Drenas

Mandati i kryetari të ri të Drenasit do të jetë vetëm një vjeçar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme nga Presidenti për kryetar të komunës së Drenasit.

Periskopi.com Uncategorized

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi në një intervistë dhënë për Tribuna Channel, ka thënë se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme pritet të ndodhë shumë shpejt nga presidenti.

“KQZ është në gatishmëri për t’i përmbushur të gjitha detyrimit ligjore për këtë proces. Këtë herë në Drenas do të këtë më tepër qendra të votimit ndërsa numri i atyre që do tu drejtohen kutive të votimit do të sillet më shumë se 50 mijë”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka treguar se pasi që këto janë zgjedhje të parakohshme atëherë edhe kohëzgjatja e fushatës elektorale do të jetë e shkurtër, por që do të caktohet në ditët në vijim.

Ndërsa sa i përket mandatit të kryetarit të ri, sipas tij në këtë rast mandati është i përcaktuar me ligj.

“Mandati i kryetarit të ri përfundon njëjtë sikurse mandati i kryetarit që ai e zëvendëson, që do të thotë mandat rreth një vjeçar”, ka deklaruar Elezi.

Ai ka thënë se KQZ aktualisht është në fazën e parashikimit të buxhetit se sa do të kushtojnë saktë këto zgjedhje.

“Ne do t’i drejtohemi qeverisë për buxhet shtesë, pasi këto zgjedhje janë të parakohshme dhe nuk janë të parapara në buxhetin e KQZ-së për këtë vit”, ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së.