Dogana e Kroacisë parandalon trafikimin e 715 breshkave

Zyrtarët doganorë të njësisë Rajonale në Osjek të Kroacisë kanë zbuluar të enjten në terminalin Zhupania një tentativë për trafikimin e 715 breshkave të gjalla të cilat gjenden në listën kroate të specieve të mbrojtura.

Periskopi.com Lajme

Dogana e Kroacisë ka thënë se bëhet fjalë për zbulimin më të madh deri më tani falë masave të rregullta të cilat i ndërmarrin për kontroll të mallrave të cilat hyjnë në zonën e Bashkimit Evropian përmes Kroacisë, raporton Anadolu Agency (AA)

Siç raportojnë mediat kroate, Drejtoria e Doganave të Kroacisë gjatë ditës do të dalë me detaje rreth zbulimit të këtij kanali i cili do të prezantohet në një konferencë për mediat.

Hatixhe Berisha

Shqiptarja nga Klina rrëfen në Beograd dashurinë e saj për Serbinë, e quajnë heroinë (Video)

Profesoresha në Akademinë Ushtarake të Serbisë, në Katedrën e Strategjisë, Hatixhe Berisha, në një emision të një televizioni serb, rrëfen se sa shumë e do Serbinë.

Periskopi.com Lajme

Hatixhja, që është nga Klina, thotë në këtë emision se babanë e ka pasë përparimtar, për dallim nga shqiptarët tjerë që nuk i shkollonin vajzat. Ndërsa, shprehet pa turp se është edukuar në frymën e barazisë, sidomos me serbët, shkruan B92, transmeton Telegrafi.

Në këtë emision ajo dhe familja e saj shfaqen të “ndershëm, kozmopolitë e të edukuar” për ta mbrojtur tokën e tyre – Serbinë!

Hatixhja ka lindur në një familje me gjashtë fëmijë, me tre vëllezër e tri motra. Vëllai i saj Izeti vritet në luftë kundër kroatëve, në Vukovar. Në varrimin e tij nuk merr pjesë asnjë shqiptar.

Ajo madje thotë se kur kërcet lufta në Kosovë, UÇK ka shkuar te babai i saj Halliti, për t’ia marrë djemtë e sa ai u thotë që nuk ka djem për të shitur.

Kësaj familjeje, që të gjithë anëtarët i kishte të punësuar ose në Ushtrinë ose në organet tjera të sigurisë të Serbisë, i vritet djali Ademi, në luftë kundër UÇK-së.

Në komemoracionin e tij u tha: “Patriotizmin e dashurinë për Jugosllavinë e ka paguar me jetë”.

E pyetur se e kujt është Kosova, Hatixhja thotë: “Veç e Serbisë”!

Gotovina merr post publik në Kroaci, serbët në sulm

Ish-gjenerali kroat Ante Gotovina i cili doli i pastër pas një procesi gjyqësor në Hagë për aksionin “Rrufeja”, sot ka marrë një post publik në Kroaci.

Periskopi.com Lajme

Nga sot ai do të jetë këshilltar special i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, Damir Krstiçeviq, transmeton koha

Sipas VeçernjeListit, Gotovina formalisht do të jetë përgjegjës për Sistemin e Sigurisë së Atdheut.

Për këtë ka reaguar i pari i Shoqatës së Serbëve të Rajonit, Miodrag Linta.

Ai ka thënë vendimi i Qeverisë së Kroacisë është drejtuar kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore midis Serbisë dhe Kroacisë.

ks-kr

Për thirrjet ‘Vrisni serbët’, FIFA hap rast disiplinor ndaj Kosovës dhe Kroacisë

FIFA ka hapur rast disiplinor kundër Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Kroacisë, për shkak të thirrjeve anti serbe të tifozëve gjatë ndeshjes kualifikuese për kampionatin botëror, shkruan AP.

