Deputeti i LDK-së, thotë se PDK është parti e krimit dhe korrupsionit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj nuk beson që Kadri Veseli e Isa Mustafa nuk i kanë punët në “terezi” sa i përket koalicionit.

Periskopi.com Lajme

Ndërkohë Salihaj nuk e dëshiron në të ardhmen koalicionin PDK – LDK, sepse sipas tij krimi dhe korrupsioni që ka kapluar vendin është i strehuar në PDK. Ai ka dëshirë që PDK të mbetet opozitë për faktin se siç thotë, dukuritë  negative që po ballafaqohet Kosova nuk ka mundësi të luftohen derisa PDK, është në pushtet.

Mes tjerash Salihaj në një intervistë për Kosova Post, thotë se nuk e frikësojnë sondazhet e fundit ku Vetëvendosjen e nxjerrin parti të “fortë”, meqë ai  dyshon në manipulimin e tyre.

Ditëve të fundit është ashpërsuar gjuha e deputetëve të koalicionit PDK-LDK. A do të thotë kjo se partnerëve të koalicionit nuk po u shkojnë punët mirë?

Adem Salihaj: Më shumë kemi të bëjmë me një lloj fryme të fushatës mes dy partive në koalicion PDK-LDK, në fakt një lloj përpjekje diferencimi nga njëra-tjetra, meqë koalicioni nënkupton pikëpamje të përbashkëta për shumë çështje e duke marrë parasysh se dy partitë duhet të dalin në zgjedhje si konkurrente njëra me tjetrën, tash po bëhet një lloj përpjekje për diferencim qëndrimesh, pikëpamjeve koncepteve e të tjera. Unë këtë e kuptoj si një lloj para fushate e jo diçka tjetër. Nuk besoj që është afër prishja e koalicionit  duke marrë parasysh se lidhur me këto çështje Kosova asnjëherë nuk ka vendosur vetë, por në koordinim me partnerët ndërkombëtarë të cilët e kanë vlerësuar situatën se a duhet Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Unë nuk jam ithtar i zgjedhjeve të parakohshme, sepse edhe me parë kemi mbajtur zgjedhje të parakohshme por asnjë të mirë nuk i kanë sjellë Kosovës.

Përplasjet ndërmjet  LDK-së dhe PDK-së, a flasin për zbehjen  raporteve  mes Veselit dhe Mustafës?

Adem Salihaj: Me sa shoh unë  nuk ka ndonjë prishje në veprimet praktike të Qeverisë dhe Kuvendit, nuk shoh asnjë kontradiktë në mes tyre, por që më shumë këtë mund ta shohim si një lloj parafushate.

Nëse Kosova shkon në zgjedhje a duhet që sërish PDK-LDK, të qeverisin së bashku?

Adem Salihaj: Unë vazhdimisht kam qenë kundërshtar i këtij koalicioni që nga fillimi deri më tani. Mendoj që një koalicion i dy partive të mëdha nuk i bën mirë vendit, sepse mbetet një opozitë shumë e dobët e cila pastaj nuk ka fuqi që të ndikojë në vendimet e Qeverisë dhe Kuvendit. Përveç kësaj unë gjithmonë jam kundër një koalicioni me PDK-në, meqë  konsideroj se krimet kryesore dhe korrupsioni janë të strehuara brenda kësaj partie. Nuk mund të bëjmë asnjë hap përpara as në krimin e organizuar dhe korrupsionit nëse e kemi brenda një parti që ka brenda vetes gjitha këto. Në të gjitha aspektet e konsideroj një koalicion jo të natyrshëm dhe të dëmshëm për Kosovën.

Ju thatë që Kosovës i nevojitet një opozitë më e fuqishme. A duhet të jetë PDK apo LDK ajo opozita e ardhshme e Kosovës?

Adem Salihaj: Nuk e di, gjithçka do të varet nga rezultati zgjedhor. Por gjithmonë mendoj se është mirë që PDK të jetë në opozitë për arsye se mandej do të hapet një mundësi shumë më e madhe që të luftohet krimi dhe korrupsioni dhe të ndalen këto dukuri negative që kanë kapluar vendin. Derisa PDK, të jetë në pushtet nuk ka mundësi të luftohen dukuritë negative që kanë evoluar.

Sondazhet e fundit po e qesin Vetëvendosjen si partinë më të fuqishme, ndërsa LDK, sipas tyre është parti në rënie e sipër. A ju frikësoheni ju këtyre sondazheve?

Adem Salihaj: Nuk e dimë këtë, sondazhet që i  bëjnë partitë politike i rregullojnë qysh u konvenon atyre. Unë nuk i konsideroj si reale dhe nuk mund ti marrim seriozisht madje as sondazhet e OJQ-ve.

Nuk e shihni ju Vetëvendosjen si parti të “fortë” në skenën politike?

Adem Salihaj: Realisht nuk di ta vlerësoj në këtë moment. Të presim zgjedhjet a do ta nxjerrin parti të fortë Vetëvendosjen.

Reklamë
Reklamë

Agim Bahtiri thotë se ka ndalur haraçin dhe korrupsionin në Mitrovicë

Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës ka thënë se ai e ka ndalur haraçin dhe korrupsionin në Mitrovicë.

Periskopi.com Lajme

“Haraçi dhe korrupsioni është ndalë, sepse në vendin ku unë menaxhoj nuk guxon të ndodhë një gjë e tillë”.

“Janë 20 fabrika që po ndërtohen në një komunë që ka qenë e pa perspektivë, një komunë që e kam gjetur me barrikada me tonelata, një komunë që edhe në pjesën diplomatike të investitorëve është parë si më e korruptuara në krejt Kosovën”.

