Ish-kryetari i KQZ-së tregon se kush ka të drejtën finale për krijimin e qeverisë

Periskopi.com Lajme

Kosova mund të përballet me një ngërç të ri politik kur është koha për formimin e Qeverisë. Lidhur me këtë, njohësit e çështjeve juridike thonë se për formimin e qeverisë janë disa skenare që mund të ndodhin.

Në një prononcim për ‘Indeksonline’, ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njëherësh eksperti për çështje juridike, Mazllum Baraliu ka konfirmuar se koalicioni PAN e ka mundësinë e para që ta formojë qeverinë.

Mirëpo, sipas tij, nëse e njëjta dështon atëherë kjo do t’i kalojë me automatizëm ndonjë grupacioni tjetër politik.

“Koalicioni PAN në qoftë se mundet ai e ka radhën duke u nisur sipas nenit 95 të kushtetutës së Republikës së Kosovës e ka të drejtën që ta formojë qeverinë dhe të bëjë një kabinet prej 61 deputetësh. Pastaj, të ja jap propozimin presidentit pikërisht sipas këtij nenit kushtetutës i cili e ka për detyrë që cili do koalicion e në këtë rast është koalicioni PAN ose edhe ndonjë  subjekt politik apo  parti politike që i ofrohet e që kanë numërin  më të madh të votave nga zgjedhjet e 11 qershorit do të  udhëhiqet nga amandatatet”, ka thënë Baraliu.

Më tej, profesori universitar ka shpjeguar edhe rastin se nëse as koalicioni i dytë apo partia e dytë nuk mund ta formojnë qeverinë, cili grup tjetre mundet ta bëjë.

Ai thotë se është një e drejtë diskrecionale e presidentit të Republikës që t’ia jap mandatin grupacionit të tretë politik për formimin e qeverisë. Në rast se edhe kjo nuk bëhet, atëherë vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“I pari subjekt politik që ta formojë qeverinë i takon e drejta koalicionit PAN ta japin propozimin te presidenti dhe ai të ja aprovoj këtë të drejtë dhe ti mandatojë që ata vetë të formojnë qeverinë. Nëse nuk munden, atëherë i takon çdo subjekti politik apo grupacion politik në këtë rast koalicionit LDK-AKR-Alternativa nëse normalisht arrijnë që ti kenë numrat, nëse jo atëherë  koalicionit eventual paszgjedhor që mund të jetë Vetëvendosja si partia më e madhe që ka dalë numerikisht dhe LDK-ja me ata të vet e kështu me radhë, pra me minioritet ose edhe me ndonjë parti politike më të vogël, pra kush arrin i dyti  si parti e dytë pas asaj PAN-it si koalicion i pare mund ta bëjë dhe duhet ta bëjë qeverinë në afat prej 15 ditësh”, ka thënë Baraliu.

Reklamë
Reklamë

Valdete Daka flet për vëzhguesit e OJQ’së fantome

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka komentuar përfshirjen e njerëzve të partive politike në një organizatë joaktive që ka monitoruar zgjedhjet e së dielës.

Lidhur me fshehjen e asamblistëve të PDK-së e AAK-së si vëzhgues nën petkun e një organizate joqeveritare joaktive, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se Zyra e regjistrimit të subjekteve politike pasi ka bërë verifikimin se a i plotësojnë këta persona kushtet ligjore për të qenë vëzhgues dhe a i plotëson kjo OJQ ato kushte i ka rekomanduar KQZ-së t’i akreditojë.

“Kjo është e vërteta, s’ka asgjë tjetër“, shtoi ajo.

“Se kujt i takojnë ata, çka janë ata, ne nuk mundemi me e ditë. Nga asnjë OJQ, asnjë institucion, ne nuk kërkojmë përkatësi politike, pra nuk e dimë nëse edhe në OJQ të tjera ka njerëz të partive politike”, tha Daka lidhur me praninë e përfaqësuesve të PDK-së dhe AAK-së në organizatën joaktive “Instituti Rajonal për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Studime Politike”, e cila ka vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Më tej, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka folur për procesin e numërimit të votave.