Periskopi.com Sporti

Tifozët e të dyja ekipeve janë dëgjuar duke brohoritur “Vrisni serbët”, në ndeshjen që u zhvillua në Shkodër të Shqipërisë, këtë muaj.

Ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve, që kur u anëtarësua në FIFA në muajin maj, Kosova e luajti në Shkodër të Shqipërisë, për shkak të mungesës së infrastrukturës sportive.

FIFA nuk ka treguar hollësi se kur do të jap vendimin për këtë rast.

Tifozët kroatë tashmë janë janë ndaluar të marrin pjesë në dy ndeshjet koalifikuese që do t’i zhvillojnë në shtëpi, pas FIFA i ka ndëshkuar për shkak të incidenteve dhe sjelljes së tyre në ndeshjet e mëparshme.

Kosovari i ri që dirigjoi korin më të vjetër kroat

Periskopi.com Video
tifozet

Ankohen tifozët kosovarë: Ku janë monedhat tona në Shkodër?

Tifozët që ishin në Shkodër për të parë nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë, janë kthyer me shumë ankesa.

Periskopi.com Sporti

Shumë nga ta janë ankuar se kanë humbur më shumë para se sa që kishin planifikuar. Të gjitha monedhat që i kishin me vete janë detyruar që t’i lënë në hyrje të stadiumit, për të mos i gjetur ato më.

“Kisha monedha të hekurit, të cilat mu morë, pa e ditur se ku po shkojnë. Paramendojeni nëse kanë qenë 10 mijë tifozë dhe secili me siguri që ka patur para të tilla, atëherë sa para kanë fituar atë të stadiumit”, ka thënë një tifozë kosovarë që ishte në “Loro Borici”.

Në një përllogaritje të thjeshtë, nëse secili nga tifozët do të kishte së paku 1 euro në xhep, atëherë minimalisht 5 mijë euro do të grumbulloheshin nga zyrtarët në stadium.

sokoli

Sokoli: Ne i lejuam kroatët të na poshtërojnë

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka komentuar humbjen e thellë të Kosovës nga Kroacia.

Periskopi.com Sporti

Të përzgjedhurit e Albert Bunjakut u mposhtën bindshëm nga kroatët me rezultat 0:6, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2018.

Ai në një intervistë për Periskopin tha se nuk dëshiron të fajësojë trajnerin Albert Bunjaku, mirëpo shton se formacioni dhe rreshtimi i lojtarëve kosovarë dështoi totalisht.

“Shumë shpesh rreshtimi nuk ka shumë rëndësi, por formacioni ka rëndësi dhe në bazë të formacionit dhe kundërshtarit bëhet edhe rreshtimi. Jo për të kritikuar selektorin, por dje edhe rreshtimi edhe formacioni dështuan totalisht”, deklaroi Sokoli.

Sokolo shton se Kosova i lejoi vet kroatët ta poshtërojnë me lojë.

“Futbolli është lojë kolektive dhe kur dështojnë individët dështon edhe skuadra. Kroacia ishte favorite, por jo aq sa për të na poshtruar me rezultat. Ne iu lejuam kroatëve që të na poshtërojnë në Shkodër. Ata e dominuan takimin në saje të lojës sonë të dobët”, përfundoi Sokoli. /Periskopi.com

dallku

Dallku tregon se ku gaboi Kosova

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armend Dallku, ka kritikuar trajnerin Albert Bunjaku pas ndeshjes.

Periskopi.com Sporti

Ai e ka cilësuar si të gabuar skemën e zgjedhur, duke bërë të mundur që Kroacia ta ketë akoma më të lehtë fitoren.

