russia

Konflikti mund të jetë afër, Rusia thotë se ka larguar nga Mesdheu një nëndetëse të NATO-s

Anijet luftarake ruse në pjesën lindore të Detit Mesdhe kanë larguar një nëndetëse për të cilën Moska tha se po vëzhgonte skuadrën e saj në një mënyrë të “rrezikshme”.

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneral majori Igor Konashenkov, tha se anijet e Marinës Ruse kanë hetuar një nëndetëse më 9 nëntor që ndodhej 20 kilometra larg aeroplan mbajtësit Admiral Kuznetsov.

Anijet ruse e kanë ndjekur nëndetësen për më shumë se një orë përpara se ta detyronin të largohej nga rajoni, tha Konashenkov pa hyrë në hollësi se si e larguan nëndetësen.

“Përpjekje të tilla të ngathta për të manovruar në mënyrë të rrezikshme brenda një rreze të ngushtë të grupit të anijeve ruse mund të çonin drejt aksidenteve të mëdha naviguese”, tha Konashenkov.

Një zyrtar i NATO-s tha se aleanca po monitoronte flotën ruse “në një mënyrë të përgjegjshme dhe të matur” me shqetësimin se grumbullimi i marinës mund të intensifikonte aktivitetet ushtarake ruse në Siri, ku Moska po mbështet regjimin me sulme ajrore kundër rebelëve të armatosur.

Në median sociale tëitter, Ministria e Mbrojtjes e Holandës tha se nuk i komenton operacionet e kryera nga nëndetëset e saj.

Aeroplan mbajtësi i vetëm rus është shoqëruar nga anijet e tjera dhe raketa mbajtës në atë që shihet si vendosja më e madhe e marinës ruse që prej rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Albulena Haxhiu

Haxhiu thotë se deputetët e PDK-së provokuan për konflikt fizik

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka fajësuar kreun e Kuvendit Kadri Veseli dhe deputetët nga radhët e PDK-së, për konfliktin e ndodhur në mes deputetit Nuredin Lushtaku dhe Glauk Konjufcës, deri sa ky i fundit po mbante fjalim para deputetëve.

Periskopi.com Lajme

Haxhiu, tha për “Gazeta Blic” se qëllimi i PDK-së ishte keqpërdorimi e seancës së jashtëzakonshme për UÇK-në.

“Nëse keni përcjellur seancën plenare, besoj se poashtu keni mundur të shihni se cili ka qenë qëllimi i deputetëve të PDK-së. Qëllimi i tyre ishte ta keqpërdornin këtë seancë të jashtëzakonshme duke akuzuar, shpifur e mashtruar kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk mund të mbrojnë UÇK-në ata të cilët kanë vjedhur dhe kanë krijuar milionat e paligjshëm në emër të UÇK-së. E kam thënë edhe sot dhe po e përsëris prapë. Këtyre maskarenjve, u kisha ndaluar me ligj të flasin për vlerat e UÇK-së”, tha deputetja Haxhiu.

Sipas deputetes nga VV-ja, Veseli dhe deputetët tjerë të PDK-së, gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur seanca, kanë provokuar deputetët nga VV-ja, çka ka bërë sipas saj që të vie deri tek konflikti fizik, ndërmjet Konjufcës dhe Lushtakut, raporton gazetablic.com

“Gjatë gjithë kohës, deputetët e PDK-së, të ndihmuar nga Kadri Veseli (që luante lojën), janë munduar të na provokojnë, në mënyrë që të vie deri tek konflikti fizik”, tha ajo.

E për gjithë atë që ndodhi pak minuta para përfundimit të seancës, Haxhiu duke aluduar në PDK, thotë se ka një arsye.

“Si duket ka një arsye për këtë. Janë në siklet e panik të madh. Për shkak të rrethanave të krijuara dhe për shkak të votimit të Gjykatës që njollos luftën e UÇK-së, janë duke humbur elektoratin dhe këtë nuk po mund ta durojnë assesi”, është shprehur ajo.

Më tej, duke aluduar në drejtuesin e PDK-së, Kadri Veselin dhe deputetët tjerë nga kjo parti, Haxhiu, tha se “këta pa pushtet nuk mund të mbijetojnë sepse vetëm atëherë do të përgjigjen penalisht për korrupsionin e pasluftës, të krijuar në kurriz të qytetarëve të varfër dhe vetëm atëherë do te ju konfiskohet pasuria e pajustifikueshme.”

Seanca e jashtëzakonshme me temë “debat për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar”, pritet të vazhdojë nesër nga ora 10:00.