Ajo tha se brenda qendrës së numërimit të votave gjithçka është duke shkuar siç duhet.

“Puna po vazhdon në tri turne. Njerëzit po punojnë 24 orë pa ndërprerë. Sot është duke u bërë futja e rezultateve të partive dhe kandidatëve, pastaj në fund do të dimë se a kemi ndonjë kuti që ka nevojë për rinumërim. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë incident”, tha Valdete Daka për KALLXO.com.

Ndërsa, koordinatori i Qendrës së numërimit të votave, Burim Ahmetaj, tha se kjo Qendër ka pranuar mbrëmë të gjithë materialin e ndjeshëm nga të gjitha komunat e Kosovës.

“Të gjithë materialin e kemi në Qendrën e numërimit dhe jemi në proces të plotësimit të të dhënave të formularëve të rezultateve. Kemi staf të dyfishuar për të mos ndodhur gabime”, tha ai.

“Po ashtu jemi duke bërë edhe skanimin e votave, pastaj do të kalojmë te numërimi i votuesve me kusht. Ende nuk kemi mbërri tek procesi nëse mundet të ketë persona të cilët kanë votuar dy herë, si i rregullt dhe me kusht. Mundet me pasë rinumërim të kutive të votimit pasi që ekziston ajo që një subjekt mundet me pasë vota ndërsa deputetët jo ose e kundërta por një gjë mund ta them që do të ketë rinumërim por nuk e di se sa”, tha Ahmetaj.

Ndërsa, shefi i Misionit të Bashkimit Europian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, Alojz Peterle, tha sot se përfshirja e vëzhguesve të zgjedhjeve të PDK-së dhe AAK-së nën petkun e një organizate të shoqërisë civile është në kundërshtim me ligjin.

Të dielën, KALLXO.com ka zbuluar planet e koalicionit PDK-AAK-NISMA për të fshehur vëzhguesit e tyre në emër të një OJQ-je joaktive.

Reklamë
Reklamë

Valdete Daka shpjegon pse janë mbi 52 mijë vota të pavlefshme

Periskopi.com Lajme

Kanë mbetur më pak se një për qind të votave të pa numëruara që të rrumbullakohet procesi dhe rezultati përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 11 qershor.

Megjithatë, shpallja e rezultatit, pritet të marrë edhe tri javë kohë, për shkak të procedurave të ankimimit.

Në bazë të rezultatit preliminar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, ka fituar 34 për qind të votave, pasuar Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse në vendin e tretë është koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.7 për qind të votave.

Nga komunitetet pakicë, Lista Serbe ka fituar mbi 5 për qind të votave.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha për Radion Evropa e Lirë se përveç votave me kusht dhe votave të diasporës, numërimi i votave tjera ka përfunduar.

Ajo ka shtuar se rezultatet përfundimtare të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve do të bëhen të ditura pas procesit të shqyrtimit dhe verifikimit të materialit zgjedhor dhe numërimit të votave me kusht.

“Sa i përket rezultateve përfundimtare ato do t’i kemi pasi të bëhet auditimi i të gjitha kutive, mospërputhjeve eventuale, ankesave të cilat mund t’i kemi në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), si dhe pasi të numërohen votat më kusht dhe votat nga diaspora. Vetëm atëherë do t’i kemi rezultatet përfundimtare. Do të thotë deri në tri javë”, ka thënë Daka.

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë, të drejtë vote kanë pasur mbi 1 milion e 800 mijë banorë, nga të cilët rreth 700 mijë është numri i fletëvotimeve të vlefshme.

Kurse, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi 52 mijë është numri i fletëvotimeve të pavlefshme. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, thotë se ky trend po përsëritet në të gjitha zgjedhjet e parakohshme.

​“Afatet e shkurta ndikojnë edhe në informimin publik, sidomos votuesit e rinj nuk dinë të votojnë. Ka ndoshta edhe arsye të tjera, edhe pse ne në fakt nuk e dimë saktësisht pse fletëvotimet janë të pavlefshme”.