“Unë mendoj se skuadra nuk pati taktikën e duhur për këtë ndeshje. Të luash në sulm kundër një kundërshtari të tillë, mendoj se i dhamë një asist Kroacisë për të fituar ndeshjen. Ata luajtën me dy sulmues dhe ndaj duhet të ishim të kujdesshëm, jo t’u jepnin më tepër hapësira. Duke ditur se cilët janë futbollistët që kanë në sulm, si Manxukiç apo Kramariç, kjo bëri edhe diferencën.

missi

Miss Kosova përkrahë futbollistët kosovarë (Foto)

Miss Kosova, Camila Barazza ishte mbrëmë tifoze e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen ndaj Kroacisë.

Periskopi.com Sporti

‘Dardanët’ u mposhtën në Shkodër me rezultat të thellë prej 0:6.

Por, Barazza ka shpërndarë foto ku shihet se ka të veshur fanelën e Kosovës.

missi2/Periskopi.com

kujtim shala

Shala e quan FFK-në të pafytyrë

Ish-futbollisti kosovar i cili luante dikur për Kroacinë, Kujtim Shala ka adresuar sërish kritika të ashpëra ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Këto kritika ai i bëri pas debaklit të mbrëmshëm që Kosova e pësoi nga Kroacia në Loro Boriçi të Shkodrës me rezultat 0:6.

Ai thotë se është turp se kush e udhëheq FFK-në.

“Kjo është turp. Edhe pse kur e shohim se kush e udhëheq Kosovën, nuk është çudi që Kroacia ka qenë kaq bindëse. Por, mund të them se kanë kaluar mirë marrë parasysh kush i udhëheq”, deklaroi Shala për mediat kroate.

“Tmerr i vërtetë. Nëse kanë pak fytyrë, krerët e Federatës duhet të përgjigjen për këtë, por nuk kanë. Kroacia është më e mirë, këtë e kuptoj, por të humbim 6:0?”, u shpreh ai. /Periskopi.com

munishi

Shpërthen Munishi: FFK-së i duhen punëtor e jo servila

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi vazhdon të kritikojë drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Hajvalisë dhe Llamkos Kosovës jep disa deklarata interesante pas humbjes së thellë të Kosovës nga Kroacia prej 0:6.

Munishi fajëson Federatën e Futbollit të Kosovës, të cilës thotë se i duhen njerëz punëtorë e jo servila siç i quan ai.

Ai nuk lë pa kritikuar as trajnerin Albert Bunjaku, ku thotë se është dashur të përdorë taktika tjera si dhe të ftojë tjerë futbollistë për këtë sfidë.

“Pika jonë më e dobët është trajneri”, deklaroi Munishi për Periskopin.

“Duhet të kishim startuar shumë më të rezervuar, me më shumë lojtarë defanziv në fushë. Është dashur të ftohen Jashanica, Musolli dhe Ibrahimi”, shtoi ai.

“FFK-ja po i vuan pasojat e amatorizmit që ka mbretëruar për 25 vjet. Në FFK duhet revolucion dhe njerëz punëtorë e të rinj dhe jo servila”, përfundoi Munishi. /Periskopi.com

rashica2

Rashica ka një kërkesë për bashkëlojtarët te Kosova

Milot Rashica ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të harrojnë humbjen e mbrëmshme nga Kroacia.

Periskopi.com Sporti

Kroacia mposhti mbrëmë Kosovën me rezultat të thellë prej 0:6 si mysafir, por vushtrriasi thotë se skuadra duhet të harrojë këtë humbje dhe të fokusohet në ndeshjen e radhës ndaj Ukrainës.

“Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të fokusohemi te Ukraina. Ata janë një tjetër kundërshtar i fortë, por atje do të shkojmë dhe të japim më të mirën tonë”, deklaroi Rashica.

“Jemi të rinj. Kemi nevojë për kohë që të luajmë së bashku. Primare është që të bëjmë lojë sa më të mira dhe të jemi gati për kampionatin e ardhshëm”, shtoi ai. /Periskopi.com

mandzukic

Flet Mandzukic, futbollisti që i shënoi Kosovës tre gola

Mario Mandzukic thotë se Kroacia tregoi se duhet të ishte serioze ndaj Kosovës dhe rezultati në fund tregoi një gjë të tillë.

