Viktor Kovalenko (L) of Ukraine vies with Kari Arnason(R) of Iceland  during the World Cup 2018 qualifier football match Ukraine vs Iceland at Olimpiyskiy stadium in Kiev on  September 5, 2016.  / AFP PHOTO / SERGEI SUPINSKY

Ukraina heq dorë nga Kupa e Botës?

Periskopi.com Sporti

Ukraina është e gatshme të heq dorë nga Kupa e Botës në futboll, e cila zhvillohet në vitin 2018 në Rusi.

Kjo, pasi Federata Ukrainase e Futbollit e sheh si shumë të arsyeshme këtë gjë për shkak të pushtimit që Rusia i ka bërë shtetit fqinj, gjithnjë sipas kësaj të fundit.

“Derisa ushtria ruse vazhdon të pushtojë territorin ukrainas, nuk ka sens që kombëtarja e Ukrainës të marrë pjesë në turneun futbollistik në Rusi”, ka thënë një burim i Federatës Ukrainase të Futbollit për gazetën ‘Izvestia’.

Gjithsesi, FIFA ka reaguar menjëherë dhe ka paralajmëruar të dyja federatat se të tilla argumente janë të papranueshme në sport, përndryshe do të përballeshin me sanksione të rënda.

Vlen të ceket se Ukraina është në të njëjtin grup me Kosovën. /Periskopi.com