“Mundet të ketë edhe arsye tjera, ka edhe njerëz që janë të pakënaqur me gjithë situatën politike dhe thjeshtë e shprehin pakënaqësinë e tyre duke prishur fletëvotimin. Pra, ka lloj- lloj arsyesh. Por, ne vetëm pasi të bëjmë një analizë të përgjithshme të tyre, do të dimë se cilat janë arsyet kryesore“, ka thënë Daka.

Zgjedhjet e 11 qershorit, në përgjithësi janë vlerësuar të suksesshme, përjashtuar disa vërejtje që janë dhënë në lidhje me listën e pa përditësuar të votuesve dhe disa parregullsive, por të cilat sipas vëzhguesve, nuk kanë ndikuar në proces.

Këto zgjedhje, pritet të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, nga i cili më pas do të formohet edhe Qeveria e ardhshme e Kosovës.

Reklamë
Reklamë

Vetëm edhe 2% të votave pa u numëruar, mësojeni rezultatin

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pa procesuar 97.59% të vendvotimeve nga të cilat janë dërguar të dhëna.

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme ka arritur rreth 52 mijë, ndërsa fletëvotime me kusht janë 30 mijë e 274.

Nga të numëruara, PDK-AAK-NISMA prin me 34.20%, pas saj vjen Vetëvendosje me 27.06% dhe e treta është LDK-AKR me 25.76%, raporton Periskopi

Nuk duhet harruar se Lisat Serbe ka marr 5.79%./ Periskopi

 

Rezultati KËTU

Reklamë
Reklamë

Numërohen 95% e votave, Vetëvendosje dhe LDK ende diferencë 1 %

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka procesuar 95.34% të vendvotimeve nga të cilat janë dërguar të dhëna.

Aty sa shkon e rritet numri i fletëvotimeve të pavlefshme e edhe numri i fletëvotimeve me kusht.

Në këtë përqindje, PDK_AAK-NISMA prinë me 34.42%, pas saj Vetëvendosje me 26.68% dhe LDK-AKR me 25.86%.

Numri i përqindjes pritet të përfundojë sot./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Ueb-faqja e KQZ-së sërish jashtë funksionit

Periskopi.com Lajme

Ueb-faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dalë sërish nga funksioni.

Në KQZ mbrëmë e kanë arsyetuar se serveri i ueb-faqes së KQZ-së ka rënë për shkak të vizitave të shumta, ndërkohë që as ditën e sotme kjo web-faqe nuk është në funksion.

Përditësimi i fundit i rezultateve preliminare është bërë rreth orës 2:00, ku janë numëruar rreth 91 përqind e votave.

Në bazë të këtyre rezultateve, koalicioni PDK-AAK-Nisma prin me 34.62, Vetëvendosje është në vendin e dytë me 26.69 për qind, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa është i treti me 25.81.

Reklamë
Reklamë

Deri në orën 11:00 votuan 8.45% e votuesve

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e dytë për Ditën e Zgjedhjeve.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se në bazë të të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga Qendrat e Votimit për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës deri në orën 11:00 kanë votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45% e votuesve.

Deri përafërsisht në të njëjtën kohë, në vitin 2014, patën votuar 168 mijë e 616 votues, apo 9.46% e votuesve.

Sipas Listës Përfundimtare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është: 1 milion e 872 mijë e 471 votues.

Në këtë link, mund të gjeni të dhënat e detajuara për pjesëmarrje./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

KQZ shtyn sërish afatin për listat e PD-së

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë sërish afatin për dorëzimin e që listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.

KQZ u mblodh sërish pasditen e sotme pasi i la afat dje 24 orë PD-së që të dorëzonte të plota listat. Por, sërish PD nuk i dorëzoi as sot.

Në kushte të tilla, KQZ vendosi që afati i fundit për dorëzim të jetë nesër në orën 09:00.

Listat e Partisë Demokratike kanë pasur parregullsi pasi nuk ishin të plota me emrat e kandidatëve dhe nuk ishin shoqëruar me formularin e dekriminalizimit. /albeu.com/

Reklamë
Reklamë

Zbulohet logoja dhe slogani i KQZ-së për zgjedhjet (Foto)

Periskopi.com Lajme

Është zbuluar logoja dhe slogani i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen me 11 qershor.