Periskopi.com Sporti

Ai shton se me rëndësi primare është fitorja e Kroacisë, para golave individual.

“E dinim se nuk do të ishte e lehtë, por kemi treguar se jemi serioz, që e dëshmon edhe rezultati në fund”, deklaroi Mandzukic.

“Asnjëherë nuk dyshoj tek vetja. Sa u përket golave, gjëja më e rëndësishme është që Kroacia ka fituar”.

Mandzukic shënoi tre gola në fitoren e thellë të Kroacisë ndaj Kosovës prej 0:6. /Periskopi.com

lojtaret1

Berisha fajëson veten

Anësori i Kosovës, Bernard Berisha e ka fajësuar veten duke thënë se ishte futbollisti më i dobët në duelin mes Kosovës dhe Kroacisë.

Periskopi.com Sporti

Ai kritikon vetveten për paraqitje të dobët në sfidën e cila përfundoi 0:6 në të mirë të kroatëve.

“Unë isa lojtari më i dobët në këtë ndeshje. E pranoj se nuk bëra paraqitje të mirë”, deklaroi Berisha. /Periskopi.com

mavraj

Mavraj: Ndaj Spanjës mund ta pësojmë si Kosova

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj thotë se Kuqezinjtë mund të pësojnë debakël nga Spanja, njëjtë sikurse Kosova që pësoi nga Kroacia mbrëmë 0:6.

Periskopi.com Sporti

Por, Mavraj thotë se Kombëtarja Shqiptare nuk frikësohet nga asnjë skuadër.

“Ne nuk frikësohemi nga asnjë skuadër. Shumë njerëz do vijnë në stadium për të ndjekur Moratën dhe Ramosin por ne duhet ta kthejmë vëmendjen te çunat tonë. Kemi treguar që i krijojmë vështirësi ekipeve të forta por na duhet dhe pak fat sepse mund të bllokosh Moratën për shembull por të vijnë 3-4 kundërshtarë të tjerë dhe nuk i mban dot të gjithë. Në këtë ndeshje nuk testohet vetëm mbrojtja, por gjithë ekipi dhe bashkë me tifozët, pasi siç i ndodhi Kosovës me Kroacinë mund ta humbim dhe ne kontrollin e ndeshjes. Gjithsesi jam optimist se do ia dalim”, u shpreh ai.

Kombëtarja Shqiptare renditet e para në grupin G me gjashtë pikë, para dy gjigandëve të futbollit botëror, Spanja dhe Italia që kanë nga katër pikë. /Periskopi.com

kosova

Portali kroat: Turp çka ndodhi në ndeshjen Kosovë-Kroaci

Portali kroat 24sata.hr i ka konsideruar si të turpshme thirrjet në kor të tifozëve të Kosovës dhe Kroacisë ‘vrite serbin’, gjatë ndeshjes së mbrëmshme në Shkodër.

Periskopi.com Sporti

Të dy palët e tifozëve kanë kënduar së bashku para dhe gjatë duelit të vlefshëm për kualifikimet e Botërorin 2018.

Raportohet se këto thirrje mund t’u kushtojnë me dënim nga ana e FIFA-s të dyja Përfaqësueseve. /Periskopi.com

29.05.2014., Bad Tatzmannsdorf, Austrija - Konferencija za novinare hrvatske nogometne reprezentacije u sklopu priprema za Svjetsko prvenstvo 2014. u Brazilu. Mateo Kovacic. 
Photo: Igor Kralj/PIXSELL

Kovacic: S’e prisnim këtë rezultat

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic, ka thënë se skuadra e tij nuk e kishte menduar se do fitonte me rezultat 6-0 kundër Kosovës.

Periskopi.com Sporti

“Më duhet të pranoj se nuk kemi pritur një fitore të këtillë”, ka thënë Kovacic pas ndeshjes.

