Molliqaj rrëfen nga Deçani, tregon kush dhe pse nuk e ka futur UÇK’në në Kushtetutë

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim në Deçan ku kryetari i saj, Visar Ymeri ka thënë se pas një jave do të jetë dita e Vetëvendosjes.

Teksa ka qenë mjaft i ashpër në kritikat për ata që po premtojnë “Fillimin e Ri”, me ç’rast tha se pikërisht këta njerëz janë përgjegjësit për gjendjen e rëndë në vend tash e 18 vite.

“Nuk ka kurrfarë fillimi të ri, mbase janë disa emra të ri që do të vazhdojnë avazin e vjetër. Një Kosovë e re do të jetë një Kosovë e cila e zhvillon ekonominë e vet, një Kosovë që përfundimisht ia mbyll derën Serbisë, dhe jo një Kosovë që deporton aktivistë nga Shqipëria”, tha Visar Ymeri në tubimin zgjedhor në Deçan.

Ai u zotua se Republika e Kosovës do ta ketë ushtrinë e vet, dhe shtoi se themelimi i ushtrisë do të thotë t’i vendosim ndjenjat tona historike në shërbim të paqes në botë.

Ai tha po ashtu se qeverisja e Vetëvendosje-s do të angazhohet që të marrim më shumë aty ku tashmë ka shumë dhe të japim më shumë aty ku ka nevojë më shumë.

Kurse Sekretari Organizativ dhe kandidati për deputet, Dardan Molliqaj, tha se në këto zgjedhje janë dy koncepte, janë dy grupacione.

Ai tha se nga njëra anë janë partitë e pazareve e nga ana tjetër është Lëvizja Vetëvendosje me programin e saj.

Sipas tij, janë ata që nuk e futën UÇK-në në Kushtetutë e nuk i futën veteranët në Kushtetutë, por që i futën nëpër lista për t’u marrë votën në zgjedhje.

“Fitorja e Vetëvendosje-s e shpëton Kosovën. Por kësaj fitoreje nuk i shpëtojnë të korruptuarit, nuk i shpëtojnë kriminelët, nuk i shpëton ShIK-u. Vota për Vetëvendosje-n dhe Albin Kurtin kryeministër është votë për barazi, është votë për zhvillim”, tha kandidati për deputet Dardan Molliqaj në tubimin elektoral në vendlindjen e tij.

Ndërkaq Nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, po ashtu kandidate për deputete, tha se jemi shumë afër ndryshimit.

“Besoj se Lëvizja ka dhënë mjaftueshëm prova se ka ardhur koha e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Kurse, kadidati për deputet, Driton Çaushi, tha se qytetarët e Deçanit dhe gjithë Kosovës e kanë ndarë mendjen për ndryshim. Ai tha se qytetarët e Deçanit e kanë këtë zgjedhje më të qartë se kushdo tjetër, dhe kjo për shumë arsye. Ai shtoi se deçanasit e njohin konsistencën e Vetëvendosje-n në qëndrimet e saj”.

“Nuk guxojmë të ndalemi për shkak se këto mundësi nuk na jepen shumë shpesh. Vetëvendosje si asnjëherë më parë pas datës 11 qershor do të bëjë një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si trajtohet shteti dhe drejtësia”, ishte porosia e Driton Çaushit në Deçan.

Reklamë
Reklamë

Gruevski thotë se Talat Xhaferi shkeli Kushtetutën

Periskopi.com Lajme

Hyrja e Talat Xhaferit në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë paraqet “shkelje” të Kushtetutës dhe procedurave, ka shkruar të mërkurën lideri i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski në llogarinë e tij në Facebook.

Nëse pushteti i shumicës në demokraci nuk bazohet në sundimin e ligjit, atëherë një shoqëri e tillë paraqet diktaturë, vlerëson ai.

Reklamë
Reklamë

Festë në Kosovë, për Kushtetutën e cila u shkel shumë herë

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë

Simiq do që marrëveshjet e Brukselit të jenë mbi Kushtetutën

Lista Serbe nuk do t’i kthejë përfaqësuesit e saj në institucionet qendrore të Kosovës, në rast se ekzekutivi i vendit nuk i qaset seriozisht themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, konfirmojnë përfaqësuesit e kësaj liste.

Periskopi.com Lajme

Kryetar i Listës Serbe, Slavko Simiq, njëherësh edhe shef i grupit parlamentar të kësaj liste në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është me interes vital për serbët që jetojnë në Kosovë.

Por, sipas tij, nëse themelimi i Asociacionit nuk bëhet sipas kërkesave të Listës Serbe, e që siç thotë ai, ato bazohen mbi principet e marrëveshjes së Brukselit, përfaqësuesit e kësaj liste nuk do të kthehen në institucione.

“Nuk ka kthim përderisa nuk respektohen principet bazë të marrëveshjes së Brukselit. Do të thotë, Gjykata Kushtetuese mund të rrëzojë gjithçka. Ne nuk mundemi që për gjithçka që merremi vesh në Bruksel dhe më pas, kur jemi në terren, nuk mund të zbatojmë asgjë për shkak të sistemit legjislativ dhe kushtetues”, tha Simiq.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, disa herë ka ripërsëritur ftesën ndaj përfaqësuesve të Listës Serbe që të kthehen në institucionet qendrore, në mënyrë që të fillojë puna për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, duke folur për radion Evropa e lirë, thekson se fillimi i punës për krijimin e Asociacionit, nuk mund të bëhet pa prezencën e përfaqësuesve të komunitetit serb. Kjo edhe për faktin, sipas tij, se krijimi i Asociacionit ka të bëjë me faktorë të ndryshëm që kanë të ndërlidhur me interesat e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë.

