Ministri i Malit të Zi bën shqiponjën

Periskopi.com Lajme

Ministrat e kulturës së dy vendeve, Janko Ljumoviq dhe Kujtim Shala, të shoqëruar edhe nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, vizituan Parkun Arkeologjik “Ulpiana”, të parin e këtij lloji në Kosovë, ku u njoftuan për së afrimi me gjetjet e shumta arkeologjike në këtë vend.

Në vazhdën e vizitës zyrtare në Kosovë dhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim kulturor ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, ministrat e kulturës së dy vendeve, Janko Ljumoviq dhe Kujtim Shala, të shoqëruar edhe nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, vizituan Parkun Arkeologjik “Ulpiana”, të parin e këtij lloji në Kosovë, ku u njoftuan për së afrimi me gjetjet e shumta arkeologjike në këtë vend dhe me vlerat që përfaqëson ky park për trashëgiminë kulture të Kosovës, shkruan KultPlus.

Të dy ministrat me bashkimin e duarve kanë bërë shqiponjën .

 

BE reagon ashpër për ndryshimet në Kodin Penal të Kosovës, madje paralajmëron

Periskopi.com Lajme

Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së është e brengosur në lidhje me synimin e autoriteteve të Kosovës për të ndryshuar e plotësuar Kodin Penal të Kosovës me dispozita të reja për shpifjen dhe fyerjen.

“Kjo është në kundërshtim me trendet ndërkombëtare të shfuqizimit të ligjeve penale të shpifjes. Një numër shtetesh anëtare apo anëtare potenciale të BE-së, duke përfshirë Kosovën, tashmë kanë hequr kriminalizimin e shpifjes dhe fyerjes, ndërsa vendet tjera kanë bërë hapa të rëndësishëm në të njëjtin drejtim. Dekriminalizimi i shpifjes dhe fyerjes në Kosovë është raportuar si përparim në Raportin e Komisionit Evropian më 2013. Legjislacioni civil në Kosovë ofron masa të mjaftueshme në lidhje me shpifjet dhe fyerjet”, thuhet në reagimin e BE-së, raporton Periskopi

BE-ja në Kosovë i bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të vazhdojnë respektimin e parimeve ekzistuese të garantimit të lirisë së shprehjes, të përligjur në Kushtetutën e Kosovës, e cila është përafruar me standardet më të larta evropiane./ Periskopi

 

Haradinaj e ripërsërit: Nëse ekstradohem, Serbisë i përsëritet 1999-ta

Periskopi.com Lajme

Ramush Haradinaj ka qenë optimist për vendimin e gjykatës. Ai ka qenë i qetë për nivelin e drejtësisë franceze, por jo edhe për atë serbe, ka thënë gazetari i Klan Kosovës, Kushtrim Sadiku në një lidhje direkte nga Strasbourg i Francës.

Ai më tutje ka theksuar se në një bisedë që ka zhvilluar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haradinaj i ka thënë se nëse ndodh që të ekstradohet, Serbia – që qeveriset nga bijtë e Sllobodan Millosheviqit – do ta marrë përgjigjen e njëjtë që e ka marrë më 1999.

I bindur në lirimin e Haradinajt është shprehur edhe zyrtari i AAK-së, Avni Arifi, i cili ka nënvizuar se për këto akuza ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.

“Nuk ka asnjë arsye që të mos besojmë që Ramush Haradinaj do të kthehet nesër në Kosovë. Drejtësia për të është drejtësi për Kosovën”.

Sondazhi i fundit tregon se sa u besojnë qytetarët marrëveshjeve të dala nga dialog Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

Qytetarët e Kosovës nuk besojnë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të ndikojë në shuarjen e strukturave paralele dhe shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në tërë territorin e Kosovës. Ndërsa, marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sipas qytetarëve do të ndikojë në përkeqësimin e raporteve ndëretnike.

Këto të dhëna janë bërë të ditura të martën nga Instituti Demokratik i Kosovës, në publikimin rezultateve të sondazhit të tretë për Dialogun Kosovë-Serbi, 6 vite pas (mos) konsolidim i shtetësisë: këndvështrimi i qytetarëve rreth dialogut Kosovë-Serbi të zhvilluar nga 3 deri më 12 mars.

