të detyrueshëm të arsimit bazik dhe një parashikues i besueshëm i edukimit të ardhshëm. Duke pasur parasysh këto rezultate të dobëta, duhet të ndërmirren veprime të forta, të menjëhershme dhe të përbashkëta.

Reformat në arsim duhet të miratohen pa vonesa të mëtejshme, duke përmirësuar në këtë mënyrë  transparencën dhe llogaridhënien në të gjitha nivelet. Korrupsioni dhe nepotizmi nuk kanë vend në sistemin dhe institucionet e arsimit dhe duhet të ndërmirren veprime për të siguruar këtë. Korrupsioni duhet të eliminohet dhe përpjekjet kundër nepotizmit duhet të mbështeten. Koordinimi dhe komunikimi brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) duhet të ridefinohen për të mundësuar bashkëpunim efektiv dhe efikas.

Strategjia e re e Kosovës mbi arsimin tregon fushat prioritare dhe ofron një kornizë për gjallërimin e reformës së arsimit. Kurrikula e re me fokus në mësimdhënie dhe të nxënit të bazuar në kompetenca ofron një plan shumë të fortë për të zhvendosur fokusin e sistemit arsimor nga përvetësimi i pastër i njohurive tek kompetencat që nxënësit e shekullit 21 kanë nevojë. Të gjitha parakushtet për një zbatim të suksesshëm kombëtar të kësaj reforme, të tilla si tekste shkollore të reja, trajnime të mësimdhënësve dhe udhëzues dhe materiale të mëtejshme duhet të ofrohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Edhepse arsimi është një detyrë shoqërore dhe të gjitha palët e interesuara duhet të kontribuojnë, është përgjegjësi e veçantë e Qeverisë së Kosovës për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë qasje të barabartë në arsim të cilësisë së lartë. Një shumë e mjeteve tashmë janë investuar në arsim por rezultatet kanë qenë të kufizuara. Për këtë qëllim, investimet në cilësinë e arsimit në Kosovë duhet të rriten ndërkohë që përdorimi efektiv i burimeve në dispozicion duhet të sigurohet.

Si përfaqësues të komunitetit të donatorëve që mbështesin zhvillimin e Kosovës, ne presim që MASHT-i të sigurojë një diskutim të gjerë të rezultateve të PISA në qeveri dhe në parlament. Këto rezultate të PISA mund të shërbejnë si një hap tutje për sistemin arsimor të Kosovës: Arsimi duhet të bëhet prioritet ndërpartiak kombëtar në mënyrë që të sigurojë punën e duhur të nxënësve të Kosovës në një treg konkurrues të punës.

Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në PISA dhe rezultatet e publikuara sot japin përgjigje mbi kompetencat e nxënësve të moshës 15 vjeçare, e ngjashme me një pikë referimi të besuar dhe të respektuar ndërkombëtar.”/ Periskopi

AAK dhe Nisma lëshojnë sallën, “faji” i Xhavit Halitit

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës për Kosovën kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Periskopi.com Lajme

Kjo erdhi si shkak i përplasjes së deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj dhe nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti, raporton Indeksonline.

“Më shumë na more kohë duke i komentuar pyetjet tona, se që na le t`i bëjmë ato”, është shprehur Haradinaj.

Pas kësaj, deputetët kanë lëshuar sallën.

Lluka: Mospërfshirja e diasporës në Kuvend, e patolerueshme

Kryesuesi i Departamentit për çështje të diasporës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka në një prononcim për Telegrafin tha se mospërfshirja e diasporës në propozimin e presidentit Hashim Thaçi për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës të bërë ditë më parë në një takim me përfaqësuesit e partive politike, është e patolerueshme.

Periskopi.com Lajme

Lluka theksoi se kontributi i Diasporës para luftës në mbajtjen  e institucioneve paralele ka qenë shumë i madh dhe injorimi i tyre është i patolerueshëm.

