Teuta Krasniqi në listën e Vetëvendosjes për deputete

Periskopi.com Lajme

Teuta Krasniqi dhe Kujtim Shala janë dy nga kandidatët e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për të hyrë në Kuvend.

Por nëse keni menduar se bëhet fjalë për aktoren e mirënjohur Teuta Krasniqi dhe Ministrin e Kulturës Kujtim Shala jeni gabim.

Në këtë rast bëhet fjalë për dy kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë, të cilët janë pjesë e listës dhe thjeshtë kanë rastisur me të njëjtin emër dhe mbiemër./

Lista e VV-së:

1 Kurti Albin

2 Ymeri Visar

3 Dërguti Aida

4 Sejdiu Dardan

5 Ahmeti Shpend

6 Kollçaku Fatmire

7 Konjufca Glauk

8 Molliqaj Dardan

9 Kadaj Donika

10 Selimi Rexhep

11 Aliu Liburn

12 Haxhiu Albulena

13 Kurteshi Sami

14 Sveçla Xhelal

15 Bala Nazlie

16 Topalli Faton

17 Çaushi Driton

18 Pantina Shqipe

19 Salihu Salih

20 Haskuka Mytaher

21 Baftiu Besa

22 Drenori Xhavit

23 Hyseni – Kaloshi Hydajet

24 Millaku Drita

25 Gorani Dukagjin

26 Kurteshi Ismajl

27 Nagavci Arbërie

28 Ulaj Jusuf

29 Shkreta Mirsad

30 Hoxha Hatixhe

31 Krasniqi Gani

32 Potera Ajet

33 Latifi-Popovci Hatixhe

34 Mikullovci Adem

35 Lajçi Ali

36 Gashi Albana

37 Misini Bashkim

38 Mujka Faruk

39 Bajraktari Leonora

40 Tali Driton

41 Syla Shemsi

42 Aliu Shkurte

43 Bislimi Xhevat

44 Gerbeshi Emin

45 Haxhimehmedi Vlora

46 Kryeziu Nexhat

47 Osmani Behxhet

48 Bajrami Valbona

49 Llunji Venera

50 Hoxha Ylli

51 Ismaili Fisnik

52 Tafili Avni

53 Rexhaj Arbër

54 Krasniqi Teuta

55 Ramabaja Sadri

56 Haliti Egzon

57 Batusha Adea

58 Krasniqi Frashër

59 Arifi Atdhe

60 Pacolli – Dalipi Fitore

61 Kastrati Qëndron

62 Elezi Shemsi

63 Vokrri Shemsie

64 Lajçi Bashkim

65 Retkoceri Selatin

66 Fetoshi Albana

67 Kadriu Sabit

68 Qiriqi Xhevdet

69 Januzi Topojani Shpresa

70 Hamiti Ismet

71 Shala Kujtim

72 Duli Lirijonë

73 Hoxha Luan

74 Isufi Nevzad

75 Bajraliu Arta

76 Shala Leonard

77 Ajeti Bajram

78 Sertolli Behie

79 Feka Fidan

80 Xhemajli Emrush

81 Sadiku Elza

82 Hyseni Shyqeri

83 Rrahmani Eman

84 Vrenezi Jetmira

85 Çadraku Dervish

86 Ramadani Valon

87 Veliu Hyrie

88 Palushi Dugagjin

89 Ademi Fidan

90 Rexhepi Arjeta

91 Ahmeti Sami

92 Čeman Mehmed

93 Koqi Krenare

94 Seferi Veton

95 Gashi Rashit

96 Bogujevci Saranda

97 Beqiri Ramadan

98 Lukaj Salih

99 Salihu Violeta

100 Durmishi Hysen

101 Hysaj Shpend

102 Ndrecaj Lazër

103 Arifi Shpejtim

104 Tahiri Tahir

105 Pireva Sylejman

106 Sallahu Xhevat

107 Berisha Xhafer

108 Krasniqi Erzen

109 Krasniqi Sadik

110 Zyba Salih

Kujtim Shala i bashkohet Vetëvendosjes (Foto)

Periskopi.com Lajme

Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Prizren sot i është bashkuar profesor Kujtim Shala.