Së kjo është logo zyrtare e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

KQZ është shprehur se është në fazën përfundimtare të organizimit të këtyre zgjedhjeve.

Reklamë
Reklamë

PDK anulon debatet e thirret në ligj, por tashmë ka shkelur Ligjin për Zgjedhjet

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës që është në koalicion me AAK-në dhe NISMA’n ka dy ditë që nuk pranon të jetë pjesë e debateve në televizione nënë arsyetimin që Komisioni i Pavarur për Media ka ndaluar debatet e tilla.

Madje ata kanë anuluar edhe debatin më të madh të parashikuar ndonjëherë atë mes tre kandidatëve për kryeministër duke u thirrur në atë që KPM e ka dërguar vetëm si njoftim jo vendim.

Por, ata kanë filluar fushatën zyrtare.

PDK ka mbajtur një takim me ndërmarrësit para pak çastesh e ky takim është transmetuar direkt në Klan Kosova.

Ishte pikërisht drejtori i këtij televizioni Baton Haxhiu i cili një natë më parë tha se duhet të jenë në debate përfaqësuesit e këtij koalicioni, por që mbetet vendimi i tyre sipas tij, dhe u pa tepër i nervozuar për anulimin e debateve në televizion e edhe debatit mes kandidatëve për kryeministër.

Madje tha se ata tre, Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti nuk do të mund të përballen më në Klan.

E Kadri Veseli me Besim Beqajn transmetuan direkt këtë takim në po këtë televizion./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Tash ‘ethet’ e numrave të subjekteve

Periskopi.com Lajme

Të shtunën (27 maj) subjektet politike që garojnë në Zgjedhjet Parlamentare do të mund ta dinë numrin e tyre në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Gazetën Monitor se ngjashëm sikurse herave të kaluara edhe kësaj radhe do të organizohet një ceremoni ku do të bëhet tërheqja e shortit. Sipas tij tërheqja e shortit do të jetë transparente dhe do të bëhet nga vetë përfaqësuesit e subjekteve politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike që do të garojnë në këto zgjedhje dhe ky numër është më i vogël sesa në zgjedhjet e kaluara të vitit 2014.

Reklamë
Reklamë

Përplasje e ashpër në KQZ (Video)

Periskopi.com Lajme

Në mbledhjen e sotme të  Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), ka pasur një debat të ashpër në mes përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi dhe atij të PDK-së, Blerim Gjoshi.

Rrustemi ka akuzuar Gjoshin për presion te sekretariati.

Po ashtu, Rrustemi ka thënë se PDK është krimi i organizuar në vend.

Ndërkaq, Gjoshi iu drejtuar duke i thënë se kjo është bërë në mënyrë të rregullave. Ishte kryetarja e KQZ –së.

Valdete Daka e cila ka kërkuar na të dy palët që të ndalojnë fjalosjen.

Për më shumë shikojeni videon:

Reklamë
Reklamë

LDK flet për listën, por jo edhe për pakënaqësitë brenda partisë

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës bënë të ditur se koalicioni parazgjedhor LDK-AKR, në të cilin me LDK-në janë Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit 2017.

Ky subjekt thotë se u kanë ofruar qytetarëve të Kosovës një listë kandidatësh për deputetë, të cilët përfaqësojnë unitetin politik e qytetar të Kosovës, por nuk flet asgjë lidhur me pakënaqësitë brenda partisë lidhur me këtë listë, e as me ata që i larguan në momentet e fundit nga lista, raporton Periskopi

“Kjo listë kandidatësh përfaqëson interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Është listë që përfaqëson në mënyrën më të denjë gratë dhe burrat e Kosovës, të rejat dhe të rinjtë e Kosovës. Listë e kandidatëve të dëshmuar për shërbim të ndershëm ndaj qytetarëve dhe listë e kandidatëve të rinj, profesionistë të fushave përkatëse dhe entuziastë për të përcjellë në institucionet e Kosovës njohuritë dhe përvojën e tyre të shkëlqyer nëpër universitetet më të mira të botës dhe nëpër institucione të ndryshme kredibile ndërkombëtare. Lista e kandidatëve të LDK-AKR dhe Alternativa për deputetë përbëjnë alternativën e vetme serioze për qytetarët e Kosovës”, thuhet në një komunikatë të tyre, transmeton Periskopi

