Sokol Havolli

Anëtari i LDK-së paralajmëron Sokol Havollin kandidat për kryetar të Prishtinës

Sokol Havolli, këshilltar politik i kryeministrit Isa Mustafa ka reaguar ndaj lajmit të publikuar se Lëvizja Vetëvendosje ka punësuar aktivistët e saj në Komunën e Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

Duke ironizuar me këtë gjë dhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, ai ka thënë se dikush nga Ambasadat duhet të nënshkruajnë një projekt për rekrutimin e stafit nga komuna, përcjellë Indeksonline.

“Ka ardhur koha që ndonjëra nga Ambasadat në Kosovë të nënshkruaj një projekt për rekrutimin e stafit në Komunën e Prishtinës. Edhe pse aty ka punë edhe për organet e rendit dhe drejtësisë, sepse dallaveri më i vogël është punësimi i militantëve”, ka shkruar ai.

Por, shkrimit të Havollit i është përgjigjur njëri nga anëtarët e Kryesisë së LDK-së në Malishevë.

Famir Ademaj i ka komentuar Havollit, se kur ai të vijë në krye të Prishtinës, atëherë do të frymojë fryma e Ligjit, duke paralajmëruar kështu kandidaturën e tij për kryetar të kryeqytetit.

Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti tregon nëse do të rikandidojë për kryetar komune

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se nëse i kërkohet edhe një mandat i dytë në krye të kryeqytetit, ai është i gatshëm për këtë hap.

Periskopi.com Lajme

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se kjo i është kërkuar edhe nga partia e tij Vetëvendosje, dhe pasi ta vlerësojë se kjo është rruga e duhur apo jo, ai edhe do të marrë vendim.

“Do të jem këtu sa kërkohet nga unë. Nuk do të rrezikojmë projektin e Prishtinës. VV ka pasur të qartë nga unë që të kandidoj edhe për një mandat, do ta diskutojmë, por nuk e rrezikojmë rrugën e Prishtinës. Nëse e duhura është të vazhdoj, jam i gatshëm”, ka deklaruar Ahmeti.

Zenun Pajaziti

Fillojnë të dalim emrat: Zenun Pajaziti kandidat për Gjilanin

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti mund të jetë kandidatë i kësaj partie për të parin e Gjilanit.

Periskopi.com Lajme

Pajaziti në emisionin “Republika” me Dardan Gashin ka thënë se nëse partia e tij e propozon ai do të kandidojë për kryetarin e Gjilanit.

Pajaziti ka thënë se megjithatë nuk është diskutuar zyrtarisht për kandidatët e mundëshëm për zgjedhjet komunale, kjo sigurisht do të bëhet në një të ardhme të afërt.

Zgjedhjet e rregullat komunale në vend do mbahen në fund të këtij viti.

Këto janë komunat e PDK-së që udhëhiqen nga burgu dhe gjykatat

Periskopi.com Video
Mladen Grujiçiq

Serbi që mohon gjenocidin në Bosnje fitoi zgjedhjet në Srebrenicë

Serbi Mladen Grujiçiq është zgjedhur kryetar i ri i bashkisë së Srebrenicës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Sarajevë kumtoi se kandidati i koalicionit të partive serbe “Zajedno za Srebrenicu” (“Së bashku për Srebrenicën”), ka fituar më shumë vota se kandidati i partive boshnjake, Qamil Durakoviq.

Periskopi.com Lajme

Grujiçiq ka fituar në zgjedhjet e fundit lokale 4.678 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, boshnjaku Durakoviq fitoi 3.910 vota, raporton DW.

KQZ i Bosnjë-Hercegovinës i bëri publike këto të dhëna mbi bazën e votimit me 2 tetor, kur u mbajtën zgjedhjet lokale në Bosnjë-Hercegovinë.

Rezultatet janë zyrtare, por një anëtar i Komisionit, boshnjaku Suad Arnautoviq, tha se kishte abstenuar në votim, sepse nuk është i kënaqur me (mos)numërimin e votave që janë dërguar me postë për bashkinë e Srebrenicës.

KQZ ka refuzuar të numërojë rreth 2000 vota që kanë ardhur me postë, me shpjegimin se ato janë dërguar pas kalimit të afatit kohor. Zgjedhjet me 2 tetor kanë qenë të shtatat me radhë, prej miratimit të Marrëveshjes së Dejtonit, në vitin 1995.

Srebrenica konsiderohet si simboli i masakrave më të mëdha në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë luftës së fundit, brenda dy-tre ditësh, në këtë qytet u vranë nga forcat serbe rreth 8000 myslimanë.

Gjatë disa ditëve në korrik të vitit 1995, militantët serbë të Bosnjës, të komanduar nga Ratko Mlladiq, i kanë ekzekutuar afro 8 mijë burra e djem myslimanë të këtij qyteti, në masakrën më të tmerrshme prej Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Kjo masakër shënohet çdo vit më 11 korrik.

Duke folur më 2 tetor para votuesve, Mlladen Grujiçiq, pati thënë: “Kurrë nuk kam problem të përkulem para çdo viktime, kështu që nuk do të ketë problem për shënimin e 11 korrikut (data kur kujtohet masakra). Komuna do ta ndihmoj edhe më tutje shënimin e 11 korrikut aq sa të mundet”.

Por, ky premtim, duket se nuk mund t’i zbusë shqetësimet pas fushatës së gjatë njëmujore, në të cilën Grujiçiq e pati refuzuar shprehjen “gjenocid”, me të cilën Gjykata për Krime të Luftës e Kombeve të Bashkuara në Hagë e ka klasifikuar masakrën në Srebrenicë.

Grujiçiq, po ashtu, e kishte pranuar edhe mbështetjen e liderit ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i cili është liruar nga akuzat për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata në Hagë në muajin mars. Prej atëherë atij i është ndaluar hyrja në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë.

“Pozicioni im është i qartë. Gjithnjë kam thënë se ajo që ka ndodhur në Srebrennicë ishte krim i tmerrshëm kundër popullatës së Bosnjës dhe se, po ashtu, ka pasur krime të tmerrshme kundër popullatës serbe në Bosnjë”, i pati thënë Grujiçiq, Radios Evropa e Lirë, në muajin prill të këtij viti.

Babai i Grujiçiqit është vrarë duke i mbështetur forcat serbe gjatë luftës në Bosnjë.

“Krimet këtu janë kryer kundër të dy komuniteteve”, i tha Grujiçiqi agjencisë AFP pas zgjedhjeve, duke shtruar pyetjen se “a do të kemi jetë më të mirë në Srebrenicë nëse ne themi se ishte gjenocid”?. / Periskopi

Labinot Tahiri i bashkohet AKR-së

Tahiri beson se do bëhet kryetar i Ferizajt. / Periskopi

Periskopi.com Video