Kështu ka thënë Bahtiri në Info Magazine të Klan Kosovës.

Reklamë
Reklamë

Asnjë i dënuar i profilit të lartë, BE-ja lavdëron luftimin e korrupsionit

Dënimi i dy avokatëve publikë me nga 3 mijë euro gjobë, dënimi i ish-prokurores Vahide Badviku me tre vjet burg dhe një rast i hedhjes poshtë të aktakuzës janë provat e vetme që Kosova ia ka ofruar Bashkimit Evropian për të dëshmuar luftën e korrupsionit.

Periskopi.com Lajme

Edhe pse asnjëri rast nuk i takon kategorizimit “korrupsion i nivelit të lartë”, përfaqësues të BE-së kanë thënë se kanë parë “përparim të qartë”.

Organizatat e shoqërisë civile që e monitorojnë këtë fushë e thonë të kundërtën, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkimi Evropian pati përcaktuar luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë si njërin nga kriteret për liberalizimin e vizave dhe pati theksuar se vendimet e gjykatave për luftë të korrupsionit të nivelit të lartë duhet të jenë vendime të formës se prerë. Institucionet e drejtësisë kanë të shënjestruara 36 raste të korrupsionit për “zyrtarët e lartë”.

Vetëm katër raste janë vendime përfundimtare e që nuk i takojnë profilit të lartë. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ia ka konfirmuar gazetës se nuk ka asnjë dënim të formës së prerë për ndonjë zyrtar qendror.

Reklamë
Reklamë

Avramopoulos: Kosova progres në korrupsion, demarkacioni liberalizon vizat (Video)

Komisioni Evropian është shprehur se është impresionuar nga Kosova në provat e treguara të luftimit së korrupsionit e krimit të organizuar.

Periskopi.com Lajme

E megjithatë kanë nënvizuar se duhet përmbushur kriteri i miratimit të demarkacionit me Malin e Zi për të fituar liberalizimin e vizave.

Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos është shprehur për Tribuna Channel se Bashkimi Evropian është i impresionuar me luftën e korrupsionit dhe rastet e krimit të organizuar.

 

Reklamë
Reklamë

Saimir Tahiri dhe Donald Lu ‘kokë më kokë’ në zyrën e Ramës

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu është duke zhvilluar një takim kokë më kokë me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Takimi mësohet se po zhvillohet në selinë qeverisë.

Periskopi.com Lajme

Ndërkaq, nuk dihet nëse i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Ditët e fundit akuzat ndaj qeverisë, ministrit Tahiri dhe disa vendime të diskutueshme të gjykata janë bërë çështje të nxehta për qeverinë, Tahirin dhe Ramën.

Reklamë
Reklamë

Mustafa nuk heq dorë se korrupsioni është perceptim

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në konferencën Ambienti i Biznesit 2017 ka thënë përsëri se korrupsioni në Kosovë është më shumë perceptim se realitet.

Periskopi.com Lajme

Ai ka përmendur raportin e Transparency International lidhur me nivelin e korrupsionit për të ilustruar këtë bindje të tij, njofton Klan Kosova.

“Në raportin e fundit të Transperency International, raportohet se 65 % e qytetarëve tanë e shohin korrupsionin si problemin kryesor në vend, në anën tjetër qytetarët e Kosovës shprehën se 10 për qind e tyre janë ballafaquar me kërkesa të drejtpërdrejta për mito në shërbime të ndryshme. Në këtë rast shohim se perceptimit realiteti sa i përket korrupsionit nuk janë në harmoni me njëra-tjetrën”.

Reklamë
Reklamë

Rumunët zotohen: Do të protestojmë deri në dorëheqjen e qeverisë

Rumunët mbushën përsëri sheshin "Fitorja", duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Social Demokrate lidhur me një dekret për korrupsionin. Presidenti rumun ka kritikuar ashpër qeverinë në parlament për nxjerrjen e një dekreti sekret pa u konsultuar me parlamentin.

Periskopi.com Lajme

Presidenti i qendrës, Klaus Iohannis, mbështeti qeverinë për të qëndruar në pushtet mes protestave më të mëdha në vend që nga rënia e komunizmit në vitin 1989. Disa protestues janë zotuar për mbajtjen e trysnin deri sa kryeministri të japë dorëheqjen, megjithëse numri i protestuesve ka rënë si në kryeqytetin Bukuresht ashtu edhe në qytete të tjera. Protestuesit brohorisnin në kryeqytet “Të bashkuar ne do të shpëtojmë Rumaninë”. Një protestues thotë se dorëheqja e qeverisë është zgjidhja.

“Po mbajmë pozicionet tona dhe duam që qeveria të japë dorëheqjen sepse nuk mund të kemi besim tek kjo qeveri sepse fshehurazi në mes të natës po miratojnë ligje për të mbrojtur politikanë të korruptuar. Nuk e besojmë më këtë qeveri. E vetmja gjë që na jep kënaqësi tani sëthë dorëheqja e kryeministrit dhe qeverisë.”

Qindra mijëra rumunë kanë protestuar nëpër qytete të ndryshme duke mbushur sheshe e bulevarde, skena që nuk kanë kaluar pa vëmendje në vende të tjera të Evropës Lindore të kapluara nga korrupsioni dhe lidhjet e dyshimta mes biznesve dhe politikës që nga rënia e komunizmit.

Dekreti që nxiti protestat do të kishte dekriminalizuar një numër veprash penale dhe mbrojtur shumë zyrtarë nga akuzat për korrupsion. Protestat pritet të vazhdojnë të paktën deri sa parlamenti të votojë për shfuqizimin e dekretit, që pritet të zhvillohet në fund të javës. Qeveria, e cila ka shumicën e mjaftueshme, përballet me votën e mosbesimit në parlament./zeriamerikes/

Reklamë
Reklamë

Protesta masive kundër korrupsionit në Bukuresht

Më shumë se 100,000 persona kanë dalë nëpër rrugët e kryeqytetit të Rumanisë, në protestë me qëllim të kundërshtimit të një dekreti qeveritar përmes së cilit dekrimilanizohen një varg i veprave penale të korrupsionit, shkruan Al Jazeera.

