Zbulohet plani i Erion Veliajt, për t’i marrë postin kryeministrit Edi Ramës

Më 13 Dhjetor të vitit që shkoi gjatë një takimi me përfaqësues së Bankës Botërore, Edi Rama deklaroi me plotë gojë se; “Askush nuk e vë në dyshim se ky projekt do të mbyllet gjatë mandatit tim të dytë dhe askush nuk e vë në dyshim se do të jem unë Kryeministër edhe për një mandat”.

Periskopi.com Lajme

Pra Rama e ka ndarë mendjen pavarësisht ambicies së kreut të LSI-së Ilir Meta që të provojë edhe njëherë drejtimin e vendit nga karrigia kryeministrore, që do të jetë aty deri në vitin 2021.

Por përveç dëshirës së Metës, duket se nuk mendon kështu edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili në rrethet e tija të ngushta nuk e fsheh fare ambicien, për të kapur postin e të parit të qeverisë së majtë.

Gazeta e madhe italiane “Corriere della Sera”, ditën e djeshme në versionin print dhe atë online i ka kushtuar një shkrim të gjatë miratimit të planit rregullues të Tiranës. Nuk dihet nëse ky shkrim optimist është sponsorizuar nga Veliaj, pas zhurmës dhe kritikave të forta nga specialistë shqiptarë dhe të huaj  që akuzojnë kryetarin e bashkisë se nëpërmjet tij po realizon interesa klienteliste të një grupi ndërtuesish, por gjithsesi mes rreshtave gazeta italiane ka dalë “pa pritur” nga tema dhe ka nënvizuar ambicien e jetës të Erion Veliajt; atë për ti zënë vendin Edi Ramës kryeministër.

“Plani i riorganizimit (edhe konceptual) i kryeqytetit të quajtur “Tirana 2030”, përfshin edhe lidhjet me aeroportin e vetëm të vendit dhe portin e Durrësit, transportin dhe shërbimet publike, zonat e gjelbra dhe korridoret ekologjike, ky i fundit kaq shumë i dëshiruar nga Erion Veliaj, ish ministri i qeverisë Rama, tani kryebashkiaku i qytetit, që pretendon të kthehet në qeveri si kryeministër”, shkruan gazeta  “Corriere della Sera”.

Siç duket edhe nga ky shkrim synimi dhe plani i Erion Velisë për ti zënë vendin Edi Ramës, ka kaluar kufijtë dhe ka mbërritur deri në redaksinë e një prej mediave më të mëdha në Europë. Ose-ose është vetë Veliaj, që në një shkrim historiko-teknik për urbanistikën e kryeqytetit tonë, ka “inflirtuar” fjalinë, ku tregohet qartë synimi i tij madhor për të kryesuar qeverinë e Rilindjes./Syri.net/

 

Reklamë
Reklamë

Mustafa e pret në takim Ministrin e Brendshëm të Jordanisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Brendshëm të Mbretërisë së Jordanisë, Salameh Hammad.

Periskopi.com Uncategorized

Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve.

Duke e njoftuar për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e shtetësisë dhe sundimin e rendit dhe ligjit, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e Kosovës për përkrahjen e Jordanisë.

Ministri i Brendshëm jordanez, Salameh Hammad, i përcolli kryeministrit Mustafa përshëndetjet e Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein.

Ministri Hammad, po ashtu, vlerësoi të arriturat e Kosovës duke theksuar mbështetjen e mëtejme të Mbretërisë së Jordanisë për progresin e Kosovës në të gjitha fushat, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral.

Reklamë
Reklamë

Kryeministri Dorëheqja e Matteo Renzit “ngrihet” përkohësisht nga Presidenti italian

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, do të vazhdojë të qëndrojë në zyrën e tij për së paku edhe një javë, pasi Presidenti i Italisë, ka kërkuar nga social-demokrati ta “ngrijë” dorëheqjen e tij përkohësisht derisa Senati ta kalojë buxhetin për vitin 2017,

Periskopi.com Lajme

Renzi u takua me Sergio Mattarellan të hënën në pallatin presidencial – Quirinale – që kështu zyrtarisht ta japë dorëheqjen et tij pas disfatës që pësoi në referendumin e iniciuar për ndryshime kushtetuese.

Renzi pritej të largohej menjëherë, por tani dorëheqja e tij mund të vonohet të paktën deri në Krishtlindje.

Reklamë
Reklamë

Top Channel ua shton lumturinë mediave serbe, e bëri Vuçiqin ‘kryeministër të Kosovës’ (Foto)

Mjaftoi një gabim amatoresk i televizionit më të madh në Shqipëri “Top Channel” dhe të ironizojnë mediat serbe më të.

Periskopi.com Lajme

“Kryeministri kosovar Vuçiq”, ishte fillimi titulli të lajmit që televizioni shqiptar “mahniti” të gjithë ata që ishin duke u njoftuar për të rejat e fundit në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Sipas medieve serbe, “Top News” i cili televizion jep vetëm informacione të shkurta, por është pjesë e Top Channel, raporton mbi gjetjen e armëve në Jajnik, por që kryeministrit serbi i referohen si “kryeministri kosovar”.

“Mediat shqiptare duke cituar Vuçiqin “nuk ka asnjë dëshmi se dikush u përpoq të më vriste”, thonë kryeministri i Kosovës Vuçiq, në vend të kryeministri serb.

Reklamë
Reklamë

Sulmohet kryeministri kanadez Justin Trudeau​

Periskopi.com Video
Reklamë
Reklamë