Jeta Krasniqi nga KDI-ja, tha se në bazë të sondazhit, qytetarët mendojnë se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në bazë të marrëveshjes së arritur në bisedime, do të ndikojë në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

“Ne sot po nxjerrim në pah qëndrimin e qytetarëve se si e shohin ata se si do të ketë ndikim AKS-ja në raportet ndëretnike.  Duke konsideruar se kjo është ndër marrëveshjet me të përfolura të dialogut Kosovë-Serbi, marrëveshje e cila ka shkuar edhe në Kushtetuese e cila ka konstatuar se nuk është tërësisht në frymën e Kushtetutës, marrëveshje, e cila ka mbjellë një politizim të tejskajshëm, protesta, por edhe një bllokadë. KDI ka pyetur se si e shohin ata AKS-në dhe në bazë të gjeturave janë 46.1 për qind e qytetarëve që e shohin që formimi i AKS-së do të përkeqësojë raportet ndëretnike. Ndërsa kemi 38.8 për qind mendojnë se edhe pas themelimit të AKS-së do të mbesin të njëjta”, tha Krasniqi.

Por, sipas saj, janë dy prej çështjeve kryesore për të cilat duhet të merret këndvështrimi i qytetarëve, shuarja e strukturave paralele dhe shtrirja e sovranitetit. Kjo, meqë në bazë të sondazhit 48 për qind e qytetarëve mendojnë se nuk janë shuar strukturat paralele pas dialogut mes Kosovës e Serbisë.

“Në këtë sondazh KDI ka vlerësuar se duhet të diskutohen dy prej çështjeve kryesore që e kanë ndjekur dialogun Kosovë-Serbi që nga fillimi i saj, përkatësisht, shkuarjen e strukturave paralele dhe shtrirjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës në gjithë territorin e vendit. Janë këto dy çështje kryesore që KDI ka vlerësuar se duhet të merret këndvështrimi i qytetarëve pasi këto dyja e kanë ndjekur dialogun nga fillimi i saj. Ajo çfarë ne shohim si KDI në bazë të këtij sondazhi kur janë pyetur qytetarët pas gjashtë vite dialog nëse ata vlerësojnë se janë shuar strukturat paralele, shohim se janë 48.2 për qind e qytetarëve që vlerësojnë se nuk janë shuar strukturat paralele”, theksoi Krasniqi.

Ndërsa, sa i përket shtrirjes së sovranitetit, këtë sondazh qytetarët mendojnë se dialogu nuk ka ndikuar fare në shtrirjen e sovranitetit edhe pas 6 vjet të dialogut. 51 për qind e qytetarëve kanë thënë se nuk ka ndikuar dialogu në shtrirjen e sovranitetit, ndërsa vetëm 4 për qind mendojnë se dialogu ka ndikuar.

“Shuarja e strukturave paralele është ndërlidhur edhe me shtrirjen e sovranitetit të vendit. Edhe pas shpalljes së pavarësisë Kosova ende nuk e ka sovranitetin e shtrirë, legjitim dhe Kosova dhe institucionet e saj nuk janë duke vepruar në tërë territorin e vendit, në veçanti në veri. Ne kemi pyetur qytetarët se si e shohin shtrirjen e sovranitetit pas gjashtë vjet dialogu shohim se janë 51.1 për qind e qytetarëve që vlerësojnë se edhe pas gjashtë vjet dialogu Kosova nuk ka arritur ta shtrijë sovranitetin në veri të vendit”, tha Krasniqi.

Po ashtu, në këtë sondazh qytetarët janë pyetur edhe rreth integrimit të sistemit gjyqësor të veriut në sistemin unitar të Kosovës, në bazë të marrëveshjeve të Brukselit. Sipas sondazhit 58 për qind e qytetarëve nuk besojnë se gjykatat e veriut nuk do të integrohen sipas marrëveshjes për drejtësi të arritur në Bruksel. Madje, 60 për qind mendojnë se kjo marrëveshje nuk do të jetë e suksesshme.

Krasniqi tha se në bazë të këtij sondazhi ka mungesë të madhe të transparencës në dialog. Ajo tha se KDI rekomandon institucionet që ndërmarrin hapa për shuarjen e strukturave paralele, ngritjen e transparencës, shtrirja e sovranitetit e tjera.

