Shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës do trajnohen për punën që bëjnë

Sot në Komunën e Prishtinës u nënshkrua memorandumi në mes Shoqatës së​ Vlerësuesve të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës. Ky memorandum parasheh trajnimin e shërbyesve civil të Komunës së Prishtinës nga Shoqata e Vlerësuesve të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Gjithashtu delegacioni i SHVK-së në përbërje të Dardan Latifit, Labinot Boçolli, Dritëro Kadolli dhe Senad Murati u takuan edhe me Nënkryetarin e Komunës Dardan Sejdiu nga i cili morën përkrahje për punën e Shoqatës.

Në emër të Shoqatës së Vlerësuesve të Kosovës memorandumin e nënshkroi kryetari i kësaj shoqate, Dardan Latifi, ndërkaq në emër të Komunës së Prishtinës, Kryetari, Shpend Ahmeti./ Periskopi

Nesër lëshohen në qarkullim autobusët e rinj në Prishtinë

Pas shumë diskutimeve dhe vështirësive për blerjen e autobusëve të trafikut urban në Prishtinë, qytetarët do të mund të udhëtojnë  më këta autobusë që nga nesër, në ditën e shënimit të nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

 

Komuna e Prishtinës ka vendosur autobusët e rijnë të lëshohen në qarkullim në ora 05:30, ku gjatë gjithë ditës transporti do të jetë falas.

Këtë për Periskopin e konfirmoi zyratri për inofrmim në Komunën e Prishtinës, Erzen Vraniqi.

Vraqniqi ka treguar arsyen pse është vendosur që lëshimi i autobusëve në qarkullim të bëhet pikërisht nesër.

“Nesër në orën 05:30 fillojnë linjat 1 dhe 4 dhe nesër transporti është falas për të gjithë qytetarët. Autobusët është dashur të lëshohen për qarkullim në fillim të muajit, por është zgjatur puna e homologimit, regjistrimit dhe sigurimit, nga ana e ndërmarrjes derisa i siguroi dhe i regjistroi të gjithë. Autobusët lëshohen nesër për shkak se ka qytetarë më shumë, përdorin transportin publik dhe mund t’i shohin autobusët e rijnë”, tha Vraniqi për Periskopin.

Komuna e Prishtinës paralajmëron largimin e familjeve që nuk janë raste sociale

Komuna e Prishtinës do ti largojë nga banesat e ndara në lagjen “Bregu i Diellit” të gjitha ato familje që nuk janë raste sociale, për ti zëvendësuar me ato familje që janë në nevojë. Kështu është bërë e ditur në një konferencë për media të Komunës së Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

 

Dren Kukaj, drejtor i Pronës, tha se është marrë një vendim për largimin e familjeve në “Bregun e Diellit”, të cilat nuk janë raste sociale.

Ai tha se ky vendim është marrë në mënyrë që  të zëvendësohen me familjet që janë në nevojë.

Ndërsa, Arben Vitia, drejtor i Shëndetësisë, tha se në lagjen “Hajvalia” do të përfitojnë 50 familje, ku kanë aplikuar 330 familje.

Ai njoftoi se deri tani janë bërë 94 inspektime në familjet të cilat kanë aplikuar.

Komuna e Prishtinës miraton deklaratë për mbështetjen e Haradinajt

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme, lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt, gjatë se cilës është miratuar një deklaratë në mbështetje të tij.

Periskopi.com Lajme

 

Asamblistët e Prishtinës përmes kësaj deklarate shprehën shqetësimin dhe kundërshtimin për ndalimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze.

Sipas tyre vendimi i shtetit Francës, për t’i aprovuar kërkesat e Serbisë në këtë rast zbatimi i urdhër-arresteve serbe ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së është i padrejtë.

Gjatë kësaj seancë kuvendi komunal i Prishtinës, ka kërkuar që menjëherë të shfuqizohen fletëarrestet serbe si dhe të ndalohen fyerjet që Serbia po bën në drejtim të shtetit të Kosovës.

Havolli e mohon se do jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Sokol Havolli, shefi i Kabinetit të Kryeministrit, ka mohuar se do të kandidojë për kryetar të komunës së Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

Ai këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook, në një diskutim që ka pasur me njërin nga ndjekësit e tij në këtë rrjet social, shkruan Indeksonline.

