Kushtetuesja anulon referendumin e “Republika Srpska”

Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës, sot anuloi referendumin e mbajtur në Republikën Serbe, më 25 shtatorit dhe rezultatet, duke deklaruar se referendumi ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Periskopi.com Lajme

Sipas Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi popullor i Republikës Serbe që më 15 korrik, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka miratuar vendimin për shpalljen e referendumit për Ditën e Republikës Serbe, është në kundërshtim me ligjet në fuqi të Bosnjës së Hercegovinës.

Ndryshe, dhjetë deputetë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës i ishin drejtuar publikisht me thirrje kryesuesve të Presidencës së BeH-së dhe Këshillit të Ministrave të BeH-së, Bakir Izetbegoviq dhe Denis Zvizdiq, që të organizojnë një bisedë me deputetët, ministrat dhe me kryetarët e partive parlamentare, për të anuluar referendumin, transmeton KosovaPress.

Lista Serbe / ARKIV

Fillojnë të dorëzohen serbët, ia mësyjnë kushtetueses

Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një ligj tjetër që është shumë i dëmshëm për interesat e kombit dhe pronës serbe në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Simiq i tha Tanjugut se është miratuar ligji për  investimet strategjike, i cili siç shpjegoi ai  “tërësisht i mundëson  Qeverisë së Kosovës që të disponojë pronën që është  identifikuar më parë si e shtetit dhe shoqërore”.

“Ligji lejon që Qeveria e Kosovës lirisht të disponojë me pasurinë e  Republikës së Serbisë, Kishës Ortodokse Serbe, asetet e kompanive serbe dhe komunitetit serb në Kosovë” ka shtuar ai.

Simiq njoftoi se Lista Serbe do t`i dërgojë ankesë Gjykatës Kushtetuese  edhe për  ligjin për investimet strategjike.

“Nesër, pasnesër më së voni, ne do të paraqesim ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e Trepçës dhe pastaj për ligjin për investimet strategjike. Grupi ka përgatitur një ankesë kushtetuese me ekipin ligjor”, shpjegoi ai, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.