Sot, mblidhen pesë komisione parlamentare

 Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen pesë komisione parlamentare.

Periskopi.com Lajme

 

Duke filluar nga ora 10:00 mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione si dhe ajo e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të fillojë në orën 11:00, në të cilën i ftuar është ministri i MMPH-së.   Duke filluar nga ora 13:00, mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim.   Ndërsa në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, do të raportojë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni.

Trepça mban zgjuar deputetët, që katër orë nëpër Komisione

Kanë kaluar më shumë se 4 orë që është miratuar në lexim të parë, dhe gati tri orë që kur do të duhej të riniste seanca për miratim në lexim të dytë të Projektligjit për Trepçën, por ajo ende nuk ka nisur.

Periskopi.com Lajme

Seanca do të duhej të riniste në orën 20:30.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, i ka thënë KTV-së se aktualisht amandamentet janë duke u shqyrtuar në tri komisione dhe pasi të përfundojnë të gjitha takimet atëherë pritet edhe të nisë seanca.

“Brenda pak kohe pritet të nisë seanca e Kuvendit ku pritet të miratohet në lexim të dytë projektligji për Trepçën”, ka thënë ai.

“Janë rreth 20 amandamente që do të shqyrtohen dhe mund të zgjasin pak takimet në Komisionet e tjera të Kuvendit, të cilat janë të përfshira në këtë ligj”, ka thënë Krasniqi.

Si rrallë herë seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës kishte nisur në orën 15:00, për shkak të ndeshjes së futbollit mes Kosovës dhe Kroacisë në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.