“Nuk ka kurrfarë kandidature. Veç se duhet të gjithë ta dijnë se çka është duke ndodhur në Prishtinë”, ka shkruar Havolli. Deklarimi i Havollit se nuk do të kandidonte për Prishtinën, erdhi pas paralajmërimit të Fatmir Ademajt, anëtar i Kryesisë së LDK-së në Malishevë.

Ky i fundit i kishte shkruar Havollit se “me ardhjen tënde kryetar Prishtina do frumoj fryma e Ligjit”. Kujtojmë se i tërë diskutimi erdhi pas reagimit të Havollit për udhëheqjen e komunës së Prishtinës, për shkak të punësimit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në komunë.

16216048-1166192943496014-1292713004-n

Shpërthen Emin Bajrami kundër Komunës së Prishtinës

Trajneri i KF Hajvalisë, Emin Bajrami nuk është shprehur aspak i kënaqur me Komunën e Prishtinës.

Periskopi.com Sporti

Sipas tij, Hajvalia duhet të merrte të paktën një mirënjohje për arritjet e klubit në sezonin që lam pas.

Ky është shkrimi i Bajramit në Facebook:

”Kf Hajvalia kampion dhe fitues i kupës për edicionin 2015/2016 dhe pjesëmarrës në garën më prestigjoze Champions League, nuk merr ftesë dhe nuk nominohet ndër lauratët më të mirë që i shpallë, DKRS,Komuna e Prishtinës. Ndoshta Komuna e Prishtines ka pritur që do të stolisemi me Kupën e Champions League që spaku të marrim një mirënjohje për sukseset e arritura. Ky gjest jo sportiv do të na forcoi edhe më shumë neve si klub dhe do të mundohemi të arrijmë suksese edhe meë të mëdha. Me Respekt E.B” – shkruan Emin Bajrami.

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës takime me tregtarët për të shmangur rrënimet e objekteve

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Salih Zyba , ka ftuar zyrtarisht përfaqësuesit e qendrave tregtare në takime individuale në zyrat e Inspekcionit.

Periskopi.com Lajme

Kjo zyrë njofton se qëllimi i këtyre takimeve është njoftimi i palëve me të gjitha procedurat, rregulloret dhe ligjet në fuqi të cilat duhet t’i zbatojnë ata, në mënyrë që të minimizohen problemet në terren dhe të kenë sa më pak (ose fare) probleme me Inspekcionin. Takimet e mbajtura deri më tani kanë rezultuar shumë të suksesshme, dhe palët janë ndarë shumë të kënaqura me ketë formë të bashkëpunimit.

Pra, gjobat; konfiskimet; rrënimet; nuk janë qëllime në vete në Inspekcionit, por janë veç hapi i fundit i domosdoshëm. Qëllimi kryesor i Inspekcionit është ngritja e vetëdijes qytetare mbi ruajtjen dhe forcimin e hapësirës publike si dhe menaxhimin e mirëfilltë të asaj private.

Meqë takimet e tilla do të vazhdojnë, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe grupeve të interesit që të drejtohen në zyrat e Inspekcionit  për çdo paqartësi ose shqetësim që kane lidhur me fushat që ne i mbulojmë.

Fillon faza e dytë e ndriçimit të Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e zgjerimit të ndriçimit publik në Prishtinës.

Periskopi.com Lajme

Rrugët dhe vendbanimet në të cilat është shtrirë rrjeti i ndriçimit janë:

1. Fshati Rimanishtë

2. Fshati Sharban

3. Fshati Besi

4. Shala e Bajgorës

5. Beteja e Kosharës

15288700_1343903978988155_2695464398488668415_o

6. Tabet e Llapashticës

7. Rr. Petro Marko

8. Rr. Tomorri

9. Rr. Preveza

10. Prapa Shkollës Normale Rr. Dr.Shpëtim Robaj

11. Fshati Grashticë

12. Lagja Kelmendi Rr. Dëshmorët e Marecit

15304323_1343904375654782_9172426894896194874_o

13. Rr. Agim Çela

14. Matiqan –rr.Papa Gjon Pali

15. Matiqan deri tek Qeshmja Zllatar+Dabishefc-lagja Hasimi

16. Mati II Vazhdim

17. Xhavit Ahmeti-rruget lidhëse

18 .Rr. Agim Hajrizi

19. Qendra E Mjekësisë Familjare, MATI 1 Shkolla Pavarësia dhe rrugë lidhëse

20. Parkingu Tek Santea

15289250_1343904062321480_1932650582097108037_o

21. Parkingu te Termokosi

22. Parkingu dhe Parku i vjetër në Dardani

23. Parkingjet -Ulpianë

24 .Dardania

25. Rr. Faik Konica

26. Rr. Naim Frashëri

27. Rr. Nexhmi Mustafa

Gjithsej gjatësia e rrjetit të ndriçimit -20.5km

Ahmeti: Unioni nuk është si Asociacioni

Periskopi.com Lajme

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një interviste për “Zërin” mohon që Unioni i Komunave Shqiptare në Ballkan të jetë një kundërpërgjigje për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Thotë se Unioni nuk ka fuqi ekzekutive në asnjërën prej këtyre shteteve.

Iniciativa për themelimin e Unionit të Komunave Shqiptare në Ballkan nuk është kundërpërgjigje ndaj Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, pasi që i pari nuk ka kurrfarë kompetence ekzekutive. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ditë më parë ishte pjesëmarrës në Tiranë, ku së bashku me kryetarin e Tiranës, të Preshevës, të Tetovës dhe të Ulqinit themeluan Unionin e Komunave Shqiptare në Ballkan.

Sipas Ahmetit, ata po bëjnë vetëm një rrjet të komunave shqiptare, të cilat nuk kanë kurrfarë kompetencash ekzekutive për dallim nga Asociacioni i Komunave Serbe, i cili, siç thotë ai, është një ide komplet tjetër dhe me qëllim të rrënimit të funksionimit normal të shtetit të Kosovës dhe me fuqi ekzekutive.

Duke folur për reagimet e zyrtarëve më të lartë shtetërorë në Serbi në lidhje me themelimin e Unionit të Komunave Shqiptare në Ballkan, Ahmeti ka thënë se nëse kjo iniciativë është lojë fëmijësh, ashtu siç ka deklaruar kryeministri Vuçiq, atëherë pse duhet krerët shtetërorë të reagojnë ndaj këtij hapi?

PDK: Komuna e Prishtinës mbi një milion euro për punëtorë që janë me kontratë mbi vepër

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin komunal të Prishtinës, Muhamet Selmani, ka thënë se ekzekutivi i Komunës së Prishtinës ka dështuar në shpenzimet e buxhetit për këtë 9 mujor.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas tij nga Investimet kapitale nga 33.95 milionë të planifikuara ekzekutivi ka shpenzuar 11.37 milion euro apo vetëm 35 % te planit, njofton Klan Kosova.

Poashtu ai tha se komuna ka planifikuar 3.4 milion euro për projektin e ujit e nuk ka shpenzuar asnjë cent.

Selmani shtoi poashtu se ekzekutivi ka planifikuar 300 mijë euro për ndërtimin e çerdheve e nuk është shpenzuar asnjë cent, s’është ndërtuar asnjë çerdhe.

Të planifikuara po ashtu sipas tij kanë qenë edhë ndërtimi i shkollave në “Sofali”, “Kalabri” e “Veternik” e nuk është ndërtuar asnjë shkollë.

Ekzekutivi i komunës ka tejkaluar disa shpenzime të planifikuara, si ato në kontratat mbi vepër, është shprehur ai.

Nga 320 mijë euro sa kanë qenë të planifikuara për shpenzime mbi punësimin e personave me kontratë mbi vepër, ekzekutivi ka tejkaluar këtë shifër për 350% më shumë se sa plani, ekzekutivi ka shpenzuar 1,196,457 euro, ka përfunduar Muhamet Selmani, njofton Klan Kosova.

Shpend Ahmeti padit Qeverinë

Periskopi.com Lajme

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Kryetari i kësaj komune Shpend Ahmeti para deputetëve ka thënë se ka paditur Qeverinë e Kosovës.

Kjo pasi sipas Kryetarit Ahmeti, Qeveria ka marr tokat para disa vitesh e nuk paguan për to, njofton Klan Kosova.