“KDI i rekomandon Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të jenë më transparente në procesin e zbatimit të marrëveshjeve dhe në mënyrë të rregullt të raportoj për shkallën e zbatueshmerisë së tyre, për hapat pozitive, por edhe për ngecjet dhe mbi të gjitha për efektet që marrëveshjet e arritura në kuadër të këtij procesi do të sjellin në jetën e drejtpërdrejt të qytetarëve në tërë territorin e vendit. KDI i rekomandon qeverisë dhe institucioneve të tjera të vendit që të ndërmarrin hapa të shtuar për të shuar të gjitha strukturat paralele serbe të cilat janë ende në tërë territorin e vendit.  Gjithashtu KDI i rekomandon institucioneve të vendit që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm dhe të jenë proaktiv në garantimin e shtrirjes së  sovranitetit shtetëror të Kosovës në tërë territorin e vendit”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, ka ardhur koha që dialogu përveç që të riformatohet, të rikonstruktohet, tash të ketë edhe hapa konkret se si do të bëhet. Ajo me tej theksoi se ky do të jetë një sinjal për vendin dhe drejtuesit e këtij dialogu se duhet të ndryshojë diçka, qoftë në tema të cilat diskutohen, qoftë në zbatimin e tyre, qoftë në efektet të cilat priten që të jenë në teren.

Ushtria serbe nis manovra ushtarake në kufi me Kosovën

Periskopi.com Lajme

Ushtria serbe është duke zhvilluar manovra ushtarake në Bujanoc në kufi me Kosovën. Sipas mediave serbe këto ushtrime janë duke u mbajtur për të vërë në taktike teknologjinë e re  ushtarake.

Manovrat janë duke u zhvilluar edhe në bashkëpunim me ushtarët amerikanë, qëllimi i ta cilës është forcimi i veprimit dhe përkrahjes në rast të një sulmi të jashtëm, transmeton Indeksonline.

Në mbështetje të këtij demonstrimi është Komanda Evropiane e Forcave të Armatosura.

Qëllimi i trajnimit të përbashkët është që të përmirësojë edhe aftësitë kryesore të kompanisë inxhinierisë në një mjedis ushtarak ndërkombëtar.

Ushtria serbe kohëve të fundit ka bërë ri formatimin e teknikës ushtarake duke bërë blerje nga Rusia për forcat ajrore dhe tokësore.

Irinej

Patriarku Irinej flet për Shqipërinë Etnike – Godet Edi Ramën dhe Hashim Thaçin

Periskopi.com Lajme

Partiaku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës dhe atë të presidentit Hashim Thaçit për “Shqipërinë Etnike”.

“Serbia duhet të gjejë një mjet që diplomatikisht t’i rezistojë gjithë këtij presioni”, ka thënë Patriarku serb për “Kurir”.

Ai ka shtuar se nuk është i shqetësuar për Shqipërinë Etnike për shkak se ai mendon se kjo është “më shumë dëshirë sesa kërcënim”, përcjell “lajmi.net”.

“Mua më duket se shqiptarët me ndihmën e disa miqve tanë të mëparshëm synojnë të arrijnë aspiratat e tyre. Nuk dua as t’i përmend me emra, por e shoh se duan të shkojnë deri në Nish. Pak ju duket, mund të arrijnë deri në Beograd”, tha ai.

Qytetarë të dorës së dytë

Periskopi.com Lajme

Është bërë gati një vit prejse Komisioni Evropian ka miratuar propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë muajit maj të vitit 2016. Por, pavarësisht këtij rekomandimi, që gëzoi pa masë qytetarët, ata ende po vazhdojnë të jenë populli më i izoluar në Evropë.

Stepja e kosovarëve të kalojnë lirshëm nëpër zonën Schengen po bëhet për shkak të mosratifikimit të Marrëveshjes për Demarkimin e Kufirit mes Kosovës e Malit të Zi, shkruan sot, gazeta Zeri.

Po bëhet afër një vit prejse Komisioni Evropian ka miratuar propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë muajit maj të vitit 2016. Por, pavarësisht këtij rekomandimi që gëzoi pa masë qytetarët ata ende po vazhdojnë të jenë populli më i izoluar në Evropë.

Stepja e kosovarëve të kalojnë lirshëm nëpër zonën Schengen po bëhet për shkak të mosratifikimit të Marrëveshjes për Demarkimin e Kufirit mes Kosovës e Malit të Zi. Është Demarkacioni, kusht ky i vënë nga BE-ja, që po i torturon kosovarët çdo ditë nëpër dyert e ambasadave.

Në ditët e caktuara për termine vizash radhët para ambasadave në Prishtinë vazhdojnë të jenë të gjata. Në çfarëdo kushtesh atmosferike, edhe në shi e në borë, qytetarët, nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, rreshtohen për një termin për një vizë që ua mundëson daljen në Evropë.

Shumë prej tyre aplikojnë për bashkim familjar, procedurë kjo më e gjatë dhe më e komplikuar, të tjerë për një vizë punë, vizë studentore apo edhe vizë turistike.