“A kemi mundur të jemi akoma më bindës? Gjithmonë ka hapësirë për përmirësim, por tri pikët janë të rëndësishme dhe tash do të shkojmë në Finlandë”.

“E dimë se nga Mandzukici mund të presim shumë, por edhe nga Kramarici dhe Kalinici”.

“Duhet të rigjenerohemi për të dielën dhe në Finlandë t’i marrim tri pikët”, ka shtuar mesfushori i Real Madridit. 

berisha2

Berisha: Nuk guxojmë të humbin kështu

Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha, është shprehur i zhgënjyer me këtë humbje duke shpresuar se do të këndellen qysh në ndeshjen e ardhshme.

Periskopi.com Sporti

“Nuk guxojmë me humb me këtë rezultat por kjo është një mësim për ne. Kjo është vetëm loja e dytë që kemi luajtur bashkë.

Më mirë që ka ndodhur më herët dhe të mësojmë më shumë nga humbje. Nuk jemi duke u ndjerë mirë pasi 6:0 është paksa marre”, deklaroi Berisha për SuperSport Kosova.

bunjaku2

Bunjaku: Mos shikoni vetëm zi

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka folur pas humbjes me rezultat 0-6 ndaj Kroacisë.

Periskopi.com Sporti

Bunjaku ka thënë se do të mësojmë nga gabimet dhe shpresojmë ndaj Ukrainës të kemi një rezultat pozitivë.
“Në pjesën e parë patëm mundësi të shënojmë. Patëm një kundërshtarë të rrezikshëm. Dhe tre ditë e kemi lojën tjetër dhe duhet të shkojmë tutje”.

“Reparti defanziv? Kemi bërë ndryshime, tani do bëjmë rotacione. Mirëpo nëse analizojmë rastet, më vjen keq për golin e fundit pasi ishte i panevojshëm, ndërsa në tre golat e parë ata treguan kualitetin”.

‘Duhet të kuptojmë se kjo kombëtare është në rritje dhe ka vend për përmirësime”.

“Qëllimi jonë ka qenë të luajmë 4-2-4, pasi doja t’i ndalja pasimet në mesfushë dhe harkimet. Por, edhe ne kemi pasur raste dhe mendoj se është dashur të shënojmë, kemi ndryshuar vazhdimisht dhe jemi munduar të përshtatemi kundërshtarit”.

“Pikat pozitive? Përfundimet e shumta të aksioneve, kemi pasur posedim të mirë, nuk duhet të shohim vetëm zi. Kemi luajtur ndaj një kundërshtari të fortë”.

“Ukraina? Do analizojmë këtë ndeshje dhe të përmirësohemi, do të jetë një sfidë e fortë. Falenderojmë tifozët dhe besoj pas dy vitesh do të përmirësohemi shumë dhe do tregojmë fytyrën e vërtetë të kësaj përfaqësuese”, ka thënë Bunjaku. 

munishi2

Munishi shpërthen: Nuk duhet të kërcejmë si në kanagjegje para lojës

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi i është përgjigjur Leart Paqaradës për deklaratën se humbja nga Kroacia 6:0 nuk është fundi i Botës.

Periskopi.com Sporti

Munishi thotë se lojtarët nuk duhet të veprojnë sikurse vepruan para kësaj ndeshje.

“Kombëtarja është çështje serioze. Nuk duhet të kërcejmë si në kanagjegje me mindil para lojës. Jo të postojnë fotografi duke vallëzuar dy ditë para lojës. Brazili nuk ka kërcyer si lojtarët tanë në hotel para ndeshjes. Jo aty të hyjë gjithkush, të promovohet gjithsecili. Kombëtarja është çështje serioze. Brazili ka marrë shtatë gola, por Kroacia pati konsideratë. Mund të na jepte dhjetë gola”, ka thënë Munishi. /Periskopi.com