Kosovarët sivjet shpenzuan 20 milionë euro për viza

Periskopi.com Video
berlin-police

Policia gjermane për kosovarët e liruar: Nuk ka fakte që i ndërlidhin me sulmin e mundshëm

Policia gjermane, nëpërmjet një njoftimi, tregon se dyshimet ndaj dy vëllezërve kosovarë nuk janë konfirmuar dhe rrjedhimisht ka pushuar edhe arsyeja e mbajtjes së tyre në paraburgim.

Periskopi.com Lajme

“Që nga sot nuk ka fakte të rëndësishme kriminale për të dy personat. Nuk ka asnjë rrezik të vërtetë ndaj tyre, prandaj, zyrtarët i liruan në mesditë nga paraburgimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka njoftuar se kanë kryer hetime intenzive, mirëpo, nuk kanë gjetur fakte që i ndërlidhin dy kosovarët me sulmin e mundshëm.

Sidoqoftë, hetimet për këtë rast do të vazhdojnë.

Kapen dy kosovarë: Kanë trafikuar 9 refugjatë në Gjermani

Dy meshkuj 37 dhe 44 vjeçarë sipas akuzës nga janari i vitit 2015 kanë trafikuar nëntë persona duke i sjellë nga Çekia në Gjermani. Për këtë shërbim ata kanë kërkuar të holla deri në 1000 euro për person

Periskopi.com Lajme

Policia e Berlinit ka zbuluar një grup trafikuesish të qenieve njerëzore dhe me këtë rast ka arrestuar dy persona të dyshimtë. Të hënën janë bastisur dy banesa në Spandau dhe në Reinickendorf, bën të ditur Policia Federale, shkruan agjencia gjermane e lajmeve dpa. Në aksion ka marrë pjesë edhe një komando speciale e policisë.

Dy meshkuj 37 dhe 44 vjeçarë sipas akuzës nga janari i vitit 2015 kanë trafikuar nëntë persona duke i sjellë nga Çekia në Gjermani., transmeton albinfo.ch. Për këtë shërbim ata kanë kërkuar të holla deri në 1000 euro për person.

Gjatë bastisjeve të bëra, policia ka gjetur dokumente të falsifikuara nga Kroacia, Sllovenia dhe Zvicra si dhe një armë zjarri dhe municion.

Dy të dyshuarit fillimisht janë lëshuar të lirë ndërkohë që hetimet ndaj tyre vazhdojnë.

Kapen dy kosovarë: Kanë trafikuar 9 refugjatë në Gjermani

Të huajt, më pak kriminelë se gjermanët: Përjashtim bëjnë kosovarët dhe serbët!

Te vrasjet me motiv seksual madje 90 deri 95 për qind të të dyshuarve janë gjermanë. Nga gjithsej 11 të dyshuar për vrasje të tilla ka qenë vetëm një jogjerman

Periskopi.com Lajme

Ngacmimet seksuale të bëra nga refugjatët kryesisht me prejardhje arabe që vitin e kaluar patën bërë bujë të madhe, patën krijuar një perceptim të përgjithshëm për pjesëmarrjen mbimesatare të refugjatëve në deliktet e kryera në Gjermani, shkruan welt.de Por, ekspertët thonë se kjo është një shprehje e populizmit dhe, thjesht, nuk qëndron. Megjithatë, siç thonë ekspertët gjermanë të kriminalistikës Udo Küch dhe Christian Walburg, janë disa grupe migrantësh që me vite të tëra kanë kryer dhe kryejnë delikte, transmeton albinfo.ch. Dhe në këtë grupe bëjnë pjesë kosovarët dhe afrikanët e veriut, ka thënë Küch.

Kriminaliteti i rëndë me dhunë po shënon rënie të theksuar prej vitesh. Por edhe numri i përgjithshëm i delikteve, nëse prej tyre i përjashtojmë hyrjet ilegale të refugjatëve në Gjermani, ka shënuar rënie. Por ka rritje të numrit të delikteve sa u përket plaçkitjeve dhe vjedhjeve. Mbrapa tyre qëndrojnë kryesisht bandat profesionale nga Evropa Juglindore, thotë Walburg.

Një e dhënë shumë simptomatike që e përmend profesori në fjalë i kriminalistikës është ajo që tregon se  te vrasjet me motiv seksual madje 90 deri 95 për qind të të dyshuarve janë gjermanë. Nga gjithsej 11 të dyshuar për vrasje të tilla ka qenë vetëm një jogjerman, ka thënë ai.

Policia e qarkut Braunschweig ka konstatuar se vetëm një numër i vogël i delikteve të kryera kanë autorë refugjatët. Dhe këtë, sa i përket tremujorit të parë të këtij viti  e ka vërtetuar edhe Zyra Federale për Kriminalitet. Sipas Ministrisë së Brendshme të huajt nuk janë më kriminelë se gjermanët, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në mesin e azilkërkuesve nga Siria dhe Iraku, përqindja delikteve të kryera është madje më e ulët se mesatarja.