Rusia reagon për Ramën e Thaçin: Duan ndryshimin e kufijve

Periskopi.com Lajme

Rusia ka shprehur shqetësim mbi deklaratat e fundit të politikanëve shqiptarë, kryeministrit Rama e presidentit kosovar Hashim Thaçi, në lidhje me atë që sipas Moskës, e konsiderojnë si qëllim për rishikimin e kufijve të Ballkanit dhe përpjekje për të destabilizuar juglindjen e Europës.

Përmes një deklarate zyrtare të publikuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë, Moska vlerëson se nën maskën e akuzave të pabazuara të përpjekjeve për destabilizim të Ballkanit, po bëhen përpjekje për të implementuar projektin e Shqipërisë së Madhe, projekt që bazohet në Kushtetutën shqiptare, e cila i jep të drejtën Tiranës të mbrojë interesat e shqiptarëve jashtë vendit, kudo që ata ndodhen.

“Nën maskën e bisedimeve hipokrite mbi nevojën e stabilizimit të rajonit nën mbikëqyrjen e NATO-s, themelet e vërteta të stabilitetit po tronditen. Një kurs i ri politik është adoptuar për të rishikuar kufijtë në Ballkan, gjë që shton në mënyrë të paevitueshme potencialin për konflikt”, thuhet në deklaratë.

Ky, – siç nënvizon Moska zyrtare, – është konteksti i deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama, si dhe kreut të të vetëquajturës Kosovë e pavarur, Hashim Thaçi, mbi gatishmërinë e tyre për të bashkuar forcat nën një shtet të vetëm shqiptar.

Këtyre deklaratave, – vijon më tej Ministria e Jashtme ruse, – u ka bërë jehonë edhe kreu i Bashkisë së Luginës së Preshevës, në jug të Serbisë, një rajon i populluar kryesisht nga shqiptarë, të cilët shpallën dëshirën për të qenë pjesë e shtetit të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ministria e Jashtme ruse shkon më tej, teksa thotë se pjesë e këtij konteksti është edhe e bujshmja “platformë e Tiranës”, e miratuar nga partitë shqiptare në Maqedoni, që po minon themelet e shtetit maqedonas.

E pavarësisht këtyre deklaratave, padronët kryesorë të Tiranës dhe Prishtinës – Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, – ose kanë qëndruar të heshtur, ose kanë dhënë vetëm disa deklarata si zakonisht të pakuptimta, thuhet në komunikatë.

“Ne nuk mund të ndihmojmë, por pajtohemi tërësisht me shqetësimet e shprehura qartazi nga kryeministri serb, njëkohësisht presidenti i zgjedhur Aleksandar Vuçiç, si dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, të cilët kanë dënuar me vendosmëri retorikën e politikanëve shqiptarë dhe kanë kërkuar përgjigjen e duhur ndaj këtyre zhvillimeve nga ana e Brukselit, Uashingtonit, si dhe vendeve të tjera kryesore europiane”, thuhet nga Ministria e Jashtme ruse.

Kremlini zyrtar ka theksuar gjithashtu edhe ironinë e hidhur, siç është shprehur edhe nga pala serbe, se nëse Vuçiç do t’i lejonte vetes të sugjeronte publikisht bashkimin e Republikës Serbe në Bosnje-Hercegovinë me Serbinë, ai do të ishte bombarduar nga zyrtarët në Bruksel.

E për këtë arsye, diplomacia ruse ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të reagojnë në mënyrë të menjëhershme  përballë politikanëve të Tiranës dhe Prishtinës, por edhe kujtdo në vendet e Ballkanit, që lëshojnë pretendime apo spekulime mbi rishikimin e kufijve të Ballkanit, gjë që është e papranueshme.

“Ne kërkojmë nga partnerët perëndimorë që të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe mirëkuptimin, duke mos aplikuar standarde të dyfishta”, përfundon deklarata.

Greg Delawie

Delawie: SHBA-ja, kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i ka cilësuar deklaratat për mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, si të “pakujdesshme”.

“Qeveria amerikane e mbështet sovranitetin edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë. Ne jemi kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim dhe të reagimeve të tepruara ndaj deklaratave të tilla, të cilat minojnë qëndrueshmërinë në rajon”, tha Delawie në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Reagimi u bë pas një interviste të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për portalin Politico, në të cilën tha se rruga e hapur drejt integrimeve evropiane dhe perspektiva e qartë janë mënyra e vetme që Ballkani të jetë i qetë “por nëse kjo shpresë, perspektivë, mungon atëherë unionet e vogla mund të ndodhin”.