“Është vështirë të shpjegohet dhe më vështirë të justifikohet mospjesëmarrja e tyre, me kushtëzimin që ‘të fillohet seriozisht nga puna’. Seriozisht, kryeministri Mustafa i ka ftuar të kthehen, të ulemi bashkë dhe të fillojmë menjëherë me Asociacion. Gjithmonë, duke mos harruar ta potencojmë se do të kemi parasysh të gjitha vërejtjet, sugjerimet, në aspektin e precizuar saktë juridikisht, të cilat i ka dhënë Gjykata Kushtetuese e jonë”.

Por, pikërisht vërejtjet dhe sugjerimet të cilat i ka dhënë Gjykata Kushtetuese lidhur me themelimin e Asociacionit, janë pengesa kryesore për kthimin e përfaqësuesve të Listës Serbe në institucione.

Këtë e pohon edhe deputeti Simiq, i cili thekson se përfaqësuesit e Listës serbe nuk e dëshirojnë një asociacion sipas dëshirës së autoriteteve të Prishtinës.

“Ata, fatkeqësisht, dëshirojnë që përmes Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit legjislativ ta refuzojnë Bashkësinë e komunave serbe, si institucion që do të duhej të kishte integritetin e tij dhe një shkallë relevante të autonomisë institucionale. Për ne është e rëndësishme që të pranohet karakteri i veçantë i këtij institucioni dhe që bashkësia e komunave serbe të jetë pikërisht person juridik i definuar me statut”, tha Simiq.

Kushtëzimet e Listës serbe kanë krijuar një pat pozicion, vlerëson zëdhënësi i qeverisë, Abdullahu.

“Ky “pat” pozicion është më së miri të tejkalohet dhe të ndodhë ajo që është shumë e logjikshme dhe e natyrshme në këtë drejtim, që ata të kthehen, të ulemi bashkë. Ata duhet të jenë në fillim pjesëmarrës, gjatë punës dhe në përmbylljen e këtij Asociacioni, gjithmonë të pranishëm. Çfarëdo që do të bënim ne, pa pjesëmarrjen e tyre, do të ishte një lëshim, të cilin dikush tjetër mund ta interpretojë në forma të ndryshme, për të thënë ‘ne nuk ishim aty dhe e bëtë pa ne’”.

Përfaqësuesit e Listës serbe, që nga tetori i vitit të kaluar, kanë ‘ngrirë’ pjesëmarrjen në institucionet qendrore, në shenjë kundërshtimi ndaj miratimit të Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për investime strategjike.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas këndvështrimit të Listës Serbe për marrëveshjen e Brukselit, tashmë është kusht i thënë hapur nga kjo listë, për kthimin e përfaqësuesve të saj në institucionet qendrore./REL

Reklamë
Reklamë

Presidenti Thaçi: Të drejtat e personave me aftësi të veçanta, obligim kushtetues

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta në Kosovë, Agim Vatovcin, me të cilin kanë bashkëbiseduar për punën që po bën kjo shoqatë dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet.

Periskopi.com Lajme

Në prag të ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, presidenti Thaçi ka thënë se është obligim i të gjithëve që të respektojnë Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi, të cilat ndalojnë diskriminimin e këtyre grupeve në arsimim, shëndetësi, në punësim dhe shërbime tjera.

“Të drejtat e personave me aftësi të veçanta nuk duhet të mbesin vetëm të parashkruara në ligjet tona, por edhe të zbatohen me përpikëri. Është obligim i të gjithëve”, ka thënë Thaçi.

Nga ana tjetër, Agim Vatovci, kryetari i Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta në Kosovë, ka thënë se duhet një angazhim më i madh për një përfshirje më të madhe të kësaj kategorie në tregun e punës.

Ai ka shtuar se ligjet në fuqi nuk janë duke u zbatuar nga shumë institucione publike, ku punësimi i personave me aftësi të veçanta është i garantuar.

Me këtë rast, presidenti Thaçi u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve, kompanive publike, por edhe atyre private që të punësojnë më shumë persona me aftësi të veçanta, ngase numri i të punësuarve mbetet ende i ulët.

 

 

 

Reklamë
Reklamë

Rrëfimi i minatorit që po i shkakton probleme Ligjit të Trepçës

Ish-minatori Besnik Beqiri u ndje mirë për ish-kolegët e tij kur para disa ditësh Ligji për Trepçën më në fund mori nënshkrimin e presidentit Thaçi.

Periskopi.com Lajme

Por as që i kishte shkuar mendja që rasti i tij, që aktualisht është në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, do të mund ta kthente ligjin në pikën zero, transmeton Koha.net.

Beqiri kishte pësuar lëndim të rëndë në vitin 2013 në flotacionin e Kishnicës, për çka kishte marrë rreth 20 mijë euro nga sigurimi shëndetësor, por pretendon se edhe afër 20 mijë të tjera i kanë mbetur borxh.

Ai nga ekspertë është shpallur 100 % i paaftë për të kryer punë të rënda fizike dhe është vlerësuar t’i jetë zvogëluar aktiviteti i përgjithshëm jetësor në 60%.

Avokati i tij, Sylejman Klinaku, thotë se do të presin përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese, por edhe sqarimet nga qeveria, pasi e sheh të palogjikshme që të bëhet bartja e aseteve, por jo edhe e obligimeve të Trepçës.

Por, sipas Besnik Berishës, këshilltar i Kryeministrit Mustafa, Ligji për Trepçën tashmë është konstatuar se është në përputhje me kushtetutën dhe se i njëjti nuk cenon asnjë të drejtë./ KTV

Reklamë
Reklamë