 

Sipas statistikës zyrtare numri i delikteve të kryera nga migrantët në përgjithësi ka shënuar rënie. Nga janari deri në mars të vitit 2016 kjo rënie ka qenë mbi 18 për qind. Por, në mesin e të huajve ka dallime të mëdha. “Prej vitesh ka probleme me grupe të caktuara migrantësh nga Afrika e Veriut dhe nga Kosova. Politika tregohet tash e befasuar, por ajo gënjen”, thitë Ulf Küch nga Federata e zyrtarëve gjermanë të kriminalistikës. Këto grupe nuk mund të dëbohen pasi që politika nuk i ka kryer detyrat e saj të shtëpisë. Dhe kjo tash u vihet barrë të tjerëve, dmth. Refugjatëve.

Ndërsa BKA në një raport të saj konstaton: “Nga refugjatët e regjistruar nga janari 2015, marokenët, algjerianët, tunizianët por edhe gjeorgjianët dhe serbët janë të përfaqësuar më shpesh se mesatarja në mesin e të dyshuarve për krime.

Të huajt, më pak kriminelë se gjermanët: Përjashtim bëjnë kosovarët dhe serbët!

 

Dy vëllezërit kosovarë merrnin nga 4000 franga për provimin e autoshkollës

Çmimi i tyre për të kaluar provimin “me garanci” provimin ishte i lartë. Një portugez kishte paguar për këtë shërbim hiç më pak se 4000 franga

Periskopi.com Lajme

Dy kosovarë të rinj, vëllezër mes vete, gjatë vitit 2015 kanë rënë në sy se kishin bërë “para të madhe”. Ata nuk kishin fituar në loto por kishin hyrë në provimin teorik të “autoshkollës” për shumë kandidatë me prejardhje të huaj, shkruan 20minutes.ch. Çmimi i tyre për të kaluar provimin “me garanci” provimin ishte i lartë. Për të pasur idenë rreth kësaj shume shërben shembulli i një portugezi: ai kishte paguar hiç më pak se 4000 franga, përcjell albinfo.ch! Dhe assesi nuk kishte qenë i vetëm që e kishte bërë këtë.

Por, fitimeve të dy vëllezërve u ka ardhur fundi pasi që ata kanë marrë të premten dënimin nga një gjykatë e Lozanës. Hetimet kanë sjellë në konstatimin se dy vëllezërit kishin hyrë në provime në datat për të cilat në Zyrën për trafikun rrugor provimet mbahen pa caktim të mëhershëm termini. Ata, thjesht, i kishin marrë me vete ftesat e falsifikuara me emrat e kandidatëve realë, transmeton albinfo.ch. Por, zyra e përmendur e ka kuptuar mashtrimin dhe ka alarmuar policinë.

Gjykata u ka shqiptuar d vëllezërve një dënim me kusht me para, gjegjësisht me nga 60 njësi ditore. Veç kësaj, ata duhet të mbulojnë shpenzimet, rreth 6600 franga, për përgjimet e telefonave që ua ka bërë policia.

Dy vëllezërit kosovarë merrnin nga 4000 franga për provimin e autoshkollës

ISIS

Rreth 120 kosovarë që luftuan krah ISIS-it janë kthyer në Kosovë

Rreth 120 qytetarë të Kosovës që kanë marrë pjesë në luftën e të ashtuquajturit Shtet Islamik, janë kthyer në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Deri tash, institucionet e vendit nuk kanë bërë asgjë për ri-integrimin dhe deradikalizmin e tyre.

Një pjesë e madhe e tyre janë arrestuar e disa edhe janë dënuar në gjykatat e Kosovës.

Skender Perteshi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka thënë se nuk mjafton vetëm burgosja e tyre, pasi sipas tij, radikalizmi i tyre, mund të vazhdojë edhe në burgje.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme e as në Ministrinë e Drejtësisë, nuk kanë pranuar të flasin për këtë temë.

Kryemami i Bashkësia Islame të Kosovës, Sabri Bajgora, ka thënë se ky institucion ka marrë pjesë në hartimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ekstremizmit.

Gjatë luftërave të zhvilluara në Siri dhe Irak, janë vrarë dhjetëra kosovarë.

Goran Miliq

Miliq: Kosovarët kanë tejkaluar mentalitetin ballkanik

Për zhvillimet në Kosovë, analisti dhe redaktori i “Aljazeera” Goran Miliq është shprehur shumë optimist, duke bërë krahasime me hotelet e mëparshme dhe ato çfarë janë tani, ndërtimet urbanistike, etj.

