rafat-780x439

Ky është pazari për të cilin Rusia mund ta njoh Kosovën

Gjatë vizitës së zyrtarëve të Ukrainës në Beograd, Zëvendëskryetari i Kuvendit Krimesë, Refat Çubarov, paralajmëroi për “arrogancën” e Rusisë dhe mundësinë që Rusia, në bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta njoh pavarësinë e Kosovës për të ruajtur pushtetin e saj në Krime.

Periskopi.com Lajme

Çubarov ka thënë që forcat e mëdha tani janë në Pazar, dhe askush nuk e di se si do të përfundojnë në këtë mozaik.

“Tashmë ka plane për të shkëmbyer Kosovën për Krimenë. Rusia tani në mënyrë aktive kërkon mundësi për bashkëpunim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të njëjtën kohë duke ruajtur interesat e tyre” ka thënë Çubarov.

Ndër të tjera ai ka thënë që Rusia do të jetë e gatshme për kompromis dhe koncesione në mënyrë që të fitoj pushtetin mbi Krimenë.

Çubarov ka thënë se Ukraina dhe Serbia kanë probleme të ngjashme me një pjesë të territorit që përpiqet të ndahet, përveç, sipas tij, qëndrimi i Serbisë është më i favorshëm për shkak se ajo ka arritur të ruajë një dialog me Kosovën, ndërsa Krimea nuk ka mundësi për këtë, shkruan Radiokim, transmeton Klan Kosova.

Oleksandr Aleksandrovych

Rusia mund të heq dorë nga Kosova për shkak të Krimesë

Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksandr Aleksandrovych, ka deklaruar se qëndrimi i Ukrainës për të mos njohur pavarësinë e Kosovës, sipas tij, të shpallur njëanshëm, qëndron i njëjtë.

Periskopi.com Lajme

Megjithatë ambasadori Aleksandrovych ka shprehur dyshimin se Rusia mund të “heqë dorë” nga Kosova nëse perëndimi e njeh Krimenë si pjesë të Rusisë, transmeton Gazeta Blic

“Sot Rusia e ruan veton e saj kundër pavarësisë së Kosovës, nesër mund ta heqë. Rusia ka vënë veto jo pse i do serbët por për shkak se kjo i konvenon politikës së tyre. Putin ka thënë se është i gatshëm që të heqë dorë nga Kosova nëse perëndimi e njeh Krimenë. Në politikë nuk ka bashkim dhe vëllazërim, ka vetëm interesa”, insiston Aleksandrovych

Ai ka thënë për portalin “Blic” nga Beogradi se Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet dhe rikujtoj se ky shtet, në kualifikimet e kampionatit evropian 2017 në basketboll, dhe kampionatit botëror 2018 në futboll, është në grupe të njëjta me Kosovën por ka vendosur që takimet e veta, me Kosovën, t’i luajë jashtë kufijve të Ukrainës.

“Në të kundërtën do të duhej t’ua pranojmë pasaportat si legjitime. Në anën tjetër, rusët kanë pranuar qytetarët me pasaporta të Kosovës”, tha Aleksandrovych.

Ambasadori mendon se Serbia me Ukrainën ka më shumë gjëra të përbashkëta se me Rusinë.

“Ne poashtu jemi popull ortodoks. Ju e keni Kosovën, ne e kemi Krimenë dhe Ukrainën lindore. Ashtu si edhe në Kosovë, këtu erdhën njerëz me sasi shumë të madhe armësh, që i morën nga jashtë dhe na morën territorin”, thotë Aleksandrovych.

Duke folur për situatën në Ukrainë, ambasadori thekson se “kemi të bëjmë më agresion të Rusisë” dhe që perëndimi po përpiqet të ndihmojë.