drenori-780x439-520x330

Drenori: Drenasi do t’ia kthejë shpinën Lladrovcit

Përderisa zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit po afrojnë, kandidati i pavarur për postin e të parit të qytetit Xhavit Drenori, ka thënë se beson që ka shanse të mira të jetë fitues sepse qytetarët e Drenasit, ia kanë kthyer shpinën Ramiz Lladrovcit.

Periskopi.com Lajme

Në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, Drenori tha se Partia Demokratike e solli në kandidaturë Lladrovcin në mënyrë autoritare, prandaj ka vendosur të kandidojë i pavarur, dhe shton qytetarët do ta dënojnë PDK-në për këtë arsye.

“S’jam kundër PDK-së, por jam kundër kandidatit që e sollën në kandidaturë në mënyrë autoritare. Qytetarët e Drenasit, do t’ia kthejnë shpinën kandidatit që erdhi në mënyrë autoritare në garë. I kam shanset e mira që edhe pa balotazh ta fitoj garën, megjithatë secili prej nesh mbanë përgjegjësi për ato që thotë, the assesi nuk do të tërhiqem nga gara”.

Ai ka thënë se edhe qeverisja e kaluar në krye me Nexhat Demakun që u dënua për krime lufte, ishte jo e mirë për qytetarët dhe kishte elemente autoritarizmi.

“Qeverisja Demaku, ishte një qeverisje totalisht autoritare, ku ata kanë vendosur për çdo gjë në atë qytet”.

Drenori thotë t’i ketë hyrë garës me optimizëm se e ka mbështetjen e zgjedhësve, duke premtuar se do të bëjë ndryshime të mëdha dhe do t’i adresojë të gjitha problemet që ka qyteti.

“Janë disa arsye se pse kam vendosur t’i hyj kësaj gare. E para është për t’i zgjidhur problemet të cilat i kam identifikuar si asamblist gjatë tri viteve. Debati brenda Partisë Demokratike nuk ka qenë efektiv, dhe pas bisedave që kam pasur me qytetarët e miqtë, kam vendosur që të kandidoj i pavarur”.

“Arsyeja kryesore pse një qytetar i Drenasit duhet të votojë për mua është se kam krijuar besim tek qytetarët, dhe jam shumë i informuar me problemet e tyre”.

“Disa prej çështjeve që s’kam mundur t’i shtroj sa isha anëtar i Kuvendit, do t’i bëj tani dhe ato që s’mundi t’i bëjë kryetari i kaluar, do t’i bëj unë”, ka thënë Drenori.

Ndër të tjerash, ai ka deklaruar thënë se, “jam optimist sepse jam çdo ditë në kontakt me elektoratin, që mezi ka pritur të jem në garë. Flas me bindje të plotë se në Drenas do të ndodhë një befasi kësaj radhe”. /Klan Kosova/

drenori-780x439-520x330

Drenori: Elektorati i Naim Bazajt tani më voton mua dhe Isa Xhemajlajn

Një ditë para tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për zgjedhjet e 4 dhjetorit, kur pritet të votohet për kryetarin e ri të Drenasit, kandidati i pavarur, Naim Bazaj është tërhequr nga gara.

Periskopi.com Lajme

Tërheqja e tij ka rritur shpresat për numër më të madh të votave të elektoratit tek kundërkandidatët tjerë, shkruan Indeksonline.

Asamblisti i PDK-së, tashmë kandidat i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori ka thënë në një prononcim për Indeksonline se nuk e ka pritur që një gjë e tillë do të ndodhte tash që po afrohet dita e zgjedhjeve.

“Është definitivisht një garë interesante, sidomos pas ngjarjeve që ndodhen dje. Ato që kanë ndodhur dje në momentin e fundit, unë realisht nuk i kam pritur, por ja që tashmë u bë”, tha Drenori.

Sipas tij, pas asaj që ndodhi mbrëmë, përkrahësit e Bazajt nuk do të votojnë për kandidatin e PDK-së, të përzgjedhur nga kryesia e partisë dhe kryetari i saj, Kadri Veseli.

“Mund t’iu them me siguri të plotë se njerëzit që e kanë përkrah kandidatin e tërhequr, Naim Bazaj kanë qenë votues të PDK-së e që nuk kanë qenë të kënaqur me mënyrën se si është sjell kandidati i PDK-së për Drenasin nga kryesia, respektivisht Kadri Veseli. Ata përkrahës nuk do ta përkrahin kandidatin e PDK-së, shumë prej tyre tashmë veçse më kanë telefonuar dhe janë në gjendje edhe të zyrtarizojnë përkrahjen e kandidaturës sime”, ka theksuar kandidati Drenori.

Ai vlerësoi se gara për Drenas është interesante dhe se gjërat kanë ndryshuar por në bërthamë vazhdojnë të jenë të njëjta.