Periskopi.com Lajme

“Kosovarët kanë tejkaluar mentalitetin ballkanik, absolutisht”, ka thënë Miliq.

Ndërsa analisti Behlul Beqaj, ka vënë në pah largimin në masë të qytetarëve kosovarë, njëkohësisht edhe kërkimin e zgjidhjeve nga të rinjtë, qofte për arsim, punë etj, jashtë Kosovës.

Miliq, beson që askush nuk do të duhej të rrijë në një vend deri në fund të jetës.

“Isha për vizitë në Janjeve dhe kuptova që nga 3 mijë kroatë kanë mbetur 200, dhe thash se ata 2 mijë e 700, që janë larguar janë më të mençur se këta që kanë mbetur. Ata jetojnë në Zagreb, janë më të pasur atje ndërsa këtu janë më të vobektë”, ka thënë Miliq në Klan Kosova.

E Miliq beson që kroatët të cilët janë larguar, do të kthehen në Kosovë.

Kafebari i kosovarëve zgjedhet më i miri në Londër

Gjatë një ceremonie të organizuar të hënën, lokali ”My Place” fitoi çmimin e parë në “London Awards Lifestyle 2016”. Ky kafebar është i specializuar në përgatitjen e kafes por është i njohur edhe për përgatitjen e 'çabapave' nga Kosova.

Periskopi.com Lajme

Bashkëpronari i këtij lokali ka folur në një intervistë për KultPlus ku shpalos detaje rreth punës së tij.

20161004200714241

Kosovarët po vazhdojnë të korrin suksese në botë në fusha të ndryshme të jetës.

Përveç kulturës, artit, muzikës dhe sportit ata po dëshmohen edhe në shëbime hotelierike, përkatësisht në artin e gatimit dhe të përgatitjes së kafesë.

Të tillë janë edhe dy prishtinas, Abedin Shahini dhe Samir Maqedonci, të cilët, si bashkëpronarë të një lokali, mbrëmë janë laureuar në kryeqytetin britanik me një çmim të madh, për punën dhe përkushtimin e tyre.

Kafebari i tyre ”My Place” është zgjedhur më i miri në Londër. Gjatë një ceremonie të organizuar të hënën, lokali i dy shqiptarëve nga Kosova, fitoi çmimin e parë në “London Awards Lifestyle 2016”.

Ky çmim organizohet qe 10 vjet dhe ka për qëllim të vlerësojë kafebaret më të mira të Londrës, në aspektin e cilësisë së shërbimeve, mikëpritjes, dizajnit të lokalit, të cilat zgjedhen përmes votimit online në internet nga konsumatorët. Enterieri i lokalit është disenjuar nga studio e arkitekturës 4M Group e udhëhequr nga arkitekti i mirënjohur Përparim Rama. Ai kishte disenjuar edhe lokalin “Hamam Jazz Bar” në Prishtinë me të cilën vepër në vitin 2013 kishte fituar çmimin e parë në botë në kategorinë e enterierit për bar.

Samir Maqedonci ka deklaruar se ndihet shumë i lumtur për këtë çmim.

“Ka qenë një befasi për ne. Nuk e kemi pritur pasi ka qenë konkurrenca e fortë dhe këtë lokal e kemi hapur relativisht vonë para rreth një viti e gjysmë”, ka theksuar Maqedonci.

”My Place”, është hapur në janar të vitit 2015 dhe gjendet në zonën Soha të Londrës.

Maqedonci rrëfen se janë të specializuar në përgatitjen e katër llojeve të kafesë, ekspresos, makiatos, kapuçinos dhe flate white. Ai thekson se posedojnë makinën më të vjetër në Soho për prodhimin e kafes e tipit Gaggia, e cila është prodhuar në vitin 1961.

Lokali ”My Place” frekuentohet kryesisht nga banorët lokalë por ka edhe italianë dhe shqiptarë që jetojnë në Londër.

Sipas Maqedoncit rreth 95 përqind e mysafirëve janë anglezë kryesisht njerëz të industrisë së muzikës dhe filmit.

Dy kosovarët kanë emigruar në Londër para 20 vjetësh dhe tashmë janë integruar në rrethin anglez.

Por, ndonëse kanë kaluar gati dy dekada, ata nuk e kanë harruar traditën. Në lokalin e tyre ata përgatisin një specialitet të veçantë nga vendlindja e tyre.

“Ne në lokalin tonë përgatisim çebapa të cilët janë specialiteti numër një dhe më i kërkuari”, thekson për KultPlus, Samir Maqedonci.

Menaxherët dhe stafi i “My Place” janë uruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Grejçevci dhe Ministrja e Drejtësisë Dhurata Sadiku Hoxha e cila gjendet në kryeqytetin britanik.