Periskopi.com Uncategorized

Protestuesit të mërkurën në mbrëmje kanë bërtitur “Brejtës” dhe kanë bartur pankarte me shkrime të ndryshme, duke i dërguar mesazhe qeverisë që protestat nuk do të ndalojnë deri në dorëheqjen e qeverisë.

Marsh protestues ishte zhvilluar edhe një ditë më parë, si dhe grumbullime të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera si Timisoara, Cluj, Iasi dhe Sibiu./ Klan

151bd6da9590445498d058a3ce54ff19_18 fcafc95b3afa44b98ac63f993374abd0_18

Reklamë
Reklamë

Isa Mustafa: BE ka kërkuar fshirjen e lëndëve për korrupsion dhe krim të organizuar

Prioritet i shtetit të Kosovës është forcimi i ligjit, luftimi korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, si kusht për udhëtim të lirë të qytetarëve të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një ligjërate para studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ku shtoi se Kosova i ka përmbushur disa kritere si nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së, dhe tani është në rrugë të mirë për liberalizim të vizave. Megjithatë, Mustafa është shprehur se ende duhet të forcohet shteti ligjor.

Mustafa: BE ka kërkuar fshirjen e lëndëve për korrupsion dhe krim të organizuar

“Faza tjetër që ne e kemi kaluar këtë vit është plotësimi i kritereve i BE-së për liberalizim të vizave sepse ne na është dhënë rekomandimi nga KE që Kosova i plotëson kushtet që të hyjë në procesin e trajtimit për liberalizim të vizave por po ashtu me dy vërejtje që ne duhet të punojmë edhe më tutje në këtë plotësimin e trendit të trajtimit të lëndëve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionit. Aty nuk kemi një kriter statik ku thuhet se sa lëndë duhet të përmbushen por aty thuhet që historiati i këtyre lëndëve duhet të jetë transparent për BE-në dhe për opinionin e brendshëm, në mënyrë që të shihet se si po punon Qeveria dhe institucionet e drejtësisë në këtë aspekt, dhe unë po mendoj se në këtë aspekt veç e kemi përmbush kriterin dhe kështu na është thënë edhe në Bruksel”, ka thënë Mustafa.

Ai ka ripërsëritur se kriteri i dytë më i rëndësishëm për ta fituar të drejtën e lëvizjes së lirë është ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi.

Mustafa: Kufijtë administrativ t’i kthejmë në kufij ndërkombëtar

“Dhe e fundit është ratifikimi i marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi në të cilën çështje kemi ngec dhe po na kushton mjaft shumë, ju kushton qytetarëve të Kosovës sepse ata po ngecin të izoluar sepse po mbesin të izoluar dhe pamundësi të udhëtojnë si qytetarët tjetër. I kushton sovranitetit të vendit sepse nuk mund ta konsiderojmë vendin tonë që është plotësisht sovran nëse ky vend nuk i ka kufijtë ndërkombëtarë me vendet fqinje dhe kufijtë administrativ që i ka pas Kosova duhet të shndërrohen në kufij ndërkombëtar edhe ma Malin e Zi dhe me Serbinë nesër. Me Shqipërinë e kemi kufirin që përpara e ka pas ish-Jugosllavia me Shqipërinë, andaj nuk kemi asnjë problem të vijës kufitare. Me Maqedoninë është përcaktuar kufiri dhe tani ka mbet vetëm vija kufitare me Malin e Zi, e cila duhet të ratifikohet dhe të vazhdohet vija kufitare me Serbinë”, ka deklaruar ai.

Mustafa ka thënë se Qeveria që e drejton është e përcaktuar që në programin politik ta ketë prioritet zhvillimin ekonomik që nënkupton uljen e papunësisë dhe varfërisë.

Në pikëpamje të zhvillimit ekonomik, kryeministri Mustafa ka thënë se janë të përcaktuar që t’i japim përparësi themelore sektori privat. Mirëpo, ai shtoi se me privatizimin e ish-ndërmarrjeve shoqërore nuk është arritur që të gjithë të punësuarit të mbesin në punë.

Mustafa: Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore nuk arriti t’i absorboj të gjithë të punësuarit

“Në pikëpamje të zhvillimit ekonomik, ne jemi të përcaktuar që t’i japim përparësi themelore sektori privat, të bëjmë privatizimin e kompanive ekzistuese që i kemi trashëguar si ndërmarrje shoqërore përpara, dhe ky privatizim na ka shkaktuar papunësinë strukturores sepse një numër i madh i të papunëve është shkas i papunësisë strukturore sepse e kemi ndryshuar strukturën e kompanisë përmes privatizimit dhe njerëzit kanë mbet pa punë, ndërkaq, aktivizimi i ndërmarrjeve që janë privatizuar dhe themelimi i ndërmarrjeve të reja nuk ka arritur të absorboj qoftë të papunët që janë krijuar si shkak ose si pasojë e ndryshimeve strukturore dhe privatizimit, qoftë ata që hyjnë në tregun e punës”, tha ai.

Kryeministri Mustafa tha se Kosova në vitin e kaluar pati 4,1 përqind rritje ekomomikë, ndërsa, këtë vit parashihet që kjo rritje të jetë 4,5 përqind, mirëpo, shtoi se nuk është e mjaftueshme, pasi që gjendja ekonomike në vendin tonë është shumë e ulët.

