Bisedimet / ARKIV

BE kushtëzon Serbinë për Kosovën

Bashkimi Evropian po e kushtëzon Serbinë dhe do të vazhdojë ta kushtëzojë integrimin e saj deri në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që ka nënshkruar me Kosovën në negociatat e Brukselit. Kështu ka thënë në një prononcim për gazetën “Zëri” ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Periskopi.com Lajme

Në anën tjetër, pala serbe po refuzon që ta vazhdojë dialogun duke i ndjekur kushtet e Kosovës.

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, janë disa tema si çështja e kufirit, dëmshpërblimet e luftës, etj, për të cilat Serbia as që do të flasë e lërë më të veprojë.

Megjithatë në Bruksel thonë se dialogu është i ndërtuar mbi marrëveshje e asnjëherë mbi ultimatume.

Ndërkohë, opozita në Kosovë mendon se zgjidhja më e mirë që mund të bëhej në këtë dialog është ndërprerja e bisedimeve Kosovë –Serbi.

Ndërsa analistët deklaratat e Serbisë i konsiderojnë si blof duke pasur parasysh rrjedhën e ngjarjeve mes këtyre shteteve deri më tani.

“Kushtet për Serbinë i ka vendosur BE-ja dhe këto kushte janë në Kapitullin e 35-të, të cilat kushtëzojnë Serbinë që t’i zbatojë marrëveshjet e Brukselit nëse dëshiron të afrohet me BE-në”, ka thënë ministrja për Dialog, Edita Tahiri, për gazetën “