kupa-pavaresia

Skuadra nga Shqipëria fiton ‘Kupën e Pavarësisë’, futbollisti nga Kosova zgjedhet lojtari më i mirë

Kukësi ka fituar Kupën “Pavarësia” që u mbajt sot në Tiranë, për nder të Ditës së Flamurit kombëtar.

Periskopi.com Sporti

Kukësianët në finale mposhtën Prishtinën 2:0, me golat e Moreiro Felipes e Kushtrim Lushtakut të shënuar nga penalltia. Kukësi u paraqit me shumicën e lojtarëve titullar.

Epiteti i lojtarit më të mirë i takoi kapitenit të Prishtinës, Gentrit Begolli, që shënoi edhe golin e vetëm për Prishtinën në gjysmëfinalen e fituar 1:0 ndaj Otrantit, shkruan Gazeta Olle.

Me paraqitje të mirë tek Prishtina u dalluan edhe disa lojtarë të rinj. Pjesëmarrës tjetër në turne ishte edhe Shkëndija e Tetovës, që u mund nga Kukësi në gjysmëfinale. /Olle

kupa-e-pavaresise

‘Kupa e Pavarësisë’, këto ndeshje na presin sot

“Kupa e Pavarësisë” do të zhvillohet sot në Tiranë.

Periskopi.com Sporti

Në turneun e tetë tradicional mbarëkombëtare, marrin pjesë Prishtina, Kukësi, Shkëndija nga Tetova dhe Otranti nga Ulqini.

Ndeshja e parë, Otrant – Prishtina nis nga ora 11.00.

Ndërsa, ndeshja e dytë, Shkëndija – Kukësi në ora 12.00. Skuadrat fituese pas 45-minutave, zhvillojnë takimin final nga ora 13.00. /olle/