Ai gjithashtu tha se, diaspora ka ndihmuar edhe gjatë luftës financiarisht, por edhe me ardhjen vullnetare për të luftuar për këtë vend.

“Kontributi i tyre ishte edhe pas luftës. Ata kanë kontribuar për rindërtimin e Kosovës dhe mbajtjen  e familjeve të tyre. Remitancat në Kosovë sot shkojnë deri në një miliard euro. Afër një milion shqiptarë jetojnë jashtë Kosovës dhe askush nuk kujtohet për ta. Është pak qesharake dhe me ju thënë të drejtën. Në këtë takim një ministër nga partitë minoritare e ka theksuar çështjen  e diasporës. Ai edhe vet ka qenë dikur mërgimtarë, pasi mërgimtarët tanë anashkalohen shpesh herë. Dhe kanë obligim moral ndaj tyre”, tha Lluka duke shtuar se është kundër përfaqësimit të kroatëve dhe malazezëve në Kuvend.

Lluka gjithashtu, tha se askush nuk e meriton para mërgimtarëve që të jenë në vendimmarrje në Kosovë jo vetëm në parlament.

“Mos t’i harrojmë ata edhe sot po e japin një kontribut për ruajtjen e qetësisë sociale të Kosovës për financat. Reforma zgjedhore nëse bëhet ashtu si i ka hije shtetit mirë është për tu bërë, për arsye se me këtë ligj zgjedhor deri më tani ka pasur keqpërdorime, mos transparencë, vjedhje të votave e shumë gjëra të tjera”, tha ai.

Në pyetjen e Telegrafit se a është për reformë zgjedhore, ai tha: “Jo për reformë për të fituar në kohë. Kosova ka nevojë për zgjedhje dhe për tu ndërruar shumë çka në Kosovë se po shihet që nuk po ecën asgjë siç duhet. Reforma zgjedhore kryhet shumë shpejt nëse merren vesh liderët”.

Ndryshe, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ditë më parë ka propozuar zvogëlimin e numrit të deputetëve, ndërkaq po ashtu është shprehur pro ndarjes së një ulëseje edhe për komunitetin malazez dhe kroat, të cilët aktualisht nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi

Nehat Baftiu merr mandatin e deputetit në vend të Ramiz Kelmendit

Emërimi i Ramiz Kelmendit, si Zëvendëskryeministër i Kosovës, ditë më parë ka krijuar hapësirën e një deputeti të ri nga Partia Demokratike e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

E sipas listave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i bie që të jetë anesteziologu Nehat Baftiu.

Sipas rregullores 112 së KQZ kandidati i parë me më së shumti vota i asaj parti dhe i gjinisë së njëjtë me kandidatin e larguar ose kandidatin duhet të zëvendësohet.

“Nga kandidati i ligjshëm në radhë i të njëjtës gjini i cili ka fituar numrin më të madh të votave të listës së riorganizuar të kandidatëve të Subjektit Politik në emër të së cilës garoi anëtari. Nëse nuk ka ndonjë kandidat tjetër të ligjshëm me gjini të njëjtë nga lista e kandidatëve, nga kandidati i radhës i cili ka fituar numrin më të lartë të votave në listën e kandidatëve”.

Haxhiu thotë se deputetët e PDK-së provokuan për konflikt fizik

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka fajësuar kreun e Kuvendit Kadri Veseli dhe deputetët nga radhët e PDK-së, për konfliktin e ndodhur në mes deputetit Nuredin Lushtaku dhe Glauk Konjufcës, deri sa ky i fundit po mbante fjalim para deputetëve.

Periskopi.com Lajme

Haxhiu, tha për “Gazeta Blic” se qëllimi i PDK-së ishte keqpërdorimi e seancës së jashtëzakonshme për UÇK-në.