Pas kësaj Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, “atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme”.

Kryeminstri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje, siç i ka cilësuar, përfaqësuesve politikë të shqiptarëve, që të mos dalin në opinion me deklarata për nevojën që të gjithë shqiptarët e rajonit të krijojnë shtetin e përbashkët, nëse ndalet procesi i integrimeve evropiane, ka transemtuar Beta.

“Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk u kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme”, tha Vuçiq në konferencën për gazetarë në Qeverinë e Serbisë.

Ndërkohë, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Maja Kocijançiq, i tha Radios Evropa e Lirë se “Ballkani Perëndimor ka një perspekitvë të qartë dhe për këtë punohet së bashku me partnerët në rajon, mbi parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”. (REL)

Mediat serbe: Shqiptarët duan luftë, zëra për bashkim edhe në Preshevë (Video)

Periskopi.com Lajme

Shqiptarët duan sërish luftë. Këto janë kryetitujt e shtypit serb. Shkrimet plotësuese janë se 80 për qind e heroinës dhe drogës në Evropë eksportohet nga Kosova.

Deklarimet e fundit të krerëve të Shqipërisë dhe Kosovës kanë acaruar politikën në Serbi. Kryeministri Aleksandar Vuçiç ka thënë se “Shqipëria e madhe” është vetëm një ëndërr. Ndërkohë që shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ka kërkuar reagime ndërkombëtare.

Por e veçantë ka qenë deklarata e kreut të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, i cili nga Bujanoci trazoi Serbinë. “Shqiptarët e Serbisë duhet t’i bashkohen Kosovës dhe Shqipërisë, për këtë nuk ka dyshim”, është shprehur ai.

“Nuk ka kuptim bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, pa bashkimin e Kosovës lindore me to. E kam fjalën për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”, thotë Jonuz Musliu, nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Politikanët e tjerë të Luginës së Preshevës nuk e kanë komentuar një gjë të tillë. Por për Musliun nuk ka dyshime edhe për shkak të qëndrimeve indiferente të qeverisë në Beograd, ndaj banorëve të asaj zone.

“Beogradi nuk ka dashur të merret me shqiptarët. Atëherë shqiptarët duhet të bëjnë zgjidhje, e zgjidhja e vetme është rruga drejt Kosovës dhe Shqipërisë”, shprehet Jonuz Musliu.

Mbështetja e NATO-s në planin për luftë, për shtypin serb nuk mungon.

Zyrtarët serbë kërkuan reagimin e bashkësisë ndërkombëtare për deklaratat e politikanëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, për të cilët thanë se janë kthyer në një kërcënim për rajonin. Ata thanë se mbështetja ndaj shqiptarëve nuk ekziston si në kohën e luftës dhe Serbia nuk do të heshtë.

 

 

Kurteshi në Turqi, kujton mosnjohjen e e diplomave të Kosova nga ana e Serbisë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Kuvendit te Republikës, njëherit përfaqësues në Komisionin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare te PBEJL-së, për Zhvillim Social, Arsim, Hulumtim dhe Shkencë, Ismajl Kurteshi po merr pjesë në takimet e rregullta të këtij Komisioni, të cilat janë organizuar nga Kuvendi i Madh Kombëtar i Turqisë, e që po mbahen në Stamboll dhe Bursa të Turqisë.

Punimet do të zhvillohen sot dhe nesër (21-22 prill 2017). Raportues për Komisionin është delegacioni i Turqisë.

Deputeti Kurteshi ne fjalën e tij theksoi problemin e mos zbatimit të njohjes se diplomave të Universiteteve të Kosovës nga ana e Serbisë, edhe përkundër nënshkrimit të marrëveshjes në Bruksel ne mes Prishtinës e Beogradit për njohje të diplomave.

Ai theksoi problemin e studentëve të Preshevës e Bujanovcit të cilët studiojnë në Kosovë, të cilëve nuk u njihen diplomat në Serbi.

Nga të gjitha delegacionet, në veçanti nga delegacioni i Beogradit , Kurteshi kërkoi që të shtyjnë përpara zgjedhjen e këtij problemi të rëndësishëm- të impelentimit të marrëveshjes e kjo do të ishte kontribut i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit regjional, për të cilin është thirri edhe ky takim.

Bllokohet Qeveria e Kosovës, nuk flasin kur do dërgohet demarkacioni në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli thotë se pas një bisede me telefon që kishte me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee, u pajtuan që demarkacioni të dërgohet në Kuvend javën e ardhshme.

