munishi

Prishtina thotë se Munishi nuk angazhohej

Periskopi.com Sporti

Kushtrim Munishi nuk është më trajner i klubit të futbollit Prishtina.

Në vendin e tij tashmë është ulur ish-drejtori sportiv, gjermani Lutz Lindemann.

Por, nënkryetari i këtij klubi, Ahmed Kurtolli ka zbuluar arsyen e ndarjes me trajnerin Munishi, i cili në pesë ndeshje të këtij sezoni me Prishtinën arriti të fitojë katër ndeshje dhe të barazoj në një tjetër.

“Ne, FC Prishtina dhe Kushtrim Munishi nuk kemi mundur të merremi vesh për kushtet dhe kriteret të cilat i ka çdo klub. Kërkesa e Prishtinës ka qenë decidive që trajneri të jetë në çdo kohë në dispozicion për lojtarin. Që trajneri i Prishtinës të ketë një adresë. Që trajnerët mos të kenë ndonjë konflikt interesi”, ka deklaruar Kurtolli.

“Ne nuk jemi pajtuar në këtë drejtim dhe vendosëm që tash e tutje ekipin të udhëheq, drejtori sportiv, Lutz Lindemann. Pra, mos plotësimi i kushteve që kemi kërkuar ne dhe mospajtimi për këto kushte. Sidoqoftë ne e falënderojmë Munishin për bashkëpunimin dhe i urojmë suksese në karrierën e mëtutjeshme”, shtoi ai. /Periskopi.com