Tashmë edhe publikisht disa votues të cilët kishin ndarë mendjen ta votojnë Bazajn, pas tërheqjës së tij nga gara kanë dalë me qëndrime të hapura në rrjetet sociale se nuk do ta votojnë Lladrovcin, por dikë tjetër nga partitë që garojnë në Drenas.

I pyetur se a pret që votat e kandidatit të tërhequr t’i marr ai, Drenori është shprehur i bindur se do të ndodh një gjë e tillë.

“Minimumi 70% të votave të kundërshtarit të tërhequr do t’i marr, sepse në bazë të informacioneve që kam, një pjesë tashmë kanë kaluar te kundërkandidati Isa Xhemajlaj dhe ata që nuk kanë dashur të votojnë kandidatin e PDK-së nuk do ta votojnë prapë. Pra, votat prapë do të mbesin jashtë PDK-së”, tha tutje Drenori.

Kujtojmë se Drenasi ndodhet në prag të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunës, të cilat vijnë pas konfirmimit të dënimit nga Apeli ndaj tanimë ish kryetarit, Nexhat Demaku. Drenasi voton për kryetarin e ri më 4 dhjetor. /Indeksonline/

zgjedhjet 2017

Gara për kryetar të Drenasit përcillet me akuza dhe kundërakuza

Periskopi.com Lajme

Është ashpërsuar tej mase fjalori i kandidatëve për kryetar të Drenasit dhe i përkrahësve të tyre, të cilët kanë intensifikuar fushatën nëpër fshatrat e komunës së Drenasit. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deputetë dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së, duke përfshirë edhe deputetin Shaip Muja, i cili është kthyer në PDK, gati për çdo natë shkojnë odë me odë në fshatra të Drenasit në përkrahje të Ramiz Lladrovcit.

Ata kanë qenë edhe në Tërstenik, në fshatin e kandidatit tjetër të PDK-së, Naim Bazaj, por që ka kandiduar si i pavarur për të kërkuar vota për Lladrovcin, i cili dje është tërhequr nga gara për kryetar, shkruan “Zëri”.

Në një nga këto takime deputeti i PDK-së, Shaip Muja, e ka quajtur gjithashtu kandidatin e PDK-së, por që garon si i pavarur, Xhavit Drenorin kryetar të “sallatave”.

Por Drenori ia ka kthyer menjëherë Mujës, duke i dërguar “selamin” se po qe se bëhet kryetar i Drenasit një hotel që ka ndërtuar në tokën komunale në Drenas do ta dërgojë në gjykatë. Në “selamin” e tij, që Drenori ia ka dërguar Mujës, ka thënë se atij dhe të gjithë atyre që kanë për mision ruajtjen e bizneseve të pista “pushka top iu bëftë”.

“Doki, unë si kryetar i ‘sallatave’, siç po më quan ti nëpër oda të Drenasit, me kismet nga pozicioni i kryetarit këtë objektin që ke ndërtuar në tokë të Komunës, në janar të vitit 2017 do ta përcjelli në gjykatë, sado që më kishe bërë presion të madh që mos të merrem me të. Ty, doktor Shaip Muja edhe shokëve tu, që keni për mision ruajtjen e bizneseve të pista në prona komunale në Drenas, nën logo të PDK-së ‘pushka top ju baftë’ se nuk keni mundur dhe nuk do të mund të më ndalni kurrë në luftën time të pakompromis të lirimit të pronës komunale nga individë, përfitues të partisë”, është përgjigjur Drenori.  /Zëri/

kqa-650x358

Sot bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit).

Periskopi.com Lajme

Në garë për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme janë 7 kandidatë, 3 prej tyre të pavarur.

Të enjten nga gara për kryetar të Drenasit e cila shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Nexhat Demakut, është tërhequr Naim Bazaj, i cili kishte paraqitur kandidaturën si i pavarur.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas mbahen me 4 dhjetor./ lajmi.net

Vetëvendosje

Vetëvendosje bojkoton zgjedhjet për kryetar të Drenasit

Lëvizja Vetëvendosje në Drenas bën të ditur se nuk do të marrë pjesë fare në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor në këtë komunë.

Periskopi.com Lajme

Në një konferencë mbajtur sot kryetari i degës së VV-së në këtë komunë Shemsi Elezi arsyetoi vendimin e VV-së duke thënë se vendimi është marrë pas  konsultimeve me anëtarësinë dhe strukturat e Lëvizjes.

“Sepse nuk duam të përfitojmë politikisht nga një dënim i padrejtë gjyqësor. Ne nuk e mbështesim asnjë kandidat të subjekteve tjera, ngase mendojmë se asnjëri nga ta nuk mundën të bëjnë ndryshime pozitive. Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen për të përfunduar mandatin e kryetarit, që mund te jetë vetëm disa muajsh”, ka thënë kryetari Elezi.