Këtë e ka bërë të ditur ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka.

Ai ka thënë se profesor Shala deri më tani nuk ka qenë aktiv në asnjë parti.

“Profesor Shala deri më tani nuk ka qenë aktiv në ndonjë parti, pavarësisht se në periudha të ndryshme i ka ndihmuar partive të ndryshme. Sot ai na është bashkuar neve”, ka thënë shkurt Haskuka.

Ndryshe, Kujtim Shala, është shef i Departamentit të Stomatologjisë në Fakultetin e mjekësisë, po ashtu ai ka qenë edhe kryetar i Odës së Stomatologëve të Kosovës edhe Odës së Profesionistëve Shëndetësorë.

 

 

Ministri Shala në Bullgari, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Periskopi.com Lajme

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala do të qëndrojë sot për një vizitë zyrtare në Bullgari, ku do të takohet me homologun e tij, ministrin e Kulturës të Republikës së Bullgarisë, Vezhdi Rashidov.

Sipas zyrës për komunikim me publikun të Ministrisë së Kulturës, në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e kulturës. Marrëveshja do të nënshkruhet sot rreth orës 18:00.

“Kosova ka marrëveshje zyrtare për bashkëpunim në fushën e kulturës me shumë shtete, duke përfshirë edhe shtetet e rajonit, si Shqipërinë, Maqedoninë, Kroacinë, e tani një të tillë do ta nënshkruaj me Bullgarinë”, thuhet në njoftim./Periskopi/

Shala e quan FFK-në të pafytyrë

Ish-futbollisti kosovar i cili luante dikur për Kroacinë, Kujtim Shala ka adresuar sërish kritika të ashpëra ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Këto kritika ai i bëri pas debaklit të mbrëmshëm që Kosova e pësoi nga Kroacia në Loro Boriçi të Shkodrës me rezultat 0:6.

Ai thotë se është turp se kush e udhëheq FFK-në.

“Kjo është turp. Edhe pse kur e shohim se kush e udhëheq Kosovën, nuk është çudi që Kroacia ka qenë kaq bindëse. Por, mund të them se kanë kaluar mirë marrë parasysh kush i udhëheq”, deklaroi Shala për mediat kroate.

“Tmerr i vërtetë. Nëse kanë pak fytyrë, krerët e Federatës duhet të përgjigjen për këtë, por nuk kanë. Kroacia është më e mirë, këtë e kuptoj, por të humbim 6:0?”, u shpreh ai. /Periskopi.com

Shala shpërthen ndaj FFK-së dhe Federatës Kroate të Futbollit

Ish-futbollisti i njohur nga Kosova, Kujtim Shala ka adresuar disa kritika në drejtim të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Kroacisë.

Periskopi.com Sporti

Ai shpreh zhgënjimin e tij që asnjëra Federatë nuk e ftoi atë për të parë nga afër ndeshjen e cila zhvillohet nesër mbrëma ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018.

“Nuk e di nëse do ta përcjell këtë ndeshje. Ndoshta do ta shikoj vetëm rezultatin në livescore nëpërmjet telefonit. Çka t’u them njerëzve kur të më pyesin pse nuk jam në stadium? Si të përgjigjem! Fajin e kanë njerëzit e Fadil Vokrrit. Me njerëzit në FFK nuk kam raporte të mira, ajo dihet. Vokrri ishte futbollist, por është shoqëruar me njerëz që nuk kanë lidhje me futboll”, deklaroi Shala.

“Ata nuk punojnë mirë. Kanë bërë një skuadër që e zgjedhin vet dhe janë të kënaqur me vetveten. Kam frikë se kjo do t’i dërgojë në një drejtim të gabuar. Unë nuk kam dëshirë t’i përkasë asaj shoqërie. Ata nuk guxon as t’i kritikosh. Nëse thua diçka kundër tyre, menjëherë je i padëshiruar. Kosova do të jetë gjithmonë në zemrën time. Ajo është pjesë e imja, por ata njerëz në Federatë nuk janë në rregull”, shtoi ai.

