Jakup Krasniqi

Krasniqi thotë se mbrojtja e luftës çlirimtare kërkon konsensus nacional

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka quajtur të vonuar dhe joserioz miratimin e Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për mbrojtjen e vlerave të luftës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe Ligjit për Gjykatën Speciale, kjo Rezolutë nuk thotë asgjë dhe është sikur me “prashitë në ujë”.

Krasniqi ka vlerësuar në një intervistë për “Epoka e re” se mbrojtja e luftës çlirimtare kërkon konsensus nacional.

 

Në këtë kontekst, ai ka thënë se duhet të bëhet bashkimi i krahut të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, i cili, sipas Krasniqit, tani për tani është parcializuar.

Kurse ngritjen e aktakuzës ndaj Fatmir Limajt, e ka quajtur përndjekje dhe persekutim.

Krasniqi ka thënë se edhe konfirmimi i dënimit për rastin “Drenica II” ishte skandaloz.

 

Fatmir Limaj

Limaj kërkon konsensus për pikat kontestuese të demarkacionit

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ftuar Qeverinë të heqë dorë nga arroganca dhe të reflektojë sa i përket versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Periskopi.com Lajme

​Limaj ka thënë për “Epoka e re” se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të kthehet në pikën zero, në mënyrë që ekspertët, të cilët janë kundër këtij varianti të demarkacionit dhe ata që janë për, të ulen dhe t’i diskutojnë pikat kontestuese të këtij procesi.

Ai ka theksuar se riprocedimi në Kuvend i variantit të tanishëm të demarkacionit me Malin e Zi është riciklim i krizës së panevojshme në vend.

“Koalicioni qeverisës nuk i ka pasur votat për këtë çështje më 1 shtator. Ky variant i demarkacionit me Malin e Zi ka rënë. Qeveria tani duhet të reflektojë dhe të gjendet një zgjidhje”, ka thënë Limaj.