Komuna tentoi t’u jepte skamnorëve dru për ngrohje, nuk lejon Agjencioni i Pyjeve (Video)

Familjet skamnore të Prishtinës do mund të furnizoheshim me dru për këtë dimër të ftohët me një iniciativë të Komunës, por që një gjë të tillë nuk po e lejon Agjencioni i Pyjeve të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Kjo për arsye se drurët që komuna ka menduar tu shpërndaj familjeve skamnore janë pjesë ë mallrave të konfiskuar, transmeton Tribuna Channel.

Rrjedhimisht Agjencioni i Pyjeve nuk po e lejon Komunën që këta drunj tu dhurohen skamnorëve  me arsyetimin se ato duhen të shiten e jo të shpërndahen falas për familjet me kushte të rënda sociale.

 

AAK

Haradinaj tregon kandidatët e AAK-së për kryetar komune në Gjakovë, Pejë, Rahovec e Suharekë

Ardian Gjini do të jetë kandidati i AAK-së për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa Fatmir Gashi do të jetë kandidat për Pejë.

Periskopi.com Lajme

Kështu ka njoftuar deputeti i kësaj partie Daut Haradinaj, për komunat në të cilat AAK-ja është ndër dy të parat me vota.

“Në Pejë do të shkojmë me Fatmir Gashin, në Gjakovë me Ardian Gjinin, mendoj se është djalë i dëshmuar. Smajl Latifi në Rahovec edhe pse humbi për 300 vota, ndërsa në Suharekë është Bali Muharremaj”, ka njoftuar ai në Interaktiv.

15978093_10154183748022681_1166698870377671258_n

Komuna e Prishtinës veproi ‘përmes’ Facebook-ut, rregulloi problemin më të vjetër në qytet (Foto)

Problemi që në lagjen "Dardania" në Prishtinë ishte që nga viti 2001, tashmë po rregullohet.

Periskopi.com Uncategorized

Ka mjaftuar  një postim në rrjetin social dhe Komuna e Prishtinës ka intervenuar.

Blendi Zymi ka postuar fotografi, se si në një pjesë të kësaj lagjeje, gjithmonë bëhet akulli dhe rrezikon qytetarët, si me makina si këmbësorët.

Kur ai postoi fotografinë, i përmendi edhe kryetarin Shpend Ahmetin dhe nënkryetarin Dardan Sejdiun.

E ky i fundit reagoi menjëherë. I kërkoi adresën e saktë dhe pas pak orësh i tregoi se akulli u largu, e përveç kësaj, premtoi se do rregullohet edhe rrjedha e ujit tërësisht, shumë shpejt.

“Në momentin që krijohen kushtet klimatike do të intervenohet edhe në rregullimin e rrjedhjes së ujit!”, ka shkruar Sejdiu./ Periskopi

gdgk capturexfgdfdsx 15978093_10154183748022681_1166698870377671258_n 15977546_10154183747837681_6135080535564523460_n 16105800_582392741946578_1817946521313088484_n

gjetja-arkeologjike_sheshi-i-lidhjes-2

Gjetja arkeologjike në Sheshin e Lidhjes pa masa mbrojtëse kundër ngricave (Foto)

Gjetja arkeologjike në Sheshin e Lidhjes në Prizren edhe gjatë këtij dimri ka mbetur pa masa mbrojtëse kundër ngricave. Kjo gjetje, ka mbetur e hapur prej vitit 2015, duke iu nënshtruar kushteve të jashtme, ndërkohë që ditëve të fundit është mbuluar nga bora dhe moti i ftohtë përkatësisht ngricat.

Periskopi.com Lajme

Instituti Arkeologjik i Kosovës gjatë vitit 2016 ka vazhduar gërmimet me karakter shpëtimi në Sheshin e Lidhjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një mbetje arkitektonike të periudhës klasike romake, përkatësisht të shekullit II-III. Njëkohësisht ka paralajmëruar mbulimin provizor të monumentit për ta mbrojtur gjatë stinës së dimrit.