Për këtë të fundit vendos Qeveria. Zyrtarët e Qeverisë ka disa orë që nuk lajmërohen, e në një komunikatë të dërguar thuhet se edhe Mustafa bisedoi përmes telefonit me Yee, por nuk tregohet kur do e dërgojnë në Kuvend, raporton Periskopi

Të kontaktuar nga Periskopi, këshilltarët e Isa Mustafës nuk kanë qenë të qasshëm, por sapo është dërguar një njoftim për media.

Aty thuhet se kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee.

Kryeministri Mustafa dhe z.Yee kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë.

Kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e pazëvendësueshme të SHBA-ve për Kosovën, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-të, në të gjitha fushat.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, vlerësoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e proceseve në vend, duke përfshirë gatishmërinë për partneritet të plotë me SHBA-të dhe NATO-n në procesin e transformimit të FSK-së.

“Z. Yee, po ashtu, vlerësoi lidershipin e qartë të kryeministrit Mustafa për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës. Kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Hoyt Yee, kanë biseduar edhe për procesin e ratifikimit nga Kuvendi i Kosovës të Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi dhe nevojën që kjo marrëveshje të ratifikohet sa më shpejtë, si konfirmim i rrugës evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftim, ndryshe që Veseli ishte më i drejtpërdrejt, tha se me Yee o morën vesh që Demarkacioni të dërgohet javën e ardhshme. / Periskopi

 

Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend, e pranon Kadri Veseli

Vendet ku kosovarët nuk kanë nevojë për viza

Periskopi.com Lajme

Shtetasit e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në Shqipëri, Turqi, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Ishujt Maldive.

Për të udhëtuar në vende tjera, shtetasve kosovarë iu lëshohet viza në Ambasadat e këtyre vendeve ose në Ambasadat përgjegjëse për lëshimin e vizave përkatëse.
Nëse vendi në të cilin do të udhëtojë shtetasi i Kosovës nuk ka Ambasadë të akredituar në Kosovë, ose Ambasada e akredituar nuk bën lëshimin e vizave, atëherë pajisja më vizë mund të bëhet në Ambasadën më të afërt të atij vendi.

Ambasadat dhe zyrat diplomatike të cilat lëshojnë viza për shtetasit kosovarë në Republikën e Kosovës janë: 

–    Ambasada Bullgare në Prishtinë 
–    Ambasada Britaneze në Prishtinë
–    Ambasada Finlandeze në Prishtinë
–    Ambasada Gjermane në Prishtinë 
–    Ambasada Hungareze në Prishtinë
–    Ambasada Italiane në Prishtinë
–    Ambasada Kroate në Prishtinë
–    Ambasada Norvegjeze në Prishtinë (bëhet lëshimi i vizave edhe për Danimarkë) 
–    Ambasada Sllovene në Prishtinë ( bëhet lëshimi i vizave edhe për Latvi) 
–    Ambasada Zvicrane në Prishtinë (bëhet lëshimi i vizave edhe për Austri dhe Francë)
–    Zyra Diplomatike Belge (bëhet lëshimi i vizave edhe për Holandë dhe Luksemburg) 
–    Zyra Ndërlidhëse Greke në Prishtinë 
–    Zyra Ndërlidhëse Kineze në Prishtinë
–    Zyra Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë

Disa nga ambasadat të cilat lëshojnë viza për shtetasit kosovarë në shtetet fqinje dhe regjion: 

–   Ambasada Amerikane në Shkup, MAQEDONI
–   Ambasada Çeke në Shkup, MAQEDONI    
–   Ambasada Suedeze në Shkup, MAQEDONI 
–   Ambasada Rumune në Shkup, MAQEDONI 
–   Ambasada Polake në Tiranë, SHQIPËRI ose Shkup, MAQEDONI
–   Ambasada e Arabisë Saudite në Tiranë, SHQIPËRI dhe Shkup, MAQEDONI
–   Ambasada Izraelite në Ankara, TURQI dhe në Beograd, SERBI
–   Ambasada Indiane në Beograd, SERBI 

*Rekomandohet që para udhëtimit shtetasit të marrin informacionin pranë Ambasadës ose Ministrisë së Punëve të Jashtme të shtetit të destinacionit lidhur me procedurat e pajisjes më vizë.