Mustafa: Jemi në prag të kalimit nga vendi i varfër në vend më të zhvilluar

“Kemi rënie edhe të papunësisë, mirëpo, në realitet akoma problemi i papunësisë është problem i madh. Kemi rënie edhe të varfërisë por akoma varfëria është një prej problemeve tona të mëdha dhe ne së shpejti do të dalim, nga ai pragu i vendeve të varfra që i ka përparësitë e veta që nuk mund ta konsiderojmë të vetën si vend i varfër por i ka edhe mangësitë sepse pastaj nuk mund të shfrytëzojmë fonde nga institucionet ndërkombëtare nga të cilat shfrytëzohen në qoftë se karakterizohet një vend si vend i varfër. Këtu e kemi edhe vërejtjen e Bankës Botërore se ne duhet të përshpejtojmë në shfrytëzimin e disa fondeve ndërkombëtare por po ashtu kemi edhe disa Agjencione ndërkombëtare që thonë se nëse së shpejti nuk i shfrytëzojmë këto mjete, atëherë, nuk do të mund t’i shfrytëzojmë, pasi që së shpejti e kalojmë pragun e vendeve të varfra dhe hyjmë në një fazë të vendeve të cilat prapë e kanë nj ë nivel të më ulët të zhvillimit ekonomik”, tha Mustafa.

Ai gjatë ligjëratës ka folur edhe për zhvillimin e arsimit, ku tha se deri më tani prioritet i Qeverisë ka qenë përfshirja më e madhe në arsimin e lartë, derisa tani ka shtuar se do t’i kthehet përmirësimit të cilësisë.

Mustafa ka thënë se fushë tjetër me prioritet për zhvillim është fusha e shëndetësisë, ku ka shtuar se do të fuqizohen spitalet e qyteteve tjera dhe QKUK-ja, në mënyrë që pacientët e Kosovës mos të shkojnë jashtë vendit për shërim.

Me këtë rast, Mustafa tha se që nga viti i ardhshëm do të fillojë të aplikohet edhe sigurimi shëndetësor, gjë që sipas tij, do ta përmirësojë jetën e qytetarëve.

Ndërsa, rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, tha se punonjësit e arsimit e kanë ditë pak a shumë gjendjen në sistemin e arsimit në Kosovës, kurse, rezultatet e fundit për vlerësim të cilësisë, tha se vetëm sa e kanë shfaqur në sipërfaqe një gjë të tillë.

Kosumi: Qeveria ta ketë prioritet arsimin

“Arsimi në Kosovë është ndihmuar dhe është përkrahur nga të gjithë ne prej mësuesve, arsimtarëve, studentëve qeverive por asnjë qeveri deri tash nuk e ka trajtuar rrënjësisht rezultatet jo të kënaqshme që po dalin në sipërfaqe kohëve të fundit, ndërsa, ne që jemi në proces të arsimit e dimë me të vërtetë që shenja të tilla dobësie ka në sistemin tonë të arsimit”, tha Kosumi.

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” është themeluar para dy viteve dhe tani ka 4 fakultete me rreth 7 mijë studentë./ BLIC

Reklamë
Reklamë

Korrupsioni s’po luftohet

Kosova ka legjislacion për ta luftuar korrupsionin, por ky fenomen negativ nuk po luftohet pasi që nuk po zbatohet në praktikë.

Periskopi.com Lajme

Në anën tjetër, në afera korruptive janë të përfshirë dhe zyrtarë të lartë të shtetit ndaj të cilëve Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur të premten se ka dorëzuar në gjykata mbi 17 raste të “Korrupsionit”.
Në kuadër të debatit me studentë rreth dukurisë së korrupsionit, organizuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, studentëve u është bërë thirrje të aktivizohen kundër korrupsionit dhe të mos pranojnë të jenë pjesë e kësaj dukurie as tani si studentë, as në të ardhmen si profesionalë.

Nuk parandalohet korrupsioni

Edis Agani, nga Zyra e BE-së, ka thënë në këtë konferencë se edhe Raporti i Progresit për Kosovën  konstaton që struktura ligjore dhe institucionale është në rregull deri diku në Kosovë dhe i përshtatet standardeve ndërkombëtare, mirëpo, sipas saj, çalohet në rastet konkrete. “Çalojmë së pari në parandalim të korrupsionit si shoqëri në përgjithësi dhe në luftë kundër korrupsionit dhe kjo pastaj drejtpërdrejt është përkthyer edhe në kushte për liberalizim të vizave. Një ndër kushtet kryesore është që Qeveria të dëshmojë konkretisht me numër të rasteve që janë dënuar për ‘Korrupsion’”, ka thënë Agani.

Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), ka thënë se është e vërtetë që Kosova ballafaqohet me korrupsion në nivele të ndryshme. Havolli ka pranuar po ashtu që ka korrupsion mjaft të lartë në shëndetësi. Ndonëse ka pranuar se që nga paslufta janë krijuar shumë mekanizma antikorrupsion, Havolli ka theksuar se këta mekanizma deri diku kanë kryer punën e vet, por nuk kanë arritur të jenë shumë efikas. “Kohët e fundit më 2015-n dhe 2016-n ka një progres që duhet t’i gëzohemi sa i përket luftës kundërkorrupsionit. Ka disa aktakuza të ngritura, janë mbi 17 aktakuza të ashtuquajtura profileve të larta që kanë kaluar në gjykatë. Presim nga gjykata të sjellë vendime të merituara dhe jo vendime sa për të thënë vendime”, ka thënë Havolli në konferencë./Zeri.info/

Reklamë
Reklamë

Dita kundër korrupsionit shënohet edhe në Kosovë

Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit- 9 Dhjetori, shënohet sot edhe në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Fillimisht, anëtarët e Komisionit parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit e Kuvendit të Kosovës, me mbështetjen e UNDP, do të nënshkruajnë themelimin e Degës se Organizatës “Deputetët Global Kundër Korrupsionit”, pastaj, Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, ku do të prezantohen rezultatet e shërbimit për këshilla ligjore pa pagesë për raportuesit dhe viktimat e korrupsionit.