Bazuar në vëzhgimin në terren, në këtë hapësirë nuk është vërejtur zbatimi i ndonjë mase mbrojtëse kundër borës e ngricave.

EC Ma Ndryshe përkujton se edhe një vit më parë pat reaguar, duke kërkuar aplikimin e masave mbrojtëse në këtë lokalitet arkeologjik, i cili qe zbuluar në fund të vitit 2014, gjatë punimeve infrastrukturore në Sheshin e Lidhjes. Vitin e kaluar si pasojë e motit të ftohtë pat ardhur deri te shpërthimi i gypave të ujit që kalojnë nëpër këtë hapësirë, duke mbuluar kështu me ujë pjesë të caktuara të lokalitetit.

Prandaj, EC sërish i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që këtë vlerë të trashëgimisë kulturore ta trajtojnë me seriozitet, të ndërmarrin veprime adekuate për mbrojtje gjatë të ftohtit, dhe në kohën më të shkurtër të fillojë trajtimi profesional i lokalitetit konform legjislacionit dhe praktikave të mira për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike, në mënyrë që ai të vihet në shërbim të publikut dhe vizitorëve të Prizrenit./ Periskopi

gjetja-arkeologjike_sheshi-i-lidhjes-1 gjetja-arkeologjike_sheshi-i-lidhjes-2

Komuna e Prishtinës do t’i gjobisë me nga 100 euro ata që përdorin mjete piroteknike

Periskopi.com Video

Autobusët e rinj të Prishtinës tashmë gati (Foto)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka postuar autobusët e rinj që do të përdoren në kryeqytet.

Periskopi.com Uncategorized

Ata duket se janë gati dhe shpejt arrijnë në vend.

Këta 20 autobusë në kryeqytet, ndërsa 31 tjerët pritet që të vijnë në janar.

Gjatë muajit shtator u nënshkrua marrëveshja për furnizim me autobusë në mes ndërmarrjes “Trafiku Urban” dhe kompanisë çeke “Iveco”, si fituese e tenderit për furnizimin me autobusë urban në Prishtinë.

Ky projekt u mbështet me një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH./ Periskopi

15697793_10155626457827166_8406246859407163226_n 15672911_10155626457777166_5721714719719416181_n

kadri

Shpërthen Kadri Veseli, akuzon Vetëvendosjen dhe pranon se BE i thanë se duhet lejuar muri

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka marr fjalën pas mesnatës në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për murin e ndërtuar në Mitrovicë, seancë kjo e thirrur nga Pal Lekaj, deputet i AAK-së.

Periskopi.com Lajme

Veseli i akuzoi Vetëvendosjen për koalicionin që kanë bërë me AKR-në në Mitrovicë dhe Agim Bahtirin, duke u thënë se janë bërë çerdhe pro-jugosllave.

“Po çka na kishit ba mua e Isa Mustafës me pas ba koalicion në momentin kur bëhet muri bre. Kjo është hipokrizi. Shikoni kë e keni brenda, kë po e mashtroni. Merreni më 9 dhjetor çka ka thënë Agim Bahtiri, ai ka pranuar që është marrëveshje e mirë ajo në Bruksel”, tha Veseli, raporton Periskopi

Pranoi se ka marrë telefonatë nga Brukseli dhe se e është kërkuar lejimi i ndërtimit të murit të përshkallëzuar.

“Kam marr telefonat drejtëpërdrjet nga Brukseli, me kërkesë, më kanë thënë kemi marrëveshje dhe se partia juaja duhet lejoj ndërtimin e një muri të përshkallëzuar. Kam qenë shumë i shqetësuar, s’kam dashtë me i kuptu çka po thojnë”, tha Veslie raporton Periskopi

“Kur të plakeni do të flasim edhe për ballafaqimin me BIA-n. Askund nuk ju kam pa. Në 2001 është dorëzuar dokumenti, Baton Haxhiu atë kohë, se mund të ndërtohej muri në çdo rast”, tha ai, raporton Periskopi

Ai tha se ka qenë gabim gjuhësor i kryetarit të komunës së Mitrovicës, për të cilin tha se ka shumë respekt, që ai me leju shkallët.

