Hashim Thaçi

“Darka e presidentit” me mësimdhënësit, konflikt interesi

“Darka e presidentit” me mësimdhënësit në Drenas, nga shoqëria civile, po konsiderohet si konflikt interesi dhe shkelje e Kushtetutës.

Periskopi.com Lajme

Sipas drejtorit të organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, darka e presidentit në këtë komunë do të mund të ishte deri diku normale, në një kohë tjetër, por jo tani vetëm 3 javë para zgjedhjeve, raporton KTV.

Ai po ashtu vlerëson se ky veprim i presidentit po dëshmon se ai ende nuk është distancuar nga partia.

Ndërsa opinionisti Imer Mushkolaj vlerëson se Hashim Thaçi nuk po sillet si president, por si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Sipas tij, pos Drenasit, këtë e dëshmon edhe takimi i presidentit me strukturat lokale të PDK-së në Malishevë, një javë më parë.

Vetë Presidenti Thaçi, të premten mbrëma, ka refuzuar të komentojë për prezencën e tij në darkën me mësimdhënësit e komunës së Drenasit.