“Nëse keni përcjellur seancën plenare, besoj se poashtu keni mundur të shihni se cili ka qenë qëllimi i deputetëve të PDK-së. Qëllimi i tyre ishte ta keqpërdornin këtë seancë të jashtëzakonshme duke akuzuar, shpifur e mashtruar kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk mund të mbrojnë UÇK-në ata të cilët kanë vjedhur dhe kanë krijuar milionat e paligjshëm në emër të UÇK-së. E kam thënë edhe sot dhe po e përsëris prapë. Këtyre maskarenjve, u kisha ndaluar me ligj të flasin për vlerat e UÇK-së”, tha deputetja Haxhiu.

Sipas deputetes nga VV-ja, Veseli dhe deputetët tjerë të PDK-së, gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur seanca, kanë provokuar deputetët nga VV-ja, çka ka bërë sipas saj që të vie deri tek konflikti fizik, ndërmjet Konjufcës dhe Lushtakut, raporton gazetablic.com

“Gjatë gjithë kohës, deputetët e PDK-së, të ndihmuar nga Kadri Veseli (që luante lojën), janë munduar të na provokojnë, në mënyrë që të vie deri tek konflikti fizik”, tha ajo.

E për gjithë atë që ndodhi pak minuta para përfundimit të seancës, Haxhiu duke aluduar në PDK, thotë se ka një arsye.

“Si duket ka një arsye për këtë. Janë në siklet e panik të madh. Për shkak të rrethanave të krijuara dhe për shkak të votimit të Gjykatës që njollos luftën e UÇK-së, janë duke humbur elektoratin dhe këtë nuk po mund ta durojnë assesi”, është shprehur ajo.

Më tej, duke aluduar në drejtuesin e PDK-së, Kadri Veselin dhe deputetët tjerë nga kjo parti, Haxhiu, tha se “këta pa pushtet nuk mund të mbijetojnë sepse vetëm atëherë do të përgjigjen penalisht për korrupsionin e pasluftës, të krijuar në kurriz të qytetarëve të varfër dhe vetëm atëherë do te ju konfiskohet pasuria e pajustifikueshme.”

Seanca e jashtëzakonshme me temë “debat për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar”, pritet të vazhdojë nesër nga ora 10:00.

NISMA mbështet Ligjin për Trepçën por ka një kërkesë

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj për projektligjin për Trepçën në Kuvend është shprehur se aty duhet të saktësohet çështja e aseteve të saj.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se ky projektligj në krahasim me atë të para dhjetë muajve është shumë më i mirë, dhe se kritikat kanë pasur efektin e tyre, ndërsa ka theksuar se e mbështet këtë projektligj.

“Nëse kritikat janë të drejta në interes të vendit merren drejt dhe seriozisht atëherë fiton vendi, dhe ky projektligj tani është shumë më ndryshe si ai para dhjetë muajve. E mbështesim këtë projektligj. Trepça nuk është i një regjioni, e një Qeverie me një mandat, por duhet të merren parasysh të gjitha vërejtjet e të gjitha partive politike dhe të përmirësohen të gjitha gjërat e padobishme nga ky projektligj”, ka thënë Limaj.

Ai ka kërkuar që të përcaktohet çështja e aseteve.

“Ajo që ne e kemi të paqartë është çështja e aseteve, ne kërkojmë që saktësisht në këtë projektligj të përcaktohen asetet e Trepçës. Të gjitha asetet të cilat kanë qenë në të kaluarën e Trepçës të kalojnë në këtë ndërmarrje të Trepçës, praktikisht të re”, është shprehur ai.

Limaj ka thënë se duhet të sqarohet edhe çështja e 20 përqindëshit të punëtorëve. Ky 20 përqindësh ai ka thënë se duhet t’iu jepet punëtorëve të viteve 89-të.

“Çështja e punëtorëve. Minatorët e 89-tës edhe në Kishnicë edhe në minierat e tjera duhet të përcaktohet që t’iu jepet 20 përqindëshi. Le të shërbejë ky moment shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit si simbol i krenarisë dhe i shpresës tonë, dhe të krijimit të zhvillimit të vendit. Kosova ka nevojë për investime direkte. Kosova ka nevojë me e ngrit në këmbë Trepçën”, është shprehur Limaj.