“Kjo listë, jemi të bindur se do të prodhojë shumicë solide në Kuvendin e Kosovës, e cila do t’i mundësojë koalicionit tonë krijimin e një qeverie, e cila do ta vazhdojë betejën për ç’kapjen e shtetit, sundimin e rendit dhe të ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si parakushte për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Fitorja e koalicionit tonë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit 2017 do t’i japë fund izolimit ndërkombëtar të Kosovës, duke liberalizuar fillimisht vizat për qytetarët e Kosovës, për t’i hapur rrugën procesit të integrimit të plotë euro-atlantil të Kosovës”, thuhet në komunikatë./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Listat e natës!

Periskopi.com Lajme

Partitë politike kanë pritur minutat e fundit të afatit ligjor, përkatësisht pak para orës 24:00 të së premtes, që t’i dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ.

Për shkak të koalicioneve parazgjedhore shumë emra të rëndësishëm brenda partive kanë mbetur jashtë, duke krijuar kështu edhe përçarje jo të vogla, të cilat pritet t’u kushtojnë shtrenjtë subjekteve politike. Në mungesë të koalicionit vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e favorizuar në përpilimin e listës, shkruan sot, gazeta Zeri.

Nëse për asgjë tjetër, zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë do të mbahen mend si zgjedhjet e koalicioneve të mëdha dhe të cilat u kanë shkaktuar më së shumti kokëçarje partive politike.

Koalicionet e bëra në ditën e fundit të afatit ligjor, nga dy të dy blloqet, atij “të luftës” dhe “të paqes”, kanë bërë që listat e kandidatëve për deputet të partive politike të përgjysmohen, duke nxitur kështu një luftë të pakompromis brendapartiak mes individëve dhe klaneve të ndryshme.

Hiç Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka dorëzuar listën 24 orë para afatit përfundimtarë, PDK-ja, LDK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe “Nisma për Kosovën”, kanë zhvilluar negociata intensive deri në minutat e fundit brenda strukturave partiake, duke bërë “eliminimin” e disa kandidatëve dhe “përzgjedhjen” e disa të tjerëve.

Si rrjedhojë, shumë emra të rëndësishëm brenda partive kanë mbetur jashtë duke krijuar kështu edhe përçarje jo të vogla të cilat pritet të ju kushtojnë jo pak disa partive. E arsyet për secilin prej tyre dallojnë.

Derisa disa janë tërhequr vet nga kandidatura për deputet, disa të tjerë janë eliminuar nga partitë e tyre për shkak të bindjeve dhe qëndrimeve të cilat ata i kanë pasur në legjislaturën e kaluar.

E në fund, ka pasur edhe të tillë që për interesa të partisë janë bërë edhe “Kurbanë”.

 

Reklamë
Reklamë

26 subjekte politike aplikuan për certifikim në KQZ

Periskopi.com Lajme

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka deklaruar se janë 26 subjekte që kanë palikuar për certifikim në këtë institucion.

Nga këto, 5 janë koalicione, 19 parti dhe dy iniciativa, raporton Periskopi

Aplikimet do të shqyrtohen në ditët në vijim dhe do të merret vendimi nëse do certifikohen ose jo./ Periskopi

 

Reklamë
Reklamë

A është i ligjshëm koalicioni LDK-AKR me Vetëvendosjen? E sqaron KQZ-ja

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të bëjë koalicion me LDK-AKR, por që sipas saj Lëvizja mund të hyjë në listën e koalicionit LDK-AKR.

Mbrëmë në orën 00:00 ka skaduar afati për dorëzimin e koalicioneve.

Ndryshe gjatë ditës është raportuar se Vetëvendosje mund t’i bashkohet koalicionit LDK-AKR, por kjo është mohuar nga zyrtarë të VV-së.