Burimi: Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës

Nga struktural paralele, me vendim të Beogradit, kontrollues i pushtetit lokal në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministri i ri në Qeverinë e Isa Mustafës, Ivan Todosijeviq përpos që ishte kryetar paralel i komunës se Zveçanit i emëruar direkt me vendim të Qeverisë së Aleksandër Vuçiqit, ai njihet edhe si një nga iniciatorët e një prej projekteve më të përfolura të Serbisë në Kosovë, “Lugina e Diellit”.

Kishte qenë qershori i vitit të kaluar kur në Mitrovicën e Veriut kishte nisur ndërtimi i 300 shtëpive me një fond të ndarë nga Qeveria e Serbisë, në një luginë ndërmjet Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, kur Todosijeviq, kishte dalë përkrah Shefit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë dhe kreut të kishës ortodokse për të vënë gurthemelin.

Todosijeviq që të enjten është emëruar ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal ishte shfaqur kundër Qeverisë së Kosovës.

Ai kishte akuzuar Qeverinë e Kosovës si një ndër faktorët kryesor në pengimin e kthimit të serbëve.

“Nëse do të kishte vullnet të mirë Prishtina në mënyrë të papengueshme do të lëshonte lejet e tilla nga pala kosovare. Është vetëm çështja e vullnetit të mirë të Prishtinës, por jemi dëshmitarë të këtyre 17 viteve të fundit, Prishtina në asnjë moment nuk ka treguar vullnetin e mirë për të ndihmuar kthimin e popullatës serbe në Kosovë dhe Metohi”, kishte thënë Todosijeviq, për “Evropën e Lirë”, duke akuzuar autoritetet qendrore në Prishtinë, për siç tha, tentim për të penguar procesin e nisur.

Qeveria e Kosovës e kishte cilësuar ndërtimin e këtyre shtëpive si të kundërligjshme madje e kishte akuzuar të papranueshëm implikimin e Qeverisë së Serbisë që duke “nxitur komuna të caktuara të Republikës së Kosovës të ndërmarrë veprime të paligjshme dhe në dëm të relacioneve ndërmjet qytetarëve të Kosovës”.

Por pikërisht Todosijeviq ishte ai që bashkë me Qeverinë e Beogradit në maj të vitit 2016, kishte prezantuar në Beograd planin për ndërtimin e lagjes “Lugina e Diellit”.

Si kryetar paralel i Komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq, e kishte cilësuar lagjen “Lugina e Diellit” një projekt të madh, më i madhi i kryer nga shteti në territorin e Kosovës që nga vitet e 90-ta.

Ai nuk e kishte lënë pa përmendur faktin se me këtë projekt, “Serbia po tregon se Kosova është pjesë e saj e pandashme dhe e patjetërsueshme dhe se është e përkushtuar për kthimin dhe mbijetesën e popullit serb”./Insajderi.com

Daçiq alarmohet nga ‘Shqipëria e Madhe’, kërkon reagim nga ndërkombëtarët

Periskopi.com Lajme

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, thotë se BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe do të jetën drejtpërdrejt përgjegjëse për pasojat nëse nuk reagojnë ndaj deklaratave të politikanëve shqiptarë.

Ai këtë e ka thënë pas deklaratave për bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe tri komunave shqiptare në jug të Serbisë.

Duke reaguar në fjalët e kryetarit të komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës “është i pakuptimtë pa Luginën e Preshevës”, Daçiq ka thënë se politikanët shqiptarë po bëhen “kërcënimi kryesor i paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe Evropë”, transmeton lajmi.net.

“Deklaratat e koordinuara të Ramës, Thaçit dhe Musliut tregojnë se Shqipëria e Madhe është qëllim i të gjithë shqiptarëve. Sot, Musliu më këtë i është afruar edhe Nishit, nesër edhe Shkupit, Ulqinit, Epirit. A do të flasin për këtë BE-ja, SHBA dhe Britania e Madhe? Nëse nuk e bëjnë edhe kësaj here, kur Shqipëria e Madhe ka arritur deri te Nishi, do të jenë përgjegjës të drejtpërdrejt për pasojat”, ka thënë Daçiq.

Ai tutje ka kërcënuar duke thënë se “shqiptarët duhet mirë t’i masin fjalët e tyre dhe t’i zgjedhin ato, sepse më në skenën ndërkombëtare nuk janë mbrojtësit e tyre të cilët kanë bombarduar Serbinë që t’ia marrin Kosovën”.

“Kjo më kurrë nuk do të përsëritet. Serbia askënd nuk po e provokon, por askujt nuk i frikësohet. Për fat të mirë, e gjithë kjo është vetëm një ëndërr e bukur”, ka thënë Daçiq.

