Edita Tahiri ne Bruksel

Pavarësisht bisedimeve në Bruksel, ende do përdoren targat KS

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është mbajtur takimi trilateral për zbatimin e marrëveshjes së arritur më 14 shtator 2016 e cila parasheh reciprocitet në tabelat e veturave në mes të dy shteteve.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri, kryenegociatore, prezantoi progresin në përgatitjet për zbatimin e marrëveshjes për reciprocitet në kuadër të lëvizjes së lirë, e cila do të heqë nga përdorimi tabelat ‘prova’ të cilat njëanshëm janë aplikuar nga ana e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Delegacioni konfirmoi se të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, si Ministria për Dialog, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, etj janë duke punuar intensivisht për t’i realizuar obligimet zbatuese në raport me këtë marrëveshje.

Edhe pala serbe konfirmoi gatishmërinë për zbatimin e marrëveshjes si dhe paraqiti progresin në procesin përgatitor për implementim, raporton Perskopi

Pas diskutimeve rreth pajisjes së veturave me letër ngjitëse që do të vlejnë për të dyja palët, BE-ja kërkoi që të dyja shtetet të marrin përsipër që pajisja e veturave me letër ngjitëse të bëhet pa pagesë e cila nënkupton se qeveritë e të dyja shteteve duhet t’i marrin përsipër shpenzimet për prodhimin e tyre.

Po ashtu u caktuan edhe specifikat e letër ngjitësve dhe modalitetet e zbatimit të këtij dakordimi.

Në këtë takim po ashtu u fol edhe për zbatimin e heqjes së targave ilegale që ende në disa raste përdoren nga qytetarët në komunat veriore të Kosovës. Të gjithë u pajtuan që kjo të shoqërohet nga një fushatë informuese e cila do të fillojë këtë vit, si dhe për të stimuluar këtë proces do të vazhdohet validiteti i targave KS.

Në këtë takim, delegacioni i Kosovës raportoi për progresin që është bërë për hapjen e zyrave të regjistrimit civil dhe gjendjes civile në katër komunat veriore, ku u theksua se procesi i rekrutimit, integrimit, trajnimit si dhe i krijimit të hapësirave të punës ka shënuar progres dhe se hapja e këtyre zyrave do të ndodhë gjatë muajit nëntor. Këto zyra të Qeverisë së Kosovës do të pajisin qytetarët me dokumentet e shtetësisë së Kosovës dhe të gjendjes civile.

Delegacioni i Republikës së Kosovës udhëhiqej nga ministrja Edita Tahiri dhe kishte në përbërje: Dren Zeka koordinator i çështjes, Elona Cecelia koordinatore për çështjen e zyrave, Qemajl Marmullakaj drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik në ZKM, Shaban Guda nga Policia e Kosovës dhe Haxhi Bajraktari nga Ambasada e Kosovës në Bruksel./ Periskopi

 

Targa prej letre

Të hënën pritet të zgjidhet problemi i targave në Kosovë

Vozitësit kosovarë vazhdojnë të ngasin makinat me targa prej letre, deri sa tenderi për tabela të metalit ishte i kontestueshëm nga kompanitë konkurruese.

Periskopi.com Lajme

Pas shqyrtimit të ankesave nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, të hënën pritet të zgjidhet ky problem.

Ka persona që nuk kanë mundur as të kalonin kufirin me to.

“Numri i automjeteve që janë ën qarkullim me PR janë 12 481. në mungesë të targave të rregullta jemi duke i përdorur ato. Çmimi për to ka qenë 0.35 euro”, bënë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme për Klan Kosova

Njëri nga tre operatorët që kanë aplikuar për tender thotë se do të ishin të gatshëm të prodhonin sa të kishte nevojë.

Sipas tij, pëe 8 ditë do i furnizon të gjithë ata që i kanë targat prej letre.

Ky tender i kushton buxhetit të shtetit 1 milion e 447 mijë 724 euro.

MPB njofton se të hënë merret vendimi se si do të vazhdohet me këtë tender./ Periskopi