Reklamë
Reklamë

KQZ mund të mbetet pa kryetare

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të mbetet pa kryetare ende pa u shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo mund të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të Valdete Dakës, për t’u bërë kryetare e Gjykatës Supreme.

Këtë vendim, Gjykata Kushtetuese duhet ta marr pesë ditë pas datës së zgjedhjeve, pra me 16 qershor, pasi pikërisht në këtë datë skadon afati i masës pezulluese që i është vënë emërimit të Enver Pecit në krye të Supremës.

Me 16 mars, Daka e pati kontestuar vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të datës 6 mars 2017, me anë të të cilit Peci ishte emëruar kryetar i Gjykatës Supremës, shkruan AktivPress

Të njëjtën ditë, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi e pati caktuar gjyqtaren Snezhana Botusharova si gjyqtare raportuese dhe kolegjin shqyrtues në përbërje të: Almiro Rodrigues (kryesues), Ivan Cukalovic dhe Selvete Gerxhaliu-Krasniqi.

Pas shqyrtimit të lëndës qe vendosur që të pezullohet procedura e emërimit të kandidatit për kryetar të Gjykatës Supreme nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

“Vazhdimi i kësaj mase të përkohshme do të zgjasë deri më 16 qershor 2017”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Me vendimin e 16 qershorit, duhet të njoftohet presidenti, pasi ai është autoriteti që e emëron kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Me Kushtetutë është e përcaktuar që kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të jetë nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatave me juridiksion apeli.

Me 16 qershor, mund të jenë të përfunduara zgjedhjet vetëm në rast se nuk evidentohen parregullsi në asnjë vend-votim apo në Qendër të numërimit të votave.

Nëse merret parasysh përvoja nga e kaluara, atëherë duhet llogaritur që edhe në këto zgjedhje do të ketë ankesa nga subjektet politike për parregullsi të mundshme zgjedhore.

Reklamë
Reklamë

Anëtari i KQZ-së thotë se ky institucion përndjekë diasporën nga zgjedhjet

Periskopi.com Lajme

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi thotë se KQZ-ja nuk po bënë punën e saj.

Ai ka shpjeguar në detaje se çfarë duhet bërë ky institucion për mërgimtarët dhe çfarë po bënë, transmeton Periskopi

Thotë se po përndjek diasporën nga zgjedhjet.

Shkrimi i tij:

Lajmi që po qarkullon nëpër media se KQZ-ja e ka dërguar në polici këtë iniciativën vullnetare dhe legjitime të mërgatës për të ndarë e shpërndarë informacione që e ndihmojnë njëri – tjetrin dhe e lehtësojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e 11 qershorit, në fakt flet se si KQZ-ja në vend që të angazhohet ashtu siç e ka përgjegjësi për t’ua mundësuar bashkatdhetarëve pjesëmarrjen në zgjedhje, është lëshuar në gjueti të çdo iniciative vullnetmirë, tamam në rolin e përndjekjes së diasporës me synimin për t’ua pamundësuar votimin, ashtu siç i ka përndjekur për shtatëmbëdhjetë vjet çdo qeveri e Kosovës.

Nuk ka asgjë të paligjshme në krijimin e rrjeteve e rretheve, çfarëdo qofshin ato, përmes të cilave mërgata informohet, shpjegohet dhe mobilizohet për të marrur pjesë në zgjedhje. Kjo bëhet madje e domosdoshme, kur ke një KQZ, e cila thuajse nuk ka bërë asgjë për t’ia lehtësuar mërgatës votimin, e cila e zënë për të dërguar kundërligjshëm ekipe që mbledhin dhejtëra mijëra fletëvotime të falsifikuara nëpër Serbi, kërcënon e frikëson bashkatdhetarët kur këta angazhohen të përmbushin të drejtën e tyre të ligjshme për të votuar më 11 qershor.

Madje, vetë KQZ-ja e ka për obligim të shpërndajë informacione, duke ju dërguar formularët për regjistrim dhe udhëzime për mënyrën e votimit përmes postës, qendrave, shoqatave, klubeve e subjekteve politike kudo në diasporë.

