SHBA me mesazh të fuqishëm për Korenë e Veriut

Sekretari i mbrojtjes James Mattis, i cili po qëndron në Korenë e Jugut, për të siguruar edhe më tej mbështetjen e SHBA-ve, dha edhe një mesazh shumë të qartë për Korenë e Veriut, shkruan BBC, transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Mattis gjatë bisedimeve me homologun e tij të Koresë së Jugut Han Min-koo, u tha gazetarëve “çdo sulm  ndaj Shteteve të Bashkuara, apo aleatëve tanë, do të rrëzohet, dhe çdo përdorim i armëve bërthamore do të përballet me një përgjigje të fuqishme nga ne “.

Ai gjithashtu rikonfirmoi edhe planet për vendosjen e një sistemi mbrojtës, nga raketat amerikane në Korencë e Jugut, më vonë këtë vit.

Si pjesë e një marrëveshje të mbrojtjes, SHBA ka një prani të konsiderueshme ushtarake në Korenë e Jugut dhe në Japoni, aty ka më shumë se 28.500 trupa amerikane për të cilët Seoul paguan rreth 900 milionë dollar në vit. /Periskopi/

 

Lideri i Koresë së Veriut ndalon festimet e fundvitit

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-Un ka ndaluar festimet e fundvitit në vend.

Periskopi.com Lajme

Sipas “India Times”, Kim ka ndaluar festimet e fundvitit në mënyrë që të harrohet Jezusi dhe në vend të tij të përkujtohet gjyshja e Kim, Kim Jong-Suk, raporton AA

Lideri veri-korean ka rikujtuar se gjyshja e tij Kim Jong-Suk ka lindur ditën para festës së Krishtlindjeve dhe në këtë mënyrë ka kërkuar nga populli që në vend të Jezusit të adhurohet gjyshja e tij.

Kim Jong-Suk, e cila ishte aktiviste komuniste kundër Japonisë, njihet si “Nëna e shenjtë e revolucionit”.

Japonia përgatitet për luftë bërthamore me Korenë e Veriut

Qytetarët japonezë janë duke u këshilluar se si t’i mbijetojnë një sulmi bërthamor, pas rritjes së frikës nga Koreja e Veriut dhe Rusia.

Periskopi.com Lajme

Siç raportoi MailOnline dje, tensionet janë duke u rritur me Rusinë, lidhur me vendosjen e raketave në ishujt e diskutueshëm të Paqësorit.

Tani është zbuluar se Japonia është duke u ndjerë nën presion gjithashtu edhe nga Kim Jong-Un, i cili po vazhdon të kryejë një seri testesh, transmeton Gazeta Express.

Si rezultat i kësaj, Kryeministri japonez Shinzo Abe, ka lëshuar disa pamflete për t’i këshilluar njerëzit se çfarë të bëjnë nëse ndodh ndonjë sulm bërthamor – duke i  urdhëruar ata që të shkojnë në qendrat tregtare nëntokësore.

Pamfletet mund të shkarkohen nga faqja zyrtare e Mbrojtjes Civile të Japonisë. Sipas The Sun, pamfleti përshkruan masat emergjente që duhet qytetarët japonezë t’i ndërmarrin në rast se ndonjë raketë bërthamore gjuhet në vend.

Madje, Agjencia për Teknologji dhe Logjistikë e Përvetësimit të Ministrisë së Mbrotjes së Japonisë tashmë ka instaluar disa bateri anti-raketore në Tokio, duke u mbështetur në lazer për të mbrojtur veten nga sulmet me raketa.

Korea e Veriut me zor dëshiron të bëjë lojtarë më të mirë se Messi

Korea e Veriut është pas Kinës dhe Japonisë në futboll, por Shkolla e Futbollit në Pyongyang po bënë përgatitje që të prodhojë një lojtar më të mirë se Lionel Messi.

Periskopi.com Sporti

“Jemi duke stërvitur të rinjtë që të bëhen superlojtarë të cilët mund të kalojnë aftësitë njerëzore si p.sh Lionel Messit”, ka deklaruar Ri Yu-Il, trajner në akademinë e Shkollës së Futbollit në Pyongyang

“Për momentin duhet të dominojnë Azinë dhe në të ardhmen e afërt unë shpresoj se ne do të arrijmë dominimin global”, ka theksuar ai.
Por, trajneri i Koresë së Veriut, norvegjezi, Jorn Andersen, mendon se vendin komunist e ka të pa mundur të prodhojë një lojtar si Messi.

“Nuk mendoj se ata mund të bëjnë një Lionel Messi, por unë besoj se mund të bëjnë lojtarë të mirë për Azinë. Ka shumë futbollistë të talentuar, por ata gjithmonë duhet të qëndrojnë brenda vendit. Ata nuk mund të shkojnë jashtë. Dhe për sa kohë që nuk mund të dalësh jashtë është e vështirë për të krijuar lojtarët më të mirë”, ka theksuar ai.