Për këtë ditë, e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Colleen Hyland, do të mbajë fjalim të shkurtër në konferencën përmbyllëse të “Javës Kundër Korrupsionit” ku pjesëmarrësit do të diskutojnë me 30 nxënës nga tetë shkolla të komunave Viti, Prizren, Obiliq, Vushtrri.

Ndërkaq, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të mbajë një ligjëratë për studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Qendra për Studime të Avancuara FIT do të organizojë një konferencë që të shënoj rëndësinë e kësaj dite. Ndërsa në këndin Amerikan mbahet diskutim me studentë të Juridikut, Shkencave Politike dhe Gazetarisë, në temën “Çka është korrupsioni?”.

Po për këtë ditë në Qendrën e Informimit të BE-së, do të shfaqet dokumentari i shkurtë për studentë në lidhje me rininë dhe rolin e saj në luftimin e korrupsionit. Pastaj, Agjencia kundër Korrupsionit, Zyra e BE-së në Kosovë, Këshilli i  Evropës dhe Instituti Demokratik i Kosovë organizojnë debatin me studentë, në lidhje me rininë dhe rolin e saj në luftimin e korrupsionit.

Lëvizja FOL në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ka paraparë të bëjë lansimin e platformës së edukimit anti-korrupsion. Ndërkohë, në Prishtinë do të mbahet një ekspozitë e fotografive dhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për fituesit e garës së mediumit social “hanhankorrupsioni”, e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe UNDP-ja.

Kurse, në ora 20:00, Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie do të mbajë fjalimin hyrës për koncertin e grupit “Troja” me këngë me porosi kudër korrupsionit.

Ndryshe, më 9 dhjetor 2003 në Kombet e Bashkuara u mblodhën më shumë se 100 përfaqësues shtetesh nga e mbarë bota për të nënshkruar Konventën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Përmes këtij akti shtete të ndryshme demonstruan gatishmërinë e një mobilizimi të përbashkët si asnjëherë më parë përtej kufijve nacional për të vendosur rregulla, parime dhe principe të cilat sot e asaj dite janë në betejë kundër të keqes së quajtur korrupsion.

 

Reklamë
Reklamë

‘Korrupsioni nuk luftohet vetëm me një  javë kundër kësaj dukurie’

Luftimi i korrupsionit nuk mund të bëhet vetëm duke organizuar javën e korrupsionit apo aktivitete të tjera, por duhet të bëhet duke investuar në sistemin e drejtësisë.

Periskopi.com Lajme

 

Këto kritika i ka dhënë prokurori i shtetit Besim Kelmendi në konferencën e organizuar nga Ambasada Gjermane, Giz në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës dhe Institutin e Kosovës për Drejtësi.

“Luftimi i korrupsionit përmes dialogut publiko – privat”. Ndërkaq për ambasadoren gjermane dhe drejtorin e GIZ-it për Kosovë, pjesëmarrja e vogël e njerëzve në këtë konferencë është e pakuptimtë. Kurse Betim Musliu ka deklaruar se partitë politike e kanë fajin për mos luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Reklamë
Reklamë

Gjykatat kanë 388 lëndë të korrupsionit, përfshihen edhe personat e nivelit të lartë

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka organizuar tryezë diskutimi për “Mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit dhe politikave në luftimin e korrupsionit” ku ka prezantuar edhe raportin e monitorimit të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe gjyqësor, i cili i referohet periudhës tre mujore korrik, gusht, shtator 2016.

Periskopi.com Lajme

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se në kuadër të javës kundër korrupsionit KDI sot do të flas për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit dhe politikave në luftimin e korrupsionit”, ku do të prezantohet edhe raporti “Trendët e trajtimit të rasteve të korrupsionit”.

Zëvendësambasadorja e Ambasadës amerikane në Prishtinë, Colleen Hyland ka thënë se anketat tregojnë se qytetarët nuk besojnë në drejtësi.

“Ende ka të dhëna se akuzat për korrupsion nuk përfundojnë kurrë dhe rastet zgjasin shumë. Asnjë nga rastet e raportuara për korrupsion nuk mund të ketë sukses pa sistem të funksionalizuar të drejtësisë”, tha Hyland, transmeton arbresh.info.

Nehat Idrizi kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka thënë se ngritja e kapaciteteve gjyqësore është prioriteti kryesor i tyre.

“Prioriteti i parë është rritja e besimit në publik që është në shkallë shumë të ulët. Korrupsioni është një fenomen shumë i dëmshëm i cili është i pranishëm edhe tek ne. Edhe pse prioritet për institucionet e drejtësisë, korrupsioni nuk mund të luftohet lehtë”, tha ai.

Sipas tij Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë hartimin dhe planin e veprimit për lëndë kundër korrupsionit.

“Me anë të këtij plani KGJK ka marrë obligime që në bashkëpunim me gjykata të paraqiten dobësitë e tanishme me rastin e pranimit të lëndëve të korrupsionit, identifikimin dhe ndarjen e tyre, dhe afatet kohore për këto lëndë. Tani kemi një pasqyrë për këto lëndë dhe e dimë se kush është përgjegjës për secilën”, tha ai duke shtuar se kanë filluar të dihen objektivat kryesore për këto lëndë.

