Kadri Veseli

Veseli tregon pse u mbajt sonte mbledhje e Kryesisë

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes urgjente të Kryesisë ka treguar për arsyen pse u dashtë të mbahet sonte.

Periskopi.com Lajme

Seanca është caktuar për 13 ditë më pas.

“Takimi ka qenë një mbledhje e rregullt e Kryesisë së Kuvendit, në fakt ka qenë më tepër çështje teknike për përcaktimin e një seancë parlamentare, e cila do të jetë më datën 30 nëntor. E kemi lënë për këtë datë për vet faktin se një pjesë e madhe e Kryesisë të Kuvendit, por po ashtu edhe të deputetëve, do të mungojnë dhe për të mos humbur një sesion parlamentar, atëherë e kemi vendosur sonte në orët e vonshme ta mbajmë këtë mbledhje”, tha Veseli pas takimit.

Kryesia / ARKIV

Nis mbledhja e kryesisë së Kuvendit, Vetëvendosje nuk merr pjesë

Kryesia e Kuvendit e ka nisur mbledhjet ku do të flitet për seancën që pritet të mbahet në ditët në vazhdim, ku parashihen 17 pika në rend të ditës.

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë.

Ata të enjten u larguan nga seanca parlamentare, pasi që disa deputetë të pozitës, i tërhoqën nënshkrimet e kërkuara nga Vetëvendosje, për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku pritej të diskutohej për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

 

Kryesia e Kuvendit

Këto janë arsyet për të cilat mblidhet kryesia e Kuvendit sonte vonë (Dokument)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pas dy orësh do të mbaj mbledhje urgjente.

Periskopi.com Lajme

Në orën 20:30 mblidhet kryesia e Kuvendit, e partitë opozitare ende nuk kanë marrë ndodnjë qëndrim në do të marrin pjesë ose jo.
Tashmë janë mësuar temat për të cilat do të diskutohet.

Kryesia

Kryesia e Kuvendi sonte ka mbledhje urgjente

- Kryesia e Kuvendit të Kosovës pas dy orësh do të mbaj mbledhje urgjente.

Periskopi.com Lajme

Nuk është e qartë se çfarë janë pikat e diskutimit, por tashmë është konfirmuar se një ftesë e tillë është dërguar tek subjektet politike.

Periskopi ka konfirmuar nga tri subjekte se tashmë kanë marr një ftesë të tillë./ Periskopi

Kryesia e Kuvendit

Vetëvendosje nuk merr pjesë në seanca tjera, pa u mbajtë ajo për Astrit Deharin

Kuvendi vazhdon punimet të enjten, në orën 10:00, me pikat e mbetura nga seanca e kaluar.

Periskopi.com Lajme

Të enjten, më 17 nëntor, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të shqyrtojë pikat e mbetura të seancës së 28 tetorit, e cila ishte ndërprerë në mungesë të kuorumit.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, raporton Periskopi

Në këtë vazhdim të seancës, pritet të mbahet raundi i dytë i votimit të fshehtë për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe votimi, po ashtu i fshehtë, për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie.

Në vazhdim, pritet formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie, formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës, si dhe të zhvillohet debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputetë tjerë nënshkrues, lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Më pas, Kryesia u njoftua me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të deputetë nënshkrues, për seancë të jashtëzakonshme, për datën 16 nëntor, në lidhje me zhvillimet e fundit hetimore në rastin e vdekjes së të paraburgosurit Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si dhe me shkresën e deputetit Bislim Zogaj, për tërheqjen e nënshkrimit të tij nga kjo kërkesë.

“Deklaroj se me dt. 12. 11. 2016, kam firmosur kërkesën e GP VV për mbajtjen e një seance plenare për sqarim lidhur me rastin. Mirëpo, ju njoftoj se firma ime është përdorur për një seancë të jashtëzakonshme, për të cilën nuk jam i gatshëm. Preferoj që paraprakisht të priten rezultatet e hetimit nga institucionet përkatëse”, thuhet në sqarimin e deputetit Bislim Zogaj.

Në këto rrethana, u konstatua se kërkesa, e mbetur me 39 nënshkrime, nuk i plotëson kushtet për seancë të jashtëzakonshme.

Në këtë situatë, përfaqësuesit e GP të Vetëvendosjes në Kryesi, e lëshuan mbledhjen, duke bërë të ditur se nuk janë të gatshëm të marrin pjesë në asnjë seancë të rregullt, pa këtë seancë të jashtëzakonshme.

Kryesia nuk pati kuorum për të vazhduar më tej mbledhjen./ Periskopi

 

Kryesia e Kuvendit

Lista Serbe bojkoton Kryesinë e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka filluar mbledhjen e saj.

Periskopi.com Lajme

Aty nuk po merr pjesë Lisat Serbe, raporton Periskopi.

Ndryshe, ata që kur Ligji për Trepçën është votuar në Qeveri ku e kanë kundërshtuar, njëlloj edhe në Kuvend, kanë paralajmëruar për bojkot të institucioneve të Kosovës.