 

Limaj as nuk pranon të flet më për Hashim Thaçin, ka një arsye

Periskopi.com Lajme

Deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për bashkim të shqiptarëve në rast se BE vazhdon për të mos pranuar Kosovën, lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj i ka quajtur shaka.

“S’merrem me deklaratat hajgare të Thaçit, sepse ai brenda dite 10 herë i ndërron deklaratat”, ka thënë  Limaj në Televizionin Rrokum.

Limaj ka thanë se BE nuk i merr seriozisht deklaratat e Thaçit, sepse nuk ka seriozitet në atë çka thotë.

“Ato deklarata janë mashtrim për qytetarët, si me rastin e ushtrisë”, ka thënë Limaj.

Sipas Limajt, deklaratat dhe marrëveshjet e Thaçit i kanë dërgu vetëm dëme Kosovës.

 

 

 

 

 

Mushkolaj tregon kush është ministrit i ri serb në Qeverinë e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Njohësi i çështjeve politike Imer Mushkolaj ka shënuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, për emërimin e Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Ministri i ri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, i emëruar sot në këtë pozitë nga Isa Mustafa, është kryetar i Komunës paralele të Zveçanit. Kaq sa për shuarjen e strukturave paralele”, thotë ai.

Haradinaj: Të shkohet në zgjedhje, mos të torturohet populli

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, beson se vetëm zgjedhjet e reja mund ta riparojnë gjendjen aktuale në vend.

Ai ka vlerësuar se gjendja ekzistuese çdo ditë e më shumë po bëhet më e rëndë.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se shkuarja në zgjedhje të parakohshme është pjekuri politike.

Haradinaj, i cili po mbahet padrejtësisht në Francë që disa muaj, në bazë të një fletarrestimi serb, është shprehur i bindur se Gjykata e Colmarit më 27 prill do ta refuzojë kërkesën e Serbisë për ekstradim dhe do ta lirojë atë.

Ai ka thënë se kërkesa e palës serbe është e padrejtë dhe e motivuar politikisht.

“Kjo kërkesë është thjesht përndjekje ndaj meje dhe nuk ka të bëjë asgjë me ligj”, ka thënë Haradinaj.

BE-ja sqaron se Apostolova u përkthye keq për Asociacionin

Periskopi.com Lajme

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes dërgimit të fjalimi të përfaqësueses së Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka lajmëruar se mediat lokale e përkthyen keq fjalimin e saj të mbajtur në tryezën e Grupit për Studime Ligjore dhe Politike.

Në media gjatë ditës u raportua se Apostolova kishte thënë se marrëveshja për asociacionin duhet të ë edhe njëherë nga Gjykata Kushtetuese, duke kërkuar që Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe të themelohet sa më parë.

“Marrëveshja e Asociacionit duhet të ë dhe Asociacioni të themelohet sa më shpejtë që është e mundur”, cituan mediat Apostolovën.

Por në fjalimin e saj, nuk përmenden askund “Gjykata Kushtetuese” e as fjala “rishikim”.

Krejt cka përmendet në fjalimin e Apostolovës për Asocicacionin, është se ai duhet të themelohet sa më shpejt.

“Në kuadër të kornizës së dialogut BE-ja pret normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të palëve dhe që Asociacioni/Bashkësia të themelohet sa më shpejtë që është e mundur. Progresi i arritur në dialog është parakusht për të dy palët për të arritur progres në rrugën e tyre drejt BE-së”, thuhet në fjalimin e Apostolovës, të dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Danimarka mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Pas përfundimit të vizitës zyrtare në Norvegji, shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj po qëndron për një vizitë tjetër zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës, ku të mërkurën është pritur nga ministri i Jashtëm i këtij shteti, Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit danez dhe përfaqësuesit e Konfederatës së Industrisë.

Në këto takime janë diskutuar çështje që ndërlidhen me interesin dypalësh të të dyja vendeve, ndërkohë që nga përfaqësuesit e Danimarkës është ri-theksuar mbështetja për Kosovën mbi procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik bilateral, me theks të veçantë në shikimin e mundësive për organizimin e një forumi të investimeve në mes dy vendeve.

“Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm, me deputetë të Parlamentit danez, si dhe me përfaqësues të qeverisë kemi biseduar për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ku mbështetja e Danimarkës është e madhe dhe e mirëfilltë, sikurse edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shfaqur besimin se viti 2017 do të përcillet me anëtarësime dhe suksese konkrete.