Në fund, ai nuk kurseu as kritikat dhe zhgënjimin edhe ndaj Federatës kroate të Futbollit, duke shtuar se nuk priste ftesë nga FFK për të parë nga afër ndeshjen, mirëpo ka shpresuar të kundërtën për Federatën kroate të Futbollit.

“Shikoni, unë nuk kam pritur nga askush në Kosovë që të më bëjë ftesë për të parë ndeshjen, por kam shpresuar se për këtë do të kujtohet dikush nga Kroacia. Më dhemb që nuk është kujtuar askush për të më bërë ftesë. Ju e dini, unë kam vetëm pasaportën kroate, të Kosovës nuk e kam marrë kurrë. Jam i nderuar dhe i gëzuar që kam luajtur për Kroacinë dhe për skuadrën e Dinamo Zagrebit. Sinqerisht, kam pritur që dikush të më ftojë që të jem mysafir në Shkodër. Nuk do të mund t’i përgjigjesha ftesës, pasi nuk do të mund të shkoj. Kam punën që nuk mund ta lë, por do të më vinte mirë nëse do të më kishin ftuar”, përfundoi Shala.

Shala ka luajtur në të kaluarën për Kroacinë dhe Dinamon e Zagrebit. /Periskopi.com

Kujtim Shala: Nesër as me Kosovën, as me Kroacinë

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Kujtim Shala thotë se nuk do ta përkrahë as Kosovën e as Kroacinë në ndeshjen e nesërme në mes tyre.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se i do të dyja palët, por thotë se Kroacia është favorit.

Mirëpo, ai shton se të qënit favorit në letër nuk do të thotë asgjë, pasi sipas tij, në fushë mund të ndodhin befasi.

“Do të jem neutral. I dua të dyja palët, askush nuk mund të ndryshojë ndjenjat e mia, por në këtë ndeshje do të jem me të vërtetë neutral”, deklaroi Shala për mediat kroate.

“Kroacia është favorit, pavarësisht se nuk do të luajnë Modric, Rakitic, Lovren etj. Kroacia është favorit i madh në letër, por kjo nuk do të thotë se është edhe në fushën e gjelbër”. /Periskopi.com

Ministri Shala pret Vokrrin dhe kreun e ‘Dardanëve’

Periskopi.com Sporti

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në takim drejtuesit e FFK-së, të kryesuar nga Fadil Vokrri si dhe drejtuesit e tifozëve të Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”.

Në takim u diskutua rreth përgatitjeve për organizimin e ndeshjes në futboll, që do të zhvillojë Kosova kundër Kroacisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018.

Ministri Shala inkurajoi FFK-në dhe grupin e tifozëve “Dardanët” për një organizim sa më të mirë të kësaj ngjarjeje në futboll, pasi që është ndeshja e parë historike që Kosova e luan si nikoqir në një garë zyrtare siç janë kualifikimet për botëror.

Shala u shpreh se ministria do të përkrah në format që është e nevojshme këtë ngjarje të shumëpritur. Siç është mbështetur në të kaluarën në vazhdimësi, FFK-ja dhe Kombëtarja e Kosovës në futboll, kjo gjë nuk do të mungojë as në të ardhmen, tha ministri.

Ndërsa,kryetari Vokrri shprehu falënderimin ndaj Ministrit Shala, për përkushtimin dhe punën që po bën në përkrahje të futbollit në Kosovë. Ai tha se presim që organizimi i ndeshjes kundër Kroacisë do të jetë në nivelin më të larët të mundshëm dhe do të jetë një ngjarje e paharruar për futbolldashësit dhe tërë qytetarët e Kosovës. Do të dëshmojmë se dimë të organizojmë dhe se e kemi merituar pjesëmarrjen dhe garimin në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Ndërkaq, përfaqësuesit e tifozëve të Kombëtares së Kosovës “Dardanët” e informuan ministrin Shala me përgatitjet që janë duke bërë për ndeshjen kundër Kroacisë, dhe premtuan se do të krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme dhe do të shfaqin përkrahjen e pakursyer për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

tifozi