Krasniqi pyet kush ishte ndërmjetësuesi i bisedës së Thaçit me Vuçiqin

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi ka reaguar pas bisedës telefonike që Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuuçiq.

Periskopi.com Lajme

Ai ka pyetur se “a më shumë janë gëzuar dje Vllasi e Morina kur kanë folur me Millosheviqin, apo Hashimi e Mustafa sot kur flasin me Vuçiqin e Nikoliqin”.

Reagimi i Krasniqit në Facebook:

KUSH E DINE?

A ME SHUME JANE GEZUAR DJE, VLLASI E MORINA KUR KANE FOLUR ME MILLOSHEVIQIN APO HASHIMI E MUSTAFA, SOT KUR FLASIN ME VICIQIN A NIKOLIQIN?

QE PESE VJETNE BISEDIMET E BRUKSELIN NUK MUJTEN ME U MARRE VESH PO THUAJSE PER ASGJE, NDOSHTA ME TELEFONATA MERREN VESH ME MIRE?!

ESHTE INTERESAN ME E DITUR EDHE KUSH ISHTE NDERMJETESUESI!

A PO NA NDJEK PAS PLANGPRISHTESIA DHE DERI KUR DO TE NDODH KJO?!

Këmbëngul Gjuriq: Marrëveshja ruan pronën e Telekomit të Serbisë në Kosovë

Marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për telekomunikacionin ruan pronën e Telekomit të Serbisë, marrëveshja do të ketë ndikim pozitiv në marrëdhëniet e përgjithshme, jo vetëm me Kosovën, por edhe me BE-në, ka thënë sonte, Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq.

Periskopi.com Lajme

Ai theksoi, se të gjitha asetet e transferuara për MTS në Kosovë, janë në pronësi zyrtarisht nga MTS e Telekomit të Serbisë, transmeton lajmi.net.

“Pasuria e Telekomit të Serbisë është e mbrojtur në mënyrë të përhershme me këtë, si stacion bazë dhe çdo gjë tjetër”, tha Gjuriq.

Ai theksoi se kjo është një marrëveshje e rëndësishme për Telekomin e Serbisë dhe qytetarët, si dhe do të ketë ndikim pozitiv në marrëdhëniet tona të përgjithshme, jo vetëm me Kosovën, por edhe me BE-në.

“Astetet e Telekomit të Serbisë janë zyrtarisht të ruajtura përgjithmonë, si stacioni bazë dhe çdo gjë tjetër. Kosova ka dashur të rrëmbejnë asetet tona, ne nuk kemi pranuar. Kjo është një marrëveshje e rëndësishme, e sigurisht do të jetë positive në marrëdhëniet tona me Prishtinën dhe BE-në”, ka thënë Gjuriq.

Qehaja thotë se ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Florian Qehaja, ka paralajmëruar se ndikimi i Rusisë në Kosovë po rritet.

Periskopi.com Lajme

Ai ka treguar se kjo po bëhet duke e aplikuar instrumentin e ‘fuqisë së butë’ përmes disa organizatave vendore dhe të disa medieve të caktuara në rajon.

Sa i përket gjendjes së sigurisë në vend, në një intervistë për “Epoka e Re”, Qehaja ka thënë se krimi i organizuar, korrupsioni, obstruksionet nga Serbia dhe ekstremizmi i dhunshëm e radikalizmi janë rreziqet kryesore që i kanosen Kosovës.

Ndërsa rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol, ai ka përmendur pengesat politike që do të dalin gjatë këtij rrugëtimi.

‘Policia e Kosovës është absolutisht e gatshme të bëhet pjesë e Interpoli-it dhe e organizatave të tjera të sigurisë”, thotë ai.