“Për secilën lëndë janë duke ardhur rezultatet për përfundimin e tyre pasi që kemi rritur kapacitetet e gjyqtarëve sidomos në Gjykatën Themelore  të Prishtinës pasi që është më e madhja, e poashtu kemi rritur edhe kapacitetet në departamentin e krimeve të rënda”, tha ai.

Idrizi përmendi edhe performancën e gjyqtarëve ku tha se në bazë të performancës zyrtare ata do të mund të largohen nëse e kanë të ulët këtë përformancë.

“Kemi 388 lëndë të natyrës korruptive ku disa janë procedura e disa janë kryer. Këtu janë të përfshirë edhe persona të nivelit të lartë dhe shpresoj të kryhen sa më shpejt e të mos bëhet parashkrimi i tyre”, theksoi ai, transmeton arbresh.info.

Reshat Millaku, Kryeprokuror i PSRK-së ka thënë se pasi që ishte përcaktuar nga kryeprokurori i shtetit si koordinator për të gjetur këto raste për shkak të Liberalizimit të vizave kishte shënjestruar 33 raste të korrupsionit ku sipas tij prej tyre janë ngritur 23 aktakuza për krime të autorizuara si dhe për keqpërdorim të detyrës.

“Prioritet ka qenë hetimi i personave të nivelit të lartë dhe këtu ka pasur kësi lloj persona duke filluar nga kryetarët e komunave, ministrat, zv.ministrat. Të gjithë flasin për korrupsion por kur pyeten për rastet nuk di askush. Po hedhet faji gjithmonë tek prokuroria duke thënë se është e kapur nga shteti por në çdo rast që e kemi evidentuar jemi duke e trajtuar. Kemi pak prokurorë e shumë raste andaj po punojmë aq sa kemi kapacitet”, tha ai./arbresh.info.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë prezantimin e raportit  tre mujor “Trendet e Trajtimit Të Rasteve Të Korrupsionit”.

“Karakteristikë është se kemi më shumë raste të aktakuzave sesa raste të lëndëve të mbyllura ku kemi 58% ngritje te aktakuzave. Për korrupsion të nivelit të lartë janë 11 raste me 64 persona të akuzuar. Ajo që bënë shqetësim dëmtimi i buxhetit nga veprat penale ku është dëmtuar me rreth 2 milion  euro”, tha ai.

Reklamë
Reklamë

Me një fotografi lufto korrupsionin dhe fito #Hanhan Korrupsioni

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe organizata KDI (Kapitulli i “Transparency International”), lansojnë, për të dytin vit me radhë, garën për “Fotografinë më dëmethënëse të pasojave të korrupsionit”.

Periskopi.com Lajme

Kjo garë është e hapur për të gjithë dhe procedura për pjesëmarrje është e thjeshtë:

(1) Fotografoni pasojat,

(2) Kyquni në hanhankorrupsioni.com dhe vendosni fotografinë aty,

(3) Shpërndajeni në të githa kanalet tuaja të mediave shoqërore.

Duke marrë parasysh suksesin e madh dhe rezultatet inspiruese nga viti i kaluar, UNDP dhe KDI vendosën të vazhdojnë edhe këtë vit me fushatën e fotografisë më dëmethënëse të pasojave të korrupsionit.

Edhe këtë vit, tri fotot më të mira do të shpallen dhe shpërblehen në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, 9 dhjetor kur edhe do të mbahet ekspozita e 20 fotografive më të mira.

Fituesi do të shpërblehet me 500 EUR, ndërsa vendi i 2-të dhe i 3-të me nga 300 EUR dhe 100 EUR.

Fushata e fotografisë kundër korrupsionit është rezultat i bashkëpunimit në mes të Projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së dhe KDI-së. Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-së mbështetet nga Zyra Zvicerrane për Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA).

 

 

Reklamë
Reklamë

Maria Bamieh flet në mediat botërore për korrupsionin në EULEX

Gazeta britanike, Daily Mail, ka intervistuar ish prokuroren e EULEX-it, Maria Bamieh, e cila kishte akuzuar kohë më parë vet misionin që e angazhoi për korrupsion të brendshëm.

Periskopi.com Lajme

Më poshtë mund ta lexoni të gjithë intervistën dhe shkrimin e bërë në Daily Mail:

15 vjet pas konfliktit, Kosova mbetet një regjion pa ligj, me gangsterë, politikanë të korruptuar dhe kriminel të luftës që kërcënojnë integritetin e kufijve të BE-së.

Avokatja britanike Maria Bamieh iu dha mundësia që të ndihmojë Kosovën në luftën ndaj korrupsionit, transmeton Klan Kosova.

Por Bamieh, vështirë të ketë ditur se shumë shpejtë do të fillonte një hetim për korrupsion ndaj vetë kolegëve të saj – ose që ajo do të largohet menjëherë nga zyra e saj.

Tani, gjashtë vjet pasi pranoi punën, 55 vjeçarja është shprehur se EULEX, ka dështuar që t’i ndjek penalisht dhe në vend të kësaj u ndëshkua ajo pse e tha të vërtetën haptas.

“Kam qenë subjekt e një fushate të viktimizimit dhe karriera ime me EULEX-in ka mbaruar”.

“Në këtë pikë ngriten shumë pyetje për EULEX-in dhe atë se çfarë ky mision ka arritur në këtë gjashtë vjet të ekzistencës së tij dhe sa i ka kushtuar BE-së dhe taksapaguesve britanik”.

“Paratë tona po shkojnë në një mision shumica e stafit punojnë punë të pjesshme, e paguhen me pagë të plotë. Ata largohen të enjten ose të premten në mëngjes, shkojnë në shtëpi dhe rikthehen të hënën në mbrëmje ose të martën në mëngjes”, ka thënë Bamieh për Daily Mail.