Tha se nuk do të ketë as shkallë fare atje.

 

 

 

bajram-gecaj

Si u prit Bajram Gecaj në Komunën e Prishtinës? (VIDEO)

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, të premten shkoi në Komunën e Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

Ai aty nuk u prit nga askush, ndërsa duket se cak kishte zyrën e Kryesuesit të Kuvendit, Halim Halimi, që po ashtu vjen nga radhët e LDK-së.

Por edhe për këtë të fundit, vizita e Gecaj dukej që ishte surprizë.

Ai në Komunën e Prishtinës, erdhi të fliste për ligjin e Prishtinës, mirëpo meqë për këtë nuk u prit nga i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, këto punë ai i diskutoi me Halimin.

Kaçanik

Asambleisti i Kaçanikut thotë se shteti po i trajton shqiptarët si pakicë etnike

“28.11.2016 * Dita e Shqiptarëve”, - shkruhet në kalendarin e MASHT të RK për vitin shkollor 2016/17

Periskopi.com Lajme

Për këtë mbishkrim ka reaguar asambleisti i Komunës së Kaçanikut, Basri Kodra.

Shkrimi i tij i plotë:

Për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, siç e quajmë ne që mbetëm jashtë, e Ditën e Pavarësisë, siç e quajnë ata që mbetën brenda!

Nuk e kuptova pse me fusnotë!? Kam filluar të kem frikë nga fusnotat.

Na e paskan rezervuar edhe neve një ditë, thash. Po na i njohin disa të drejta: njerëzore, kulturore, etnike; jo kombëtare.

Sikur duan të na pajtojnë: Ja merreni, thonë – edhe ju keni festën tuaj, siç kanë të gjitha komunitetet tjera, apo pakicat etnike, kuptohet me përjashtime gjithmonë. Në Kosovë të gjitha komunitetet janë ‘pakica etnike’, përveç serbëve të cilët janë pakicë kombëtare.

Dëshirojnë të tregohen formalisht ‘demokratikë’. Demokratikë dhe zemërgjerë, nëse mund të thuhet për ngrehat politike. Zemërgjerë dhe evropianë, desha të them, (pro)perëndimorë (jo lindorë).

Megjithatë, vetë 28 Nëntori, kjo Ditë e Madhe e kombit shqiptar, po ua prishë planet, si dhe ligjet, sundimtarëve gjithfarësh, edhe sot si dje./ Periskopi

Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti synon të rimarrë Prishtinën

Vjeshta e ardhshme pritet që të sjellë premtime të ndryshme nëpër komuna, kjo për faktin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Periskopi.com Uncategorized

Partitë politike kanë filluar përgatitjet dhe disa prej tyre janë çdo herë në teren pasi mendojnë kjo është më e vlefshme.

Të tillë mendim kanë nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët shpesh shihen në teren.

Ylli Hoxha thotë së Vetëvendosja ka hapësirë për të pretenduar komuna edhe të tjera ndërsa Prishtinës do të ia mësyjnë përsëri me Shpend Ahmetin.

Tjetër parti që qeverisi me pak Komuna ajo e AKR-së synon edhe për komuna të tjera.

Vesel Makolli, nga Aleanca Kosova e Re, thotë se edhe kjo parti do të synoj komuna të reja por duke qenë optimist se Gjakova do të qeveriset përsëri nga kjo parti.

