Kristina Georgieva

Kristina Georgieva, drejtoresha ekzekutive e re e Bankës Botërore

Ndihmës Komisionerja për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore pranë Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), Kristina Georgieva, do të jetë drejtoresha ekzekutive e re në Bankën Botërore.

Periskopi.com Lajme

Georgieva, ka deklaruar se ka pranuar ofertën e Bankës Botërore dhe se për këtë arsye ka dhënë dorëheqjen nga detyrat në Komisionin e BE-së, raporton AA

Duke theksuar se është shumë e lumtur që ka dhënë kontributin e saj për Bullgarinë dhe BE-në në 7 vitet e fundit, Georgieva, ka falënderuar për mbështetjen edhe Presidentin e Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker.

Para detyrës së saj në Komisionin e BE-së, Georgieva, ka shërbyer si zëvendës presidente e Bankës Botërore, Ajo ka hedhur kandidaturën edhe për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-s. Ndërkohë detyra e saj në Bankën Botërore, pritet të fillojë më 2 janar 2017.