Shqetësimi i saj ka tronditur jo vetëm njësinë anti – korrupsion, që deri tani ka shpenzuar 750 milionë euro të BE-së, por nëse akuzat e saj qëndrojnë atëherë BE-në do e përfshinte një skandal i madh korrupsioni.

Veçse ekziston një hetim zyrtar i BE-së për këtë çështje. Shqetësimet e Bamieh kishin arritur kulmin gjatë një hetimi ndaj një shërbyesi të lartë civil në ministrinë e shëndetësisë në Kosovë.

Ilir Tolaj, ishte arrestuar dhe u mbajt në burg pas akuzave që ai kishte kërkuar ryshfet nga kompanitë farmaceutike në këmbim të kontratave zyrtare. Ai kishte kontrabanduar edhe një telefon në qelinë e tij.

“Kisha urdhër të gjykatës për t’ia ndërprerë telefonatat pasi që ai nuk lejohej të ketë telefon. Ne i monitoronim telefonatat”, ka thënë Bamieh.

Si rezultat, të mbledhurat e muajit maj dhe qershor në vitin 2012, ishin shqetësuese.

U bë e qartë se Tolaj kishte marrë telefonata nga njerëz ndërmjetës në mes të tij dhe gjykatësit italian, Franceso Flori, i cili ishte i deleguar i EULEX-it, si dhe shefi i Bamieh, kryeprokurori çek, Jaroslava Novotna.

Ndërmjetësi i kishte thënë Tolajt se gjykatësi italian “do të bënte çdo gjë për ta ndihmuar atë (pra Tolajn), pasi ai meriton të merr këtë ndihmë”.

Bamieh u shqetësua kur kuptoi që edhe ajo vet ishte subjekt i këtyre diskutimeve ilegale. U mësua se gjykatësi italian iu kishte referuar asaj si “person i vështirë” dhe Flori kishte sugjeruar se do e zëvendësonte Bamieh.

Të dy burrat e akuzuar, e kishin korruptuar gjykatësin italian.

“Ata më thanë që i kanë dhënë para Florit dhe një nga familjarët bëri një deklaratë se si ai kishte shkuar në Shqipëri së bashku me avokatin e tij për të negociuar më Florin dhe atyre u kishin thënë se 300 mijë euro janë të mjaftueshme që njëri nga të akuzuarit të lirohet”.

“Por kur raportova se çfarë kishte ndodhur, ajo që u ndëshkua isha unë. U bëra subjekt për një seri hetimesh për gjëra të parëndësishme siç ishte parkingu i veturës. Në realitet, asnjëri nuk u hetua”, u shpreh Bamieh.

Përfundimisht ajo shkoi në një televizion kosovar dhe i shpalosi pretendimet e saj.

Ky mision i BE-së e akuzon atë për shpërndarjen e dokumenteve zyrtare në media, akuzë të cilën Bamieh e mohon.

“Shkova në media pasi historia doli në shesh dhe doja që emri im të pastrohet”.

EULEX ka publikuar një hetim të ri dhe Shefja e Politikës së Jashtme, Federica Mogherini, ka dërguar një avokat për ta mbikëqyrur hetimin.

“Për hir të Zotit, atyre u duhet që ta marrin një avokat që të thotë se si një mision kundër korrupsionit duhet të ballafaqohet me korrupsion. Ata supozohen të jenë shembull për një mision ligji”, është shprehur Bamhie.

Eurodeputeti i partisë laburiste për Anglinë Lindore, Richard Howitt, ka thënë se ka takuar zyrtarë të lartë evropian për këtë çështje.

“Këto akuza janë të besueshme dhe shumë serioze. BE-ja duhet të ketë tolerancë zero për korrupsionin. Mariah Bamieh është lënë shumë keq në baltë”, është shprehur Howitt.

 

http://www.dailymail.co.uk/news/article-2845548/British-fraud-hunter-exposes-EU-staff-anti-corruption-unit.html

 

Reklamë
Reklamë

Abel: Institucionet e Kosovës, të dobëta në luftën kundër korrupsionit

Kosova deri më tash nuk ka dhënë dëshmi se është e përgatitur për ta luftuar korrupsionin në prokurimin publik, ka thënë Cornelia  Abel, koordinatore rajonale për Evropën Juglindore, Turqinë e Izraelin e “Transparency International”. 

Periskopi.com Lajme

Në intervistën për “Kohën Ditore”, ajo i ka quajtur të dobëta institucionet e Kosovës për t’u përballuar me ketë fenomen. Lulëzimin e korrupsionit në Kosovë, sipas saj, e ndihmon edhe mosfunksionimi i sistemit gjyqësor,shkruan sot Koha Ditore.

Abel e ka vlerësuar prokurimin publik në Kosovë si jotransparent dhe burim të madh të korrupsionit. Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare, ajo ka vlerësuar se institucionet përgjegjëse për prokurimin publik nuk kanë funksionim të mirë dhe janë të përfshira në shumë afera korruptuese. Kritika ka drejtuar në mënyrë veçantë tek Ekzekutivi që ajo e ka quajtur “të shfrenuar” dhe që, sipas saj, ka tendencë, madje edhe vazhdon të shtrijë ndikimin e saj në institucionet që do të duhej të ishin të pavarura

Reklamë
Reklamë

Anëtari i LDK-së: Asgjë nuk funksionon në Kosovë, zoti na ndihmftë!

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeton Lajqi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend.

Periskopi.com Lajme

Ai në një shënim në Facebook thekson se e vetmja shpresë na ka mbetur tek Zoti.

Reagimi i plotë i Lajqit:

Koalicioni qeveritar thotë nuk jemi mazhorancë!