Roli i diasporës sot, ashtu si edhe më parë në momente kthese është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Ky regjim në ikje, që po gjen shëmbëlltyrën e tij edhe në KQZ , e që e ka interes, sikurse që e kishte qëllim në vetvete përjashtimin e diasporës nga angazhimi politik në Kosovë. Këtë e bënte, dhe po përpiqen që ta bëjnë për një arsye të thjesht, ngase votuesi i diasporës as nuk i nënshtrohet shitjes së vullnetit të tij ndaj klanit Pronto, e as manipulimit që mund t’i bëhet. Prandaj, meqenëse periudha e regjistrimit për të votuar përmes postës është shumë e shkurtër, ju ftoj që të organizoheni e mobilizoheni që të shfrytëzoni çdo mundësi që ua lehtëson apo mundëson pjesëmarrjen në zgjedhje, duke u bërë kështu edhe pjesë edhe kontribuues në ndryshimin që po vjen, fillimi i të cilit padyshim që do të jetë edhe fundit i këtyre.

Le të kujtojmë që pikërisht kjo KQZ e drejtuar nga znj. Valdete Daka dhe me rolin e kësaj të fundit në zgjedhjet e 2013 dhe të 2014 kishin bredhur nëpër Rashkë e Nish për të mbledhur dhjetëra mijëra fletëvotime që e sollën Listën Serbe në Kuvend dhe në Qeveri!  / Periskopi

Reklamë
Reklamë

KQZ-ja tregon vendimin për zgjedhjet serbe në Kosovë

Qeveria e Isa Mustafës ka miratuar mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë. Mirëpo, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) thotë se këto zgjedhje nuk ekzistojnë.

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë për “Indeksonline” se Komisioni që ajo drejton nuk merret fare me këto zgjedhje.

Ajo ka sqaruar se këtë do ta bëjë OSBE-ja.

“Ne nuk kemi asgjë të bëjmë me këto zgjedhje. S`kemi asgjë. Për ne ato zgjedhje nuk ekzistojnë. Me këto zgjedhje merret vetëm OSBE-ja”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, OSBE-ja ka sqaruar se qendrat ku pritet të votohet, do të quhen si qendra grumbullimi ose degë përkatëse. Lidhur me mbajtjen e këtyre zgjedhjeve janë shprehur pakënaqësi nga ana e opozitës, për të cilët kjo përbën shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Deri sa, për partinë që udhëhiqet nga kryeministri Isa Mustafa (LDK), është veprim i duhur që kësaj çështje nuk i është bërë bujë.

Zgjedhjet pritet të mbahen ditën e diel, më 2 prill.

Reklamë
Reklamë

KQZ e gatshme për zgjedhje

Shefja e Komisionit Qendror Zgjedhor, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se institucioni që ajo drejton është i gatshëm për të organizuar zgjedhje të parakohshme nëse kjo gjë kërkohet.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka deklaruar se KQZ tashmë e ka kaluar provimin në organizimin e zgjedhjeve, por në bindjen e saj personale ka theksuar se nuk beson të ketë zgjedhje të parakohshme paralamentare, njofton Klan Kosova.

“KQZ e ka obligim kushtetues që të organizojë zgjedhje sa herë kërkohen. Normalisht që ato të parakohshmet janë sfiduese. Por nëse presidenti i vendit i shpall, neve nuk na mbetet tjetër vec t’i organizojmë. Nuk do të ishte e para herë që organizojmë zgjedhje. Në fakt, prejse jam kryetare e këtij institucioni asnjëherë nuk kemi pasur zgjedhje në afat të rregullt. Do të ishte më mirë që ato të organizoheshin në afat optimal, megjithatë”.

“Konsideroj që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ky është mendimi im personal, jo si kryetare e Komisionit Qëndro Zgjedhor”.

“Zgjedhjet më sfiduese kanë qenë ato lokale të vitit 2013. Sepse janë mbajtur për të parën herë në të gjithë territorin e Kosovës. Edhe në komunat me shumicë serbe”. /klankosova.tv

Reklamë
Reklamë