Në Kumanovë ekziston një qytet nëntokësor, kontrollohet nga NATO dhe armata amerikane

Periskopi.com Lajme

Mareshali i Jugosllavisë Josip Broz Tito ka ndërtuar 26 objekte nëntokësore në ish Republikat e Jugosllavisë, të parapara për strehim në rast lufte.

Prej tyre shtatë janë ndërtuar në Serbi, 6 në Bosnje e Hercegovinë, pesë në Kroaci, tre në Slloveni, tre në Mal të Zi dhe dy në Maqedoni.

Ndërtimi i këtyre objekteve ka kushtuar afër 90 miliardë dollarëve. Siç kanë dëshmuar ish ministra dhe eprorë jugosllavë, disa prej këtyre strehimoreve ngjasojnë me qytete të tëra, shkruan Gazeta Lajm.

“Qytete” të tilla kanë qenë të ndërtuar në Beograd, Vis, Kupari, Kumrovec, Konjic, Drvar, Gorazhdë, Han Pjesak, në Jasen (Maqedoni), kurse për herë të parë bëhet e ditur se objekt i tillë nëntokësorë ekziston edhe në Kumanovë.

Sipas disa mediumeve “qyteti” nëntokësorë në Kumanovë është nën kontroll të NATO-s deh SHBA-ve. Objekte të ngjashme nëntokësore kompanitë e ish Jugosllavisë kanë ndërtuar edhe në Irak dhe Libi, për Sadam Huseinin dhe Gadafin.

Reklamë
Reklamë

Në Kumanovë ngritet flamuri shqiptar (Video)

Në shtizën që gjendet në qendër të Kumanovës është hequr flamuri shtetëror i Maqedonisë, ndërsa në vend të tij është ngritur ai shqiptar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Periskopi.com Lajme

Sipas TV21 ky veprim është bërë nga një person që është ndaluar nga policia në vendin e ngjarjes. Nga policia e Kumanovës kanë theksuar se do të japin hollësi lidhur me këtë rast, ku paraprakisht është ndaluar një person i dyshuar.

Dilema që lind në këtë rast është nëse dikush tenton që krizën politike ta shndërrojë në përplasje ndëretnike në Maqedoni.

Reklamë
Reklamë

Krisma nga një makinë në lëvizje në afërsi të kazermës në Kumanovë

Në afërsi të kazermës “Boro Menkov” në Kumanovë, pasdite është gjuar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje, njofton AIM. Rastin në SPB Kumanovë rreth orës 17 e ka paraqitur një i punësuar në kazermë i cili tha se nga një makinë në lëvizje është gjuar disa herë me armë zjarri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Periskopi.com Lajme

Zyrtarë të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja të pisoletës. SPB Kumanovë po punon për zbardhje e plotë të rastit./Tekegrafi/

 

Reklamë
Reklamë

Vdes edhe një shqiptar në burg

Sot ka ndërruar jetë një i burgosur në burgun e Idrizovës nga rrethina e Kumanovës.

Periskopi.com Lajme

Marrim vesh se bëhet fjalë për M. Sejdiu 46 vjeçar nga fshati Vaksincë (Likovë Kumanovë).

Ai ka ndërruar jetë pak pasi është vizituar sot nga familjarët e tij.

Sejdiu ka ndërruar jetë në qelinë e tij në krahun numër 4 të burgut.

Të arrestuarit në këtë burg shpeshherë ankohen se mungesa e mjekëve në këtë burg është shkak për vdekjet e shpeshta.

Vetëm brenda një muaji në burgun e Idrizovës kanë ndërruar jetë tre persona.

Reklamë
Reklamë

Momenti kur Ali Ahmeti pengohet të hyjë në Kumanovë, shpërthimi i dhunës (Video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni, Ali Ahmeti, është penguar nga një grup personash, teksa ishte nisur për një takim me qytetarët e Kumanovës.

Periskopi.com Lajme

Nëpërmjet një deklaratë për media, BDI ka dënuar ashpër aktet e paligjshme për, siç ka thënë ajo, ndaj karvanit të delegacionit.

“Një grup i vogël provokuesish të dhunshëm tentuan të ndalin rrugën e Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti drejt një takimi me qytetarët e Kumanovës. Tentativa e tyre dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizantë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Kjo parti ka shprehur keqardhje për përdorimin e turpshëm të dhimbjes së njerëzve nga disa grupe të reja politike të cilat duan të afirmohen nëpërmjet akteve të dëshpëruara.

“BDI dënon çdo mjet politik jopaqësor dhe mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e vetë politike me anë të bisedave me qytetarët”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, në takimin me kumanovarët , Ali Ahmeti shprehu mirënjohje për mbështetjen e treguar ndaj tij dhe BDI-së dhe tha se së bashku ishin më të fortë sesa keqbërësit.

“Keqbërësit në Kumanovë kurrë nuk do të gjejnë aleatin te Bashkimi Demokratik për Integrim,” u shpreh Ali Ahmeti.

 

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/10154627526684536/

Reklamë
Reklamë
Ali Ahmeti

Ali Ahmeti pengohet për të hyrë në Kumanovë, reagon BDI

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është penguar teksa ka një grup personash, teksa ishte nisur për një takim me qytetarët e Kumanovës.

Periskopi.com Lajme

Në një deklaratë për mediet BDI dënon ashpër aktet e paligjshme për siç thotë kjo parti, ndaj karvanit të delegacionit.

“Një grup i vogël provokuesish të dhunshëm tentuan të ndalin rrugën e Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti drejt një takimi me qytetarët e Kumanovës. Tentativa e tyre dështoi dhe Ali Ahmeti zhvilloi në Kumanovë një takim në një sallë plot me mbështetës e simpatizantë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Kjo parti ka shprehur keqardhje për përdorimin e turpshëm të dhimbjes së njerëzve nga disa grupe të reja politike të cilat duan të afirmohen nëpërmjet akteve të dëshpëruara.

“BDI dënon çdo mjet politik jopaqësor dhe mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e vetë politike me anë të bisedave me qytetarët”.

Ndërkohë, në takimin me kumanovarët , Ali Ahmeti shprehu mirënjohje për mbështetjen e treguar ndaj tij dhe BDI-së dhe tha se së bashku ishin më të fortë sesa keqbërësit.

“Keqbërësit në Kumanovë kurrë nuk do të gjejnë aleatin te Bashkimi Demokratik për Integrim,” u shpreh Ali Ahmeti.

Reklamë
Reklamë