Termokos

Kryeshefi e pranon se ka punësuar të afërm në “Termokos”

Pak ditë pasi u akuzua publikisht nga asamblisti i Vetëvendosjes Sadri Ramabaja, për punësimin e të afërmeve në Termokos, kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Naser Canolli, ka pranuar se ka punësuar një të afërm si shofer, derisa ka mohuar akuzat për punësimet tjera.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij janë shtuar vetëm dy punëtorë në ndërmarrjen, të cilën ai e drejton. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka ftuar prokurorinë që të merret me rastin, raporton KTV

 

Ndërsa ka shtuar se këto punësime janë bërë në kohën kur kryetari i partisë së Canollit, Kadri Veseli, nënshkroi memorandumin për ndërmarrjet publike me Ambasadën e Britanisë së Madhe.

Ndërkohë, LDK-ja, në një konferencë shtypi, ka akuzuar Shpend Ahmetin për gjendjen e keqe në ndërmarrjet publike. Por, Ahmeti u është përgjigjur këtyre akuzave duke bërë krahasime mes gjendjes, në të cilën i gjeti ndërmarrjet dhe gjendjen e tanishme.

Ndertime te egra / Ilustrim

Ahmeti lut qytetarët për kujdes: Objektet pa leje do të rrënohen patjetër

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bënë thirrje te të gjithë qytetarët që të kenë kujdes nga kush blejnë prona dhe mos të fillojnë ndërtime pa leje, ngase sipas tij, gjithsesi do të rrënohen.

Periskopi.com Uncategorized

Ai duke treguar përvojat e fundit që ka pasur me disa qytetarë thotë se ai nuk mund të ju tregojë inspektorëve se çfarë të bëjnë, raporton Periskopi

Ahmeti thotë se as ai as inspektorët nuk kanë qejf të shohin dhe të ndodhin rrënimet, por sipas tij, inspektorët kur e konstatojnë që është ndërtim pa leje nuk e pyesin askënd çfarë të bëjnë por kanë përgjegjësi penale nëse nuk e rrënojnë.

Ja postimi i tij i plotë:

Para dy jave dy qytetarë ishin duke më pritur para komunës për të biseduar.

– kryetar, kemi ardh me diskutu diçka urgjentisht

– cili është problemi?

– ka ardh inspekcioni me na thënë se duhet me i rrënu shtëpitë që i kemi pa leje

– a me të vërtetë i keni pa leje?

– po

– a ju ka thënë inspekcioni më herët që nuk bën me ndërtu pa leje

– po

– dhe ju keni vazhdu

– po

– kur ka qenë kjo?

– para dy muajsh

– pse keni ndërtu pa leje? pse nuk keni ardh me kërku leje, dhe edhe në qoftë se nuk keni pas mundësi me pagu e kishim diskutu para se me ndërtu

– nuk kemi mujt me marr leje, se nuk është toka jonë

– e në tokë të kujt po ndërtoni?

– të komunës që na e ka shit njani

– po ndërtoni pa leje në tokë të komunës dhe keni ardh me kërku ndihmë prej meje

– erdhëm me kqyr qysh me ja bo

Kur mërrin në këtë fazë nuk ka më qysh me ja bo. Pastaj në tv po dalin skena të rrënimeve që nuk janë të mira për askënd. I lus qytetarët e Prishtinës që të mos bijnë pre e mashtrimeve të shitësve të tillë të tokave e të materialeve ndërtimore. I lus qytetarët që ti drejtohen drejtorisë së urbanizmit, e ata në kushte të rënda sociale drejtorisë së shëndetësisë e mirëqenies sociale.

Unë inspektorëve nuk i tregoj ku me shku e ku mos me shku, e çka me rrënu e çka mos me rrënu, sepse nuk e kam atë të drejtë. Kur të konstatohet ndërtimi pa leje nga inspektorati, ata nuk kanë të drejtë të vijnë e të më pyesin çka me bo, sepse janë të detyruar të zbatojnë ligj. Përndryshe kanë përgjegjësi penale. Prandaj, mos detyroni inspektorët të bëjnë punën që më së paku e kanë dëshirë./ Periskopi.com