‘’Kemi paditur Qeverinë e Kosovës, sepse na i ka marrë tokat para 6 viteve e nuk po paguan, janë 7 milion euro që na i kanë borxh e nuk pi paguajnë’’, ka përfunduar Ahmeti, njofton Klan Kosova.

Vetëvendosje padit KQZ-në (DOKUMENT)

Përfaqësuesit e Lëvizjes  Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë  paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.

Periskopi.com Lajme

Kjo padi u ngrit nga shefi i asambleistëve të kësaj lëvizjeje, Qëndron Kastrati për shkak të siç tha ai zëvendësimit të jashtëligjshëm të një anëtareje nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Bëhet fjalë për zëvendësimin e Lirijeta Rexhepi-Lecit me Egzona Podvoricën.

“E paditura, me datën 13 tetor 2016 ka nxjerrë vendimin 804-20162 me të cilin ka bërë zëvendësimin e anëtares së Kuvendit të Komunës së Prishtinës, znj. Lirijeta Rexhepi-Leci, duke e zëvendësuar atë me znj. Egzona Podvorica’.

“E paditura në vendimin e saj ka bërë zëvendësimin e të lartëpërmendurës duke u mbështetur në inicimin e procedurës së zëvendësimit nga ana e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Prishtinës z. Halim Halimi. Në arsyetimin e vendimit të të paditurës, e paditura thekson se zëvendësimi është bërë nën arsyen senj. Lirijeta Rexhepi-Leci ka munguar prej 3 (tre) muaj rresht në seancat e Kuvendit të Komunës”, thuhet mes tjerash në padi, njofton Klan Kosova.

 

qq11

qq22

qq33

qq44

Së shpejti, edhe Sofalia do të bëhet me Çerdhe

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook,m ka treguar se janë duke u bërë përgatitjet për hapjen e çerdhes në Sofali.

Periskopi.com Lajme

“Vazhdojmë me çerdhet e reja – përgatitjet për hapjen e çerdhes Zogjtë në Sofali”, ka shkruar Ahmeti.

Më poshtë keni postimin e plotë të Ahmetit:

Komuna e Prishtinës informon të gjithë banorët se më 30 nëntor, e mërkurë, në ora 17:00 , në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e Komunës së Prishtinës, do mbahet diskutimi publik për përzgjedhjen e Këshillit të Prindërve të cilët në bashkëpunim me Komunën do të themelojnë çerdhen me bazë në komunitet “Zogjtë’.

Të gjithë prindërit e interesuar duhet të dorëzojnë një letër me shkrim ku shprehin qëllimin për tu zgjedhur në Këshillin e Prindërve. Këshilli i prindërve do të zgjedhet me votat e personave prezent që do të jenë në sallë. Letra mund të dorëzohet në sportelin numër 5 apo në emailin [email protected] .

Të drejtë konkurrimi kanë vetëm prindërit që kanë fëmijë të moshës 0-6 vjeç dhe që kanë qëllim t’i regjistrojnë në çerdhen që do të hapet.

Prindërit që konkurrojnë të bëhen pjesë e këshillit të prindërve duhet të sjellin me vete këto dokumente:

Dëshmi se është banorë i lagjes – dokumenti nga Bashkësia Lokale dhe një faturë

Ekstrakti i lindjes se femiut”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Në vitin e ardhshëm, Prishtina bëhet me 3 shkolla të reja

Tri shkolla të reja janë planifikuar të ndërtohen në Prishtinë gjatë vitit 2017: një në lagjen “Kalabria”, një në “Mati 1” dhe një në lagjen “Arbëria”. Dhe që të triat kapin vlerën prej 1 milion e 400 mijë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

E pos tyre, do të ndërtohet edhe një shtesë e shkollës “Faik Konica” dhe do të ndërtohet sallat sportive në disa shkolla të kryeqytetit. Këto janë vetëm disa, nga gjithsej 16 projektet për investimet kapitale, që ka planifikuar t’i realizojë Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria komunale e Arsimit, gjatë vitit 2017.

Vlera e të gjitha këtyre projekteve bashkë, kapë shumën prej 3 milionë e 160 mijë eurosh. Nga këto mjete, 270 mijë euro janë për ndërtimin e çerdheve, siç figuron në Draftligjin për buxhetin, që tashmë e ka miratuar Qeveria dhe i cili si projektpropozim është miratuar edhe nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.