Opozita nuk egziston për mendimin tim!

Obligimet e marra, premtimet e bëra para miqëve ndërkombëtar nuk po realizohen!

Investime të huaja direkte nuk ka, vende të reja pune nuk ka, liberalizim të vizave as vitin tjetër! Korrupsion dhe depresion gjithandej!

Zoti na ndihmoftë!

 

Reklamë
Reklamë

Korrupsioni ia rrezikon Kosovës rreth 300 milionë dollarë

Kosova rrezikon të përjashtohet në fundvit nga programi investiv i Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), i cili ofron qasje në rreth 300 milionë dollarë.

Periskopi.com Lajme

Sebep për këtë është bërë vlerësimi për shkallë të lartë të korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo është vetëm goditja e fundit që ka marrë shteti, si pasojë e përhapjes në shkallë endemike të dukurisë së shpërdorimit të detyrës zyrtare për qëllime përfitimi.

Për të njëjtën arsye, Kosova ka mbetur enklavë në hartën e Evropës – mungesa e rezultateve për ta luftuar korrupsionin është një nga dy arsyet pse Bashkimi Evropian ende nuk i ka liberalizuar vizat me Kosovën.

Po ky ambient ia ka humbur perspektivën ekonomike shtetit, ngaqë ka trembur shumë investitorë dhe ka rritur konkurrencën jolojale.

Petrit Selimi është emëruar nga kryeministri Isa Mustafa si koordinator nacional i MCC-së.

Reklamë
Reklamë

O’Conell: Korrupsioni nuk luftohet me tryeza të rrumbullakëta

Në takimin e Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit, ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruari O'Conell, ka thënë së korrupsioni në Kosovë nuk luftohet përmes tryezave të rrumbullakëta, por, institucionet e Kosovës duhet të bëjnë hapa konkret në luftimin e kësaj dukurie.

Periskopi.com Lajme

“Ju bëjë thirrje udhëheqësve të institucioneve kosovare që të bëjnë hapa konkret në luftimin e korrupsionit. Nuk mund të luftohet korrupsioni me tryeza të rrumbullakëta”, ka thënë ambasadori O’Conell. /Zeri/

Reklamë
Reklamë

Kryeministri bënë thirrje që të bashkohen të gjithë kundër korrupsionit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar një ditë më vonë raportin e Transparency International nga KDI, duke veçuar pjesën për Kosovën.

Periskopi.com Lajme

Ai thotë se korrupsioni mund të mundet vetëm nëse bashkohen të gjithë kundër tij, madje ka bërë thirrje që të lajmërohet secili që korruptohet, e bëri thirrje që ta lajmërojnë edhe atë nëse dikush thirret në emër të tij.

“Do ta mundim nëse e lajmërojmë. Lajmëromëni edhe mua, nëse dikush thirret në emrin tim për të fituar materialisht, qoftë si kryeministër qoftë si kryetar i LDK-së”, ka thënë ai.

Shkrimi i tij i plotë:

Dje u publikua raporti i fundit i Transparency International nga KDI. Ky raport duhet të na shërbejë për të përmirësuar fushat e nevojshme dhe për të forcuar luftën kundër korrupsionit, por po ashtu edhe që ta shohim gjendjen faktike në terren rreth kësaj problematike. E kuptoj se ngjarje të shumta që kanë ndodhur në këto 17 vjet pas luftës, kanë ndikuar në perceptimin e qytetarëve për korrupsionin në shoqërinë tonë.

Në perceptim të qytetarëve, korrupsioni konsiderohet se është problem kryesor për vendin tonë dhe se institucionet nuk po bëjnë sa duhet për të luftuar këtë dukuri.

Në anën e ndritshme, Kosova ka gjendjen më të mirë nga të gjitha vendet e rajonit sa i përket kushtëzimit të qytetarëve me korrupsion për shërbime. Jemi më mirë se 6 vende të BE-së; baras me Greqinë dhe Kroacinë e më mirë se po thuaj të gjitha vendet e Evropës Qendrore e Juglindore. Me rajon, larg në gjendje më të mirë!

Nganjëherë fitohet përshtypja sikur nuk kemi guxim të shohim se vendi ynë ka edhe anët e mira. Sikur të prezantosh diçka të tillë nuk është lajm apo nuk fiton fonde nga donatorët e jashtëm, sepse mbetesh pa një kauzë të rëndësishme për fonde. Me gojën plot korrupsion ne po e dëmtojmë imazhin tonë dhe po i frikësojmë investitorët. Korrupsionin do ta mundim nëse e luftojmë bashkë.

Do ta mundim nëse e lajmërojmë. Lajmëromëni edhe mua, nëse dikush thirret në emrin tim për të fituar materialisht, qoftë si kryeministër qoftë si kryetar i LDK-së.

Në këto dy vjet Qeverisje, kriter kryesor e kemi pasur qeverisjen e pastër. Kemi ndërmarrë shumë hapa që do t’i diskutoj edhe nesër në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit.

Dallimin më të madh në Evropë në mes të perceptimit dhe realitetit, në këtë raport e gjejmë në Kosovë. Sado që të jetë korrupsioni prezent, duhet ta luftojmë. Por, lufta kundër korrupsionit zhvillohet bashkërisht, me raportim dhe denoncim.

Në Qeveri e kam shtruar dukurinë e dhënies së tenderëve publik kryesisht një numri të kufizuar të kompanive private. Kam kërkuar, po ashtu, që të eliminohen monopolet, me licenca dhe të drejta tjera të cilat për shumë vite gëzojnë kompani të caktuara. Edhe këto do t’i zgjidhim, ata që nuk veprojnë duhet të japin dorëheqje ose do të shkarkohen./ Periskopi

Reklamë
Reklamë