roma

Ylli romak drejt Chelsea?

Chelsea vazhdon të jetë i interesuar për mbrojtësin grek të Romës, Kostas Manolas.

Periskopi.com Sporti

Trajneri italian, Antonio Conte, edhe pse transferoi brazilianin David Luiz ai dëshiron që të përforcohet ende në mbrojtje, pasi që lojtarët si John Terry dhe Branislav Ivanovic janë në përfundim të karrierës dhe formës jo të mirë të anglezit Gary Cahill.

Chelsea mund të përfitojë në  situatën e grekut pasi që bisedimet për kontratë të re midis tij dhe klubit romak kanë stagnuar, kjo për shkak të pagës së madhe që e kërkon ish mbrojtësi i Olmypiacos. /Periskopi.com

manolas
Kostas Manolas, As Roma
roma

Ylli i Romës mungon dy javë

Kostas Manolas nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës së tij për dy javë pas lëndimit që pësoi në ndeshjen e fundit.

Periskopi.com Sporti

Këtë lajm e ka konfirmuar Roma në faqen e tyre zyrtare duke konfirmuar se greku do të mungojë në ndeshjen kundër Austria Vienës dhe Bolognas.

Manolas shtohet në listën e mungesave të Romës, pasi deri më tani në atë listë bëjnë pjesë Alessandro Florenzi dhe Thomas Vermaelen të cilët janë lënduar. /Periskopi.com

manolas
Kostas Manolas, AS Roma
manolas

Ylli i Romës drejt Arsenalit

Klubi londinez, Arsenal ka ringjallur interesimin për futbollistin grek të Romës, Kostas Manolas.

Periskopi.com Sporti

‘Topçinjtë’ janë duke menduar për pasardhësin e kapitenit të tyre, Per Mertesacker.

Arsenal dëshiron të hap bisedimet me qendërmbrojtësin e “gjallërosëve”, por mund të hasin në vështërsi pasi që edhe Barcelona është duke shfaqur interesim për grekun.

Per Mertesacker është i lirë në fund të sezonit tjetër dhe raportohet se klubi nga londra nuk dëshiron të rinovojë kontratën me gjermanin. /Periskopi.com

manolas

Manolas pritet të rinovojë kontratën

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi në formë i Romës, Kostas Manolas është i gatshëm të rinovojë kontratën me klubin, shkruajnë mediat në Itali.

Greku është pjesë e ‘giallorosi’ nga viti 2014, dhe ka shkëlqyer me paraqitje te skuadra kryeqytetase.

Raportohet se me kontratën e re ai do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë euro në vit si dhe do të ketë bonuse. /Periskopi.com

manolas

Arsenali vëzhgon Manolas

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka dërguar një vëzhgues për të parë nga afër mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas, në ndeshjen e mbrëmshme që ‘giallorosët’ e zhvilluan kundër Portos në Ligën e Kampionëve.

Lajmi është dhënë nga e përditshmja britanike ‘Daily Mail’, ku thuhet se ‘topçinjtë’ me gjasë do të tentojnë transferimin e grekut në ditët e fundit të këtij afati kalimtar të transferve.

25-vjeçari ka zhvilluar 88 ndeshje për Romën që prej kalimit në Olimpiko më 2014. /Periskopi.com