Kriza në Maqedoni, Zoran Zaev: Shkova të merrja mandatin, por Presidenti nuk ma dha

Moskrijimi i qeverisë së re vazhdon të thellojë krizën politike në Maqedoni.

Periskopi.com Lajme

Pas dështimit të marrëveshjes mes Gruevskit dhe BDI-së, radhën për të krijuar qeverinë e ka lideri i opozitës Zoran Zaev në bazë të votave që partia e tij ka marrë. Por, Presidenti maqedonas George Ivanov nuk i ka dhënë mandatin.

“Erdha për ta marr mandatin, por presidenti nuk ma dha. Ivanov tha se fillisht duhet të dëshmojmë se kemi 61 mandate dhe pastaj të mund të marr mandatin për formimin e qeverisë”, deklaroi Zaev për mediat pas takimit me Presidentin e Maqedonisë.

Ai theksoi se në këtë takim janë diskutuar të gjitha detajet rreth procedurave për formimin e kabinetit të ri qeveritar.

Përplasje Rama-Thaçi- Ahmeti

Edi Rama ka tentuar të përdorë krizën politike në Maqedoni për tu faktorizuar si një politikan me peshë në rajon, por ka dështuar duke futur në ngërç edhe marrëdhëniet e Tiranës me faktorin shqiptar në Maqedoni.

Periskopi.com Lajme

Edi Rama ka hartuar një draft prej disa pikash që duhej ta firmosnin liderët politik shqiptarë në Shkup.

SYRI.net e disponon këtë draft të kryeministrit Rama.

Ahmeti nuk ka pranuar ta firmosë. Menduh Thaçi ka refuzuar ftesën.

Duket se vetëm kreu i “Besa” i është përgjigjur “liderit” të rajonit Rama.

Jovanoviq thotë se kriza në Serbi është thelluar, përmend presionin e Rusisë

Kreu i partisë Liberal Demokratike të Serbisë, (LDP) Çedomir Jovanoviq, deklaroi sot se e ardhmja evropiane e Serbisë është vënë në pikëpyetje dhe se “Serbia nuk guxon të bëjë lëshime nën presionin e Rusisë".

Periskopi.com Lajme

Kreu i Liberalëve tha se nënkryetari i parë i qeverisë së Serbisë, njëherësh ministër i Jashtëm, Ivica Daçiq, mund të ushtrojë detyrën e ministrit me Vladimir Putinin, por se nuk mund të udhëheqë politikë ruse në Serbi.

Ai ka shtuar se kryeministri Aleksandar Vuçiq do të duhet të zgjedhë mes Evropës dhe Rusisë, raporton AA

Jovanoviq ka theksuar se kriza në Serbi është thelluar dhe se presionet me të cilat po përballet vendi janë pasojë e ambicies së “forcave anti-evropiane” të kombinuara me rritjen e interesit rus, që shoqëria të ndalë transformimin evropian të saj.