20161118092452699646

Drenica kërcënon me “përshkallëzim të situatës” nëse Luboteni paraqitet me serbin Karaxhiq

Periskopi.com Sporti

Grupi i tifozëve të Drenicës “Shqiponjat e zeza” ka paralajmëruar se situata mund të përshkallëzojë nëse në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Federatës së Volejbollit të Kosovës, ndërmjet ekipeve Drenica R&Rukolli dhe Luboteni, paraqitet në parket serbi Miroslav Karaxhiq.

Ky i fundit para fillimit të këtij edicioni i është bashkuar skuadrës ferizajase, Luboteni, dhe është i regjistruar si lojtar vendës, pasi është nga Lipjani.
Por tifozët drenicas assesi nuk duan që ta shohin në parket, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, nuk kanë garantuar siguri për të, pasi, sipas tyre, Karaxhiq është mohues i pavarësisë së shtetit të Kosovës. E gjithë kjo për shkak të një fotografie të publikuar muaj më parë, ku Karaxhiq derisa luante për një klub serb kishte veshur fanellën me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.